Planeti X apo Nibiru mund të jetë shkaktari i "fundit"



Shkaku i vërtetë i ndryshimit të klimës, aktivitetit vullkanik, intensifikimit të aktivitetit sizmik etj., është afrimi i planetit Eris me sistemin tonë diellor. Shkencëtari Cristian Negureanu dërgoi këtë shpjegim për çështjen e Planetit X apo Nibiru

Shkaku i vërtetë i ndryshimit të klimës, aktivitetit vullkanik, intensifikimit të aktivitetit sizmik etj., është afrimi i planetit Eris me sistemin tonë diellor, ndërmjetësi i quajtur 2003 - UB - 313 dhe i njohur në Antikitet me emra të ndryshëm si: Nibiru, Marduk, Nemesis, Hercolubus, Planeti i Zotit, Planeti i Perandorisë, Planeti i Kryqit apo Planeti i Kuq.
Më poshtë jepet një dokument i shkurtër i kontaktit të parë (më të fundit) me Eris-in:
Për herë të parë, ky planet është vrojtuar më 21 tetor të vitit 2003, me anë të teleskopit 1.22 Oschin, nga pika e vëzhgimit në Malin Palomar në Kaliforni. Është zbuluar nga Michael E. Brown, Chad Trujillo dhe David L. Rabinovitz, më 5 janar të vitit 2005, bazuar në foto të bëra në datën e sipërpërmendur. Vëzhgime të tjera të publikuara në tetor të vitit 2005, treguan një satelit të quajtur Dysnomia (Gabriel). Planeti Eris/ Nibiru, i cili i afrohet tokës periodikisht një herë në 3600 vjet, sjell ndryshime të klimës, si ngrohja globale me gjithë pasojat e saj natyrore - shkrirjen e akujve, zhdukjen e gjelbërimit, tharjen e kores së tokës, pakësimin e oksigjenit etj. Efekti i shkrirjes së akujve, për shkak të ujërave të ëmbla, do të jetë fundi i sistemit natyral termo-saline, që lejon qarkullimin e rrymave të ftohta drejt veriut dhe ngrirjen e zonave të shtrira në veri-perëndim të Europës dhe veri-perëndim të Shteteve të Bashkuara.
Shkurtimisht, ja ku është procesi që ndodhi gjatë dy periudhave të fundit, në të cilat "Planeti i Zotit" ka kaluar midis Marsit dhe Jupiterit, e cila është edhe pika më e afërt me Tokën: 7,200 vjet më parë, përmbytja e njohur si "Përmbytja e Noesë", papritur solli ndryshime në temperaturë, stuhi të forta dhe orteqe uji nga Antarktida të dala nga "Burgu i akullt". Dr. John T. Hollin në Universitetin Maine (SH.B.A) mendon se copa të mëdha dalin periodikisht nga akujt e Antarktidës duke krijuar një rrjedhë të madhe. 3,600 vjet më parë, gjatë eksodit të çifutëve nga Egjipti, në mes të mijëvjeçarit të dytë, planeti tokë pësoi përmbytje të mëdha. "Një trup qiellor, që kohët e fundit hyri në sistemin tonë diellor - një kometë e re - u afrua shumë me tokën, duke shkaktuar zhdukjen e mundshme të shtresës së akullt.
Situata aktuale - shkrirja e akujve është intensifikuar
Ndryshimet klimatike dhe gjeologjike do të rriten sepse planeti Eris/Nibiru nuk i është afruar akoma Plutonit, pika e tij më e afërt me Tokën. Kjo supozohet të ndodhë midis viteve 2012 - 2014. Sot, fenomene të ngjashme (ngrohja globale dhe aktivizimi vullkanik) gjithashtu ndodh edhe në planetet e tjera nga sistemi ynë diellor për shkak Eris/Nibiru. Ja disa shembuj:
- Hëna e Neptuni po ngrohen, Plutoni po përjeton një nxehtësi të jashtëzakonshme (sipas Institutit për të Rejat Teknologjike në Massachusetts, 9 tetor, 2002).
- Shpërthimi vullkanik në satelitin e Jupiterit (sipas Astronomia Icarus, nëntor 2002).
- Ngrohja e Marsit (sipas lajmeve të ABC, 7 dhjetor, 2002).
- Ngrohja e Saturnit (28 janar, 2007)
Shkencëtarë të Universitetit të Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) - departamenti i fizikës dhe astronomisë dhe ato të Universitetit të Bostonit, vunë re se temperatura e zonës më të lartë të atmosferës së Saturnit është më e lartë se sa është llogaritur.
Megjithatë, profesor Allan Aylward nga UCLA, gjykon të nevojshme riekzaminimin e hipotezave kryesore që kanë të bëjnë me atmosferën planetare dhe të zbulohet arsyeja e ngrohjes në to. Gjithashtu, vuri re një proces të ngjashëm në Mars, duke përfunduar: "Të studiosh aspektet në atmosferat e tjera planetare, do të na ndihmojë të zbulojmë sa më shumë mbi të ardhmen e Tokës".
Librat e përmendur, përfshijnë gjithashtu përshkrime të tjera të fenomeneve të rrezikshme, si aktivizimi i vullkaneve, aktiviteti sizmik në rritje, uragane të tmerrshme, rryma të fuqishme, ndërrimi i poleve e kështu me radhë, që ndodhen 7200 vjet dhe 3600 vjet më parë respektivisht, procese që janë gjithmonë e më të shpeshta sot në Tokë.
Ja ku janë disa argumente që tregojnë se Eris është Nibiru:
Numri i sateliteve të tij. Zecharia Sitchin thotë për ta në punën e sipërpërmendur: "Katër satelitë kanë një lëvizje rrotulluese shumë të shpejtë, duke futur në vorbull dhe 3 satelitë të tjerë - Erën e Tërbuar, Erën që vërtitet dhe Erën Sunduese, duke përdorur satelitet e tyre si sulmuese, ai (Nibiru) çoi përpara erërat, të shtatë erërat të gatshme për të luftuar".
Shkrimet sumeriane thonë se një satelit i planetit Nibiru godet një planet tjetër, Tiamat, duke krijuar "Qiellin" (Brezi Asteroid midis Marsit dhe Jupiterit) dhe Tokën në fillim të sistemit tonë diellor. Profesor Mr. Brown ka provuar kohët e fundit në gazetën "Natyra" se planeti 2003 - EL 61 provoi një përplasje me një tjetër trup qiellor në fillim të sistemit tonë diellor. Në rreshtat në vijim do të hedhë dritë mbi lidhjen midis Eris (emri i dytë ishte 2003 UB - 313) dhe shkrimeve të Antikitetit, atëherë kur planeti shpesh quhej Nibiru: Në vitin 2003, viti kur për herë të parë u vu re (komunikatë zyrtare), revista "Skenca dhe Jeta" prezantoi trajektoren vezake të një planeti tjetër në sistemin tonë diellor, IDENTIKE, me trajektoren e planetit Nibiru/ Marduk, paraprakisht i prezantuar nga Z. Sitchin. Në vitin 2005, disa muaj mbasi u zbulua, astronomë të shquar nga 19 vende të mbledhur në Qendrën Astronomike të Vatikanit, u lidhën me anë të internetit me Qendrën Astronomike në Malin Tucson (Arizona, USA) - një nga më të fuqishmet në Botë.
Në 1 gusht të vitit 2005, gazetat në mbarë botën shkruajtën: "Trupit qiellor iu dha përkohësisht emri 2003 - UB - 313". Shkencëtarët, që i dhanë emrin planetit Nibiru, ishin shumë të vetëdijshëm për shkrimet sumeriane, si p.sh. "UB" nënkuptonte grupin prej shtatë planetesh (3 + 1 + 3 = 313 = 7) të përbërë nga Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni, Plutoni dhe Nibiru. Grupi tjetër është i përbërë nga planetet që mbeten (2 + 0 + 0 + 3 = 2003 = 5), që do të thotë: Dielli, Mërkuri, Venusi, Toka dhe Hëna. Shuma "12" mes tyre nuk ishte koincidencë. Sumarianët i njihnin 12 trupat qiellorë. Në të njëjtën mënyrë, Z. Sitchin shkroi në librin e tij "Dymbëdhjetë Planetët" që "UB është e përbërë nga shtatë pjesë, e quajtur giparu në gjuhën akadiane. Nuk ka asnjë dyshim që është origjina e besimit të lashtë në "shtatë qiejt". Zona e Erisit, 2,400 km +/- 97 km, e matur duke përdorur pamje nga teleskopi Gungez, u bë publik në fund të prillit 2006. Në librin tim të titulluar "Bibla dhe Ufot", në vitin 1991, bazuar në të dhënat nga Apokalipsi, janë dhënë dimensionet e një stacioni të mundshëm planetar: ishte 2,400 km. Libri i fundit i Biblës përmban detaje mbi planetin Eris (kapitulli 21: 2,12,16) i quajtur "Jeruzalemi i Ri" (ERIS/ SALEM), bashkë me diametrin dhe zonën:
a) diametri: 12,000 x 200 m = 2,400 km.
b) zona: 2,400 km (gjatësi ) x 2,400 km (gjerësi ) x 12 (nivele katesh) = 69,120,000 km2.
Shkrimet e lashta shpallen gjithashtu kometat - si aspekte (kometat provokojnë shkatërrime të mëdha) të Eris.
Nibiru, më shumë mundësi të shkaktuara prej njërit nga satelitet e tij:
a) Shkrimet sumeriane, 7,200 vjet më parë: "Një planet lëviz shumë shpejt, në një orbitë eliptike, e ngjashme me një kometë" (Z. Sitchin, Planeti i dymbëdhjetë).
b) Drita e tij (Yahweh/ Anu - lideri i planetit të Zotit - A/N) është si drita e diellit, një flakë që digjet dhe ndjek hapat e Tij." (Habacuc 3 : 4 - 5).
c) 3,600 vjet më parë: "Një kometë […] u afrua shumë me Tokën, nga mesi i mijëvjeçarit të dytë para lindjes së krishtit". (I. Velikovsky, Fjalët në konflikt).
Situata aktuale:
a) Profesor Mr. Brown ka deklaruar se planeti 2003 - EL - 61 mund të kalojë tërheqjen e Neptunit, duke transformuar veten në kometën më të ndritshme të parë ndonjëherë, të paktën 6000 herë më të ndritshme se kometa Halle Boop.
b) Eris pritet të kalojë midis Marsit dhe Jupiterit, pikës më të afërt me Tokën, gjatë viteve 2012-2014. Kjo është arsyeja kryesore pse NASA ka lançuar mjete hapësinore në 27 shtator të vitit 2007, që do të arrijë në destinacion, në Brezin Asteroid, në vitin 2011.
Shpjegimi logjik i procesit të ngrohjes në Tokë dhe të planeteve të tjera në sistemin tonë diellor, vërteton se është ai i parashikuar nga I. Velikovsky, në librin e tij që nga viti 1950: "Dy trupa qiellorë janë tërhequr njëri me tjetrin. Pjesa më e madhe e brendësisë së Tokës, u shtynë në periferi. Toka, me lëvizjen e saj rrotulluese të çrregullt, filloi të ngrohej".
Disa pamje të paraqitura nga NASA (PAD - Pamja Astronomike e Ditës ) na tregojn qartë që në rrugën e saj drejt Tokës, Stacioni Planetar Eris/ Nibiru po rritet. Më 25 prill të vitit 2007, u komunikua zyrtarisht zbulimi i planetit Gliese 581c, që me shumë mundësi i ngjan Tokës. Aktualisht është Ylli i Errët, që po orbitalizon planetin 581.
Është e mundur të provohet ekzistenca e një sistemi yllor dyjor në të cilin Planeti Eris/ Nibiru është lidhja fizike apo e sistemit diellor dhe sistemit Ylli i Errët, midis botës njerëzore dhe botës Anunnaki/ Elohim.
Dy deklarata për ngjarjen:
Jens Stoltenberg: "Diversiteti biologjik rrezikohet nga forcat e natyrës dhe nga veprimet e njerëzve; Bunkerët në policinë tonë të sigurimit. Lajmërojnë se Kryeministri norvegjez vendos të parat "forcat e natyrës". Jose Manuel Barroso: "Shpresojmë dhe punojmë për më të mirën, por duhet të jemi gati për më të keqen". Asnjë koment tjetër.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers