Kapet Jeti në Kinë?


image
Kohët e fundit është kapur një kafshë misterioze nga disa gjahtarë në provincën Siçuan të Kinës. Ai u identifikua si një Jeti, versioni oriental i Këmbëmadhit.

Fillimisht kafsha u përshkrua në pamje të parë se kishte tipare të një ariu ose kanguri. Zbulimi është pjesë e një numri në rritje të krijesave të zbuluara kohëve të fundit. Por mund të bëhet dhe më keq. I ashtuquajturi Jeti është transportuar në një anije në Pekin për një testim të ADN-së së tij, por një fotografi e kafshës tregon qartazi një krijesë të vogël me katër këmbë dhe një bisht. Loren Koleman, autor i librave të ndryshëm për Këmbëmadhin, beson se “kjo lloj kafshe i ngjan një civeti, një lloj maceje në atë zonë. Çfarëdo që të jetë, nuk është një ari, nuk është një kangur apo dragua dhe pa dyshim që nuk është një Jeti”.
Jeti?
Në mendjen e publikut bishat të tilla si Jeti dhe Këmbëmadhi janë kafshë me përmasa shumë të mëdha dhe shumë të fuqishme dhe jo si krijesat misterioze, të frikshme, të neveritshme, patetike, të vogla që janë gjetur. Pothuajse të gjithë gjitarët kanë qime dhe kur ata shihen, provokojnë kuriozitet dhe sigurisht spekulime të egra. Ajo që civet dhe kafshë të tjera kanë të përbashkët është një rast i rëndë mungesë qimesh, që është një infeksion ngjitës parazitar i lëkurës. Kjo sëmundje është një formë ngjitëse e sëmundjes që mund të shkaktojë humbjen e qimeve dhe irritime të lëkurës dhe kafshët që kanë këtë sëmundje mund të jenë shumë të vështira për t’u identifikuar nga njerëzit.
Në Amerikën Veriore ka një rritje dramatike të numrit të këtyre kafshëve, të cilat janë gjetur të gjalla apo të ngordhura gjatë pesë viteve të fundit.
“Përbindëshi i Montakut” ishte një nga këto kafshë, që në fillim identifikohej si bisha vampire latino-amerikane ose “çupakabra”, e shumë kafshë të tilla janë gjetur në Teksas ku janë identifikuar përmes testit të tyre të ADN-së dhe i përkasin familjes kanidae – qen dhe kojota.
Tani ky të jetë një Jeti, çfarë po ndodh?
A duhet fajësuar ngrohja globale?
Në qoftë se raportimi i këtyre kafshëve të çuditshme me këtë sëmundje po bëhet i zakonshëm në këto vitet e fundit ka vetëm një arsye ekologjike, që është ngrohja globale.
Mike Boudenchack, drejtor i Shërbimeve të Jetës së Egër për Teksasin, ka shpjeguar se pse këto kafshe janë më të zakonshme në Teksas sesa në zona të tjera.
“Në këtë vend kafshët nuk vdesin nga kjo sëmundje, sepse temperaturat janë të ngrohta mjaftueshëm dhe ato mund të jetojnë me këtë sëmundje. Kjo sëmundje mund të jetë e zakonshme edhe në zonat e ftohta dhe në fakt ujqërit në Montana e kanë marrë tashmë, ndërsa në Dakotën Veriore janë duke e marrë. Këtu lart gjendja është fatale, sepse nuk sheh raste të tilla si në klimat e ngrohta ato nuk jetojnë aq gjatë sa për të pasur një gjendje aq të rëndë të rënies së qimeve, sepse vdesin nga hipotermia në fillim”. Pra mund të arrijmë në përfundimin se raste të këtyre kafshëve do të bëhen edhe më të zakonshme në vendet me klime të ngrohtë.

Google+ Followers