Shkërmoqja e shtetit social



Kur në vitin 1989 shembej Muri, nyja e ristrukturimit të shtetit social ishte tashmë në axhendën e vendeve perëndimore prej jo më pak se 15 vjetësh. Ishte bërë edhe një çështje e aftë që të ndante thellësisht rreshtimet politike. Nga njëra anë, ekzistonte një impenjim për të rindërtuar vetë themelet e kontratës sociale, pas më shumë se një shekulli ndërtimi të mundimshëm të sistemeve të mbrojtjes të shtrira gjerësisht, edhe pse mbi baza ngushtësisht kombëtare. Nga ana tjetër, ideja që të mund të ridimensionohen, kurdoherë që nuk mund të ulen në mënyrë drastike, shpenzimet sociale, jo vetëm - siç është deklaruar - për arsye mbështetshmërie financiare, por edhe për të riafirmuar raporte autoriteti në një projekt implicit rikomercializimi të krahut të punës.
Prej pothuajse dy dhjetëvjeçarësh ishte zhvilluar një deligjitimim, fillimisht i heshtur dhe më pas me zë të lartë, i logjikave të lindura të solidaritetit të organizuar. Shpenzimet publike, më shumë se kurrë ato të sektorit policy, qenë akuzuar se prodhonin përgjigje joefikase dhe joefiçente, me efekte të pashmangshme dekurajimi të punës, të iniciativës individuale, të aftësisë autonome të organizimit të shoqërisë civile. Me shtytjen e valës neoliberiste, ushqehej një ndjenjë e përhapur egoizmi social që manifestohej në padisponueshmërinë në rritje të shtresave të mesme për të paguar më shumë për paraqitje të ngjashme, deri sa të minonin vetë bazat e paktit fiskal.
Ky riorientim i gjithanshëm, njëherazi kulturor dhe politik, duhej të influenconte, dhe jo pak, mbi mënyrën në të cilën vendet e Europës Qendrolindore, me rënien e regjimeve kolektiviste, u veprua për të çmontuar sistemet e mbrojtjes dhe të sigurisë sociale, që me tezaurimin e çdo shtytjeje ideale, atyre regjimeve u kishin siguruar bazën e e legjitimimit, në mos të vetmen.
Lidhur me këtë pikë imponohet një refleksion më i vëmendshëm. Megjithëse në diversitetin e aseteve kombëtare - pakashumë autoritare në mekanizmat e "koncesionit" dhe të menaxhimit të të drejtave të nxjerrshme, pakashumë bujare në dhënien e prezantimeve - një emërues i përbashkët është praktikisht për t'u individualizuar në qëndrimin për të realizuar një trade-off fatal midis lirisë dhe sigurisë. Formula nuk ishte e re. E eksperimentuar shumë edhe nga regjimet autoritare e totalitare të djathta qysh nga vitet '20 dhe e konsoliduar fuqishëm në vitet '30, ajo që në shkëmbim imponohej ishte një logjikë kompensimi e humbjes së lirive dhe të drejtave politike në funksion të stabilizimit social dhe të konsensusit. Por, me kalimin e kohës, afirmimi dhe zhvillimi i të drejtave sociale kish vënë edhe premisat për një rrënjosje më të fortë: e drejta ndaj punës dhe sigurisë sociale, e siguruar në formë substanciale, tashmë ishte futur në kushtetuimin material dhe në vetëdijen e shtresave të gjera popullore, kish ndërtuar vetëdijen e një specificiteti kombëtar pozitiv, kish krijuar mbi baza shoqërore - më parë akoma se politike - një ndjenjë përkatësie të fortë. Një karakteristikë e dytë e përbashkët me regjimet e sistemit të përkahjes sociale të vendeve kolektiviste ishte ajo e insistimit mbi shoqëri fuqimisht hierarkike dhe të stratifikuara me mbrojtje mesatarisht egalitare, jo pa efekte të ndjeshëm ngurtësimi të strukturës. Në jo pak sektorë të nomenklaturës dhe të elitave intelektuale, megjithëse të avantazhuar nga benefice të mëtejshëm lidhur me rangun social, kristalizimi i roleve dhe i pozicioneve sociale, imponuar nga