Vullkani që ndryshoi Islandën

Më 8 qershor 1783, shteti i ri i Islandës, i banuar prej më pak se 1000 vitesh, kishte një popullsi prej 50 mijë banorësh. Në vitet që pasuan, si rezultat i asaj që nisi atë mëngjes të diele në orën 9, 10 mijë prej tyre do të gjenin vdekjen. Shpërthimi i vullkanit Laki është katastrofa më e rëndë në historinë relativisht të shkurtër të vendit. Laki është një sistem vullkanik në të njëjtën pjesë juglindore të Islandës, ku ndodhi shpërthimi i fundit.


Në Islandë po vazhdon aktiviteti vullkanik, i cili ka çrregulluar fluturimet në të gjithë kontinentin e Evropës, por 227 vjet më parë, një shpërthim shumë më shkatërrimtar shkaktoi zhdukjen e një të pestës së popullsisë së këtij vendi, si dhe dhjetëra mijëra njerëzve të tjerë nëpër Evropë. Më 8 qershor 1783, shteti i ri i Islandës, i banuar prej më pak se 1000 vitesh, kishte një popullsi prej 50 mijë banorësh. Në vitet që pasuan, si rezultat i asaj që nisi atë mëngjes të diele në orën 9, 10 mijë prej tyre do të gjenin vdekjen.

Shpërthimi i vullkanit Laki është katastrofa më e rëndë në historinë relativisht të shkurtër të vendit. Laki është një sistem vullkanik në të njëjtën pjesë juglindore të Islandës, ku ndodhi shpërthimi i fundit. Por këtu ngjashmëritë marrin fund. Në vitin 1783, ai u hap me një forcë të tillë saqë një çarje shumë e madhe shkaktoi një sërë krateresh me llavë të përvëluar. Gjatë 8 muajve të ardhshëm, krateret e Lakit “vollën” 600 kilometra katrorë llavë në zonat përreth dhe nxorën më shumë gazra toksike, se sa çdo shpërthim tjetër, i ka ndodhur në 150 vitet e fundit. Efektet u ndien në të gjithë Hemisferën Veriore.

“Është shpërthimi i dytë më i madh i 1000 viteve të fundit, që vjen pas shpërthimit të malit Tambora në vitin 1815 në Indonezi”, thotë Stephen Self, profesor i vullkanologjisë në Open University. “Dyoksidi i squfurit i Lakit ishte shumë herë më i madh se sa shpërthimi i Pinatubos në Filipine në vitin 1990, i cili është i famshëm për faktin që e ndali për disa vite ngrohjen globale. Ndërkohë që ai shpërthim shkaktoi 17 megatone dyoksid squfuri, Laki nxirrte të njëjtën sasi çdo tre ditë”, thotë Self. Ai vlerëson se fuqia e Lakit ishte më shumë se 100 herë më e madhe se sa shpërthimi i sotëm. “Shpërthimi i 1783 nxori kaq shumë squfur, duke krijuar një re shumë të madhe acidi sulfurik, shiu i së cilës nisi të bjerë në të gjithë Evropën duke u zhvendosur në lindje mbi të gjithë botën”, thotë ai.

Mjegulla helmuese udhëtoi përmes Norvegjisë, Gjermanisë, Francës dhe nëpër Britani, duke shkaktuar panik kur punëtorët e fermave nisën të bien si flutura. Njerëzit në këtë kohë nuk e kishin idenë se nga vinte mjegulla apo që dyoksidi i squfurit përzihej me avullin e ujit në mushkëri duke mbytur viktimat. Sipas disa vlerësimeve, vetëm në Britani pati 20 mijë të vdekur gjatë verës së vitit 1783. Nxehtësia e skajshme, jo e lidhur me vullkanin, do ta kish bërë mjegullën edhe më të dëmshme, thotë Philip Eden, ish-meteorolog në BBC. “Korriku i vitit 1783 ishte muaji më i ngrohtë i 300 viteve të fundit në Britani. Për shkak të hirit, dielli u zhduk në qiell – njerëzit duhet të jenë ndier sikur u erdhi apokalipsi”, thotë Eden.

Mjegulla nisi të largohet në vjeshtë. Por shumë shpejt u shfaq një problem edhe më i rëndë, dimri më i egër i 250 viteve të fundit, i shkaktuar nga grumbullimi i nxehtësisë që thithte dyoksidin e squfurit në stratosferë. Por asnjë vend nuk vuajti më shumë se Islanda. “Nuk ishte vetë shpërthimi që rezultoi vdekjeprurës, por pasojat mjedisore”, thotë Gunnar Gudmundsson, gjeofizicient në Zyrën Meteorologjike të Islandës. “Njerëzit vdiqën jo për shkak të shpërthimit, por për shkak të urisë”, thotë ai. 

Gazrat toksikë helmuan bimët dhe vegjetacionin, që nga ana tjetër solli ngordhjen e bagëtive. Mendohet të kenë ngordhur 80 për qind e bagëtive, ndërsa u zhdukën gjysma e të gjallave dhe kuajve. Dimrat ekstremë që pasuan, shkaktuar nga gazrat sulfurikë, shkaktuan vdekjen e një të pestës së popullsisë.

“Është kjo një periudhë tragjedie e ngulitur në psikikën islandeze”, thotë Magnus Gudmundsson, profesor i gjeofizikës në Universitetin e Islandës. “Është shndërruar në etalonin me të cilin maten të gjithë periudhat e dhimbshme në historinë e vendit. ‘Ne kemi një fjalë për të, Moduhardindin, që do të thotë “mjerimi i mjegullës”. Kur politikanët e krahasojnë këtë tragjedi me krizën aktuale ekonomike, ky krahasim shkakton zemërim. Sot, 20-25 % e popullsisë janë të zhytur në borxhe”. Por më 1783, e njëjta pjesë e popullsisë u zhyt në një fat më të tmerrshëm”, shton Gudmudsson.

Sot fëmijët mësojnë për Lakin në shkolla për shkak se shpërthimet e shpeshtë vullkanike, gjeologjia dhe llava janë pjesë e detyrueshme e mësimit nëpër shkolla. Gunnar Karlsson, një prej historianëve kryesorë në Islandë, argumenton se pa sasitë e mëdha të peshkut në vend, vuajtjet do të kishin qenë edhe më të tmerrshme. “Në kohën e shpërthimit, dy të tretat e njerëzve ishin fermerë, ndërsa një e treta që mbetej ishin peshkatarë”, thotë ai. 

“Kafshët ngordhën nga mungesa e ushqimit dhe njerëzit vdiqën vitin që pasoi”.

Laki goditi në një kohë kur besimet tek e supernatyrshmja po fillonin t’u linin rrugë ideve të progresit njerëzor, të sjella nga iluminizmi. “Shpërthimi ishte një goditje e rëndë, sepse njerëzit po fillonin të besonin te përparimi dhe përmirësimi i jetëve të tyre”, thotë Karlsson.

“Duhet të ketë qenë goditje e madhe të mësonin se nuk mund të kontrollonin jetët e tyre si dhe të kuptonin se sa të pafuqishëm ishin përballë natyrës”, shton ai.

Ndërsa kisha iu përmbajt idesë se Islanda po ndëshkohej për shkak të mëkateve të njeriut, Prof. Karlsson beson se Laki kishte edhe pasoja të tjera befasuese për shoqërinë islandeze. 

“Islandezët pushuan së vallëzuari dhe ndryshe nga norvegjezët dhe Ishujt Faroe, ne i humbëm vallet e vjetra. Mendoj se u ndalën për arsye se njerëzit ishin kaq të tronditur nga zija e bukës, saqë nuk donin të kërcenin më”.

Pavarësisht se ishte koha më e errët në vend, Islanda e rimori veten dhe argumentohet se kjo ngjarje nuk ka qenë momenti përcaktues për Islandën. Popullsia ishte sërish 50 mijë vetë pas njëzet vitesh dhe vazhdoi të rritet në dekadat e ardhshme, duke arritur sot në 320 mijë.

“Ishte dramatike në momentin që ndodhi, por efekti u ndie për vetëm 20 vjet”, thotë prof. Karlsson. “Për një historian, të rëndësishme janë ngjarjet ato që kanë efektin më jetëgjatë. Për mua, mekanizimi i flotës së peshkatarëve në shekullin e njëzetë ka qenë pika e kthesës për vendin. E shndërroi Islandën nga një prej vendeve më të varfra të Evropës, në një prej më të pasurave”.

Sot, me ekonominë sërish të shkatërruar, disa islandezë mund të shpresojnë duke menduar se si vendi i tyre e mori veten nga kjo tragjedi, për të dalë në të ardhmen nga kriza ekonomike. (Die Zeit) 

Google+ Followers