Posts

Showing posts from May, 2010

Tetova News

Historitë me koincidenca që të lënë pa mend

Koincidencat ndodh që të prekin jetën e kujtdo në një moment të caktuar. Disa janë të vogla e të parendësishme, por ka disa që na tërheqin vëmendjen më shumë se zakonisht. Një prej këtyre është rasti kur mendojmë për dikë që s’e kemi parë prej shumë kohësh dhe disa momente më vonë rastis që ai person të na telefonojë ose të na shfaqet papritur përpara në rrugë. Studiuesit janë shpjegime të ndryshëm për koincidencat. Sidoqoftë, bota është e mbushur me rastësi nga më të çuditshmet që shkojnë tej perceptimit tonë mbi atë që mund të ketë ndodhur. Një prej koincidencave më të famshme, e cila qarkullon prej vitesh është ajo mes dy presidentëve amerikanë, Lincoln dhe Kennedy, të cilët kanë jetuar në një distancë kohore prej 100 vitesh nga njëri tjetri. Emrat e të dyve kanë nga shtatë shkronja, të dy janë vrarë ditën e premte ndërkohë që ishin të ulur pranë bashkëshorteve të tyre, njëri në teatrin Ford ndërsa tjetri në një makinë Ford e kështu me radhë. Një koincidencë tjetër mjaft interesant…

iPad kundër të gjithëve

Image
Çfarë është saktësisht iPad? Krahasuar me paraardhësit e tij "të lashtë" - iPod, iPhone, kjo është një pyetje çuditërisht e vështirë për ti gjetur përgjigjen. Funksionon me të njëjtin sistem operimi si iPhone - por nuk mund të bësh telefonata me të. Eshtë lëvduar si pajisja elektronike që mund të shpëtojë industrinë e botimeve - ndonëse softi i tij për leximin e librave elektronikë, që nuk vjen i instaluar kur e blen, nuk shfaq revista dhe gazeta. Ka një turmë me lojëra - por nuk është as një "vrasës" i Xbox apo as edhe i ndonjë pajisje tjetër për lojëra si përshembull nintendo DSi. Dhe më paradoksalja nga të gjitha, iPad sfidon edhe botën e kompjuterave me Windows e madhe edhe kompjuterët personale që nuk kanë asgjë mangët, ndonëse në vetvete nuk ka programe navigimi në internet. As edhe nuk të ofron një sistem dosjesh që të mundëson të kontrollosh të gjithë dokumentat e tua në çdo program. Këto mangësi do ta bënin qesharak vetë konceptin e konkurimit me një kompju…

Po vjen 3D

Image
Fati i tij ishte të ndryshonte historinë e kinemasë. Por "Avatar", filmi kolosal i James Cameron është duke ndryshuar historinë e ... televizionit. I shtyrë nga prodhimet e mëdhaja kinematografike, tashmë tridimensionali për përdorim shtëpiak është një realitet: pikërisht këto ditë kanë mbërritur në dyqanet e Evropës ekranet që të mundësojnë të shohësh në të gjitha këndet. Programet janë të rrallë, sigurisht, por prodhuesit e këtyre lloj televizorëve të thonë se shumë shpejt, një pjesë e mirë e programeve televizivë do të jenë në tridimensional. Një udhëtim për të zbuluar nëse ato që thuhen mbi televizorin e ri janë legjendë apo e vërtetë. Ka lloje të ndryshëm TV 3dimensionalë E VERTETE. Teknologjia më e mirë (e përdorur në të gjithë ekranët e fotografive që shoqërojnë këtë artikull) eshtë ajo me syze aktive. Në ekran alternohen të paktën 120 herë në sekondë pamjet që janë të destinuara për secilin prej syve. Ndërkohë që televizori transmeton atë për të djathtin, errësohet &quo…

"Google"/E përhershmja "PËRSE JO"?

Image
David Smith
12 vjet më parë, në një garazh të padëmshëm periferie, Page dhe Brin, dy studentë "të humbur" të Universitetit të Stanfordit krijuan një kompani me emrin Google. Më vonë, ata do të krijonin atë që vazhdimisht votohet si marka numër një në botë, kanë fituar lëvdata pa fund si punëdhënësit dhe miliarderët numër një në botë. Kritikët thonë se, ata mundet që të shkelin ligjet e të drejtave të autorit, kërcënojnë të gëlltisin media si një Murdoch dixhital si dhe të korrin më shumë sekretet tona se sa çdo qeveri totalitare - duke dëmtuar sigurinë e drejtuesve të kompanive publicitare, botuesve të librave, pronarëve të gazetave, manjatëve televizivë dhe mbrojtësve të të drejtave civile. Misioni i Brin dhe Page është të "organizojnë informacionin e botës dhe ta bëjnë atë universalisht të aksesueshëm dhe të dobishëm". E bëjnë këtë çdo minutë të çdo dite me kërkime të indeksuara në internet, në blog-e, libra, e-maile, harta, lajme, fotografi, filmime dhe në enciklo…

Kriza e euros e parë nga Uashingtoni

Image
Zhgënjimi lind nga të konstatuarit se Lisbona nuk e bën diferencën, pavarësisht potencialit të saj: Europa është sërish në krizë dhe kësaj radhe në "zemër" të projektit të saj, bashkimit ekonomik dhe monetar
Një intervistë me Charles Kupchan
- Kriza e parë e ka shtyrë Presidentin amerikan Barack Obama që të ndërhyrjë drejtpërsëdrejti me Kancelaren gjermane Angela Merkel: preokupimi i Uashingtonit ishte se ngadalësia e përgjigjes europiane do të vinte në rrezik sinjalet e gjallërimit edhe në Shtetet e Bashkuara. Siç dihet, kanë qarkulluar teza krejtësisht të ndryshme, sipas të cilave do të ekzistonte një interes amerikan për t'u "çliruar" nga euroja. Në realitet, në Uashington ka mbizotëruar ideja se rënia e eurozonës do të mund të prodhonte një krizë globale të dytë të tregjeve financiare, me një efekt infektimi në drejtim të kundërt respektivisht vitit 2008: jo nga Shtetet e Bashkuara në Europë, por nga Europa në Shtetet e Bashkuara. Atëherë, si mund ta përshkru…

Një marrëveshje me talebanët?

Prej 30 vjetësh Afganistani projekton një hije të gjatë dhe të errët mbi ngjarjet e të gjithë botës, por ky 30-vjeçar ka qenë gjithashtu i shënuar nga episode vendimtare që mund të ndryshonin kursin e historisë botërore
Prej 30 vjetësh Afganistani projekton një hije të gjatë dhe të errët mbi ngjarjet e të gjithë botës, por ky 30-vjeçar ka qenë gjithashtu i shënuar nga episode vendimtare që mund të kishin qenë fidanishte paqeje dhe deri të ndryshonin kursin e historisë botërore. Një prej episodeve të tilla ndodhi në shkurt të 1989, atëherë kur trupat e fundit sovjetike ishin duke lënë Afganistanin. Ministri i Jashtëm i atëhershëm i Bashkimit Sovjetik, Edvard Shevarnadze, shkoi në Islamabad dhe ishte hera e parë që një eksponent i lartë sovjetik vizitonte Pakistanin. Bëhej fjalë për një mision in extremis për të bindur kreun e qeverisë, zonjën Benazir Bhutto, pse jo dhe ushtrinë dhe Inter-Service Intelligence (ISI), që të binin dakord lidhur me një ndarje të përkohshme të pushtetit midis…

Flurudha