Sahara, radioja pirate, zëri i rebelëve


Nga të gjitha frekuencat marokene, radioja “Rads” është e paligjshme, por çdo natë arrin të transmetojë sinjalin deri në fshatrat e thellë saharianë. Radioja nuk transmeton vetëm lajme, por edhe muzikë të viteve ‘80: “Është një oaz lirie”

Në orën 20:00 të mbrëmjes, Hassan, Hamid dhe Aslamhum ngarkojnë plaçkat e tyre, marrin gamilet dhe nisen drejt shkretëtirës. Është errësirë e madhe përgjatë Saquila el Hamra, shtëpitë e gurta humbasin në horizont, ndërsa lumenjtë rrjedhin nëpër dunat e rërës, sikur të ishin valë deti. Pasi e kalojnë grykën e thiktë, pak kilometra nga porti industrial ku ngarkohen fosfatet e Bukras, ari i zi i një shkretëtire që është shumë e varfër me naftë, ngjiten deri në një portë të betonuar e mbuluar nga shkurret. Kjo pamje të ngjan me atmosferën e librit “Njëmijë e një net”: tendat e sajuara të lidhura mes palmave, burrat me mosha të ndryshme që kullosin gamilet dhe kryetari i veshur me “cheche”, perçja e zezë e arabëve, i sodit me kujdes. Nuk janë luftëtarët e Frontit Polisario, organizata që prej 35 vjetësh lufton për pavarësinë e Marokut, por pastorë dhe qytetarë që i ushqejnë vetes një shpresë: atë që një ditë, populli i tyre të jetojë në kushte më të mira, i lirë nga sovraniteti i Rabat-it. “Shkretëtira është e njerëzve që jetojnë aty, jo e atyre që imponojnë forcën”, shpjegon Mohammes, kryetari i një fisi.
Në tendën e tij, në mes të fshatit, Mohammed mbledh degë nga pemët e portokajve për të ndezur zjarrin dhe për të përgatitur çajin. Hassan çmonton një shufër hekuri që vetëm me imagjinatë mund të përcaktohet si “antenë”. Ashtu si me magji, pas disa sekondash, zëri i një spikeri fillon të buçasë përmes dy altoparlantëve. Kjo është radioja “Rasd”, transmetuesja Republikës Arabe Demokratike Sahariane, e paligjshme nga të gjitha frekuenca marokene, por që transmetohet në valët e mesme 1550 kMz dhe 6300 kMz me shkëputje. “Natyrisht që nuk janë frekuenca të rregullta, por kjo është radioja pirate e shkretëtirës”, thotë duke buzëqeshur Hamid, më parë mund të dëgjohej në internet, por tani Maroku i ka censuruar të gjitha sitet pro-sahariane dhe Hassan, që me zanat është elektricist, ka ndërtuar një pajisje që arrin të kaptojë vendet algjeriane dhe sjell zërin e revolucionit edhe në këtë zonë të largët.
“Radioja ‘Rads’ transmeton informacionet në gjuhën arabe dhe spanjolle. Ndonjëherë në mikrofon dëgjohen edhe luftëtarët e Frontit, që për të informuar popullin e tyre zgjedhin dialektin ‘hassanya’, atë që arabët flasin prej shekujsh, që kur në këtë vend erdhën ‘Maquil’-ët e larguar nga Jemeni”, shpjegon kryeplaku i fshatit. Djemtë e Lajoun-it preferojnë të braktisin qytetet e tyre dhe t’i drejtohen shkretëtirës për të shmangur mundësinë që të zbulohen kur dëgjojnë radion pirate: “Por edhe sepse në këtë zonë, sinjali është perfekt, ndërsa nëpër qytete, marokenët përpiqen t’i çrregullojnë frekuencat. Asnjë nuk na kontrollon dhe mund të ‘vallëzojmë’ nën ritmin e muzikës sonë të preferuar”, shton Hassan.
Një nga arsyet që radioja “Rads” respektohet është fakti se e alternon informacionin me muzikën dhe ndërmjet lajmeve, transmeton këngë të grupeve më popullore mes sahararianëve. “Janë grupe rebele, si ‘Tinariwen’, të cilët konsiderohen si më të mirët”, shpjegon Aslamhum. Është një grup nga Mali, muzika e tyre quhet “Tishoumaren” dhe përziejnë muzikën bluz, rok “chaabi” marokene me ritmet tradicionale “Tuareg”. “Luanin nëpër kampet e refugjatëve ‘Tamashek’ gjatë viteve ‘80. Tani mund t’i dëgjosh në Tindouf, Algjeri, ku jetojnë 200 mijë saharianë shumë të vjetër, gra dhe fëmijë në kushte katastrofike”, tregon Hamid.
Tekstet e tyre janë një përzierje nostalgjie dhe propagande, historish dashurie dhe familjesh të ndara nga lufta, torturash dhe padrejtësish. Më të moshuarve u pëlqen “Ummkaltum”, një këngëtare melodike arabe: “Si Mina juaj”, buzëqesh Aslamhum.
Gjatë ditëve kur Aminatu Haidar ishte bllokuar në aeroportin e Lanzarotës, në Kanarie dhe bënte grevë urie kundër qeverisë së Rabatit, Hassan, Hamid dhe Aslamhum, vinin çdo natë këtu për t’u sintonizuar me radion “Rads”: “Ishte e vetmja mënyrë për të mësuar të vërtetën, duke qenë se televizioni maroken i ka fshehur gjithmonë faktet. Mbrëmjen kur Rabat ra dhe Aminatu mundi të rikthehej në shtëpi, festuam të gjithë së bashku në këtë fshat. Gratë dhe fëmijët u zgjuan, më pas të gjithë filluam të kërcenim e të këndonim”.
Është pothuajse mëngjes kur nga kutia e vogël prej druri dëgjohet me vështirësi himni i saharianëve. Sinjali shkëputet, sepse ndryshojnë frekuencat. “E dimë që autoritetet marokene po na dëgjojnë, prandaj duhet të kemi shumë kujdes”, thotë Hassan.
Por edhe pse i tremben sulmit, çdo mbrëmje transformohen në piratë. “Dhe ne do të kthehemi këtu për të dëgjuar zërin e vetëm të Saharasë së lirë”.

Google+ Followers