Gjaku dhe floriri i Moche



Kultivonin misër dhe patate në shkretëtirë, ashtu si kolonët izraelitë të Negevit. Gjurmonin rrugë uji njësoj si Ferdinand de Lesseps, ati i Kanalit të Suezit. Ishin peshkatarë të mirë, poarë të shkëlqyer, astronomë kuriozë dhe pornografë plot fantazi, që e shihnin hënën me të njëjtën kënaqësi melankolike si Giacomo Leopardi dhe seksin me të njëjtët sy që shkëlqejnë si Tinto Brass. Megjithatë, kur vinte puna tek lutja, ishte më mirë që ti mbaje larg, sepse perënditë e tyre, më shumë se sa seksin preferonin flijimet njerëzorë.
Arkeologët i quajnë Moçhe apo Mochiça: ishin një popull që 2 mijëvjeçarë më parë dominonin një pjesë të madhe të bregut amerikano jugor në Paqësor. I tyri ishte një prej qytetërimeve më të lashtë të Botës së Re, i lindur dhe rritur shumë përpara atyre të Aztekëve dhe të Inkasve, që konkuistadorët spanjollë i gjetën me të mbërritur në Amerikë. Gjithçka zgjati tetë shekuj, pak a shumë që nga koha e Jezu Krishtit deri në atë të Charlemagne; më pas, për arsye që ende nuk janë shumë të qarta, historia ndërroi rrugë dhe qytetërimi i Moche u zhduk.
Megjithatë, përpara këtij momenti Moche-të kishin fituar shumë sfida. Për shembull, kishin sfiduar oqeanin, tërmetet dhe popujt fqinjë: të parin, duke shkuar për peshkim me varkat e lehta prej kallamësh, ndërsa të dytët, duke krijuar ndërtesa të mëdha (tulla balte), të tretët, duke bërë luftë të armatosur vetëm me shkopinj bakri dhe me tatuazhe fatsjellës. Më pas, kishin sfiduar distancat e mëdha, dhe duke mos njohur as rrugën dhe as kuajt, as alfabetin kishin krijuar një lloj Pony Express, me postierë që përcillnin mesazhet nga një qytet në tjetrin.
Mes shkretëtirës dhe detit
Eshtë mirë të imagjinojmë pak terrenin e Moche, i cili ishte një korridor mes detit dhe maleve, i gjerë nga 15 deri 50 kilometra dhe i gjatë 800 kilometra, që në kohën tonë është e ndarë mes katër provinçave të Perusë jugore: Piura, Lambayeque, La Libertad dhe Ancash. Bëhet fjalë për një territor që në pjesën më të madhe është shkretëtirë, që megjithatë aty këtu jeshiloset disi, duke u dhënë hapësirë pemëve frutore, fushave dhe orizoreve. Sot në ato njolla të gjelbra gjejnë hapësirë edhe qytete të rëndësishëm si Trujillo dhe Chiclayo, i katërti dhe i pesti në vend për nga numri i banorëve.
Në epokën e Moche, Trujillo dhe Chiclayo nuk ekzistonin ende, por fushat dhe frutoret po, dhe shkaqet ishin tre: mbi të gjitha lumenjtë e Andeve që, duke sjellë baltë e ujë të ëmbël krijonin dhe krijojnë oazë autentikë; së dyti, përmbytjet periodike të provokuara nga ai fenomen meteorologjik që quhet El Nino, që pikërisht në bregdetin e Perusë bën që të ndihen efektet e tij më të mëdhenj, duke sjellë shumë shira në shkretëtirë; dhe së fundi, një rrjet kanalesh të krijuar 15-20 shekuj më parë dhe që në pjesë të tij është ende funksional.
Stërnipër
Në kohët e konkuistadorëve në ato toka mbretëronin Inkasit, malësorë të zbritur nga Andet. Por një kronikan ushtarak i asaj epoke, Pedro Cieza de Leon shkruante se, në fundin e luginës dhe në bregdet jetonte një tjetër popull, që mbretërit e andeve e kishin nënshtruar prej pak kohësh: Yunçasit. Të çilët mbanin veshur "këmisha pambuku dhe mbulesa të gjata, ishin gjithmonë me gota në duar, dhe i jepnin shumë pak rëndësi virgjërisë së grave të tyre". Cilët ishin këta Yuncas? Asgjë tjetër përveçse stërnipërit e Moche, të hibriduar me tre lloje njerëzish të shtuar në epokën e vonë.
Megjithatë, në vitet 500 nuk mbetej asnjë kujtim nga Moche-të e vërtetë. Apo ta themi ndryshe: disa suvenirë kishin mbetur, por kaq shumë të shkëputur mes tyre saqë asnjëri nuk arrinte më t'u jepte një kuptim. Për shembull një trashëgimi e Moche ishte Biringo, një qen i çuditshëm joleshtor i rritur ekskluzivisht në Peru dhe gjenetikisht i ndryshëm nga të gjithë qentë e botës. Të tjera trashëgimi ishin varkat e kallamave që janë ende në përdorim edhe sot si dhe muchik-u, një dialekt që flitet në rrethinat e Trujillos. Por, suvenirët që gjendeshin më shumë ishin Huacas-ët, kodrina të vogla artificiale e misterioze të përhapura nëpër bregdet.
Çfarë ishin këto kodrina të çuditshme? Prej nga vinte biringo? Dhe përse muchik ishte kaq i ndryshëm nga queçhua, gjuha zyrtare e perandorisë së Inkasve? Françisco Pizarro, konkuistadori që në vitin 1532 pushtoi Perunë, duke sjellë gjëra që nuk ishin parë kurrë më herët aty (rrota dhe shkrimi alfabetik, kryqi dhe lija, kuajt dhe komandamenti i gjashtë "mos kryeni akte të turpshëm") ishte i pari që hodhi hipotezën se, mos huacas-et ishin në të vërtetë varre mbretërish dhe që përmbanin thesare të mëdhenj. Përgjigja ishte një po e dyfishtë dhe e mallkuar, e cila u hapi rrugë gërmimeve dhe grabitjeve të pafundme, që zgjatën deri kohët e fundit.
Zbulime
"Bregu verior i Perusë ka qenë një prej zonave më të plaçkitura të Amerikës, sepse Moche-të i varrosnin mbretërit me pasuri dhe flori, gjë që ka zgjuar antenat e shumëkujt", shpjegon Walter Ava, arkeologu peruvian më autoritar që në Chiclayo drejton muzeun e varreve mbretërorë të Sipan, ku ndodhet i ruajtur edhe varri i paprekur i një mbreti të Moche: një lloj tutaknkhamoni i Amerikës, i varrosur në Huaça Rajada (njëra prej kodrinave) bashkë me një qen, dy lama si dhe tetë të tjerë, gra, burra e fëmijë.
Vetëm në vitet 900, mes huacas dhe rrethinave filluan të kryejnë gërmime arkeologë të vërtetë. I pari, quhej Max Uhle, dhe ishte një gjerman nga Dresdeni. Por më i rëndësishmi ishte Rafael Larco Hoyle, nga Peruja bir i një latifondisti nga lugina e Rio Chicama, një lum që derdhet në det në veri të Trujillos, që ndodhet në një vend spektakolar Mocheas që quhet El Brujo. Shumë pak i prirur të merrej me biznesin e panxharit të sheqerit, Rafael nisi të gërmojë për hobi në tokat e familjes dhe ia dedikoi të gjithë jetën e tij qytetërimit të Moçhe-ve.
Një nga meritat e atij "arkeologu rastësor" ishte shpikja e një metode gjeniale për të gjetur datën e zbulimeve që sa vinte e rriteshin: duke qenë se nga një El Nino tek në tjetër kalonin nga 15 në 40 vite (pra, mesatarisht 27 vite e gjysmë), Larço kryente gërmime, duke mbajtur shërbim në mënyrë të saktë shtresa të rërës që paraqisnin gjurmë alubvionesh. Duke numëruar më pas shtresat dhe duke i shumëzuar mes 27.5, ai arriti të përçaktojë, ndonëse me afërsi, që gjurmët më antike të qytetërimit të Moche i përkisnin shekullit të parë të epokës kristiane.
Një tjetër meritë e Larco ishte veprimtaria e tij e palodhshme prej koleksionisti, prej ku lindi koleksioni më i pasur privat i objekteve parakolumbianë të Amerikës së Jugut, që sot ndodhet i ekspozuar në Lima, në muzeun Rafaol Larco Herrera, muze, të cilit i është vënë emri i babait të arkeologut. Në të bëjnë pjesë "lotët e Diellit" dhe "lotët e Hënës" (pra, bizhuteri ari dhe argjendi), por mbi të gjitha 50 mijë sende qeramike (statujëza, maska, vazo të dekoruara) që në mungesë të teksteve të shkruar përbëjnë minierën më të pasur të informacionit për kulturën e qytetërimit Moche.
Dhe pikërisht prej atyre sendeve të qeramikës dimë ne sot në lidhje me "postierët", për qenin biring, për varkat e kallamave, për tatuazhët e luftëtarëve (që lyenin me bojë të zezë fytyrën dhe këmbët). Dhe pikërisht prej qeramikave kemi informacion edhe për simbolet e statusit të Mocheve: kurora, vathë për veshët dhe hundën. Dhe janë gjithmonë sendet e qeramikës, që na përshkruajnë hyjnitë e lashta të bregdetit, shpesh herë zoomorfe: në atë Olimp nën ande kishte një perëndi-gaforre, një perëndi-peshk, një perëndi-dhelpër dhe (më i fuqishmi nga të gjithë) një perëndi-jaguar, që e quanin Ai-Apaec.
Seksi
Nuk është gjithçka: në fakt prej vazove të koleksionit Larco, lind edhe fama e pornografëve më të mëdhenj parakolumbianë, një emër që Moche-të e kanë fituar jo kot. Në origjinë të gjithçkaje është një "seksion i veçantë" i rrëfimit të Limës, i përbërë nga 600 terrakota që përshkruajnë akte seksualë, të konsumuar nga subjekte nga më të ndryshmit: mbi të gjitha burra e gra, por edhe kafshë e deri edhe skelete. Këta nuk janë të lidhur me rite pjellorie: shpesh herë përshkruajnë akte sodomie që përjashtojnë pjellorinë. Bëhet fjalë për seks si qëllim në vetvete.
Dhunë
Kush viziton seksionin erotik të muzeut të Larcos mund të deduktojë se ai i Moche ishte një qytetërim Hedonist, një aktualizim i motos së hipive "bëni dashuri, jo luftë". Por në të vërtetë nuk ishte kështu: nën hijen e huaças lulëzoi një shoqëri luftëdashëse, e dhunshme, me tipare jashtëzakonisht shumë të egra. Dekorimet e vazove të tjera të koleksionit të Limas përshkruajnë flijime të tmerrshme njerëzorë, me njerëz që mbajnë në duar kupa me gjak njeriu për ta piprë, pamje që i gjen me shumicë në vitrinat e muzeut.
Fantazi artistësh perversë? Jo: një konfirmim i atyre përdorimeve të tmerrshëm do të arrihej nëse vë dorë tek huacaset. Nëse heq rërën e akumuluar aty prej erës, kodrinat zbulojnë natyrën e tyre të vërtetë. Ishin piramida të shkurtuara në majë, të ngjashme me atë që në Saqqara (Egjipt) ndërtoi faraoni djoser, por me strukturë dhe me mjete të ndryshëm: atje përdoreshin gurë, këtu qerpiç; atje bëhej fjalë për varrin e një sovrani të vetëm, këtu bëhej fjalë për tempuj të përdorur për të varrosur ata të rangjeve më të lartë, së bashku - këtu ishte qëllimi - me viktima të flijimeve (kafshë, të burgosur, gra dhe fëmijë).
Piramida gjaku
Një shembull: në kodrën e Huaça de la Luna (pranë Trujillos, në rrëzë të një mali që quhet Cerro Blanco) është gjetur një altar, i rrethuar nga eshtrat e 40 personave të vrarë sipas një rituali. Një shkallë të çon deri në vendin e flijimeve, ku kish të drejtë të shkelte vetëm kleri. Populli qëndronte tek fundi i tempullit: nuk shihte tek vdisnin viktimat dhe nuk mund të merrte trupat e tyre, të cilët varroseshin në majë të huaca-s. Kështu, me përfundimin e ritit, klerikët mund t'u tregonin gjithçka besimtarëve: ndoshta që të vdekurit ishin ngjitur në qiell, të pritur atje lart nga Perëndesha Hënë.
Një tjetër shembuj është Huaca Rajada di Sipan (pranë Chiclayos) ku që nga viti 1987 janë gërmuar dhe zbuluar 14 varre mbretërorë dhe ku sot punohet me të pesëmbëdhjetin, në 13 metra thellësi. Këtu nuk janë gjetur altarë. Por në varret, përveç bizhuve dhe vazove kishte edhe eshtra të personave që janë sakrifikuar për t'i bërë shoqëri të vdekurit kryesor. Një detaj i tmerrshëm: një burri, i vrarë dhe i varrosur aty i ishin prerë këmbët për të mos lejuar që i vdekur të braktiste vendin e tij.
Këtë kuadër horrori e plotëson fakti që në muret e "piramidave" janë gjetur dekorime që kanë shumë efekt, të cilët të lënë të kuptosh se bëhet fjalë për një regjim teokratik të bazuar tek terrori, para të cilit Afganistani i talebanëve mund të të duket si një sallë lojërash. Në Huaca de la Luna ka shumë piktura të fytyrës kërcënuese të Ai-apaec, perëndia-jaguar. Dhe në Huaca Cao Viejo (një prej kodrinave të El Brujo, pranë Trujillos) është pikturuar një varg njerëzish (ndoshta të burgosur lufte) që, të gjithë lakuriq e të lidhur me njëri-tjetrin, janë nisur drejt vdekjes.
La Senora
Prapa veprimeve kaq të dhunshëm është shumë e lehtë të imagjinosh një shoqëri machiste. Dhe deri në vitin 2005, gërmimet konfirmonin: zbuloheshin varre vetëm të meshkujve të fuqishëm dhe eshtrat e femrave ishin ose gra, ose konkubina të sakrifikuara për të ndarë vdekjen me "padronët" e tyre. Në praktikë, gratë nuk ngjanin tjetër përveçse pjesë të kortezhit të burrave, ashtu si lamat dhe bizhutë. 'Por më pas bëmë një zbulim të papritur, që na detyroi të ndryshojmë ide", thotë Franco Jordan, drejtor i gërmimeve në El Brujo.
"Zbulimi i papritur" është trupi i mumifikuar i një gruaje (e pagëzuar Zonja e Çao dhe që nga vera e vitit që kaloi është ekspozuar me të gjithë korteun e saj në El Brujo në një muze shumë të ri e të dedikuar), e cila ishte varrosur 1700 vite më parë me dhurata të shumta pikërisht në majën e Huaca Çao videjo, "piramida" e dekoruar me korteun e burrave pa rroba. "Në fillim kur Senora nisi të dalë në dritë", saktëson Carmen Camarra de La Çruz, arkeologia që zbuloi mumjen "besonim se bëhej fjalë për një burrë, sepse kishte dy shpata të mëdha lufte në duar".
Por në fakt ishte tamam një burrë: një e re e gjatë një metër e 45, me gjarpërinj dhe akrepa si tatuazhë në krahë dhe në kavilje. E vdekur në moshën 20-25 vjeç, ishte varrosur pa rroba, e mbështjellë, megjithatë me një rrobë dhe e rrethuar nga një arsenal si dhe një thesar autentik bizhush të florinjta apo bakër të praruar: 3 kurora, 4 diadema, 11 varëse, 20 palë vathë dhe plot 31 narigueras. Për më tepër, që Senora të mos vuante shumë nga vetmia, kishin varrosur pranë saj një vajzë 15-vjeçare, e flijuar ad hoc.
Gra vrasëse
Pra, në Moche pushteti nuk ishte ekskluzivisht për meshkujt, siç besohej deri në vitin 2005. Po kështu edhe përdorimi i shpagimit të vdekjes me vdekje: gjaku njerëzor ishte një tribut që pretendohej nga pushteti në vetvete, mashkull apo femër qoftë personi që e kishte. "Ndoshta senora de Çao nuk ishte një mbretëreshë, por një pjesëtare e klerit", saktëson Walter Ava. Por, nëse është vërtetë kështu, mumja e El Brujos na jep një lajm edhe më të papritur: ata që vrisnin në rituale burra, gra dhe fëmijë, nuk ishin vetëm meshkuj brutalë, por edhe gra të pamëshirshme.
Më pas ndodhi diçka që nuk e dimë me saktësi, por që mund ta gjejmë me intuitë nga disa portrete të perëndisë jaguar në Huaca de la Luna, ku shfaqen gërvishtje që përbëjnë thuajse blasfemi. Ja një rindërtim i mundshëm: një ditë, populli ndoshta u mërzit së qëndruari pasiv në pjesën e poshtme të tempujve, ndërkohë që në majë dikush vriste njerën në emër të një perëndie të pamëshirshëm.
Atëherë, njerëzit morën armët, sulmuan tempujt, shkatërruan imazhet e shenjtë, dëbuan klerikët (apo më mirë kleriket) dhe vendosën një shtet laik, i pari në historinë amerikane.
A ishte El Nino që i "fshiu"?
Ndoshta, qytetërimi i Moche u zhduk jo për shkak të një lufte të humbur dhe as për shkak të ndonjë epidemie, por për shkak të një El Nino me një jetëgjatësi të jashtëzakonshme, i cili provokoi përmbytje shkatërrimtare, në gjendje të shkatërronin veprat hidraulike të bregdetit dhe të rrënonin ekonominë e vendasve, në thelb bujqësore. Po çfarë është një El Nino? Eshtë një rëndim i kushteve të motit në Peru dhe në Ekuador, që shkaktohet nga mbizotërimi në Oqeanin Paqësor të rrymave të ngrohta ekuatoriale mbi ato të ftohta të Humboldt, që mbërrijnë nga jugu.
Kur ndodh një gjë e tillë, klima e bregdetit zakonisht e thatë, bëhet me shira me përmbytje ndonjëherë shumë të mëdha. El Nino nuk ka ritme të rregullt: në shekullin e fundit ka ndodhur katër herë, në vitet 1925, 1943, 1983 dhe në 1998. Në të gjitha këto raste, klima është kthyer në normale pas disa muajsh, por studimi i akujve në Ande ka ndihmuar për të thënë me siguri, që një herë e një kohë fazat me shira mund të zgjasnin shumë më tepër: pak përpara shekullit IX ka patur një që zgjati plot tridhjetë vite, gjë që mund të ketë provokuar madje edhe rënien e qytetërimit Moche.

Google+ Followers