Posts

Showing posts from April, 2010

Tetova News

100 njerëzit më me influencë në botë “Time” zgjedh personazhet që kanë më shumë ndikim në zhvillimin e njerëzimit Nga Barack Obama, Sarah Palin e deri tek këngëtarja e çuditshme Lady Gaga

Image
Lista e “Time 100” nuk është për influencën e pushtetit, por për pushtetin e influencës. Disa prej njerëzve në listë janë me influencë në kuptimin tradicional të kësaj fjale, janë drejtues shtetesh si Barack Obama, drejtues korporatash si Robin Li. Por në listë gjithashtu gjenden njerëz që ndikojnë në botë me idetë e tyre dhe transformojnë jetët e të tjerëve. Tradita e zgjedhjes së “Personit të vitit” nisi në vitin 1927, kur redaktorët e revistës “Time” rishikonin lajmet më interesante të vitit. Ideja ishte gjithashtu një përpjekje për të ndrequr gabimin editorial që kishte bërë në fillim të vitit, duke mos nxjerrë në kopertinë aviatorin Charles Lindberg, pas fluturimit të tij historik mbi Atlantik. Në fund të vitit, u vendos që faqja e parë t‘i kushtohej Lindbergut, si njeriu i vitit dhe kjo do të shërbente për të dyja qëllimet. Që atëherë, një person apo grup njerëzish zgjidhen në fund të vitit në një botim special. Më 1999-ën, titulli u ndryshua në “Personi i vitit”, në përpjekje p…

Kështu na shihnin

Njerëz me trurin me një inteligjencë superiore të mbyllur në një kafkë shumë të madhe, kameriere të robotizuara dhe një minicentral bërthamor në vend të oxhakut. Kështu, disa dhjetëvjeçarë më paë, stërgjyshërit apo gjyshërit tanë e imagjinonin të ardhmen dhe botën ku do të jetonim ne. Që në vitet 800 dhe 900 kishin nisur të përhapeshin shembujt më interesantë të "futurabilitetit", apo më saktë hipotezat për shoqërinë që do të vinte: në shumë raste bëhej fjalë për gjetje që mendoheshin thuajse të sigurta, në disa raste të tjerë për mendime hiperbolizues, në të tjera akoma flitej për vizione fantashkencorë që sot na bëjnë të buzëqeshin sa i përket naivitetit të tyre. Të gjitha kishin një emërues të përbashkët: besimin tek progresi teknik. E ardhmja që nuk është Për të gjetur shembullin e parë të botës imagjinare hiperteknologjike duhet që të kthehemi prapa në kohë, me 400 vite, kur Francis Bacon dërgoi për botim "Atlantidën e Re", me përshkrimin e një shoqërie ideale n…

Hijet e George W.

Pronar skllevërish, lojtar bixhozi, strateg mediokër, spekulues fondesh. Aspak tërheqës dhe me kulturë modeste. E megjithatë, miti i George Washingtonit, shenjt i qytetërimit amerikan është i pacenueshëm. Komandant i rebelëve gjatë luftës së pavarësisë, që vuri 13 kolonitë britanike të Amerikës kundër tokës mëmë angleze (1775-1783), ai arriti të fitojë më vonë një popullaritet befasues, aq sa me përfundimin e konfliktit, frika se Amerika mund të binte nën udhëheqjen e tij në një diktaturë ushtarake u bë evidente mbi të gjitha në Europë. Pronar tokash Po cili ishte në të vërtetë George Washington? I lindur në vitin 1732 në një fabrikë në Westmoreland, në Virginia (shtet ku do të lindnin më vonë tetë presidentë të Shteteve të Bashkuara), nip i kolonëve anglezë dhe bir i një familjeje pronarësh tokash, George mbeti jetim nga babai kur ishte vetëm 12 vjeç. Pasi trashëgoi pronat e familjes dhe pasi kish punuar si gjeometër në Pennsylvania, arriti të sigurojë lidhjet e duhura dhe të shndërroh…

Flijojini!

Sa herë që duan t'u kërkojnë diçka idhujve të tyre, për t'i bindur që të pranojnë kutjen e tyre, çojnë përpara tyre shumë vajza dhe djem, apo edhe burra e gra, dhe i çajnë kraharorin, e ndërsa janë ende gjallë i heqin zemrën dhe organet e brendshme, duke djegur këto të brendshme përpara perëndive të tyre dhe duke u ofruar atyre si flijim tymin. Disa prej nesh e kemi parë të gjithë këtë dhe mendojmë se është gjëja më e tmerrshme që na kanë zënë ndonjëherë sytë". Kështu, rrëfente 490 vjet më parë Hernan Cortes, konkuistadori spanjoll tek fliste për aztekët, të cilët më vonë i mposhti dhe i nënshtroi. Ia kishte dërguar këtë përshkrim të tmerrshëm perandorit Karli V në letrën e tij të parë relatuese që nga Meksika. Cortes nuk ishte një njeri që impresionohej kollaj, apo alergjik ndaj gjakut: që nga viti 1519 deri në 1521 për të mbushur me flori arkat e tij, ai kishte kryer një genocid të vërtetë. Që do të thotë se, nëqoftëse nëpër letrat që dërgonte në drejtim të perandorit ki…

Çdo minutë, në botë, një grua vdes nga lindja

Çdo ditë, pothuajse 29 mijë fëmijë, nuk arrijnë të kalojnë moshën 5-vjeçare, nga shkaqe që mund të parandalohenÇdo minutë, në botë, vdes një grua nga komplikacionet që lidhen me shtatzëninë dhe lindjen e një fëmije. Çdo ditë, rreth 29 mijë fëmijë vdesin para se të mbushin 5 vjeç, për shkaqe të cilat mund të parandalohen lehtë. Çdo vit, tuberkulozi, Hiv/AIDS dhe malaria vrasin mbi 5 milionë persona, kostoja e të cilave është 1 milionë dollar për ekonomitë e vendeve të varfra. Ky është një bilanc i tmerrshëm vdekjesh i fotografuar nga “IV Raporti 2010, numërimi për së prapthi për objektivat e zhvillimit të mijëvjeçarit për shëndetin”, 5 vjet nga përfundimi i afatit të fiksuar për realizimin e qëllimeve të vëna në vitin 2000 nga liderët botërorë. Raporti i hartuar për shëndetin global, rrjetin europian të OJQ-ve dhe mbrojtjen e të drejtave njerëzore, është ilustruar në Romë, në një konferencë të organizuar nga “Aidos” dhe “Cestas”, prej ku i është kërkuar qeverive të vendeve europiane të…

Shkretëtira e Gobit, oqeani i kthyer në thatësirë

Image
Shkretëtira e Gobit është hapësira e dytë më e thatë e planetit, pas Saharasë. Një det i vërtetë rëre edhe pse mijëra e mijëra vjet më parë Gobi ishte një det, madje një oqean i brendshëm më i madh se Mesdheu
Shkretëtira e Gobit është hapësira e dytë më e thatë e planetit, pas Saharasë. Shkretëtira më e madhe aziatike shtrihet mes territoreve të Kinës dhe Mongolisë, duke zënë një hapësirë të madhe sa Evropa Perëndimore. Një det i vërtetë rëre… Mëkat që legjendat shumë të lashta dhe zbulimet e fosileve na rrëfejnë një histori të ndryshme nga ajo që shfaqet në udhëzuesit e arkeologjisë. Kjo, sepse në të vërtetë, mijëra e mijëra vjet më parë Gobi ishte një det, madje një oqean i brendshëm më i madh se Mesdheu. Mes viteve 1920 dhe 1930, dolën në dritë, prej paleontologëve amerikanë disa eshtra të kafshëve mastodontike si dhe disa vezë fosile, por zbulimi më sensacional ishte me siguri ai i arkeologut rus, Pyotr Kuzmich Koslov. Gjatë disa gërmimeve arkeologjikë në qytetin Khara Khoto, profe…

I vetmi ministër i bixhozit në histori

E kanë konsideruar si mbretin e djajve, kontrolluesi i krimit të organizuar amerikan. Në pjesën e dytë të filmit "Godfather" personazhi i Hyman Roth mbështetet në fakte të jetës nga Meyer Lansky
Nga Redin HAFIZI
E kanë konsideruar si mbretin e djajve, si mendja, koleksionuesi i sekreteve, si inspiruesi dhe kontrolluesi i krimit të organizuar amerikan. Ishte ai që pasi i ofroi një bakshish prej 250 000 dollarësh amerikanë Presidentit kubanez Carlos Prio Socarras në vitin 1952 bëri të mundur që në pushtet të vinte sërish gjenerali Fulgencio Batista, i cili si shpërblim e emëroi atë ministër jo zyrtar të bixhozit në Havana dhe emri i tij është Meyer Lansky, një gjeni në botën e krimit të organizuar amerikan dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Charles "Lucky" Lucianos. Shpesh herë në shkrimet e ndryshme Lansky nuk haset si një gangster i mirëfilltë, por shumë e konsiderojnë si llogaritarin e gangsterëve, apo si mendja financiare e krimit të organizuar. Në pjesën e dytë të …

Shkërmoqja e shtetit social

Në skenarin e ri punësimi dhe shteti social rezultojnë në këtë pikë aq të ndërlidhur sa ta bëjnë të kotë çdo tentativë zgjidhjeje që nuk synon të integrojë politikat e punës me ato të sigurisë sociale
Kur në vitin 1989 shembej Muri, nyja e ristrukturimit të shtetit social ishte tashmë në axhendën e vendeve perëndimore prej jo më pak se 15 vjetësh. Ishte bërë edhe një çështje e aftë që të ndante thellësisht rreshtimet politike. Nga njëra anë, ekzistonte një impenjim për të rindërtuar vetë themelet e kontratës sociale, pas më shumë se një shekulli ndërtimi të mundimshëm të sistemeve të mbrojtjes të shtrira gjerësisht, edhe pse mbi baza ngushtësisht kombëtare. Nga ana tjetër, ideja që të mund të ridimensionohen, kurdoherë që nuk mund të ulen në mënyrë drastike, shpenzimet sociale, jo vetëm - siç është deklaruar - për arsye mbështetshmërie financiare, por edhe për të riafirmuar raporte autoriteti në një projekt implicit rikomercializimi të krahut të punës. Prej pothuajse dy dhjetëvjeçarësh …

Flurudha