Rruga e gjatë dhe e mundimshme drejt civilizimit


Sipas një zbulimi të Yves Coppens, ndarja midis majmunëve dhe hominidëve ndodhi 7.5 milionë vjet më parë, kur u prodhua çarja e Rift Valley, domethënë shkëputjen e Amerikës së Jugut nga Afrika. Këtu, qysh 10 milionë vjet më parë jetonte Keniapiteku, i cili jetonte në pyjet e Afrikës ekuatoriale. Kur ndodhi shkëputja, majmunët e mbetur në Amerikën e Jugut vazhduan që të jetojnë nëpër pyje, kurse ato në Afrikë u desh që të përshtateshin për të jetuar nëpër savana. Hominidët e parë, 6 milionë vjet më parë, provuan që të qëndrojnë në pozicion vertikal. Kjo është e mundur edhe tek majmunët, por në kundërshtim me to njeriu kërkoi që ta ruajë një pozicion të tillë, sepse e kuptoi që duke e ruajtur mund të çlironte duart nga akti i lëvizjes dhe t'i përdorte për gjëra të tjera. Por, fiziologjikisht kockat nuk qenë modifikuar sipas këtij vullneti dhe homicidi këmbëngulte në një periudhë shumë të shkurtër që kockat e tij të përshtateshin për të qëndruar në pozicionin e dëshiruar. Ky është shkaku i shtypjes së vertebrave, i shkëputjes apo i degjenerimit të disqeve intervertebrore, i të ashtuquajturave inflamacione, i shatikut, i hernive fiskale, i dhimbjeve në rajonin e legenit, gurëve të veshkave, diskopative. Veç kësaj, 40 përqind e popullsisë botërore vuan nga dhimbje kurrizi. Ardiphithecus ramidus kababba dhe Ardipithecus ramidus janë hominidët e parë për të cilët ka të dhëna të sigurta. Dhëmbët e qenit qenë veçantia e tyre: kishin marrë një dimension më të vogël respektivisht atyre të tri majmunëve. Ushqeheshin sidomos me fruta, kërcej të butë dhe gjethe të freskëta. Shfaqet kushti gjinia Austrolopitek. Austrolopitechus anamensis ka jetuar rreth 4 milionë vite më parë. Jetonte në përrenjtë e ujit të pyjeve dhe savanave. Dëshmitë e pakta provojnë se ky homicid qëndronte tashmë në pozicion vertikal. Aspektet fizike të kësaj specieje e bëjnë të ngjajnë si me një majmun, ashtu dhe me një njeri. Për shembull, kafka dhe nofulla, shumë e madhe është e ngjashme me ato të mbetjeve të tjera fosile të majmunëve. Veç kësaj, nofullat rezultojnë të konsumuara nga një përtypje e zgjatur, provë që ushqimi është shtrirë në farëra dhe fruta të thata. Supozohet se i përdornin gropat për të ruajtur bulba, fidanë dhe rrënjë. Austrolopitechus afarensis ka jetuar midis 4 dhe 3 milionë viteve më parë. Në këtë specie është e mundur të gjenden ngjashmëri me shimpanzenë: hundë e sheshtë, nofulla e sipërme e dalë dhe një nofull e poshtme voluminoze me dhëmbë të pasëm të mëdhenj. Pesha e meshkujve vërtitej në 45 kilogram dhe gjatësia arrinte deri në 150 centimetra; kurse femrat qenë shumë më të shkurtra: 30 kilogram për 1 metër. Austrolopitechus afarensis filloi që t'i përdorë duart për të përpunuar, transportuar dhe lëshuar objekte. Avantazhe të tjera të pozicionit vertikal, midis të cilave mundësia për të shikuar më përpara. Më vonë filloi t'i përdorë gurët për të copëtuar apo gdhendur objekte të tjera. Për Austrolopithecus bahrelghazali ka akoma dyshime nëse ta konsiderojnë një specie të veçantë apo një variant të afarensis. Madhësia dhe dalja e dhëmbëve rezultojnë shumë të ngjashme me ato të afarensis. I është dhënë emri bahrelghazali pasi është gjetur ditën në shtratin e lumit Bahr el Ghazal, shqip i përkthyer Lumi i gazelave. Kështu, emri i tij i plotë do të thotë njeri i Lumit të gazelave. 