Tërmeti në Haiti është pasojë e një pakti me Djallin?

Tërmeti që ka goditur Republikën e Haitit në janar të vitit 2010, duke provokuar qindra mijëra të vdekur, do të ishte pasojë e një pakti të mbrapshtë me Djallin, i kontraktuar nga haitianët në dhjetëvjeçarin e fundit të Shtatëqindës


Tërmeti që ka goditur Republikën e Haitit në janar të vitit 2010, duke provokuar qindra mijëra të vdekur, do të ishte pasojë e një pakti të mbrapshtë me Djallin, i kontraktuar nga haitianët në dhjetëvjeçarin e fundit të Shtatëqindës, atëhere kur disa shtriganë nga ishulli evokuan Princin e Errësirave që t'i ndihmonte dhe t'i çlironte nga dominimi kolonial francez?

E thënë kështu, nuk duket gjë tjetër veçse një batutë dhe me shije shumë të hidhur. Si? Ka mundësi që në një moment kaq dramatik në historinë e këtij vendi nuk ka asgjë më të mirë për të bërë sesa për ta treguar origjinën e fatkeqësive që prej dy shekujsh e këtej përplasen mbi të një ritual të errët magjie të zezë, e kryer në hijen e Voodoo-së?

Praktikisht, diskutimi televiziv i mbajtur nga predikuesi ungjillor amerikan Pat Robertson gjatë një programi të titulluar "The 700 Club" për kanalin televiziv Christian Broadcasting Netëork dhe i ndjekur nga 1 milion telespektatorë, është thjeshtëzuar dhe skematizuar shumë, ndoshta me art, ndoshta prej një zakonit mendor tashmë të rëndomtë në kulturën moderne, racionaliste e materialiste, me rezultatin që ta bëjë të duket totalisht absurde dhe e papërgjegjshme, një rigjallërim të pastër e të thjeshtë të atij kristianizmi fondamentalist që vjen nga "barku" i thellë dhe rural i Shteteve të Bashkuara dhe që u shkakton aq shumë zemërim intelektualëve të rafinuar të Bregut Lindor dhe, natyrisht, Europës laike e progresiste, bijë e parimeve të "shenjta" të vitit 1789.

Ndërsa, Raymond Joseph, Ambasadori amerikan i Haitit në Ëashington, bënte një protestë formale për pohimet që reverendo Robertson kishte bërë, Robert Gibbs, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, ngutej që të deklaronte: "Nuk përfundon kurrë së më habituri fakti, që në momente vuajtje njerëzore të pamata si këto, dikush të thotë gjëra që mund të jenë kaq tmerrësisht idiote".

Dhe kjo në një vend ku liria e fjalës dhe e mendimit konsiderohen të shenjta dhe ku ekzistojnë deri shoqata iniciative që mbështesin doktrinën e Tokës Zgavër apo që mohojnë vërtetësinë e modelit astronomik kopernikan.

Midis intelektualëve, politikisht korrektë italianë, të gjithë rigorozisht neoiluministë dhe në pjesën më të madhe ish-marksistë të gllabëruar nga vetëdija e keqe, qoftë që kanë kapërcyer gropën për të kaluar, armë e bagazhe, në kampin e së djathtës, ashtu si që nuk e kanë bërë, pa humbur kohë ndonjëri është kujtuar se edhe ne kemi Pat Robertson europian: atë Don Livio Falzaga, vitlindja 1940, që ka tërhequr mbi vete gurët pse ka insinuar nga mikrofonët e Radio "Maria" se edhe disa tragjedi të shtëpisë tonë kanë të bëjnë me harrimin e së shenjtës dhe me rritjen eksponenciale të kulteve satanike.

Edhe atë e kanë bërë të thonë, në mirëbesim apo në keqbesim, se tërmeti në Abruzzo është një lloj ndëshkimi hyjnor prej së keqes të njerëzve; por e vërteta është se intelektualët neoiluministë dhe neomarksistë të shtëpisë tonë nuk i kanë folur asnjëherë pse ka thënë, me rastin e refuzimit të detyruar të Papës për të mbajtur një diskutim në Universitetin "La Sapienza" të Romës në vitin 2008, se sa kishin punuar për ta bërë të pamundur këtë eveniment qenë bërë instrumenta, pakashumë të vetëdijshëm, të një strategjie të saktë të armikut të njeriut.

Përsa i përket Pat Robertson, vitlindja 1930, publiku amerikan e kujton, sepse qysh në vitin 2005, me rastin e Uraganit Katrina të vitit 2005, që asgjësoi brigjet e Gjirit të Meksikës dhe derdhjen e Misisipit, duke shkatërruar qytetin e Neë Orleans dhe duke shkaktuar 1800 të vdekur (një prej pesë uraganeve më të këqinj që kanë goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara të Amerikës), kishte deklaruar se shikonte në këtë ngjarje një paralajmërim hyjnor për grykësinë e njerëzve.

Bile duhet thënë se Bibla, libri i shenjtë i kristianizmit, është i përmbytur nga ky koncept, sidomos Dhiata e Vjetër: është kështu që autorët e saj shpjeguan si Përmbytjen Universale, si shkatërrimin e Sodoma e Gomorra, ashtu dhe shpërndarjen e popujve në kohën e ndërtimit të dështuar të Kullës së Babelit.

Tani, do të thuhet se një gjë është Dhiata e Vjetër, e shkruar më shumë se 2000 vjet më parë, në kontekstin kulturor të Judaizmit të lashtë dhe një gjë ndjeshmëria e qytetarëve të Mijëvjeçarit të Tretë, rigorozisht laike e racionale dhe aspak e prirur ndaj formave të vjetëruara të besueshmërisë apo supersticionit.

Nuk duam të futemi këtu në një diskutim akademik lidhur me faktin, se çfarë është e gjallë dhe çfarë mund të konsiderohet e tejkaluar në mënyrën e të folur të hyjnive nga ana e autorëve të Dhiatës së Vjetër (dhe jo vetëm të Antikitetit: edhe Jezù Krishti mallkon fikun që nuk bënte kokrra dhe kjo në sezonin në të cilin frutat nuk mund të jenë); gjëja do të na çonte shumë larg.

Duam vetëm të pyesim nëse arsyetimi i Robertson nuk mund të ketë ndonjë bazë besueshmërie konceptuale, në mënyrë jopasionale dhe pa u lënë të frikësohet nga kori i përgjithshëm, i zhurmshëm, por stonues, i intelektualëve politikisht korrektë.

Nga ana tjetër, për paktin me Djallin kultura moderne duhet të dijë mirë diçka, nëqoftëse është e vërtetë se një filozof i kalibrit të Oswald Spengler pëlqentë të fliste për "humanitet faustian", me referim ndaj kryeveprës së Goethe dhe të gjithë traditës kulturore lidhur me figurën paradigmatike të Doktor Faustit, pikërisht për të dizenjuar një qëndrim tipik të modernizimit: besimi i verbër dhe i pakufizuar në një shkencë që padyshim mund të zgjidhë shumë probleme materiale, por që edhe mund të krijojë përbindsha të vërtetë. Por le të vijmë tek faktet.

Në vitin 1791 skllevërit zezakë të Haitit, koloni franceze dhe më parë akoma spanjolle deri në vitin 1697, ngrihen kundër padronëve të tyre dhe kundër vetë autoriteteve qeveritare, nën drejtimin e atij që me shumë theksim është quajtur "Napoleoni i zi", Toussaint L'Ouverture. Pas ndodhish të alternuara, francezët - që gjithsesi kishin sjellë përforcime të mëdha, për t'u dhjetuar menjëherë nga sëmundjet tropikale - pësojnë humbjen vendimtare në vitin 1803 dhe më 1 janar të vitit 1804, nën drejtimin e Jean-Jacques Dessalines dhe Henri Cristophe, haitianët shpallin zyrtarisht lindjen e republikës së tyre të pavarur.

Është rasti i parë, që një revoltë e skllevërve përfundon me fitoren totale të rebelëve dhe bile deri me themelimin e një shteti të pavarur; bile është shteti i parë amerikan që lind nga gërmadhat e dominimit kolonial europian, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Bëhet fjalë për një eveniment të bujshëm, sensacional.

Perandori Napoleon, i mësuar me triumfet ndaj sovranëve të mëdhenj të Europës, ka pësuar menjëherë një shah - mat nga ana e një grushti skllevërish zezakë rebelë dhe ka humbur një koloni të çmuar me plantacionet shumë të pasura me kallamsheqeri dhe mbahet parasysh se, mëmëdheu i lashtë do të dojë më shumë se 20 vjet, përpara se gëlltitë faktin: vetëm në vitin 1825, Franca do ta njohë zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Haitit.

Përsa u përket Shteteve të Bashkuara, që të parët kanë ngritur flamurin e pavarësisë në hemisferën Perëndimore, ata pritën deri në vitin 1863 që ta kryenin një hap të ngjashëm dhe kjo mund të kuptohet mirë: sigurisht që nuk mund të njihnin një republikë ish-skllevërish derikur të mos e kishin zgjidhur problemin e skllavërisë në shtëpinë vet. Gjë që do të ndodhte pikërisht vetëm me Luftën e Shkëputjes të periudhës 1861 - 1865.

Mund të kuptohet se dikush - sidomos midis ish-padronëve të skllevërve, që ju desh të strehohej në Guadalupë dhe në Martinikë apo të kthehej në Francë - ka menduar për një shtrigani, për një pakt me Djallin.

E vështirë të pranohet ideja se ushtria më e mirë e botës ishte lënë të mundej nga ata mjeranë, që deri dje punonin nën darën e fortë të mbikqyrësve. Megjithatë, historiani ka detyrën që të kërkojë nëse prapa këtyre zërave dhe këtyre insinuatave mund të ketë ndonjë fakt të saktë, në ndonjë masë të pranueshëm. Dhe fakti ekziston dhe do të ishte ky: që në gushtin e vitit 1791 në Bois Caïman u mbajt një ceremoni e drejtuar nga prifti Voodoo, Dutty Bukman, gjatë së cilës, sipas dy interpretimeve të ndryshme, bile të kundërta, ai do të kërkonte ndihmën e Djallit kundër francezëve, duke premtuar se i gjithë populli haitian, në rast fitoreje, do të bëhej shërbëtori i tij; apo se ai thjesht do të kryente një dallim midis Zotit të kew të të bardhëve, në emër të të cilit këta të fundit ushtronin dhunat e tyre, dhe Zotit të mirë, riparues vuajtjesh, të cilit ai i besonte luftëtarët e lirisë në luftën e tyre për pavarësinë e ishullit.

Sido që të jetë - dhe tashmë nuk është e mundur të sqarohet sesi kanë rrjedhur saktë gjërat - mbetet fakti, për ata antropologë që duan ta shikojnë, se Voodoo është e mbushur me praktika të magjisë së zezë dhe se diktatori shumë mizor haitian, Francois Duvalier, i mbiquajtur "Papà Doc", i cili qe në pushtet nga viti 1957 deri në vdekjen e tij, në vitin 1971 (për t'ia transmetuar atë më pas të birit Jean Claude, i mbiquajtur "Baby Doc", deri në vitin 1986), i cili burgosi, torturoi dhe vrau mijëra bashkëqytetarë të tij, synonte që ta terrorizonte popullsinë, duke mishëruar personazhin djallëzor të Baron Samedi, Zotit që shoqëron shpirtrat në Botën e Përtejme. Duket se ishte i pajisur me fuqi paranormale dhe bënte gjithçka për të ruajtur një aureolë të errët magjie të zezë përreth qeverisë së tij: paraqitej i veshur si djallëzori Baron Samedi - kapele cilindër dhe spaleta të zeza, syze të zeza dhe puro në gojë - dhe linte të vepronin lirisht famëkëqinjtë "Tonton Macoutes", policë shtriganë që kishin licencë për të vrarë dhe që, nga ana e tyre, thuhej se qenë aleatë me forcat e së Keqes.

Diktatura gjakatare dhe e korruptuar e dy brezave Duvalier nuk ka qenë apogjeu i një historie kombëtare të shënuar nga katastrofa, mizerje, shfrytëzim, fatkeqësi të vazhdueshme të pafundme; një histori që e ka parë Haiti të pushtojë edhe për një 20-vjeçar pjesën tjetër të ishullit, të pushtuar nga Republika Dominikane, por që qysh nga viti 1844 ka pasur një histori tjetër, aq sa tani, e krahasuar me fqinjën shumë të varfër, gjendet në gjendje begatie relative.

Megjithatë, argumenton Pat Robertson (i cili në gjeografi duket më i "përgatitur" se në histori, duke qenë se e vendos pavarësinë e Haitit në kohën e Napoleonit të III-të në vend të Napoleonit të I-rë) bëhet fjalë gjithmonë për të njëjtin ishull, të ndarë nga një kufi artificial në kuptimin e gjatësisë gjeografike: pse një histori kaq e ndryshme midis dy gjysmave?

Këtu ka dy rende konsideratash për t'u bërë. I pari, është se magjia e zezë është pjesë e Voodoo-së dhe se apelimi i forcave diabolike, nga ana e shtriganëve të specializuar në të, është aktiv dhe sistematik, aq sa të lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me kredencën e Zombi-ve, qenie njerëzor të transformuar në manekinë të gjallë nëpërmjet praktikash dhe pijesh magjike; vetë Duvalier thuhej se, ishte i aftë t'i transformonte në Zombi armiqtë e tij dhe gjëja besohej nga populli.

Vërejmë se, përdorimi sistematik i aspekteve më djallëzore dhe më kërcënuese të Voodoo-së nga ana e diktatorit haitian i ka sjellë shkishërimin nga ana e Atit të Shenjtë roman. Mosmbajtja parasysh e këtij komponenti të religjiozitetit dhe të kulturës popullore haitiane nënkupton, që t'i kthesh krahët realitetit, kryesisht në bazë të paragjykimit shkencor sot dominues.

Rendi i dytë i konsideratave natyrisht që ka të bëjë me realitetin e Djallit si i tillë, i cili, u pëlqen apo jo intelektualëve laikë dhe racionalistë të të gjithë botës, është deri më tani e mbështetur fuqimisht nga mësimet e Kishës Katolike dhe është theksuar nga etër të shenjtë të shquar dhe sigurisht jo të papërgatitur në planin kulturor, si Pali i VI-të.

Baudelaire thoshte se, dhurata më e mirë që mund t'i bëhet Djallit është ajo e përqeshjes së besimit në realitetin e tij dhe do të donim të shtonim se filozofë të shquar, si Emanuel Swedenborg, dhe mistikë dhe shenjtorë të shumtë, nga Shën Françesku i Asizit tek Giovanni Vianney, shenjtori famullitar i d'Ars, tek Shon Gjon Bosko, tek Padre Piu i Pietrelçinës, besonin në realitetin e Ferrit jo më pak se në atë të Parajsës, në shumë raste pse kishin përvojë të drejtpërdrejtë.

Çdo njeri është i lirë që të besojë ose të mos besojë dhe natyrisht që është i lirë të qeshë, nëqoftëse ka dëshirë. Neve na duket se lidhur me këtë argument ka pak për të qeshur. Por, natyrisht, është një çështje opinionesh. Një gjë e vetme na duket se mund të shtohet, në përgjigje të atyre që pohojnë se të shikohet një lidhje midis një pakti eventual me Djallin e themeluesve të kombit haitian dhe katastrofave natyrore si tërmeti është një formë obskurantizmi, por edhe një humanizëm dhe mirësi e pakët kristiane.

Lidhja e një pakti me Djallin do të thotë t'i pranosh edhe pasojat dhe, nëqoftëse vendoset në një optikë fetare, do të thotë të jetë i vetëdijshëm se herët a vonë Kreditori do të bëhet i gjallë për të kërkuar atë që i është premtuar. Nuk është parë asnjëherë që Djalli të ketë harruar për të kërkuar pjesën e tij, as që t'i ketë mbajtur premtimet e tij: të gjitha fenomenet në zotërim (në të cilat je i lirë që të besosh ose jo) vërtetojnë se Djalli, kur konfiskohet një shpirt, nuk i kushton asnjë vëmendje, e mashtron në mënyrë sistematike dhe i shkakton të gjithë të keqen e mundur, me qëllim që ta humbasë përfudimisht, pasi ta ketë terrorizuar për vdekje.

Po, historia e tmerrshme e Haitit, kaq e ngarkuar me padrejtësi dhe vuajtje, pothuajse përtej limitit të durimit njerëzor, të lë realisht të menduar.

Pse kaq shumë e keqe mbi këtë popull fatkeq ish-skllevërish? Dhe pse një fat kaq i ndryshëm për Republikën Domenikane fqinje, e cila ndodhet në një situatë fizike, klimaterike dhe mjedisore kaq të ngjashmne? Është për të mbetur dyshues. Por, Djalli nuk ekziston, dihet...

Ata që i besojnë janë vetëm pleqtë e mbaruar dhe ndonjë prift fanatik, ndoshta me nostalgjinë e proceseve ndaj shtrigave me kujtesë të mallkuar dhe me djegiet relative. Një njeri i kulturuar, serioz dhe racional nuk mund, nuk duhet të besojë në gjëra të kësaj natyre, kurrë, për asnjë arsye në botë, apo jo?

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers