Qefini misterioz



Qefini. Ose ndoshta në shumës, qefinët. Kode dhe dokumenta, të redaktuar shpesh herë në distanca të mëdha kohe nga ditë kur, sipas Ungjijve, savani me të cilin u mbështoll trupi i Jezusit mbeti bosh, nuk ndihmojnë për të qartësuar gjërat. Ndoshta rrëfejnë për atë origjinalin, apo për një prej kopjeve të shumta të tij, pak a shumë të vlefshëm të hedhur në qarkullim gjatë shekujve nga artistë të frymëzuar apo falsifikatorë të etur për para. Kështu që, maturia në tentativën për të rindërtuar udhëtimin që relikja mund të ketë kryer nga Palestina e shekullit të parë e deri sot, është e detyrueshme.
Qefini "origjinal" është i ruajtur në Duomon e Torinos dhe besimtarët (priten 2 milionë nga e gjithë bota) munden që ta vizitojnë nga 10 prilli deri në 23 maj me rastin e ekspozesë së shtatë nga viti 1898 e deri më sot. Për të dimë me siguri informacione, duke filluar nga gjysma e shekullit XIV, kur i ishte besuar Lireyt në Francë. Për historinë e mëhershme të tij mbretëron një errësirë e madhe, që mbushet aty-këtu nga shfaqjet e saj në Turqi, Greqi dhe në kufirin mes Francës dhe Spanjës. Por besueshmëria e këtyre referimeve është e gjitha për t'u verifikuar, sepse ka një mbivendosje me një tjetër rrobë shumë të vlerësuar nga komunitetet e krishterë të Lindjes, Mandilioni. Ky i fundit, sipas burimeve, gjendej me siguri në Edesa (Urfa e sotme në juglindje të Turqisë) mes viteve 525 dhe 540 pas Krishtit dhe ndoshta edhe më parë.
Të ndryshme, por të njëjta?
Sindon, apo mbështjella është fjala greke që apostujt, Marku, Mateu dhe Luka përdorin në vitet 60 dhe 80 pas Krishtit për të përshkruar në ungjijtë e tyre qefinin në të cilin Jozefi i Arimateas vendosi trupin e Nazarenit (në Ungjillin e katërt, Xhovani foli për othonia, "fashë"). Termi mandilion, me origjinë perse paraqiste në fakt rrobën me të cilën Jezusi kishte pastruar fytyrën, duke lënë disa tipare të fytyrës. Duke parë ndryshimin e dimensioneve, atëherë si është e mundur të ngatërrohen të dy rrobat? "Për ta kuptuar duhet që të rilexojmë me vëmendjen Doktrinën e Adait (një ungjill apokrif i shekullit IV që ripërsëriste një tekst më të lashtë të vitit 150)", shpjegon Barbara Fale, studiuese e arkivit të Fshehtë të Vatikanit. 'Aty rrëfehet se Mbreti i Edesës, Abgar dërgoi një piktor për të realizuar portretin e Jezusit dhe që, duke parë vështirësitë në realizimin e kësaj detyre, vetë Jezusi i kish dhënë një rakos tetradiplon, një "copë të palosur në tetësh" me të cilën sapo ishte fshirë". Sapo ishte hapur, rroba do të kishte rikthyer jo vetëm fytyrën, por edhe figurën e plotë të Jezusit. "Më vonë, në shekullin VII erdhi edhe dëshmia elokuente e Peshkopit Andrea të Kretës që, duke folur për kohën e Edesës, specifikoi që aty përfshihej imazhi i një trupi".
Duken si prova shteruese në favor të një korrespondimi mes qefinit dhe mandilionit, por jo të gjithë bien dakord... "Në Edesë kishin vetëm një facoletë, asgjë më shumë", kundërpërgjigjet Gian Marco Rinaldi, ekspert i CICAP që prej vitesh i është përkushtuar çmaskimit të marrëzive që thuhen në lidhje me qefinin. "Nëse Mandilioni paraqiste Jezusin me sytë e hapur, i gjallë, çfarë lidhje do të kish patur me qefinin, në të cilin paraqitet një i vdekur?" Përplasja mes "autenticistëve" nga njëra anë dhe skeptikëve nga ana tjetër është e fortë. "Tregu i relikeve ishte në lulëzim", vazhdon Rinaldi, "kështu që çarçafë të varrimit të Jezusit u prodhuan me bollëk në të gjithë botën. Për të mos folur për copa më të vogla, të pastra apo edhe të gjakosura, si përshembull qefini që ruhet në Oviedo, në Spanjë. Eshtë e ditur që mes shekujve XIII dhe XIV në kisha, mbi të gjitha në ato franceze, recitoheshin gjatë Javës së Shenjtë skena të Pasionit dhe që përpiqeshin të realizoheshin në mënyrë sa më realiste. Kryqëzohej një trup i leshtë dhe më pas ai varrosej. Të dielën në mëngjes tre gra, ndoshta për ta bërë sa më real aktin e ringjalljes nxirrnin prej aty një "qefin" të boshatisur. Kështu pra lindi tradita e çarçafëve".
Imitim
Për të mbështetur tezën e atyre që nuk besojnë në autenticitetin e Rrobës së Shenjtë, vjen në ndihmë një episod që ka ndodhur në vitin 1390. Prej afro tridhjetë vitesh, rroba ndodhej në Lirey, në Francë, në duart e familjes fisnike de Charny. Megjithatë, një ditë Pierre d'arcis, peshkop i Troyes, në Dioqezën e të cilës ndodhej Lirey) i shkruajti Papës Klementi VII, duke akuzuar Geoffroy II de Charny si dhe të tjerë klerikë të vendit të tij se, fitonin para duke shfrytëzuar besimin e njerëzve. Sepse - denonconte ai - qefini ishte në të vërtetë vetëm një falsifikim vulgar i prodhuar nga një artist disa dekada më parë. Papa e zgjidhi këtë çështje, duke pranuar të vazhdohej, por vetëm me kushtin që të thuhej çdo herë, me zë të lartë që ta dëgjonin besimtarët, se bëhej fjalë vetëm për një kopje dhe jo për qefinin e vërtetë të Jezu Krishtit.
Nëse do të ishin të vërteta fjalët e d'Arcis - të konfirmuara në mënyrë jo të drejtpërdrejtë nga datimi si dhe analizat e radiokarbonit që u kryen në vitin 1988 në disa kampionë të rrobës së shenjtë, diç do ta shohim - para shekullit XIV nuk duhet të ketë ekzistuar asnjë qefin, ose të paktën nuk do të ketë ekzistuar ai i Torinos. E megjithatë, Barbara Frale këmbëngul për të kundërtën. Kronologjia e saj fillon madje nga viti 150-200, kur qefini-mandilion mendohet të ketë qenë tashmë në Edesë. "Në ungjillin apokrif të Nikodemit është shkruajtur se, bashkëshortja e Ponc Pilatit, Klaudia Prokula, simpatizante e të krishterëve ia besoi rrobën Shën Pjetrit", pohon studiuesja e Vatikanit "dhe një tjetër apokrif i quajtur ungjilli i hebrenjve, flet për një zënkë që mendohet të ketë shpërthyer pikërisht për faj të asaj rrobe. Të dy tekstet i përkasin shekullit të dytë dhe janë të njëkohshëm me Doktrinën e Adai, që në fund të fundit është emri në gjuhën siriane i Tadeut të Edesës, një prej shtatëdhjetë dishepujve të Jezusit. Pra, jo vetëm që në atë moment qefini-mandilion ekzistonte tashmë, por mund të besohet se ndodhej pikërisht në Edesa.
Vendosja në këtë vend duhet t'i ketë garantuar të paktën shtatë shekuj qetësi qefinit, pavarësisht se arabët e pushtuan qytetin në shekullin e shtatë. Më pas, befasisht, në vitin 944 gjenerali bizantin Giovanni Curcuas u shfaq në qytet. Misioni i tij ishte të merrte robën i dërguar nga Perandori Konstantin Porfirogenito. Në këmbim do të liroheshin 200 të burgosur myslimanë që mbaheshn në Kostandinopojë dhe gjithashtu emiri i Edesës do të merrte 12 mijë monedha të arta. Marrëveshja u krye dhe qefini-mandilion mbërriti në kryeqytetin bizantin ku, për 260 vite qëndroi në kishën e Pharos, i paprekur.
Në vitin 1201, kujdestari perandorak i relikes së shenjtë, Nicola Mesarites, në kulmin e një revolte drejtuar pallatit të perandorit gjeti edhe kohën për të bërë një përshkrim entuziast. Sigurisht që nuk e imagjinonte se 3 vjet më vonë, për shkak të dështimit të rëndë të kalorësve të kryqëzatës së katërt, qefini do të zhdukej përsëri. Pothuajse. "Në vitin 1205 rroba e shenjtë ndodhej në Athinë, nën mbrojtjen e dukëve të la Roche, që e kishin marrë që nga koha e kryqëzatave", vazhdon rindërtimin e tij la Frale. Kaluan edhe tetëdhjetë vite të tjerë, kur nuk dihej më asgjë për qefinin, ai u rishfaq në anën tjetër të Mesdheut në fshatin e vogël të Mas Deu, në këmbët e Pirenejve, në duart e kalorësve Templarë. La Frale, gjithmonë ajo, ka gjurmuar në arkivat e Vatikanit proces verbalin e marrjes në pyetje që ndodhi në 1287 të kavalierit Arnaut Sabbatier para Inkuizicionit. Aty thuhet se, Templarët kishin në zotërim një rrobë të gjatë me pamjen e një burri.
QEFINI I TORINOS/Peripecitë e pëlhurës
Enigmat që e mbështjellin qefinin, megjithatë nuk janë vetëm historike, por janë edhe shkencore. Ende nuk ekziston një shpjegim i pranueshëm se si mund të jetë formuar në një rrobë imazhi "në negativ" i një burri rreth 1.75 metra të gjatë që kish mbi vete shenjat e qindra plagëve si dhe ato të kryqëzimit, duke mos përjashtuar pra hipotezën e mrekullisë. Vetë kisha përpiqet të tregohet shumë e matur. "Nuk besohet tek qefini, por vetë qefini ndihmon për të besuar", thotë monsinjor Giuseppe Ghiberti, president i Komisionit Dioqezian për qefinin e Torinos. 'Korrespondenca mes rrëfimit për imazhit që përfshin si dhe rrëfimit ungjillor prodhon tek njerëzit një ndjenjë empatie dhe dashurie për njeriun-Krisht që ka vuajtur"
Mund të jetë rastësi, por sa herë që afrohet një ekspozim rindizen debatet mes atyre që besojnë se imazhi është krijuar në mënyrë të mrekullueshme dhe atyre që përpiqen ta riprodhojnë, duke përdorur nocione të kimisë dhe fizikës, apo, thjeshtë kufizohet duke lënë të rendë fantazinë. Mes teorive më të guximshme që kanë dalë vitin e kaluar janë dy të tilla që pretendojnë se pëlhura është në të vërtetë vepër e Leonardo Da Vinçit
Peripeci
Burimet heshtin përsëri në lidhje me atë çfarë ka ndodhur në dekadat e mëvonshme. Për qefinin do të fillohej të flitej sërish në vitin 1356, kur ai ndodhej në Lirey dhe që aty e tutje historia e tij është e ndarë përsa u përket studiuesve. Më pas, relikja do të transferohej në Chambery me dëshirën e pronarëve të rinj, dukët e Savojës dhe aty rrezikoi që të shkatërrohej fare nga një zjarr që ra në vitin 1532. Më pas u transferua në Milano në 1537, në Nicë dhe Verceli, ndërkohë që në vitin 1553 iu mor francezëve të Henrikut II nga Klaudio Antonio Kosta, i cili e fshehu nën mantelin e tij qesen ku ishte futur. Pra në vitin 1561, rroba e shenjtë u rikthye në Chambery. Zhvendosja e fundit dhe definitive në Torino ndodhi me vendim të Emanuel Filibertos në vitin 1578. Që nga qendra piemoneze rroba e shenjtë do të lëvizej edhe dy herë të tjera. Në vitin 1706 për të shkuar në genova (Torino ishte nën rrethim) dhe në vitin 1939, kur, për shkak të Luftës së Dytë Botërore migroi edhe më larg, drejt Montevergines prej ku u rikthye në vitin 1946.
Kujdes
Enigmat që e mbështjellin qefinin, megjithatë nuk janë vetëm historike, por janë edhe shkencore. Ende nuk ekziston një shpjegim i pranueshëm se si mund të jetë formuar në një rrobë imazhi "në negativ" i një burri rreth 1.75 metra të gjatë që kish mbi vete shenjat e qindra plagëve si dhe ato të kryqëzimit, duke mos përjashtuar pra hipotezën e mrekullisë. Vetë kisha përpiqet të tregohet shumë e matur. "Nuk besohet tek qefini, por vetë qefini ndihmon për të besuar", thotë monsinjor Giuseppe Ghiberti, president i Komisionit Dioqezian për qefinin e Torinos. 'Korrespondenca mes rrëfimit për imazhit që përfshin si dhe rrëfimit ungjillor prodhon tek njerëzit një ndjenjë empatie dhe dashurie për njeriun-Krisht që ka vuajtur".
Analiza e radiokarbonit e kryer në vitin 1988 nga laboratorët e Oksfordit, Tuksonit dhe Zyrihut ka vërtetuar megjithatë se rroba i përket periudhës mesjetare. E megjithatë, grindja vazhdon sepse sot, pas më shumë se njëzetë vjetësh të paktë janë ata që vënë dorën në zjarr për saktësinë e atyre analizave. "Falë një modeli statistikor të përpunuar në bashkëpunim me universitetet e Londrës, Parmës dhe Triestes, kemi treguar se si të dhënat e përftuara në vitin 1988 nuk janë shkencërisht të besueshme", shpjegon Giulio Fanti, docent i matjeve mekanike dhe kimike në Universitetin e Padovës. "Në fakt nuk është absolutisht e mundur që në një kampion prej disa centimetra katrorë, si ai i përdorur për të kryer testimet, të mund të rregjistrohet një hendek kronologjik prej dy shekujsh (Oksfordi e fiksoi datën më të hershme në 1155, Tucson atë më moderne të 1359). Kjo është e shpjegueshme vetëm me një kontaminim mjedisor të pëlhurës, që do të thotë se, rezultati i vitit 1988 nuk është i qëndrueshëm".
Nëse sot ekziston vullneti për ta bërë, mund të gjendet data me teknologji më të sofistikuara. Veç të tjerash, gjysma e pëlhurës që është përdorur atëherë ndodhet e vulosur në Torino "dhe është e vetmja për të cilën mund të garantojmë autenticitetin", thotë me shaka monsinjor Chiberti. "Çdo ditë vjen tek kryepeshkopi i Torinos një kërkesë për vlerësimin e kryer nga ana e shkencëtarëve, që thonë se kanë punuar me materialin". Në fakt, nga qefini nuk hidhet tej asgjë. Nëpër botë, qarkullojnë kampionë mikroskoopikë të pëlhurës. Nuk mungojnë as mburravecët. Gian Marco Rinaldi ia ka çjerrë maskën njërit në vitin 2002. "Quhej Dmitrij Kuznetsov dhe arriti të botojë plot dhjetë artikuj shkencorë, në të cilën demonstronte në mënyrë eksperimentale se zjarri i Chambery do të kishte prodhuar një tepricë radiokarboni tek qefini, e domethënë një "rinim" të pëlhurës. Në atë epokë, shumë nga ata që merreshin me qefinin e përshëndesnin si hero". Por nuk i eci. "Për dy vite isha në gjurmë të tij. Në fund zbulova jo vetëm që fliste të pavërteta, por edhe që muzetë dhe institutet ruse dhe uzbeke prej nga këmbëngulte se kish marrë kampionët për eksperimentet e tij as nuk ekzistonin".
Debate
Mund të jetë rastësi, por sa herë që afrohet një ekspozim rindizen debatet mes atyre që besojnë se imazhi është krijuar në mënyrë të mrekullueshme dhe atyre që përpiqen ta riprodhojnë, duke përdorur nocione të kimisë dhe fizikës, apo, thjeshtë kufizohet duke lënë të rendë fantazinë. Mes teorive më të guximshme që kanë dalë vitin e kaluar janë dy të tilla, që pretendojnë se pëlhura është në të vërtetë vepër e Leonardo Da Vinçit (që ka jetuar një shekull pas lajmeve të parë historikë për qefinin e Torinos). Sipas amerikanes Lillian Schwartz, konsulente e shkollës së arteve pamorë në New York, Mjeshtri duhet ta ketë realizuar imazhin "në një dhomë primitive të errët". Rrethana që, nëse vërtetohen do të çonin pas në kohë edhe me 400 vite lindjen e fotografisë".
Gazetarja italiane, Vittoria Haziel, ka çuar përpara nga ana e saj hipotezën e pirografisë, duke thënë se Leonardo ka realizuar autoportretin e tij në pëlhurë, duke përdorur një hekur të nxehtë.
Ndërsa në frontin e atyre që këmbëngulin në autenticitetin e qefinit, treguesi më i fundit vjen nga Barbara Frale. Studiuesja ka interpretuar disa shkrime që duket se kanë mbetur të stampuar në pëlhurë pasi, siç ka shpjeguar "dikush ka përdorur dorëshkrime të mbledhur rrotull mbi pëlhurë për ta bërë të njohshme kufomën". Mëkat që gërmat rezultojnë të padukshme për një sy jo të stërvitur dhe shumë pak të qarta qoftë edhe për një specialist. Aq sa, për të pastruar imazhin dhe gjetur gërmat, u desh që të hyjë në fushë, në gjysmën e viteve nëntëdhjetë, Instituti i Optikës i Cnrs-së franceze. Sipas Frale, fraza e plotë është: "Jezusi i Nazaretit i dënuar, me vdekje, sepse u gjet fajtor" dhe është shkruajtur pjesërisht në greqisht, pjesërisht në latinisht dhe pjesërisht në gjuhën aramaike. Shumë gjuhë? "Eshtë shkruajtur në shumë gjuhë, sepse në shekullin I Jeruzalemi ishte një qytet shumëetnik, në të cilin flitej latinisht, greqisht, gjuha aramaike, nabateoike dhe demotike".
Në çfarëdolloj gjuhe të ishte shkruar, ai mesazh përmbante një profeci: njeriu i qefinit do të bënte që të flitej për të për shumë, shumë vite të tjerë.
Torino - kulmi i trekëndëshit të magjisë
Pa dyshim që Torino është qendra italiane e okultizimit. Sheshet e saj kanë qenë gjithnjë sfond i fenomeneve të pashpjegueshme. Dihet se magjistarë e profetë të të gjithë kohëve kanë zgjedhur të rrojnë pikërisht në Torino. Sipas ezoteristëve, qyteti i Torinos është njëri nga kulmet e dy trekëndëshave gjeografike, ai i magjisë së bardhë, që e lidh me Pragën dhe Lionin, dhe ai i magjisë së zezë që e lidh me Londrën dhe San Franciskon.
Ezoteristët pohojnë gjithashtu se energjia pozitive buron nga pika nevralgjike e piazza Castello, ose më saktë, nga vendi ku ngrihet Palazzo Reale që lidhet me shatërvanin e Tritonit. Kangjellat e Pallatit, të rrethuara nga statujat e bijve të Zeusit, Kastorit dhe Poluksit, shënojnë kufirin mes qytetit të shenjte dhe atij diabolik. Pikat ku është më i lartë përqendrimi i forcave pozitive janë pikërisht te kangjellat e Palazzo Reale ku dikur u shfaq në publik Sacra Sindone, ose Qefini i Shenjtë, dhe gjithashtu edhe tek Mole Antonelliana.
Mole Antonelliana duket se rrezaton mbi gjithë qytetin energjitë pozitive nga nëndheu. Në lidhje me këtë temë, ja vlen të përmendim të famshmin Gustavo Adolf Rei për fuqitë paranormale të të cilit ekzistojnë shumë histori dhe legjenda. Për sa i përket magjisë së bardhë, duhet thënë diçka edhe për Piazza Solferino me të famshmen Fontana Angelica. Ky shatërvan përbëhet nga katër grupe statujash, të cilat janë ngritur sipas rregullave të masonerisë.
Energjia pozitive e qytetit shtohet edhe më tepër nga prezenca e Sacra Sindone, qefinit të shenjtë që, sipas traditës, është përdorur për të mbështjellë trupin e Krishtit, pasi u hoq nga kryqi. Por sipas traditës ezoterike, kush zotëron një nga reliktet e Krishtit i zotëron të gjitha. Kështu që prania e Qefinit të Shenjtë në Torino i garaton qytetit edhe prezencën e simboleve të tjera të krishtërimit.
Prej këtej buron bindja se kisha Gran Madre di Dio, në rrëzë të kodrinës torineze, ruan në brendësi të saj Sacro Gral-in, kupën me të cilën piu Jezusi gjatë Darkës së Fundit dhe në të cilën u mblodh gjaku i tij pas kryqëzimit. Si provë për këtë duket se shërbejnë dy statujat në hyrje që përfaqësojnë Besimin dhe Religjionin.
Dhe si për të mos lënë mangët asgjë, thuhet se në bodrumet e Basilica di Maria Ausiliatrice ruhet një kryq i realizuar nga druri i kryqit ku u kryqëzua Jezusi.
Qindra mijëra pelegrinë shkojnë në Torino të shohin pëlhurën e qefinit të Jezusit
E Martë, 04.20.2010, 06:15pm (GMT1)
Pëlhura e famshme me të cilën mendohet të jetë mbështjellë Krishti pas kryqëzimit, është prezantuar në Katedralen e Torinos dhe mund të shihet deri më Rreshajat. 1,8 milionë pelegrinë duan të shfrytëzojnë rastin.
Hildegard dhe Ernst Rump kanë ardhur nga Bad Laer nga landi gjerman i Saksonisë së Poshtme në Torino, për të parë pëlhurën e Krishtit. Ky çift i moshuar është shumë i interesuar për historinë e artit dhe për fenë dhe është i gëzuar që ka gjetur dy bileta, për të parë pëlhurën e ekspozuar. Megjithëse të dy nuk kishin rezervuar gjë në internet, siç rekomandojnë urgjentisht organizatorët e Dioqezës së Torinos.
Në radhën e gjatë të njerëzve lëviz edhe çifti Rumps në kopshtin e pallatit mbretëror në Torino, drejt Katedrales relativisht të vogël. Një çati prej pëlhure bën hije dhe mbron radhën e njerëzve nga dielli i fortë i pranverës në Italinë e Veriut.
Vetëm tre minuta
Ngadalë lëvizin pelegrinët në rruginat e Muzeut Historik para Katedrales. Një semafor sinjalizon nëse duhet të ecësh, apo të qëndrosh. Në Katedrale është gjysëmerrësirë. Pëlhura e lirit me përmasat katër metra me katër, varet pas një xhami antiplumb, e ndriçuar fort mbi altar. Majtas dhe djathtas dy policë qëndrojnë roje.
Për Hildegard Rump e gjitha është shumë mbresëlënëse: "Nuk është se mbetem pa mend, por më prek. Në fakt duhet ta shohësh në qetësi". Atyre nuk u mbetet shumë kohë për ta parë. Vetëm tre minuta mund të qëndrojnë para pëlhurës, për të parë shenjat mbi të. Fotografimi është i ndaluar. Disa dhjetëra mijëra njerëz hyjnë në kishë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Pëlhura tregon shenjat e fytyrës dhe konturet e trupit të një burri me mjekër, i cili është torturuar në duar dhe këmbë. Gjurmë gjaku duken në ballë, ku ka patur kurorën me gjemba. "Për mua personalisht, është vërtetim i përshkrimeve të testamentit të ri dhe i mesazhit të ringjalljes së Jezu Krishtit", thotë pelegrini Ernst Rump. "Këtu kemi disa pika konkrete referimi, se si duhet të ketë ndodhur. Këto nuk janë gjëra që përbëjnë besimin, por që e mbështesin dhe e konfirmojnë atë".
Për katolikët pëlhura e varrit, që ndodhet në pronësi personale të Papës, është reliktja më e çmuar. Monsignore Guiseppe Ghiberti, organizon shfaqjen e saj në peshkopatën e Torinos. Ai mendon se, pëlhura në epokën e sotme vizuale fiton një vlerë krejt tjetër. Figura e birit të Zotit është më e fortë se fjala e Zotit thotë ai: "Për kishën është shumë me rëndësi që të tregojë diçka, që paraqet jehonën e ungjijve. Mesazhi sot është po aq i rëndësishëm si para qindra vjetësh".
Pëlhura tregon shenjat e fytyrës dhe konturet e trupit të një burri me mjekër, i cili është torturuar në duar dhe këmbë. 3000 ndihmës vullnetarë do t'i orientojnë masat e pelegrinëve deri në fund të majit. Më 2 maj, Papa vjen personalisht në Torino. Për njerëzit e biznesit, pëlhura është një bekim i vërtetë. Pëlhura e varrit apo (sindone në italisht) është edhe si libër i çmuar, si pullë poste edhe si poster. Dyqanet e suvenirëve janë plot, në hotele nuk ka më vende bosh. Është hera e parë prej vitesh, që pëlhura e varrit të Krishtit ekspozohet përsëri në Torino.
Deri sot, shkenca nuk e ka të qartë, se si shënjat e fytyrës së burrit kanë lënë gjurmë në pëlhurë. Nuk është bojë, nuk është as fotografi, kjo është fare e qartë. Bruno Barberis, konsiderohet si një nga ekspertët më të njohur për kërkimet në lidhje me pëlhurën e varrit. Nëse burri në pëlhurë është me të vertetë Jezu Krishti, është e pasigurtë edhe pas 100 vjetë studimesh, thotë ai në bisedë me DW: "Nuk kam përgjigje përfundimtare dhe të qartë. Unë vetëm mund të them, se me të dhënat që kemi sot mund të thuhet, se propabiliteti është shumë i lartë. Kjo është gjithçka që unë mund të them. Pas dhjetë, pesëmbëdhjetë vjetësh pas studimeve të mëtejshme do të jemi ndoshta në gjendje të themi diçka më të saktë. Kjo është e mundur". Bruno Baberis planifikon një përcaktim të ri të moshës së copës me metoda më të sakta se para tridhjetë vjetësh. Në atë kohë copa qe vlerësuar të kishte një vjetërsi afro 1300-vjeçare, përfundim që u arrit me metodën radiokarbonike.
Kisha Katolike i mbështet studimet. Sipas kryepeshkopit Severino Poletto, nuk ka shumë rëndësi nëse shenjat janë të vërteta apo jo. Admirimi i relikeve në vetvete është një shenjë e besimit të gjallë. Njerëzit duhet të vijnë pa paragjykime tek pëlhura, tha kryepeshkopi me rastin e hapjes së ekspozimit të pëlhurës.

Google+ Followers