Shkretëtira e Gobit, oqeani i kthyer në thatësirë



Shkretëtira e Gobit është hapësira e dytë më e thatë e planetit, pas Saharasë. Shkretëtira më e madhe aziatike shtrihet mes territoreve të Kinës dhe Mongolisë, duke zënë një hapësirë të madhe sa Evropa Perëndimore. Një det i vërtetë rëre… Mëkat që legjendat shumë të lashta dhe zbulimet e fosileve na rrëfejnë një histori të ndryshme nga ajo që shfaqet në udhëzuesit e arkeologjisë. Kjo, sepse në të vërtetë, mijëra e mijëra vjet më parë Gobi ishte një det, madje një oqean i brendshëm më i madh se Mesdheu. Mes viteve 1920 dhe 1930, dolën në dritë, prej paleontologëve amerikanë disa eshtra të kafshëve mastodontike si dhe disa vezë fosile, por zbulimi më sensacional ishte me siguri ai i arkeologut rus, Pyotr Kuzmich Koslov. Gjatë disa gërmimeve arkeologjikë në qytetin Khara Khoto, profesori gjeti një varr shumë të lashtë ndoshta 18 mijë vjeçar. Mbi mure ishin të skalitur çifti i sovranëve të varrosur si dhe një simbol shumë interesant i formuar nga një rreth i ndarë në katër pjesë dhe me germën greke M, ose Mu.
Ky qytet, sipas kolonelit britanik James Churchward, ishte në realitet mitiku Uighur, një koloni shumë e rëndësishme e kontinentit të zhdukur të Mu-ve. Ky kontinent shumë i madh përfshinte shumë prej ishujve të sotëm të Oqeanit Paqësor, mes të cilëve ishujt Fixhi, Marianë, Ponape, Tonga, Karolinë deri tek ishulli i Pashkëve, siç dëshmojnë rrënojat e ndryshme megalitike që janë gjendur në thuajse të gjithë ishujt e Paqësorit. Këto rrënoja kanë mes tyre ngjashmëri mbresëlënëse; kjo të bën të mendosh se një herë e një kohë ato ishin pjesë e një toke të madhe unike, tashmë të zhdukur dhe se ato që mbeten sot nuk janë gjë tjetër veçse majat më të larta të maleve që u përmbytën nga uji.
Përveç legjendave, edhe rrëfimet e kinezëve tregojnë për një epokë shumë të largët në të cilën në këtë zonë, aty ku sot është shkretëtira, shtrihej Deti i Gobit në të cilin ndodhej një ishull i banuar "nga njerëz të bardhë, me flokë të verdhë dhe sy të kaltër". Edhe më i habitshëm është fakti që sipas këtyre rrëfenjave, ky popull antik erdhi nga qielli, zbriti nga i madhi "Yll i Bardhë", emri që indianët dhe tibetianët e lashtë i vinin planetit Venus dhe u kishin sjellë banorëve të vendit dije shumë të mëdha, dhe përpara këtyre banorëve të Mu. Në këtë ishull që ndodhej në Detin e Gobit, populli i lashtë i yjeve u vendos dhe ngriti një fortesë si dhe një qytet që lidheshin me tokën kontinentale përmes galerive nënujore. Mund të tingëllojë si fantashkencë, po të mos ishte për disa harta qiellore që janë gjetur në shpellat e Bohistanit, në të cilat shfaqet qielli i afro 13 mijë viteve më parë, bashkë me disa linja misterioze që lidhnin Tokën me planetin Venus. Në të vërtetë, koloneli anglez kishte të drejtë, poshtë shtresës së qytetit të zbuluar nga eksploruesi rus, ekzistonte diçka tjetër edhe më antike: bëhej fjalë për qytetin e Uighur, që sipas Churchward ishte i lashtë të paktën 15-19 mijë vjet! Dhe këtu gjendej ndoshta kryeqyteti i mbretërisë fantastike të priftit Gianni në vitin 200. Nga galeritë që dilnin prej ishullit dhe shkonin në tokën kontinentale janë gjetur hyrje të ndryshme, ashtu si ka ndodhur në të gjithë botën, të zbuluara nga speleologë; megjithatë, ato janë eksploruar vetëm pjesërisht për shkak të shembjeve që kanë penguar kërkimet. Në disa prej këtyre galerive janë zbuluar objekte qeramike dhe qelqi, ku secila përmbanin nga një pikë mërkur. Disa objekte të ngjashme janë gjetur edhe në varret e zbuluar në Uzbekistan.
Sipas shkrimeve të lashtë indianë, ky metal i lëngët shërbente si ndezës për mitiket Vimana, makinat e lashta fluturuese që përshkruhen në tekstet e Ramayanas së Mahabharatas dhe që mendohet se edhe sot e kësaj dite ndodhen në shpellat e mbretërisë së nëndheshme të Aghartit. Në fakt këtu, po ky tekst i lashtë indian thotë: "… me zhurmën e madhe të zbritjes nga lartësi shumë të mëdha… u shfaq karroca e Bijve të Zjarrit… të Zotërinjve që erdhën nga Ylli i Shndritshëm. Ajo u ndal mbi Ishullin e bardhë të Detit të Gobit…". Në vitin 1978, gjatë gërmimeve arkeologjike në zonën e shkretëtirës kineze të Takla Makan, pikërisht në zonën e Uighurit, u nxorën në dritë mijëra mumie të ruajtura në mënyrë të përsosur falë klimës së thatë të shkretëtirës që u ka lejuar kufomave një mumifikim natyror. Ato janë afro 4 mijë vjeçare, por ajo që e bën trazues gjetjen e këtyre trupave, janë tiparet fizike. Në fakt, të gjithë mumiet kishin tipare perëndimore: lëkurë e bardhë dhe flokë biondë ose të kuq! Gjatësia e tyre varion nga 1.70 në 1.80 metra dhe disa kanë mjekër. Në momentin kur u gjetën, mumiet ishin të veshura me veshje të mëndafshta, çizme ose këpucë në këmbë dhe me gërsheta të ngjashëm me ato që mbanin dikur popujt keltë. Sipas arkeologëve, këto popullsi kishin emigruar nga Evropa apo nga zonat e Kaukazit, kishin udhëtuar përmes Azisë drejt Lindjes dhe ishin vendosur në shkretëtirën e Gobit. Mëkat që shkrimet e lashtë tibetianë dhe indianë rrëfejnë të kundërtën; rrëfejnë për popuj të zhvilluar që kishin ardhur, sipas rrëfenjave, nga yjet dhe u vendosën në këtë ishull që ndodhej aty ku në kohëra të largëta kishte pasur një det të madh. Një zbulim tjetër i jashtëzakonshëm mumiesh që ndodhi në vitin 2005 në Xiaohe, në pjesën perëndimore të liqenit Lop Nor, zbuloi ekzistencën e një kodrine me kolona të çuditshme sipër varreve. Nga 300 të varrosurit, kufomat e më shumë se 100 prej tyre ishin në kushte të përsosura: hapja e arkivoleve që kishin formën shumë të çuditshme të varkës nga ana e shkencëtarëve të Akademisë Kineze të Shkencave Sociale, zbuloi trupa burrash, fëmijësh dhe grash të ruajtura përsosmërisht, madje edhe më mirë se sa mumiet egjiptiane. Tiparet perëndimorë dhe mollëzat tipike të racës kaukaziane, bashkë me flokët e verdhë nuk ishin më trazues se sa fakti që lëkura e të gjithë mumieve ishte e mbuluar me një cipë ngjyrë e çelët e ngjashme me lëngun qumështor, ndoshta me qëllimin për ta ruajtur nga kalbëzimi (por pema e gomës, prej nga merret lëngu qumështor e ka origjinën në Amerikën e Jugut dhe nuk kuptohet se si mund të jetë përdorur nga popujt e Gobit, veç nëse klima ka qenë e njëjtë ose nëse ka pasur shkëmbime tregtare). Analiza me karbon 14 tregoi se mumiet i përkasin vitit 1800 para Krishtit. Në fakt, deri disa shekuj më parë, siç tregojnë edhe fotografitë e satelitit Landsat, ekzistonin xhepa uji dhe lumenj, një ekosistem i lagësht i pasur me faunë edhe gjigante, që rritej falë rezervave të bollshme hidrike e që sot janë të nëndheshme apo që janë tharë. E gjithë kjo tokë magjike, por edhe mistike është e mbushur me rrëfenja e legjenda, si ajo e gjeneralit legjendar Ban Chao që "mund të ecte në qiell dhe të lëshonte rrufe të gjelbra" dhe që është varrosur "pranë Njeriut të Nefritit" në shkretëtirën Takla Makan, një prej shkretëtirave më misterioze dhe të mbushura me legjenda, ku banorët thoshin se aty zbrisnin "demonët e qiejve". Ky popull antik mendohet të ketë udhëtuar më pas dhe të ketë udhëzuar pjesën tjetër të botës, duke ngritur fshatra e qytete në Evropë dhe në të gjithë botën. Pra, nuk kishte arsye të vendoseshin mu në mes të një shkretëtire ndër më jomikpritëset e planetit; gjetja e galerive dhe rrënojave të qyteteve shumë të lashtë i jep të drejtë hipotezës që këtu, në një kohë të largët, klima dhe territori ishin tërësisht të ndryshme nga sa duken sot. Për të mos folur pastaj, siç konfirmojnë dokumentet antikë, por edhe dëshmia e rrëfenjave tibetiane, të dijeve të lartësuara të sjella me vete tek popujt e kontinenteve sot të zhdukur të Mu dhe Atlantidës, që më pas këta të fundit ua kanë përcjellë etnive të tjera të botës. Mendoni për zbulimin e përpunimit të metaleve, apo dijet për teknologji të panjohura si rrota dhe karroja. Vetëm kjo mund të shpjegojë ngjashmërinë e monumenteve, të gjuhëve dhe të vendeve mes popujve të ndryshëm të Tokës. Prejardhja e kësaj race misterioze, që sipas shkrimeve të lashtë vinte nga planeti Venus, na kujtojnë dijet e Majave që sollën dije dhe njohuri të përfaqësuara në Kafkën e Kristaltë që u gjet në Belizë në vitin 1927 nga Anne Mitchell-Hedges, apo mbretin legjendar Inkas Viracoccha, i cili edhe ai kujtohej prej Inkasve si Perëndia me lëkurë të bardhë dhe me mjekër të kuqe, i skalitur në mitiken Portë e Diellit në brigjet e liqenit Titikaka në Bolivi.
Imazhe të perëndive të bardhë me mjekër dhe flokë ngjyrë të hapur mund të gjenden edhe në Ishullin e Pashkëve. Pikërisht këtu, në vitin 1774, një natyralist me emrin Georg Foister e përshkroi si një tokë djerrë, pa vegjetim dhe e shkatërruar prej shpërthimeve vullkanikë. Në këtë ishull, studiuesi bëri takimin me popullsinë indigjene dhe u habit kur gjeti se disa prej tyre ishin me lëkurë të bardhë dhe flokë të kuq. Natyrisht që këta ishin pasardhës të atij populli antik të evoluar, imazhet e të cilit gjenden në shkëmbinjtë e ishullit dhe që mijëra vite më parë solli dije dhe njohuri në popujt e tokave polineziane. Edhe këtu gjenden galeri misterioze gjigante nëntokësore që përfundojnë në det; ndoshta në lashtësi këta tunele përdoreshin për të shkuar nga njëra anë e ishullit në tjetrën, apo ndoshta për të udhëtuar nga një anë e planetit në tjetrën. Në fakt, është i habitshëm fakti që janë gjetur pllaka druri me hieroglifë të ngjashëm me atë të Amerikës parakolombiane, apo shkrime të ngjashëm me ata të Luginës së Indos apo ato kelte. Galeri të ngjashme gjenden edhe në Amerikën e Jugut dhe që në fakt lidhen pikërisht me Ishullin e Pashkëve, por jo vetëm: ekzistojnë rrjete galerish në Peru që mendohet se lidhin Limën me Cuzcon deri sa mbërrijnë në Bolivi dhe ndoshta deri në Titicaca. Mendohet që këtu janë të fshehur thesaret e Inkasve, të cilët u masakruan nga konkuistadorët spanjollë. Galeri të tilla ka gjithashtu edhe në Hauai dhe në të gjithë Oqeaninë dhe këtu ato vazhdojnë deri në thellësi të Oqeanit. Të tjera gjenden në Kaliforni, në Kentaki (shpellat e famshme të mamuthëve që thuhet se janë një prej hyrjeve për në Agharti). Për këto flasin edhe Apashët: sipas legjendave, këto galeri shkojnë deri në Tiahuanaco dhe gjithmonë sipas rrëfimeve, thuhet se janë gërmuar nga qenie të ardhura prej qiellit, përmes dritave që thyenin shkëmbinjtë. Edhe në Evropë ekzistojnë rrjete tunelesh nëntokësore, disa prej të cilëve janë zbuluar dhe eksploruar vetëm për disa kilometra, si ai që lidh gadishullin Iberik me Marokun në Afrikë. Kur u dëgjua të flitet për herë të parë për shpella dhe galeri nëntokësore, mendohej se gjithçka ishte punë legjendash; më pas u mësua për zbulimet e kryer nga eksploratorët e parë, mes të cilëve Osendovski, i cili pasi kishte pasur një takim me një Lamë në Tibet, pohoi se kishte parë një prej hyrjeve të këtyre galerive kolosale, ndërkohë që të tjera zbuloheshin pak nga pak kudo në botë nga eksploratorë të ndryshëm. Vetëm në vitet '70, me eksploratorin e madh italian Peter Kolosimo u fillua të hyhej më në thellësi; dhe pas shumë zbulimeve nga ana e speleologëve dhe arkeologëve u mor konfirmimi se tashmë nuk bëhej më fjalë vetëm për legjenda. Pas nxjerrjes së mumieve të bardha nga Takla Makan, edhe legjenda e perëndive të bardha mori konfirmim, aq më tepër që, sipas shkrimeve antikë, ishin pikërisht këta që kishin mundur të gërmonin galeri të tilla kaq të mëdha. Bëhej fjalë për eksplorues, më saktë rusë, të cilët arritën të pikasin të ashtuquajturin "pusin e fundit", që ishte pjesë e një rrjeti shpellash të ndodhura në Azerbajxhan që tërhoqi vëmendjen e tyre. Prej kohësh, nga këto shpella dilnin ulërima, zhurma të mbytura e zëra të çuditshme. Pasi hynë në brendësi të tyre, eksploratorët vërejtën një dritë të çuditshme ngjyrë të gjelbër si dhe që këto tunele të çonin në drejtim të Kaukazit. Nga pikturat dhe skalitjet e gjetura aty poshtë menduan se bëhej fjalë për shpella prehistorike, por pasi i analizuan, befasia ishte më e madhe: bëhej fjalë për të tilla, edhe më antike. Rrëfimet e eksploratorëve të vjetër aventurierë pohojnë që disa prej njerëzve që kishin hyrë në galeritë e Mbretërisë së Aghartit kishin parë këtë dritë të gjelbër dhe nuk ishin kthyer kurrë më. Kohë më pas u zbulua se ky rrjet tunelesh mbërrinte në sheshe të vegjël prej ku niseshin deri kur lidheshin me galeri nëntokësorë të shkretëtirës së Gobit; të njëjtat që një kohë lidhnin tokën me ishullin e Detit të Gobit! Dhe ndoshta këtu lidheshin me ishujt e paqësorit. Kur vëren gjithë këtë, nuk mund të mos mendosh se duhet të ketë qenë një punë ciklopike, e kryer nga një popull shumë i zhvilluar. Sipas shkencëtarëve, ky sistem galerish duhej të mbërrinte pikërisht në Kinë dhe në Tibet, tamam ashtu si pohonte edhe Osendovski: në fakt, nga ajo që thonë murgjit tibetianë pikërisht këtu duhet të gjendet kryeqyteti i Aghartit dhe që të gjithë tunelet të lidhin me pallatin e Dalai Lamës në Lhasa. Fatkeqësisht, pavarësisht gjetjes së këtyre shpellave dhe galerive në të gjithë botën asnjëherë askush nuk ka arritur të vazhdojë për shkak të shembjeve të mëdha që kanë penguar hyrjen në to dhe e gjitha për shkak të dimensioneve të tyre gjigante; herë të tjera janë penguar qëllimisht hyrjet nga njerëz që njohin vendndodhjen, apo thuhet se në raste të tjerë vetë banorët e nëndheshëm mund të kenë maskuar hyrjet. Dhe fatkeqësisht, deri sot askush nuk ka mundur t'i shohë. E gjithë kjo na bën të kuptojmë se sot njohim shumë pak territoret e Azisë dhe legjendat që flasin për popullsi të zhvilluara me lëkurë të bardhë si dhe galeri shumë të mëdha, të gjata me mijëra kilometra. Një lloj metropolitani botëror që përfaqëson ndoshta vetë ekzistencën e Mbretërisë së Aghartit dhe në sipërfaqe atë të legjendares Mu.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers