Universi ka miliarda yje më shumë se ç’mendohej


image
Astronomët mund ta kenë nënvlerësuar faktin deri në 90%, se në disa pjesë të universit ka një numër të konsiderueshëm galaktikash
Numërimi i atyre dritave të shndritshme nën qiellin e natës përcjell një lodhje të madhe. Astronomët mund ta kenë nënvlerësuar faktin se deri në 90% e universit është e panjohur, e në disa pjesë të tij ka një numër të konsiderueshëm galaktikash. Kjo gjë vjen në bazë të një studimi të raportuar në gazetën shkencore javore britanike “E mërkura në natyrë”. “Vëzhgimet në kozmos janë të bazuara nga dritat me rreze ultravjollcë, të cilat shkëputen për t’u bërë më pas tregues jo të qartë të asaj, çka ndodh lart”, - thonë autorët e këtij shkrimi. Në rastet e galaktikave të vjetra dhe me distanca të largëta, dritat ultravjollcë mund të mos e arrijnë tokën njësoj sikur të ishin të bllokuara nga një pluhur resh ndëryjore dhe si rezultat i kësaj, këto galaktika mungojnë nga harto-grafuesit. “Astronomët gjithmonë e kanë ditur se mungojnë copëza të galaktikës... por për herë të parë, ne tashmë kemi një sistem matës. Numri i galaktikave që mungojnë është thelbësor”, - ka thënë Methju Hejes, i cili është dhe drejtuesi i investigimit. Grupi i profesor Hejes ka përdorur mjetet optike më të avancuara të botës, si për shembull, Teleskopin Madhështor Evropian të vendosur në Kili, i cili është 26.65 këmbë i lartë, i nevojshëm për të kryer eksperimentin. Astronomët zbatuan dy nga strukturat e vrojtimit në të njëjtën zonë, dritë e lëshuar nga galaksia 10 miliardë vite më parë. Kërkimi i parë u quajt “Lyman–Alpha”, i cili është përdorur për të përpiluar harta kozmike. Ky kërkim mori këtë emër sipas zbuluesit amerikan, Theodore Lyman. Lyman – alpha është një energji e çliruar nga ngacmimet e atomeve të hidrogjenit. Në vrojtimin e dytë shkencor u përdor një kamera speciale e quajtur Hok, e cila ndihmonte për emërtimin e një gjatësie vale, të nxehur nga atomet hidrogjen, e cila është quajtur si drejtimi “Hidrogjen-alpha”. Vrojtimi i dytë prodhoi një sasi të madhe me burime informacioni, të cilat nuk e kanë njollosur përdorimin e teknikës Lyman–Alpha. Këta shkencëtarë përfshin disa nga testet e zbehta për galaksinë të pazbuluara ndonjëherë, të krijuara në një kohë kur universi ishte në fillimet e tij. Astronomët dolën në përfundimin, se studimi i Lyman-Alpha mund të ketë njollosur vetëm një numër të vogël nga numri total i dritave të rrezatuara nga galaktikat e largëta. Është për t’u habitur fakti, se më shumë se 90% e distancës galaktike mbetet e panjohur në këto studime. “Nëse me sy të lirë mund të vështrojmë 10 galaktika, në të vërtetë numërohen me qindra të tilla”, - thotë Hayes. Zbulimet mund të na zgjerojnë fuqimisht njohuritë tona rreth kohës, në të cilën yjet e më pas galaktikat janë formuar. “Tani, që e dimë se sa informacione na kanë munguar prej kohësh, ne mund të fillojmë të krijojmë përfytyrime më të sakta për kozmosin,duke kuptuar më qartë, sesa shpejt janë krijuar yjet, në kohë të ndryshme të jetës së universit”, - është shprehur autori Miguel Mas-Hesse në një njoftim për shtyp botuar nga “Vëzhgimi i Evropës Jugore” ESO. Vetëm një pjesë e vogël e dritës së galaksisë është e dallueshme për syrin e njeriut, gjë për të cilën astronomët përdorin mjetet me rreze ultravjollcë, rrezet gama dhe rreze të tjera radioaktive si burime plotësuese për vrojtime mbi universin.

Google+ Followers