2 milionë vite më parë fillon periudha paleolitike. Qe epoka e akullnajave të mëdha, që duke alternuar në periudha më të ngrohta imponon forma të reja përshtatjeje. Nga gurët e parë të gdhendur kalohet në përpunime më të rafinuara: çengela, çomange, sopata, shigjeta, thika, puno. Ekonomia e kësaj epoke është ajo e marrjes: gjueti, peshkim dhe mbledhje. Ndodhi një ndarje e parë e punëve: grave u takonte mbledhja dhe njeriut gjuetia e peshkimi. Por kafshët mishngrënëse qenë përjashtuar. Metodat e gjuetisë qenë të bazuara si mbi forcën fizike, ashtu dhe mbi dinakërinë, si për shembull përgatitjen e disa kurtheve, duke gërmuar gropa ku bënin që të binte preja. Nomadizmi është karakteristika kryesore e kësaj epoke. Një prej problemeve të parë të ushqimit konsistonte në mënyrën sesi të ruheshin rezervat e ushqimit: qysh në Mezolitik popujt nordikë e konservonin ushqimin me të ftohtin, ndërsa në jug Dielli garantonte tharjen. Rreth 3 milionë vjet më parë nga Austrolopitechus afarensis lindin dy linja evolutive: nga njëra del Austrolopitechus Africanus dhe nga tjetra austrolopitekë që do të zhduken. Midis australopitekëve që nuk do të jenë pasues kujtojmë Austrolopitechus robustus, që jetoi rreth 2 deri 1 milion vjet më parë. Pesha vërtitej rreth 40 kilogramëve për meshkujt dhe 35 kilogram për femrat. Austrolopitechus boisei jetoi midis 2.6 dhe 1.2 milionë viteve më parë. Meshkujt arrinin 49 kilogramët dhe 140 centimetra gjatësi, kurse femrat vërtiteshin rreth 34 kilogramëve dhe 120 centimetrave gjatësi. Kishte dhëmbë prerës të mëdhenj, për sa dieta e tij bazohej mbi vegjetalë të fortë që kishin nevojë për një aparat përtypës të përpunuar. Femrat e Austrolopitechus africanus qenë rreth 120 centimetra dhe peshonin 30 kilogram. Kafka fillon të rrotullohet. Është i pranishëm dimorfizmi seksual, por më pak respektivisht amensis. Kjo specie është omnivore dhe në fakt prerësit dhe paraprerësit janë të destinuar që të zgjasin të gjithë jetën. Mosha mesatare ishte rreth 35 vjeç. Rreth 2 milionë vjet më parë shfaqet Homo Habilis. Kishte akoma disa karakteristika primitive, përderisa e kishte fytyrën akoma të dalë përpara, por dhëmbët prerës filluan të zvogëlohen në vëllim dhe kishte një kafkë më të butë. Meshkujt ishin 130 centimetra e peshonin 37 kilogram, ndërsa femrat ishin 130 centimetra të gjata dhe peshonin 32 kilogram. Një fleksion i pjesës së poshtme të kafkës, zgjatje e pjesës së sipërme të frymëmarrjes, rrëshqitje për poshtë e laringut çojnë në supozimin e aftësisë së artikulimit të fjalëve shumë të thjeshta. Ai banonte si në savanë, ashtu dhe në pyll. Habilis filloi që t'i krijojë objektet e veta për t'u mbrojtur, gjuajtur, thyer, grirë, si sulm për të ngjashmit e vet apo për të mbrojtur një territor. Mishi do ta furnizojë trurin e tij me proteina dhe yndyrna për t'u zhvilluar, por inteligjenca jonë nuk do të shtohet me zhvillimin e materies së hirtë, por edhe me përvojën, kuptimin dhe mësimin. Në mënyrë të dukshme tek Homo Habilis duket se qimet zvogëlohen. Aktualisht, numri i qimeve në lëkurët tona është i barabartë me numrin e qimeve të shimpanzesë, por tonat janë në fakt qime të vogla, shumë të shkurtra dhe të buta. Arrijmë kështu në 1.6 milionë vjet më parë, me shfaqjen e Homo Ergaster. Ai ishte i gjatë 160 centimetra dhe peshonte 65 kilogram. Këmbët shumë të gjatë e bëjnë këtë një specie të përshtatshëm ndaj ekspansionit: ai për herë të parë do të dalë nga Afrika, për t'u zgjeruar në Azi dhe në Europë. Kockat e këmbëve të tij të bëjnë të mendosh se dinte të ecte dhe të vraponte si njeriu aktual. Tek ai fillojnë të shfaqen karakteristikat e popullsive njerëzore aktuale: në fakt, një procedurë e gjatë në përpunimin e gurit mund ta implikojë zhvillimin e njuhës njerëzore. Sigurisht që është me këtë specie që zhvillohet ndjenja, vuajtja dhe emocioni. 1000000 vjet më parë shfaqet Homo Erectus, i cili fillon të prodhojë objekte gjithnjë e më kompleksë. Tek ta vërejmë se objekte të tilla fillimisht janë menduar dhe vetëm më pas ndërtuar sipas mendimit të vet. Falë punimeve të gurit kemi zbuluar se ekzistonte tashmë tregtia: në fakt janë gjetur materiale larg nga territori i origjinës së tyre. Ushta, maja shigjete, shpuesa, hanxhari për të punuar lëkurët, sopatat me vrimë për t'i futur një bisht druri, sopata me dy tehe, çomange, bluarëse për të bluar drithërat dhe drapërinj me dhëmbë prej stralli për korrjen e drithërave janë disa prek objekteve që tashmë krijonin. Homo Erectus fillon që të alternojë periudha sedentariteti, gjatë të cilave ngulej në territore që i konsideronte fitimprurëse dhe bëri kështu një zbulim të madh e të dobishëm: 600000 vjet më parë zbuloi zjarrin. Ai e përdori për t'u mbrojtur nga grabitqarët ose për të ngrohur ushqimet. Ka mundësi që e njihte përpara zjarrin. Dinte ta ruante apo ta transportonte. Veç kësaj, e ushqente me dru. Por më pas me të ftohtin zjarri fikej dhe duhej pritur ndonjë zjarr tjetër. Ndoshta, për rastësi, me fërkimin e dy copërave druri zbuloi sesi ta prodhojë. Falë këtij zbulimi, filloi që të gatuajë ushqimet. Atëhere dukej se gatimi i ushqimeve i bënte mishrat më të butë dhe më aromatikë. Ajo që nuk dinin ishte se duke i gatuar, ushqimet bëhen më të përtypshëm, përsa u shpërbëhen fibrat, duke çliruar kështu proteina dhe karbohidrate. Falë zjarrit, njeriu filloi edhe të emigrojë në vendet më të ftohta. Midis 300000 dhe 200000 viteve më parë u shfaq Homo Sapiens Arkaik. Harkimet e vetullave filluan që të jenë më pak të dukshme dhe balli më shumë i dalë. Ai jetonte në grupe prej të paktën 20 individësh. 166000 vjet më parë, midis barërave zbuloi opiumit, një substancë që shërbente si antidot ndaj lodhjes, duke eliminuar dhimbjen apo gjithsesi duke dhënë iluzionin se kjo vërtet ndodhte. Ndërkohë u zbulua edhe alkooli që u përdor për të anestetizuar apo për të kuruar, por që rezultoi se ishte i dëmshëm pasi nëqoftëse nuk përdoret siç duhet kjo substancë mund të shkaktonte vdekjen. 152000 vjet më parë filluan që të përdoreshin gjeste hibride, domethënë më shumë gjeste që së bashku nënkuptonin diçka, por që ruanin një domethënie nëqoftëse përdoreshin veçmas. U arrit kështu në 151000 vite më parë, kur gjestet filluan t'i ngjajnë një diskutimi. 150000 vjet më parë bënë shfaqjen e tyre mesazhet e para simbolike apo të koduara. Në këtë mënyrë, njeriu mund të siguronte diçka nga të ngjashmit e tij nëpërmjet gjesteve. 148000 vjet më parë u zhvillua në tru zona e prozopagnosizë (njohja e fytyrës), shumë e rëndësishme për të njohur anëtarët e ndryshëm të grupit që sa po vinte e po zgjerohej më shumë. 144000 vjet më parë, gjithmonë rreth kësaj zone u zhvillua klinoformizmi: këtu magazinohen të gjitha përvojat negative. 136000 vjet më parë, gjestet fillojnë të dallohen sipas zonës. 133000 vjet më parë, njeriu fillon që t'i transmetojë ndjenjat e veta nëpërmjet kontaktit, me përkëdheljen, puthjen apo përqafimin. 125000 vjet më parë, njeriu nuk kënaqet me të çiftuarin dhe nxjerrjen në jetë të një pjelle, por do të jetë i sigurtë se çifti që po ndërtohet është i sigurtë. 100000 vjet më parë u shfaq Homo Sapiens i Neanderthal, gjithnjë e më i ngjashëm me specien tonë. Gjatësia mesatare ishte 170 centimetra. Dukej se ka marrë pjesë, për shembull, në ceremoni si varrosja e të vdekurve dhe kujdesi për individët e gjymtuar. 40000-35000 vjet më parë u shfaq Homo Sapiens Sapiens. Është specia që arriti të popullojë Amerikën dhe Australinë. Shumë theksojnë se specia njerëzore e ka arritur Amerikën nëpërmjet Ngushticës së Beringut, e cila ndodhet midis Amerikës së Veriut dhe Azisë, e cila atëhere në disa periudha mbetej krejtësisht e mbuluar nga akujt. Kurse të tjerë theksojnë se përpara se të popullohej Australia, disa prej tyre u spostuan në pjesën më jugore të Amerikës së Jugut. Kjo është e provuar pasi vërehet afërsia midis gjuhës indigjene të Amerikës së Jugut me atë të aborigjenëve australianë. Në këtë periudhë ulet bile edhe laringu, kështu që nuk mund të pijmë dhe të marrim frymë në të njëjtën kohë, ashtu siç kishim bërë deri më atëhere. Veç kësaj, fjalët fillojnë të artikulohen më shumë. 26600 vjet më parë njeriu kërkon që të rritet sipas refleksioneve, vëmendjeve, krahasimeve të tij. Lind kështu karakteri. 26525 vjet më parë raporti hierarkik fillon që të komplikohet: kur duhet nuk e siguron atë që do nëpërmjet forcës, por nëpërmjet kompromisit. 26400 vjet më parë, njeriu fillon që të kuptojë të ngjashmit e tij dhe të vihet në rolin e tyre: lind simpatia. Dallon kështu se çfarë gjëje provokon gëzimet dhe dhimbjet, kështu që shtyhet për të parat dhe shmanget nga provokimi i të dytave. Lind kështu njeriu etik, domethënë njeriu që u jepet rregullave për të jetuar me komponentët e tjerë të grupit. 26100 vjet më parë shikon dritën e feve dhe të filozofive të jetës, të karakterizuar nga ritet, por jo nga dogma, ato në fakt janë të mëvonshme. Me fenë lind ekzistenca e shumë zotëve apo e një zoti dhe e një jete jashtëtokësore pas vdekjes. 25200 vjet më parë zhvillohet egoisti, i cili sipas ideve të tij botën e ka të veten. 25148 vjet më parë, njeriu etik zhvillohet duke u vënë fre disa prej dëshirave të tij: për shembull, seksit dhe posedimit të të mirave. Ndërkohë, lind muzika dhe vallëzimi. 24800 vjet më parë zhvillohet dashuria midis një burri dhe një gruaje, element thelbësor që duhet të shoqërojë çiftëzimin dhe që do të garantojë një të ardhme më të qëndrueshme për çiftin. 24180 vjet më parë, i moshuari fillon të konsiderohet person i dobishëm dhe jo i kotë si deri atëhere. Në fakt, ai mund t'u transmetojë më të rinjve ndodhitë e kaluara. 24000 vjet më parë shfaqen manifestimet e para artistike, të përbëra sidomos nga gdhendjet. Këto gdhendje paraqesin sidomos momente gjuetie dhe ato me siguri që bëheshin për motive shpirtërore: në fakt, i paraqesin këto momente gjuetie me shpresën që kjo të ndodhte. 18000 vjet më parë, njeriu fillon që të ndërtojë banesat e veta, fillimisht të ndërtuara thjesht me kashtë. 9000 vjet më parë në Siri gjejmë furra buke. 8500 vjet më parë, në Jericho, shtëpitë prej kashte fillojnë që t'ua lënë vendin shtëpive të ndërtuara me muraturë. 8300 vjet më parë shfaqet qeramika e modeluar: për shembull, ndërtohen vazo dhe qypa. Nga 10000 deri në 3000 vjet më parë fillon periudha Neolitike, periudhë në të cilën përsoset punimi i gurit dhe zbuten kafshë e bimë, nga këtu lindja e blegtorisë. Veç kësaj, njeriu filloi që ta braktisë nomadizmin për të ndërtuar fshatra të qëndrueshëm. Megjithatë, njeriu nuk u bë sedentar; lindi blegtoria, në realitet në Neolitik, por edhe më pas. Blegtoria nuk praktikohej në brendësi të gardheve, por në lëndinat e lira. Mund të ndodhte kështu që pas një periudhe kjo tokë të mos ishte pjellore, kështu që duhej spostuar. Kafshët e para të zbutura qenë delja (8.000 B.C.), dhija (7500 B.C.), derri (7000 a.C.), buajt në vitin 6000 B.C. Midis produkteve bujqësore janë kungulli, domatja, avokadoja, fasulet në Amerikën Qendrore (3500 B.C.) apo patatja në Perù. Arrat e kokosit dhe bananet shfaqen në ushqimin aziatik, ulliri në Mesdheun lindor. 3500 vjet më parë zhvillohet shkrimi, përfundon kështu në këtë mënyrë parahistoria dhe fillon historia. Ndërkohë, në Mesopotami, në Egjipt dhe në Kinë fshatrat fillojnë të transformohen në qytete ku lind edhe administrata politike.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers