iPad-i, pajisja që nuk u hyn në punë askujt



Lev Grossman

Më lejoni t'iu tregoj një histori. Na ishte një herë një burrë shumë i pasur dhe shumë i zgjuar. Një ditë të bukur u ngjit sipër një skene të madhe duke mbajtur në duar një lloj të ri kompjuteri. Ishte i rrafshtë dhe nuk kishte asnjë tastierë. Ky burrë shumë i pasur dhe shumë i zgjuar, më pas tentoi të bindte një tufë reporterësh se brenda pesë viteve, ai kompjuter i rrafshtë dhe pa tastierë do të ishte kompjuteri më i famshëm në vend. Disa prejt tyre arritën edhe ta besonin. Bëhet fjalë për vitin 2000. Emri i atij burri të pasur dhe të zgjuar ishte Bill Gates.
Po atë vit tek Comdex, që në atë kohë ishte panairi më i madh i teknologjisë në kalendar, Microsoft prezantoi diçka që e kishte quajtur "Tablet PC". Për të qenë më të sigurt në promovimin e tij, kompania e prezantoi atë përsëri tek Comdex 2001. Megjithatë, asnjëherë nuk bëri bujë dhe nuk i tërhoqi konsumatorët pasi në fund të fundit kush mund të dojë një netbook që duhet karikuar dhe pa tastierë? Tablet PC ishte më shumë si një copë letër, vetëm se ishte më i rëndë, më i shtenjtë se ajo dhe nëse e rrëzoje thyhej.
Tani Apple po na servir një Tablet PC tjetër: iPad-in. Në vitin 2001 nuk e donim. Pse duhet ta duam tani? Vështirësia në të shkruarit rreth produkteve të Apple është se ata serviren gjithmonë të mbështjellura fort me një megapublicitet që mund të hipnotizojë këdo. Tani, le t'i fërkojmë mirë sytë dhe të kuptojmë se çfarë kemi përpara me të vëretetë.
Çfarë bëri Apple? Mori një kompjuter, ia copëtoi tastierën dhe ia ngjeshi ekranit të sheshtë. Kjo "vepër arti" është përgjegjësisht e fuqishme për madhësinë që ka. Në fakt, asnjëri nuk e ka gjykuar në mënyrë të pavarur procesorin e ri A4 prej 1 gigahertz që e furnizon kështu nëse duhet me të vërtetë të gjykojmë, mund të themi se është diçka mes iPhone-it dhe netbook-ut (ndoshta duke shënuar edhe fundin e netbook-ut) dhe mëse e mjaftueshme përgjatë gjithë ditës. iPad-i është i hollë, më i trashi mund të shkojë deri në 1.25 cm. Peshon 680 g dhe është dyfish më i lehtë se MacBook Air. Punon me një version të modifikuar të sistemit operativ të iPhone-it, të cilin e njohim, e duam ose të paktën e tolerojmë. Për të konpensuar mungesën e tastierës ose mausit, ekrani është një touchscreen i këndshëm aq super i shndrritshëm dhe super i gjallëruar, saqë duket më i madh se dimensionet që ka realisht, rreth 25 cm diagnolisht. iPad-i mund të kushtojë 499 dollarë me një memorie prej 16 gigabyte ose deri në 829 dollarë me një memorie prej 64 gigabytes, plus edhe teknologji 3G.
iPad-i mund të bëjë shumë: kërkime në rrjet, e-mail, foto, muzikë, filma, lojëra, dokumente word, excel e power point, por siç mund ta vëreni, nuk bën asgjë të veçantë që pajisjet e tjera nuk arrijnë ta bëjnë dhe në shumicën e rasteve, pajisjet tuaja mund t'i bëjnë këto gjëra edhe më mirë. Diferenca qëndron në gjërat që mund të bëni ju me një iPad. Mund ta mbani me vete. Mund ta vendosni në prehër pa u lodhur. Mund t'ia kaloni të tjerëve. Mund ta lini në tavolinën ku pini kafe. Mund ta fusni në çantë. Mund ta mbani me një dorë, ndërkohë që lexoni në tren. Atëherë, iu nevojiten këto lehtësira? Sigurisht që po dhe ky mendim është tërësisht logjik dhe normal.
Mbrapsht në të ardhmen
Steve Jobs nuk ka shpikur një kompjuter Tablet PC. Në 10 vitet e kaluara, gati çdo kompani serioze kompjuterash ka shpikur ose riprodhuar një të tillë. Drejtuesi i Microsoft-it, Steve Ballmer, një njeri mospërfillës ndaj leksioneve të historisë, u prezantua tek Consumer Electronics Show (Comdex e ditëve tona) në janar, duke u mburrur me një Windoës Tablet PC tjetër, ky i fundit i krijuar nga Hewlett-Packard. Por, asnjë krijim deri më sot nuk ka arritur të ngjallë interes dhe të pozicionohet në treg për t'iu kushtuar sadopak vëmendje. Kompjuteri Tablet PC është si një sirenë që thërret dhe tundon inxhinierët më në zë të të gjithë botës vetëm për të shkatërruar reputacionin e tyre në mënyrë të pandreqshme për shkak të mungesës totale të interesit.
Por, mesa duket Jobsit i pëlqen të rrëmojë nëpër rrënojat më të thella të produkteve të vdekura të kompanive të tjera. Lexuesit muzikorë dixhitalë kishin dalë në treg prej vitesh në kohën kur Apple vendosi të krijonte iPod-in. Kur bëhet fjalë për të krijuar një Tablet PC siç duhet, Apple ka disa armë të fshehta që kompanive të tjera i mungojnë. Ajo ka ekranet më të bukur dhe më të avancuar të botës. Ka një ekspertizë të mahnitshme për inxhinierinë me enrgji të ulët. Ekspertët që kanë krijuar iPad-in thonë se ai mund të lundrojë në internet për 10 orë rresht, duke u karikuar vetëm një herë, gjë që për aparaturat e tjera të teknologjive të fundit ka qenë tërësisht e pamundur. Karakteristika më e rëndësishme dhe thelbësore është se për të kompensuar mungesën e tastierës, Apple ka shfrytëzuar teknologjinë e saj super të avancuar "multitouch", duke bërë të mundur që vetëm me një prekje të lehtë në ekran të mund të kryesh çdo veprim të nevojshëm pa ndihmën e tastierës. Tentativat e kompanive të tjera për të kopjuar deri diku "multitouch-in" kanë qenë ose qesharake, ose të trishtueshme dhe kjo është diçka që varet vetëm nga temperamenti juaj. E rëndësishme dhe e sigurtë është se të gjitha modelet kanë qenë të pakrahasueshme me Apple.
Gjëja më e rëndësishme është se inxhinierët e Apple dinë diçka që kompanitë e tjera nuk e imagjinojnë: në ditët e sotme, forma po bëhet më e rëndësishme se funksioni. Mund të krijosh një Tablet PC tejmase të fuqishme dhe ta mbushësh atë më të gjitha karakteristikat dhe funksionet më të avancuara të mundshme, por nëse nuk arrin që në momentin e parë që e mban në dorë të kuptosh se si përdoret pa patur nevojë për një manual dhe nëse nuk dukesh bukur me të në dorë, asnjeriut nuk i intereson. Mund të thuhet me siguri maksimale se iPad-i në të vërtetë nuk është shumë i pasur me karakteristika dhe funksione. Nuk mund të hapë një Flash dhe i vetmi browser interneti që mund të hapë është Safari. Ashtu si iPhone-i nuk mund të kryejë disa funksione në të njëjtën kohë dhe duket se nuk ka një sistem shumë të avancuar të menaxhimit të dosjeve dhe dokumenteve dhe madje nuk ka as një dreq kamere. E megjithatë, sapo e sheh të pëlqen dhe nis të interesohesh, pasi duket qartë se kushdo që ka dizenjuar linjat e tij të këndshme dhe ekranin e mrekullueshëm funksional dihet se është interesuar për ty. Për më tepër, iPad-i mund të konsiderohet si komponenti i prekshëm i një aparature shumë më të madhe, një ekosistem i tërë Interneti që përhapet në horizont në çdo drejtim. Kompanitë e tjera thjesht nuk përputhen me aftësitë e Apple në krijimin e gjeneratorëve mediatikë të produkteve të tyre. iPad-i është prezantuar në mesin më kritik të një konkursi të stuhishëm teknologjik. Po këtë muaj pritet të prezantohet një rival i iPad-it i quajtur (fatkeqësisht) JooJoo dhe Sony, Dell, Acer, Asus, Lenovi dhe (i patremburi) Microsoft thuhet se kanë në projekt Tablet PC-të e gjeneratës së re, për të mos folur për kopjet e shëmtuara dhe të panumërta kineze të çdo aparature. Sigurisht që asnjëri nuk dashuron verbërisht iPad-in e Apple dhe një aparaturë është e mirë për aq kohë sa të hyn në punë.
Apple është ngritur shumë më lart se të tjerët që në momentin që hodhi në treg iPhone-in. Dyqani i vetëm i Apple vetëm ka arritur të mbledhë mbi 150.000 oferta në një periudhë prej më pak se dy vjetësh, duke e kthyer iPhone-in në një celular-videolojë të suksesshëm që mund të rivalizojë edhe teknologjinë e avancuar të Nintendos. iPad-i sigurisht që do të vazhdojë ta mbajë lart emrin e fisëm të kompanisë, madje do të krijojë një mburojë të fortë për të. Konkurrenca e fortë dhe më interesante gjatë këtij viti të mbushur me inovacion do të jetë midis grupeve Apple-iPad dhe Amamzon-Kindle në fushën e shitjes së librave online. Unë e kam parë personalisht se si duket një libër nga Ipad-i dhe gjithashtu kam parë libraritë online të Apple. Mund të them me bindje se shumë shpejt iPad-i do të arrijë të thyejë, shkatërrojë dhe të përqeshë teknologjinë e librave online të Kindle.
Prezantimi i një kompjuteri shtëpie
Megjithatë, të thuash se iPad-i është një revolucionar nuk do të ishte e vërtetë. Nuk ka asnjë pajisje në botë që mund t'i ngjajë atij, kështu që nuk kishte as konkurrencë dhe as rekord për të thyer. Një nga gjërat që e bën Apple-in unik është se nuk krijon grupe sondazhesh. Nuk i pyet njerëzit se çfarë duan, por u tregon atyre se çfarë do të duan në të ardhmen. Ndërkohë që Microsoft parapëlqen të integrohet në tregje të përforcuara për t'i përvetësuar më pas me forcë brutale, Apple punon duke krijuar mite të reja duke i bërë ato të pakonkurrueshme dhe duke siguruar dominim të përhershëm mbi to.
Asnjëri, madje as Jobs, siç e ka pranuar edhe vetë, nuk është i sigurt se për çfarë do ta përdorin njerëzit iPad-in, por besoj se do të kthehet në një kompjuter të vërtetë shtëpie. Kompjuterat e thjeshtë janë të destinuar për të qëndruar përjetësisht në zyrë apo studio, ndërkohë që laptopët kapërcejnë me lehtësi në dhomën e ndenjes apo atë të gjumit, iPad-i do të kthehet në kompjuterin e parë për të gjithë shtëpinë, i ndarë nga të gjithë pjesëtarët e familjes, i kaluar dorë më dorë, duke vrapuar me lehtësi nga dhoma e ndenjes për në kuzhinë, nga dhoma e gjumit…sigurisht që edhe kjo do të ndodhë… për një tualet dhe në çdo vend të imagjinueshëm pa u penguar nga asgjë. Nuk është një revolucion, por është një ndryshim i madh, një ndryshim që sigurisht të bie në sy.
Nëse mund të më lejohet të shpreh një ankesë për iPad-in do të ishte që ndërkohë që është një aparaturë konsumi, nuk ka bërë shumë punë për të lehtësuar krijimin e tij. Kompjuteri është shpikja më e madhe që i shërben të gjitha qëllimeve që nga koha e shpikjes së penës. Vë në dispozicion një studio muzikore, një studio filmash apo një shtëpi diskografike në tavolinën e çdokujt. iPad-i zhvendos theksin nga krijimtaria tek thithja dhe manipulimi i saj. Të mbyll gojën, të kthen në një konsumator pasiv të kryeveprave të të tjerëve. Në këtë sens, të kthen prapa në kohë dhe ky nuk është një fund i lumtur për një përrallë. Është një fund i lumtur vetëm për personat që e shesin…
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers