Sulltanesha, francezja që sundoi Perandorinë Osmane


image
Rregulli i haremit ishte se sulltani nuk duhej të kishte njohje apo lidhje gjaku me subjektet e tij, kështu që të gjitha robëreshat e haremit kapeshin apo rekrutoheshin nga tokat fqinje

Aimë Dubucq de Rivery është një karakter legjendë, por dhe historik i një vajzë të re franceze, e cila doli nga haremi për t’u bërë më pas nëna e Sulltan Mahmudit II të Perandorisë Osmane. Sulltan Mahmudi II ishte djali i Abdyl Hamitit I. Në historinë botërore ai njihet si sulltani më reformator i Perandorisë Osmane dhe po nën regjimin e tij Egjipti fitoi pavarësinë. Ai u shqua për reformat në shtet dhe ushtri e sidomos për reformën që e kufizon titullin Pasha.
Nëna e këtij sulltani do të ishte Aimë Dubucq de Rivery, një vajzë e re franceze. Ajo lundroi në rrezikun dhe intrigën e haremit turk, apo pallatit mbretëror, për t'u bërë nëna e Sulltanit, gruaja më e fuqishme në Perandorinë Otomane. Ishte po ajo gjithashtu që ndikoi djalin e saj drejt reformave dhe t’i jepte frymë perëndimore perandorisë, duke e bërë të birin të njohur në histori si Mahmud reformatori.
Megjithatë ka dhe disa hipoteza të tjera, të cilat kundërshtojnë faktin që Aimë Dubucq de Rivery nuk ishte nëna e Sulltan Mahmud II. Por historia legjendare e kësaj vajzë është shumë interesante dhe tregon atë që jeta ishte si në botën e mbuluar të pallatit turk.
Në historinë tonë Sulltan Mahmudi II do të njihet mbi të gjitha si personazhi që u përpoq të nënshtronte gjithë Shqipërinë, por plani i tij do të rrezikohej të realizohej nga Ali Pashë Tepelena, veziri i Janinës.
Megjithatë, rrethimi i gjatë ua rrëzoi moralin luftëtarëve të Aliut, të cilët nuk po shihnin më asnjë rrugëdaljeje. Në shtator 1821, Sulltan Mahmudi u preu kokat djemve dhe nipave të Ali Tepelenës. Këtë e braktisën më në fund edhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë. Mbeti vetëm me disa njerëz besnikë deri në ekzekutimin e tij.
Jeta e hershme e Aimë Dubucq de Rivery
Aimë Dubucq de Rivery ka lindur në Pointe Royale, Martinique, në 1763, me prejardhje nga një familje e mirë franceze. Edhe pse mbeti jetime që në moshë të re, ajo u rrit nën kujdesin e familjes së saj të madhe. Kur ishte fëmijë, kushërira e saj e preferuar ishte Josephine Tascher de la Pagerie, e cila më vonë u bë Josephine Bonaparti, pas martesës së saj të famshme me Napoleon Bonapartin.
Në 1776, Aimë u dërgua në manastirin e Dames de la Visitation në Nantes, Francë. Ajo qëndroi atje deri në 1784, kur ajo ishte 21 vjeçe. Kur kthehen në Martinique, anija e saj u sulmua nga piratët algjerianë dhe ajo u rrëmbye. Piratët u mahnitën nga bukuria e saj dhe duke qenë e tillë, atë e bënë si një dhuratë për haremin e sulltanit.
Jeta e Aimë Dubucq de Rivery ndryshoi kur ajo u mor në pallat, në vendin ku ndodhej edhe haremi i Sulltanit. Por paçka pasurisë dhe madhështisë, ai pallat ishte një vend i rrezikshëm, mbi të gjitha një vend ku skllavet e haremit konkurrojnë për pozitën dhe pushtetin për veten dhe fëmijët e tyre, por ishte edhe një vend ku Aimë mësoi si të ishte në gjendje të mbijetonte dhe të lulëzonte në Perandorinë Otomane.
Rregulli i haremit ishte se Sulltani nuk duhej të kishte njohje apo lidhje gjaku me subjektet e tij, kështu që të gjitha robëreshat e haremit kapeshin apo rekrutoheshin nga tokat fqinje. Kjo do të thotë që çdo sulltan ishte të paktën gjysmë i huaj, sepse nëna e tij do të kishte qenë një nga këto robëresha të huaja.
Qëllimi i të gjitha vajzave të haremit ishin për të kapur shansin dhe mundësinë për t’u bërë gratë e Sulltanit, ose Kadina, gratë të cilat i dhuronin atij një fëmijë. Gratë që lindnin djemtë e Sulltanit u jepej rendi më i lartë dhe gjithashtu mundësia për t’u bërë Valideha e Sulltanit, nëna e Sulltanit, gruaja më e fuqishme në Perandorinë Otomane. Aimë kur u paraqit në pallat iu dha titulli Naksh, që do të thoshte “e bukura” dhe shumë shpejt ajo do të tërhiqte vëmendjen e Sulltanit.
Beteja për pasardhësin e Sulltanit
Vazhdimësia Mbretërore në Perandorinë Osmane nuk trashëgohej domosdoshmërish nga i ati tek i biri, por sulltani i ardhshëm ishte një i afërm tjetër mashkull, më i vjetëri i Sulltanit të mëparshëm. Prandaj, ka pasur raste vrasjesh në pallat të trashëgimtarëve të mundshëm dhe nënat e tyre u përpoqën të bënin rrugën të qartë për bijtë e tyre. Prandaj, Kadinat prireshin për të luftuar mes njëra-tjetrës dhe ato shqetësoheshin për djemtë e tyre, se mos vriteshin.
Kur Aimë Dubucq de Rivery u dorëzua në pallat, sundimtari ishte Sulltan Abdul Hamid I. Në 1785, Aimë i lindi atij një djalë, Mahmud, i cili ishte në radhë për fronin, pas dy anëtarëve të tjerë meshkuj të vjetër të dinastisë osmane. Këta të dy ishin Selim, bijtë e Sulltanit të mëparshëm dhe Mustafa, biri i Sulltanit në pozitë dhe gruas së tij të parë të etur për pushtet. Aimë dhe Kadina e parë së bashku ishin në gjendje të punonin për të mbrojtur bijtë e tyre.
Në 1789, Sulltan Abdul Hamid I vdiq dhe u pasua nga sulltan Selim III. Ai ishte një mik i mirë me Aimë dhe djalin e saj të dashur dhe u përpoq për të bërë disa reforma pozitive në Turqi. Por ai u vra në fund nga Mustafa, i cili u bë sulltan Mustafa IV, i cili u përpoq të vriste edhe Mahmudin. Por Sulltan Mustafa IV u rrëzua në fund dhe u vra më vonë, duke u zëvendësuar me Sulltan Mahmud II.
Aimë Dubucq de Rivery bëhet sulltaneshë franceze
Si Valideha e Sulltanit, nëna e Sulltanit, Aimë Dubucq de Rivery ndikoi thelbësisht në mbretërimin e djalit të saj që t’i jepte frymë perëndimore Perandorisë Osmane dhe Sulltan Mahmud II ishte përfundimisht i njohur si Mahmud reformatori. Por reformat e tij nuk kanë qenë gjithmonë popullore me klasat e sipërme dhe të privilegjuara. Një nga veprimet e tij më të papëlqyera për to ishte heqja e truprojave personale të Sulltanit, të cilët në fakt ishin shumë të korruptuar dhe një kërcënim për ta. Aimë, një katolike, e influencoi të birin edhe drejt tolerancës së tij fetare. Aimë Dubucq de Rivery, vajza franceze i cila u bë Valideha e Sulltanit, vdiq në vitin 1817. Historia e saj tregon se jeta në haremin e sulltanit dhe pallatin e tij, ishte e vështirë dhe se jeta ishte edhe më e rrezikshme për Kadinat. Një perëndimore para sulltanit gjithashtu ndihmon të shpjegojë reformat revolucionare të ndërmarra nga Sulltan Mahmudi II. 

Google+ Followers