regjimet autoritare, duhej të dukej sa më i tolerueshëm dora dorës që theksonin izolimin kulturor dhe ngurtësinë e kufijve respektivisht modeleve perëndimore. Kundër çdo imazhi censure të plotë, duhet kujtuar se qysh përpara vitit 1989 lidhja në rritje midis rrjeteve të komunikimit ishte bërë instrument osmoze intelektuale, asimili modelesh të rinj të prirur për të theksuar "virtytet e reja" të kompeticionit individual dhe të logjikave të tregut, të homologimit të stileve të jetesës në aspiratën për konsume deri më atëhere joaksesibël. Ndërsa rrjetet e mbrojtjes së zgjeruar, që prej sistemeve kolektiviste kishin mbetur strukturat më kualifikuese, bëheshin shënjestër e një procesi delegjitimimi tendencialisht akoma më shumë radikal se ai i shpërthyer në Perëndim dhe, pikërisht pse regjimet e socializmit real përbënin elementin identifikues, qenë destinuar që të shembeshin në mënyrë drastike pa konsideratë të veçantë të kostove dhe të pasojave sociale të vendimeve të tilla.
Në një hark të shkurtër kohor, si në një eksperiment laboratorik, stazhierët e rinj shtriganë të liberalizimeve dhe të kthimit tek tregu i dhanë rrjedhë të lirë impulseve të tyre shkatërruese. Puna, asistenca shëndetësore, pensionet, mobiliteti social nëpërmjet arsimit qysh atëhere nuk qenë më të garantuara mbi bazën e një parimi egalitar dhe universalist. Dhe në fund të një përvoje politike të trishtuar hidheshin bazat për një dramë sociale me përmasa të papara: për herë të parë brezat e rinj të këtyre vendeve njihnin patologji të tilla si papunësia dhe varfëria masive, mjerimi dhe degradimi, edhe moral, i kategorive të tëra sociale. Ato më pak të rinj dhe më shumë të ekspozuara ndaj proceseve të destrukturimit jetonin një gjendje deklasimi të papritur dhe e perceptonin me ankth kthimin në pasigurinë e një aseti kapitalist thelbësisht i privuar nga mbrojtje sociale, në të cilin edhe diferencat e të ardhurave qenë destinuar të rriteshin në mënyrë marramendëse. Në disa vende, në mënyrë emblematike si Rumania apo Bullgaria, krijoheshin kushtet për emigrimet masive, në Perëndim, që do të përfshinin kuota të konsiderueshme të popullsisë së rritur; aq sa për të nxitur - kudo lejoheshin delokalizime në mungesë apo në respektin e munguar ndaj çfarëdo klauzole sociale - ardhje të mëtejshme nga Lindja të grupeve të emigrantëve akoma më të varfër, të ardhur nga satelitët e konfederatës ruse apo nga vendet aziatike. Në qendër të Ballkanit, plagët sociale më pas qenë bërë më akute nga rihapja e frakturave etnike, deri në shpërthimin e luftave dhe të konflikteve civile plagët e të cilëve mbesin akoma sot aspak të shëruara. Në pak vjet, ndjenja e përkatësisë në të njëjtin komunitet kombëtar, e fituar me aq mundim, ka ardhur duke u shkërmoqur. Por edhe në vendet e Europës Qendrore, që kanë njohur përvoja më pak traumatike të kthimit tek tregu dhe tek demokracia, rilançimi i ekonomisë, pas vitesh të gjata jo rritjeje, është paguar me shkurtime drastike të shpenzimit social, përveç se me rritje domethënëse të ngarkesës fiskale dhe të borxhit publik - siç ka ndodhur, me modalitete krejtësisht evidente, në rastin e ribashkimit gjerman. Pak kanë fituar nga transformimi i regjimeve kolektiviste në ekonomitë e tregut. Midis këtyre, sigurisht sektorët më riskues të nomenklaturave të vjetra që janë improvizuar sipërmarrës të paskrupull ose, në mënyrë më të lezetshme, përfitues pa asnjë rrezik të koncesioneve bujare shtetërore dhe të të ardhurave të akorduara nga autokratët e rinj.
Ndryshe nga sa pritej prej demokratëve më të informuar dhe pavarësisht përpjekjes bujare të disa prej protagonistëve të arenës politike të kohës, viti 1989 nuk ka gjeneruar investime të duhura në projektualitete dhe strategji për të menaxhuar tranzicionin, për ta bërë atë socialist të tolerueshëm. Dhe transformimi nga asetet e vjetër në ata të rinj jo vetëm nuk është menaxhuar, por është braktisur në një vorbull interesash kontingjente, zgjedhjesh dhe dinamikash thelbësisht jo të qeverisura. Modele prodhuese dhe sisteme të mbrojtjes sociale të ideuar dhe të implementuar në një perspektivë afatesh të gjata - mbi premtimet e integrimit të aseteve të qëndrueshme tayloriste dhe fordiste, të zhvilluar në mënyrë rritëse në brendësi kufijsh kombëtarë për më tepër mbrojtës - ua kanë lënë vendin në një kohë të shkurtër dhe me ritme të papërmbajtshme ekonomive të hapura dhe të integruara në aspekte mbikombëtarë gjithnjë e më të gjerë. Shfrytëzimi i krahut të punës me kosto të ulët dhe jo e mbrojtur, delokalizimet, fleksibiliteti i punës në mungesë mbrojtjesh, menaxhimi i marrëdhënieve industriale nëpërmjet shantazhit sistematik të përkohshmërisë dhe të pasigurisë, rivendosja e komandës nëpërmjet logjikash kërcënimi (management by terror) apo të futjes së vetëshfrytëzimit janë zbutur nga praktika jokorrekte dhe të paligjshme ndaj parakushtesh fiziologjike, në mos tamam virtuoze, të rikuperimit të kompetivitetit dhe të produktivitetit të imponuara nga ekonomia globale.
Në fakt, rënia e regjimeve socialiste - për sa kohë nuk përbëjnë as model, as alternativë reale ndaj aseteve kapitaliste, aq më pak për të majtën demokratike të Perëndimit - ka kontribuar në mënyrë domethënëse në dobësimin e forcës dhe të aftësisë kontraktore të botës së punës. Por nuk do të arrijmë ta kuptojmë shtrirjen e ndryshimeve të shkaktuara pa një vlerësim kontekstual të përgjegjësisë të disa aktorëve të mëdhenj që në këtë ndodhi marrin një rol të dorës së parë. Në radhë të parë partitë socialdemokrate, të paafta për të kapur mundësitë e krijuara nga shembja e regjimeve autoritare për t'i lexuar me syze të reja transformimet që qysh atëherë vinin e krijoheshin dhe të mbështetur në programe ndërthurjeje sinergjike midis politikave të zhvillimit dhe strategjive të integrimit social me spektër të gjerë. Por edhe Bashkimi Europian, që larg sukseseve të pamohueshme në terrenin e integrimit ekonomik, nuk i ka mbajtur premtimet e tij. Pavarësisht impulsit dhe shpresave të ngjallura nga libri i bardhë i Jacques Delors, harmonizimi i politikave sociale u është besuar mekanizmave të dobta të koordinimit; parametrat e stabilitetit të kërkuara nga unifikimi monetar kanë imponuar shkurtime të mëtejshme dhe të rënda të shpenzimeve publike, duke filluar nga ai social; në mungesë rregullimesh efikase, kalimi tek euroja ka prodhuar një rritje të çmimeve që ka dhjetuar të ardhurat e punonjësve me rrogë dhe të punëtorëve autonomë, tashmë të dobësuar nga humbja progresive e forcës kontraktuale që ka pasuar krizën e mesit të viteve '70. Kohët e fundit, me zgjerimin e Europës nga 15 në 27 vende dhe me hyrjen në të të vendeve, e ardhura e të cilave është më e vogël se gjysma e asaj europiane, tjetër nuk është ditur të propozohet veçse një rritje të fondeve strukturore, në pjesën më të madhe duke ua hequr më të dobtëve të rajoneve perëndimore; veç kësaj, pa u korresponduar shpresave të të ardhurve të rinj, aq sa të hapnin të çara të konsiderueshme për konflikte të rinj shpërndarës, për mërira dhe reagime refuzimi krejtësisht të perceptueshëm në abstenimin elektoral dhe në preferencat e votës të shprehura për rinovimin e Parlamentit të Strasburgut. Por në dobësimin e projektit socialdemokrat dhe në venitjen e një ideje të Europës politike dhe sociale, në gjendje që të zhvillojë një aftësi reale rregullimi të ekonomisë, kanë kontribuar - dhe jo pak - edhe elitat intelektuale. Parimet e barazisë dhe të drejtësisë sociale, për sa akoma të gjithë për të rënë në një kontekst të pazakontë dhe në transformim të shpejtë, shumë shpesh janë hequr dhe, në fakt, hequr nga vetë repertori konceptual i analistëve të sektorit. Vëmendja ndaj kompleksitetit të skenarëve të rinj, vëzhgimi i territoreve hibride në të cilët bashkëjetojnë dhe mbivendosen zhvillimi dhe nënzhvillimi, integrimi dhe përjashtimi social, ka mbizotëruar mbi kërkimin e kushteve për trade off të reja, mbi identifikimin e burimeve të legjitimimit për një shkrim origjinal të paktit social. Në këtë mënyrë, papunësia, varfëria dhe humbja e kohezionit social që pasojnë janë identifikuar - dhe gjithnjë e më shumë justifikuar - si një kosto fiziologjike dhe e pashmangshme e zhvillimit. Aq sa që edhe apeli ndaj vlerave të solidaritetit, i shkulur nga çdo projekt politik dhe jo i përkthyer në mekanizma efikasë rishpërndarës, ka marrë gjithnjë e më shumë aromën e një retorike zbutëse dhe ngushëlluese.
Midis inercive dhe rasteve të munguara, midis erozioneve progresive të të ardhurës (dhe forcës politike), në dëm sidomos të gjendjes të punës me rrogë, dhe gjunjëzimesh dytësore, ajo që është prodhuar është një rishpërndarje heqëse me përmasa të pazakonta. E bjerrë perspektiva e përfshirjes, e barazisë dhe e sigurisë sociale, tjetër gjë nuk ka bërë rrugë përveç një kthim drastik në copëzimin e trupave socialë dhe në pasigurinë si instrumente qeverisës dhe rregullues. Rezultati, aq më pak në linjë tendenciale, është një proces konvergjence i aseteve të sistemeve sociale evropiane mbi baza minimale dhe jo më mbrojtëse, me rritje substanciale të beneficeve kryesisht në favor të grupeve që afrohen në qendër të strukturës sociale. E ezauruar në harkun e shumë cikleve ekonomike shtytja egalitare e universalizimit, rrathët koncentrikë që shënojnë kufijtë midis territoreve të ndryshme të qytetarisë sociale kanë rifituar shikueshmëri dhe konsistencë: nga bërthamë e fortë e kategorive të privilegjuara, të pajisura me forcë kontraktuale më të madhe, një shtrese të gjerë të garantuarish, veç të tjerash gjithnjë e më shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve të përjashtimit, në shtresa dora-dorës më marxhinale të qytetarëve dhe të rezidentëve të privuar nga çdo mbrojtje. Kanë rifituar shikueshmëri dhe konsistencë edhe mekanizmat selektivë të përfshirjes që në kohë kanë operuar për ta kundërshtuar kërkesës e ushtrimit të plotë të qytetarisë të avancuar nga grupe të vjetër e të rinj të përjashtuarish.
Disa opsione të politikës sociale padyshim që e kanë forcuar këtë konvergjencë me karakter reduktiv dhe regresiv:
" prishjen e pakteve të solidaritetit ndërbreznor, nëpërmjet reformave të pensioneve që kanë legjitimuar braktisjen e sistemeve me shpërndarje për kthimin tek kapitalizimi, domethënë braktisjen e llogaritjes rishpërndarëse për një kthim sistematik në mekanizmin kontribues;
" heqjen dorë nga masat efikase të së ardhurës minimale, shoqëruar me politika të shoqërimit të punës;
" përdorimin e paskrupull të kontratave fleksibël, të tilla sa të përjashtojnë sidomos të rinj dhe gra nga një futje e plotë në tregun e punës dhe, për pasoja, nga një realizim i zgjeruar i sigurimeve sociale;
" dhënien emigrantëve të mbrojtjeve të kufizuara apo të aksesit të vështirë, në mungesë të të drejtave të shtetësisë administrative dhe politike që u mundësojnë atyre një impenjim të drejtpërdrejtë për t'u promovuar shtrirjen dhe efikasitetin.
20 vjet nga nëntori 1989 dhe në horizontin e një krize me shtrirje sistemime, jo vetëm shumë prej këtyre nyjeve mbesin të pazgjidhura, por rrugëdaljet paraqiten, nëqoftëse është e mundur, akoma më të mprehta nga sa nuk profiloheshin atëherë. E ezauruar çdo mundësi zgjidhjeje vetëm kombëtare, ajo që imponohet është sigurisht një strategji e përbashkët e aftë që të mundë shtytjet centrifugale, sot mbizotëruese në Europë, me synimin që të qeverisë integrimin midis sistemeve të përkrahjes sociale gjithnjë e më të ekspozuara ndaj sfidash të reja dhe të rënda, parasëgjithash presionin migrator dhe lëvizshmërinë territoriale në kufijtë e Schengen. Është e vërtetë gjithashtu se në skenarin e ri punësimi dhe shteti social rezultojnë në këtë pikë aq të ndërlidhur sa ta bëjnë të kotë çdo tentativë zgjidhjeje që nuk synon të integrojë politikat e punës me ato të sigurisë sociale. Në thelb të problemeve të ngritura, nuk ka dyshim që edhe teknologjitë e welfare do të duhet të rimendoheshin dhe rinovoheshin thellësisht. Patjetër pa lënë pas dore mësimin e klasikëve: për shembull është e mundur që refleksioni i Beveridge mbi virtytet e mira të sigurimeve të detyrueshme është në gjendje, akoma sot, që të japë përgjigje thelbësore ndaj problemeve të të rinjve dhe të grave, të emigrantëve dhe të atyre që nuk mbajnë dot veten. Të gjitha këto, si çdo tregues tjetër, rrezikojnë megjithatë që të rezultojnë në konkluzione të kota aty ku nuk i kushtohet vëmendje parësore nyjes së aleancave sociale dhe politike, ashtu si dhe strategjive të reja që mund të sugjerohen pikërisht nga cenueshmëria në rritje e shtresave të mesme, përkrah kategorive sociale që, të parat dhe më shumë akoma, rezultojnë të ekspozuara ndaj efekteve shkatërrimtare të krizës. Së fundi, mbetet për t'u konsideruar se, sot ashtu si asnjëherë, rilindja e sistemit social - në një logjikë konsensuale dhe jo thjesht stabilizuese - të çon në një problem ndërtimi dhe rindërtimi të institucioneve demokratike që në kuadrin evropian më parë akoma se kombëtar duhet të bëhen arena dhe instrumenti qeverisës i një kontrate të re sociale.
Fiorenzo Girotti jep Shkencë Politike në Universitetin e Torinos.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers