Arroganca vizionare provokoi krizën euro-greke



Kriza e borxhit grek dhe kërcënimi i falimentimit kombëtar e ka testuar keq Bashkimin Europian dhe monedhën e përbashkët të tij. Saktësisht kjo magnitudë e situatës katastrofike ndodhi kur vendimmarrësit politikë u lanë dorë të lirë vizioneve. Politikanët e Europës i injoruan dogmat ekonomike në interes të parimeve "më të larta" dhe paguan një çmim shumë të lartë.
Askush nuk mund të pretendojë se fatkeqësitë që prekin Greqinë dhe ekonomitë e tjera të paqëndrueshme të eurozonës nuk qenë të parashikueshme. Europa hyri në këtë krizë me sytë e bëra katër. Kushdo që tani tregohet i befasuar duhet të ketë fjetur gjumë gjatë debatit të hollësishëm lidhur me parimet themelore që i paraprinë futjes së euros. Ky debat i adresohej shpirtit dhe qëllimit, mundësive dhe rreziqeve, mekanizmave të veprimit dhe afateve dhe strukturës së bashkimit monetar. Gjithashtu, ai përfshinte ballafaqim të konsiderueshëm intelektual me pasojat logjikisht të mundshme të bashkimit (të dëshiruar) ekonomik dhe (konfliktual) politik. Në vitin 1992, përpara futjes së euros, një grup prej 62 studiuesish gjermanë nënshkruan një memorandum lidhur me konkluzionet e arritura në Maastricht. Fjalët e tyre qenë fatale: gabimet e bëra në Maastricht, argumentuan ata, do ta "ekspozonin Europën ndaj presionesh të ekonomike të mëdha që mund të çojnë në një testim të fortë të vullnetit politik dhe, për pasojë, të vënë në rrezik objektivin e integrimit". Problemi kryesor këtu aktualisht nuk është nëse mungesa e qëndrueshmërisë e Greqisë dhe llogaritë mashtruese të saj mund të ishin vërejtur ose jo më parë. Megjithatë, kjo meriton shqyrtim si një hap paraprak drejt adresimit të problemit më të rëndësishëm të faktit nëse, qysh nga fillimi i tij, i gjithë projekti i bashkimit monetar evropian e kishte një deformim të cilin vizionarët politikë të Europës zgjodhën ta injoronin. Të paktën qysh "skandali statistikor" i parë i vitit 2004 ka qenë e qartë se grekët i falsifikuan statistikat, gënjyen partnerët, falsifikuan të dhënat lidhur me kriterin e stabilitetit për eurozonën, falsifikuan rrugën e tyre në bashkimin monetar dhe në mënyrë jolegjitime siguruan "eurodividendin" - avantazhet konkrete ekonomike të bashkimit monetar - në kurriz të anëtarëve të tjerë. Skandali zbuloi pasaktësi të mëdha në statistika të bëra në periudhën midis viteve 1997 dhe 2000. Greqia, e cila fillimisht u përjashtua në vitin 1999 nga niveli i tretë i bashkimit ekonomik dhe monetar dhe u pranua vetëm më 2001, nuk duhet të ishte lejuar kurrë të futej. Megjithatë, grekët jo vetëm që i fabrikuan statistikat, por vazhduan edhe që të veprojnë po njëlloj, siç e tregoi një investigim i kohëve të fundit nga ana e Komisionit Europian. Statistikat më të fundit mund të shënojnë vetëm shifra që aktualisht janë të vlefshme. Në këtë kuptim, i gjithë imazhi i jashtëm i ekonomisë greke është një fabrikim. Korrupsioni dhe paligjshmëria janë të gjithëpranishme. Çdo një e katërt euroje zhduket në ekonominë hije si rezultat i shmangies së taksave dhe i dështimit për të paguar kontribute sigurimi social. Pavarësisht "eurodividendit", që donte të thoshte se Greqia kish qenë në gjendje të huazonte me kushtet favorizuese të eurozonës - duke importuar në këtë kontekst aftësi kredimarrjeje dhe gëzuar stabilitet çmimi - ekonomia greke vuan nga probleme strukturore që kanë një histori të gjatë dhe të mirënjohur. Në masën 12 përqind të GDP-së së saj, deficiti i bilancit të pagesave të saj mbetet jashtëzakonisht i lartë. Ashtu si anëtarët e tjerë të të ashtuquajturit "PIGS", Portugali, Itali dhe Spanjë, Greqia nuk e ka pasur asnjëherë një ekonomi shumë kompetitive. Tani kali ka ngecur. Në qoftë se u japim statistikave nga Athina ndonjë thërrime besim, atëhere ne duhet të pranojmë se deficiti buxhetor i Greqisë u ngjit në 13 përqind të GDP-së në vitin 2009, shumë më sipër se 3 përqindëshi i sanksionuar në kriterin e Maastricht. Në vitin 2010, debitimi total do të arrijë 125 përqind të GDP-së, niveli më i lartë në të gjithë Bashkimin Europian dhe më shumë se dyfishi që lejohet nga Traktati i Maastricht. Komisioni i Bashkimit Europian ka linçuar procedimet kundër Greqisë bazuar në shkeljen e traktateve të Bashkimit Europian dhe duke e detyruar qeverinë që të paraqesë masat e saj të shkurtimit të kostove në bruksel çdo 3 muaj. Programet e "modestisë" që po harton tani qeveria greke ka tërhequr menjëherë kundërshtimin nga ana e sindikatave, të cilat kanë organizuar greva dhe manifestime proteste. Çfarë masash janë në tryezë? Shpenzimet publike po qethen në mënyrë rrënjësore dhe rrogat e shërbimit publik po ngrihen. Qeveria pretendon se po synon - çfarëdo që kjo të nënkuptojë - që të reformojë sistemin e taksave dhe atë të sigurisë sociale. Kompanitë do të duhet të kthejnë mbrapa 200 milionë euro në subvencione shtetërore të përfituara në shkelje të ligjit të Bashkimit Europian. Megjithatë, duke pasur parasysh se ekonomia greke do të rudhet këtë vit me të paktën 2 përqind, këto masa janë të diskutueshme. Sfida me të cilën ndeshen ata që janë përgjegjës për buxhetin e Greqisë nuk do të bëhej aspak më e lehtë nga fakti që tregjet financiare ndërkombëtare po funksionojnë mirë dhe po kërkojnë premiume me rrezik të lartë nga bonot e qeverisë greke, të cilat sidoqoftë mbeten të lehta për t'u shitur. Një bono kolektive e nënshkruar nga shtetet e Bashkimit Europian në emër të Greqisë aktualisht do të sillte disa lehtësi, por gjithashtu do ta kamuflonte praktikisht situatën reale dhe sasinë e ndihmës financiare të drejtpërdrejtë nëpërmjet derës së prapme. Gjithashtu, ajo do të shmangte sanksionet e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes, të cilat urgjentisht kanë nevojë për një përmirësim dhe sanksionet automatikisht të vendosura nga tregjet financiare në rastet e keqadministrimit fiskal. Krahasuar me bonot 10-vjeçare qeveritare gjermane, shpërndarja në bondet qeveritare greke përkohësisht arriti 370 pikë bazë në janar, niveli i tyre më i lartë qysh nga futja e euros. Këtë vit Greqia ka nevojë të huazojë të paktën 54 miliardë euro të tjera me qëllim që të jetë në gjendje të paguajë borxhin e saj. Grekët nuk kërkuan ndihmë të drejtpërdrejtë. Kryemenaxheri i borxhit të Greqisë, Petros Christodoulou, theksonte: "Ne po e bëjmë këtë vetë; nuk kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Europian". Ndërhyrja e vetëm që kërkoi Greqia - dhe që iu akordua në samitin e Bashkimit Europian në fund të marsit - qe premtimi për mbështetje si një mënyrë për sigurimin e tregjeve financiare në mënyrë që premiot mbi rrezikun të mos vazhdonin të rriteshin dhe përqindjet e interesit të jenë nën kontroll. Kjo mund të tingëllojë si e padëmshme, por aktualisht nënkupton se partnerët e Greqisë në euro po e bëjnë veten bashkëpunëtorë në një përpjekje për të shmangur ndëshkimin nga tregjet financiare. Veç kësaj, huatë bilaterale që do të kompletohen "nëqoftëse do të jetë e nevojshme" nga një paketë ndihmëse e Fondit Monetar Ndërkombëtar për Greqinë në fakt, përfaqësojnë asgjë më pak se një shkelje të bazës kontraktore të bashkimit monetar, "klauzola jo ndihmë" në nenin 125 të Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Europian. Me qëllim që të paktën sipërfaqësisht ta anullojë këtë mëkat të rëndë, Kancelarja gjermane Angela Merkel tani këmbëngul lidhur me një besnikëri më strikte ndaj Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes fillestare, i cili më pas është dobësuar gjatë viteve të fundit. Megjithatë, përvoja më thotë se nuk ka gjasa që të vazhdojë të bëjë atë që do dhe kështu që rezolutat më të fundit janë thjesht vazhdimi logjik i presupozimeve naive të rrezikshme apo i vizioneve thjesht neglizhuese kalimtare. Për të cituar Schiller, "Ky është mallkimi i çdo vepre të keqe, që duke u riprodhuar, gjeneron akoma të keqe". Kjo na çon në pikëpyetjen reale të faktit nëse i gjithë projekti i bashkimit monetar nuk e kishte një deformim qysh nga fillimi dhe nëse pati ndonjë vetëdije për këtë problem. Sërish, përgjigjja është po. Arkitektët qenë të vetëdijshëm për këtë dhe thjesht e pranuan. Europa veshi një sytjen ekonomik pa e ditur realisht nëse e kish të lidhur shumë fort apo jo. Qe e qartë për ekonomistët dhe politikanët qysh nga fillimi se bashkimi monetar paraqiste rrezik. Arsyeja është e thjeshtë: kur çdonjëri ka të njëjtën monedhë, koeficentët e shkëmbimit zhduken. Fakti që kjo do të nënkuptonte kursime për konsumatorët dhe kompanitë në termat e kostove të shkëmbimit dhe integrimi të përshpejtuar ekonomik qe një argument i fuqishëm për euron në atë kohë dhe në terma të përgjithshme kjo shpresë erdhi në jetë. Megjithatë, kur koeficentët e shkëmbimit u zhdukën, por kështu zhduket edhe barriera automatike midis ekonomive kombëtare. Veç kësaj, kjo nënkupton se vendet nuk mund të përdorin një instrument popullor të politikës financiare, megjithëse i paqëndrueshëm. Në vitin 1991 ekonomisti amerikan Martin Feldstein paralajmëronte se humbja e pavarësisë kombëtare në politikën monetare dhe potenciali për fleksibilitet kursi shkëmbimi në Europë mund të kenë pasoja negative dhe se këto mund t'i tejkalonin shumë avantazhet në termat e lehtësimit të tregtisë.
E drejta për të krijuar para
Cilat janë mekanizmat përshtatës që operojnë midis vendeve të ndryshme në rastin normal, domethënë pa bashkim monetar? Kur një ekonomi kombëtare përjeton probleme të rënda, kjo pasqyrohet drejtpërsëdrejti tek shkëmbimet. Kërkesa për monedhë kombëtare ulet dhe, për pasojë, monedha detyron një çmim më të ulët; çmimi i një monedhe është kursi i shkëmbimit të saj. Megjithatë, dobësia e monedhës e rrit konkurrencën. Të huajt mund të blejnë tani mallra të prodhuara në vendin në fjalë gjithnjë e më lirë për shkak të kursit të shkëmbimit të favorshëm. Nga ana e saj, kjo siguron një impuls për ekonominë reale. Kjo është saktësisht pse ata mund të ndryshojnë që kursi i shkëmbimit fleksibël të sigurojë një efekt tampon që funksionon automatikisht. Për aq kohë sa ekzistojnë diferenca midis ekonomive kombëtare, qofshin të bazuara mbi ekonominë reale apo qëndrime konceptuale ndaj politikës ekonomike, kurset e shkëmbimit fleksibël përbëjnë mjetin e zgjedhur. Në rastin e një sistemimi me kurs shkëmbimi të fiksuar si Sistemi Monetar Europian përpara futjes së euros, një efekt i tillë mund të arrihet artificialisht nëpërmjet modifikimit të paritetit të kursit të shkëmbimit, duke nënkuptuar se se një vend e zhvlerëson monedhën e tij me dekret dhe kështu që i bën produktet e tij më të lira për blerës të huaj. Megjithatë, manipulime të tilla voluntariste të pariteteve mund të jenë shkak për kokëçarje politike. E para, zhvlerësimi për arsye të jashtme ekonomike nuk është pa pasoja për shpërndarjen e të ardhurave brenda një vendi dhe për dinamikat e brendshme të tij. Së fundi, kjo nënkupton fillimisht të lejosh zhvillimin e strukturave joproduktive brenda vendit dhe korrigjimin e tyre në mënyrë retrospektive (vetëm) në frontin e eksportit. E dyta, nuk është e lehtë të heqësh vijën ndarëse midis një korrigjimi të pranueshëm të problemeve kombëtare dhe një qëndrimi "shkatërroje këtë fqinj" ndaj konkurrencës së jashtme. Megjithatë, kurset fikse të shkëmbimit janë në vetvete një strategji voluntariste dhe nganjëherë zhvlerësimi mund t'i japë kohë një vendi për të bërë reforma reale. Në një bashkim monetar këto lloj mekanizmash përshtatës - automatikë apo të instrumentalizuar - që përdorin kurse shkëmbimi janë fleksibël ose fiks, por gjithsesi të negociueshëm nuk ekzistojnë. Për shembull, nëqoftëse produktiviteti i një vendi është shumë e ulët ose kostoja e punës është shumë e lartë, kjo nuk korrigjohet automatikisht nëpërmjet vlerës së jashtme të monedhës. Një vend i tillë e akumulon një deficit të bilancit të pagesave më shpejt sesa do të ishte në të kundërt dhe papunësia fortifikohet. Nëqoftëse adaptimi nuk është më i mundur në termat e çmimit, atëhere duhet të procedohet në termat e sasisë - një proces veçanërisht i dhimbshëm për qytetarët e vendit. Në një situatë të tillë është tunduese për qeverinë që të marrë më shumë borxh nga sa mund të mbajë ekonomia nëpërmjet shpenzimeve publike. Kjo mund t'i japë rrugë lehtësisht një spiraleje borxhi. Për më tepër, në një bashkim monetar nuk është më e mundur që "t'i frysh tej" në mënyrë unilaterale këto borxhe, një strategji që duket fyese për shkak të deformimit rezultues të alokimit dhe të shpërndarjes, por ky është bërë një mjet i konsoliduar dhe popullor në nivelin e politikës praktike. Olaf Sievert, ish-President i German Council of Economic Experts, dikur e përshkroi hidhur historinë e sovranitetit të një shteti ndaj sistemit monetar si "historinë e ndryshueshme të përdorimit të papërshtatshëm të së drejtës për të krijuar para". Në një bashkim monetar ky rrezik reduktohet në mënyrë sistematike. Një Bankë Qendrore e përbashkët nënkupton se nuk është më e mundur të priten politika monetare dhe interesi për t'iu përshtatur nevojave të një ekonomie kombëtare të vetme. Kjo mund të jetë problematike ku ka një mungesë konvergjence, por siguron që "përdorimi i papërshtatshëm i të drejtës për të krijuar para" është e kufizuar, diçka që është në interesin e të gjitha vendeve. Dhe sigurisht nuk është më e mundur që thjesht të çlirohet likuiditet në reagim të situatës ekonomike të një vendi të veçantë. Me pak fjalë, çdo vend që i bashkohet një bashkimi monetar duhet të jetë i sigurtë se mund të rezistojë pa fleksibilitet kursi shkëmbimi dhe helmin e ëmbël, por në fund të fundit helmues, të printimit të kartëmonedhave. Një siguri e tillë mund të jetë qoftë për së largu realiste sapo nuk ka më diferenca midis vendeve të veçanta që duhet të balancohen.
Marshimi për një ekonomi të mirë
Në një bashkim monetar konkurrenca midis vendeve si vendndodhje biznesi është më i ndershëm, pasi nuk influencohet nga variacioni i kursit të shkëmbimit dhe nuk lejon manipulim duke përdorur politikën monetare. Por kjo nënkupton se konkurrenca është gjithashtu më e fortë. Në fakt, është kjo karakteristikë që formoi parimin aktual prapa bashkimit ekonomik dhe monetar evropian, edhe pse kjo nganjëherë është harruar. Qëllimi ishte që të fuqizohej kompeticioni brenda Europës dhe të shtrëngoheshin shtetet anëtare të tij për të adoptuar politika që siguronin stabilitet, në mënyrë që ata kolektivisht të mund të realizonin dimensionet e reja të ndarjes së punës, efektivitetit dhe prosperitetit. Në atë kohë Sievert tingëllonte optimist: "Bashkimi Monetar Europian do të disiplinojë politikat e shpenzimeve të shteteve anëtare të tij dhe do të intensifikojë kompeticionin në zonat e politikës së taksave dhe fiskale". Ai nuk i shikonte kriteret e Maastricht si vendimtare në këtë kuptim, duke argumentuar se bashkimi monetar "do ta arrijë më së pari këtë me forcat e veta". Atëhere pse u futën rregullat e pranimit? Pesë kriteret fillimisht i shërbyen objektivit të sigurimit së paku të një niveli minimal konvergjence. Politikanët nuk kishin asnjë iluzion rreth faktit se devijim i shumtë në termat e efikasitetit dhe disiplinës politike do të çonin në thyerje serioze në ekonominë reale në mungesën e koeficentëve të shkëmbimit të ndryshueshëm dhe politikave monetare të diferencuara. Dy nga këto kritere, limiti i sipërm prej 3 përqindësh në huamarrjen e re dhe limiti i sipërm prej 60 përqindësh në deficitin kombëtar, më pas u adoptuan në Paktin e Stabilitetit dhe Rritjes të iniciuar nga Gjermania si kode permanente sjellje të pritura që të siguronin disiplinë fiskale. Shpresohej se do t'i ndalonin partnerët nga humbja sërish e njëri-tjetrit në termat ekonomike. Rreziku ishte i qartë: edhe nëqoftëse kriteret e Maastricht - vende të caktuara thjesht nuk pretenduan që t'i përmbushnin ato - prodhonin disiplinën e dëshiruar, kjo nuk do t'u garantonte vendeve të ecnin me të njëjtin hap në nivelin e ekonomisë reale. Zhvillimet e mëpasme provuan se kjo frikë që e mirëbazuar. Për shumicën e vendeve jugore baza e vetme e përqindjes së interesit e vendosur nga Banka Qendrore Europiane qe shumë e ulët. Një politikë monetare unitare që u keqpërshtat me situatën e tyre krijoi një flluskë imobiliare dhe u lejoi vendeve që të jetojnë "përtej mundësive të tyre". Ose, siç e paraqiti Profesori i Ekonomisë Wilhelm Nölling, një prej "katërshes së ndershme" që dolën përpara Gjykatës Kushtetuese Gjermane për të protestuar ndaj futjes së monedhës së vetme, "Ndërsa ne kemi shpëtuar, Greqia, Italia, Spanja, Portugalia dhe Irlanda kanë pretenduar të jetojnë me hua dhe e injoruan nevojën për reforma". Për më tepër, sigurisht që nuk ka pasur asnjë konvergjencë politike në termat e bindjeve themelore ekonomike të shteteve anëtare. Duke lënë menjanë faktin se ndryshimi i mazhorancave politike përgjithësisht aspirojnë ta lënë disi vulën e tyre në politikën ekonomike, tradita e stabilitetit në jug ka qenë gjithmonë më e dobët sesa në veri. Europa nuk ka demonstruar një vullnet ekonomik të unifikuar në të kaluarën dhe në këtë aspekt ajo nuk ka ndryshuar. Fakti që vendet partnere arritën një konsensus lidhur me futjen e euros nuk qe rezultat i një perspektive të përbashkët, më së paku i asaj ekonomike. Ky konsensus u motivua në pjesën më të madhe të tij politikisht. Gjermania në mënyrë të veçantë ndoshta ndjehej e detyruar që ta braktiste dojçmarkën në dritën e mbështetjes që kishte marrë nga partnerët e saj europianë për ribashkimin gjerman. Rezultati qe një neglizhencë e qëllimshme për faktin që bashkimi i Europës në një mënyrë që sfidonte gjithë arsyen ekonomike në fund do të mbillte farërat e konfliktit.
Paratë nuk mund ta blejnë bashkimin politik
Duke pasur parasysh nevojën për ta mbajtur në njëfarë mënyre së bashku një amalgamë të bazuar mbi vizion politik që qe i pambështetshëm në termat e ekonomisë politike dhe subjekt forcash ekonomike centrifugale të jashtëzakonshme, kishte vetëm dy mundësi. Një mundësi logjike ishte dhe mbetet "komunikimi" i të gjitha politikave të Bashkimit Europian. Me pak fjalë: bashkim politik. Kjo sigurisht që do të nënkuptonte të humbisje avantazhin e theksuar nga Olaf Sievert të një bashkimi ekskluzivisht monetar që vendos një pykë stabilizuese midis një mase monetare (të centralizuar) dhe vullnetit ndërhyrës (të decentralizuar) të politikëbërjes. Veç kësaj, një bashkim i tillë nuk është i përputhshëm as me pretendimet e shteteve partnere ndaj sovranitetit, as me konceptimet e ndryshme të rregullimit. Diferencat thelbësore nuk mund të zhduken thjesht nëpërmjet zbatimit të forcës së uniformitetit. Siç e argumenton Josef Joffe, redaktori i së përjavshmes gjermane "Die Zeit", bashkimi monetar nuk është një shkurtim mbulues për bashkimin politik. "Paraja nuk është një sytjen mbikombëtar që mund të mbajë së bashku atë çka aspirohet të jetë e ndarë". Ne akoma shikojmë sot presione për të lëvizur në drejtimin e një bashkimi politik më të ngushtë. Kjo është e dukshme në përpjekjet për të harmonizuar bashkimin dhe apelet e rregullta të bëra nga ana e Presidentit francez Nicolas Sarkozy dhe e Presidentit të Euro Group, Jean-Claude Juncker, për një qeveri ekonomike evropiane të pavarur. Mundësia e dytë konsistonte në mbajtjen fort të tërhequr të klubit europian. Kjo qe shpresa e Paktit të Stabilitetit dhe Rritjes, e cila në mënyrë permanente u kodifikua në dy kriteret fiskale të Maastricht. Pakti, i cili u supozua të zbatonte sanksione në formën e ndëshkimeve financiare kur të shkeleshin rregullar, në mënyrë progresive janë venitur vit pas viti. Ai është tani joefektiv. "Kushti themelor që çdo anëtar i bashkimit monetar duhet të bëhet vihet përpara përgjegjësisë për borxhin publik të tij që nuk mund të manipulohet në terma realë" nuk zbatohet më. Atij i është hequr forca kafshuese. Dhe pse? Sepse qysh nga fillimi nuk kishte asnjë konsensus real lidhur me nevojën për stabilitet dhe sepse Pakti i Stabilitetit në radhë të parë qe konceptuar keq. Duke i lejuar krerët e shteteve dhe të qeverive që vendosnin sesa efektiv do të ishte njëlloj sikur t'i besoje maces të ruante minjtë. Pakti do të kishte pasur forcë vetëm nëqoftëse politikanët do të kishin guxuar që të ndërmerrnin hapin që ndërmorrën me Bankën Qendrore Europiane: vendosjen e fuqisë vendimmarrëse në duart e një trupe të pavarur. Kështu që askush nuk duhet të habitet që një Pakt Stabiliteti dhe Rritjeje e ka humbur objektivin e tij dhe, për pasojë, e vendosi eurozonën në një situatën aktuale jashtëzakonisht të paqëndrueshme..
Jo e bërë për kriza
Me patosin e tij karakteristik, Kancelari i atëhershëm gjerman Helmut Kohl e shikonte futjen e euros si një çështje lufte dhe paqeje. Por është e dyshimtë që mungesa e konfliktit ushtarak brenda Bashkimit Ekonomik dhe Monetar Europian ka të bëjë ndonjë çikë me euron. Pikëpamja se bashkimi monetar aktualisht e ka rritur solidaritetin midis vendeve është i vështirë për t'u ruajtur kur dikush dëgjon atë çka aktualisht po thonë disa grekë për Gjermaninë. Në fillim të marsit, zëvendëskryeministri Theodoros Pangalos i hodhi poshtë ndaj qeverisë së tij, duke iu referuar krimeve gjermane gjatë periudhës naziste, përfshi vjedhjen gjermane të arit grek nga Banka Qendrore greke. Kjo qe historikisht e pasaktë: qenë britanikët ata që e nxorrën arin jashtë vendit për ta mbajtur në vend të sigurtë dhe më pas ia kthyen atë Greqisë. Megjithatë, komentet hapën Kutinë e Pandorës. Shpejt u fol për reparacionet lidhur me pushtimin e vendit midis viteve 1941 e 1944 dhe për rimbursimin e një huaje të detyruar nga Greqia në vitin 1942. Është e vërtetë se të gjitha këto çështje janë çështje me të cilat duhet ndeshur. Por, fakti nëse Greqia duhet t'i përdorë ato si taktika frikësuese për të nxitur mbështetje nga kontribuesi më i madh neto i Bashkimit Europian është më shumë se një çështje taktike. Ky lloj skrapimi brenda Europës mund të vazhdojë dhe bile të intensifikohet, ndoshta duke përfshirë grupime të tjera. Miqësia ndalet aty futet paraja. Ne nuk duhet ta pranojmë domosdoshmërisht pikëpamjen e Wilhelm Hankel, njërit prej katër paditësave kundër euros në vitin 1997, që parashikonte se euroja do të rezultonte të ishte shkatërrimi i Europës. Por nëqoftëse ndodh kjo, ajo do të ishte çmimi tragjik i arrogancës me të cilën vizionarët politikë të Europës refuzuan paralajmërimet e theksuara të ekonomistëve. Tani e dimë se Hankel e kishte të drejtë kur paralajmëronte se euroja nuk ishte bërë për kriza. Ajo ishte, argumentonte ai, një "monedhë çark për minj" në të cilën njeriu mund të binte lehtësisht në të, por mund të largohej prej saj, nëqoftëse ia arrinte ndonjëherë, me humbje të dhimbshme. Greqia qe miu i parë që kapi çarku. Ndoshta të gjitha shtetet e euros mund ta gjejnë gjithashtu veten të zënë në çark.
Karen Horn kryeson degën e Berlinit të Institut der Deutschen Wirtschafts Köln.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers