Shkenca e ndryshimeve klimatike nuk është e sigurtë

Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike ka pranuar se pohimi i saj se akullnajat himaljane do të shkrihen brenda vitit 2035, nuk ishte i mbështetur nga dëshmi shkencore

Fakte dhe gabime klimatikisht korrekte


Qysh kur ka shpërthyer afera Climategate, Paneli Ndërqeveritar i Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike ka pranuar se pohimi i saj i cituar fort i vitit 2007, sipas të cilit, akullnajat himaljane do të shkrihen brenda vitit 2035, nuk ishte i mbështetur nga dëshmi shkencore. Raporte të mëtejshme gazetareske kanë nxjerrë sesi Michael Mann, një prej shkencëtarëve kyç të implikuar në aferën Climategate, po përfiton akoma miliona dollarë në subvencione nga paketa stimuluese e vitit 2009. Por kush bën politikë, në Uashington dhe në pjesën tjetër të botës, vazhdon përpara. Pikërisht ndërsa provat e ndryshimit klimatik bëhen gjithnjë e më shumë të dyshimta.

Në fund të nëntorit 2009, një haker i panjohur i fshehur prapa pseudonimit "FOIA" ka postuar në një server rus disa të dhëna sekrete. Informacionet e nxjerra përfshinin një përzierje të çrregullt shkëmbime e-mailesh, të dhëna shkencore bruto, komente analistësh dhe programime, të gjitha elementë të përdorur nga shkencëtarët që informonin Panelin Ndërqeveritar të Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike (IPCC), një organizatë që në vitin 2007 ka ndarë Çmimin Nobel për Paqen me Al Gore. Të dhënat e nxjerra duhej të demonstronin se shkencëtarë ndër më të rëndësishmit kanë okultuar apo manipuluar informacione që nuk i korrespondonin tezës së tyre lidhur me ndryshimet klimatike, që kanë krijuar një listë të zezë kërkuesish jo të anshëm dhe shmangur kërkesat për informacion të lirë, ndoshta edhe nëpërmjet shkatërrimit të dokumenteve.

Një përhapje e tillë informacionesh, e njohur si Climategate, i ka gërryer deri në themel dy ndër presupozimet më thelbësore në bazën e çështjes së ndryshimeve klimatike: se shkenca është e saktë dhe se midis shkencëtarëve ekziston një konsensus. Pavarësisht kësaj, liderët në Uashington dhe në të gjithë globin kanë vazhduar përpara pa u ndalur me politikën e tyre lidhur me ndryshimet klimatike.

Climategate vë në pikëpyetje besueshmërinë e një grupi të përbërë nga shkencëtarët më me influencë të planetit që merren me ndryshimet klimatike. Në qendër të kundërshtisë janë Phil Jones, Drejtor i Njësisë Kërkimore Klimatike pranë Universitetit East Anglia, Michael Mann, Drejtor i Qendrës Shkencore të Sistemit Tokë në Penn State, së bashku me shumë anëtarë të tjerë të të ashtuquajturit "Ekipi Hokej". Emri i "skuandrës" i referohet diagramës së famshme me shkop hokeji të Mann, e cila kërkon të demonstrojë sesi në 150 vitet e kaluara nuk ka pasur kurrë një ngrohje të ngjashme me këtë të verifikuar në 50 vitet e fundit. E-mailet përfshijnë shkencëtarë e grupe të lidhur shumë nga afër me Panelin e Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike.

Këto institucione dhe këta individë përbëjnë bastionin e mendimit zyrtar lidhur me ndryshimet klimatike, gardianët e ideve rëndom të pranuara lidhur me atë që shoqëria e industrializuar po i bën këtij planeti. Njësia Kërkimore Klimatike pranë Universitetit East Anglia, më parë të panjohur, është një prej të paktave aktualisht ekzistuese që ruan të dhënat lidhur me temperaturën. Paneli i Kombeve të Bashkuara lidhur me Ndryshimet Klimatike - një organizatë e shquar ndërkombëtare që rishqyrton dhe vlerëson kërkimin dhe këshillon qeveritë lidhur me çështjen - i beson shumë në projektimet e veta të dhënave të Njësisë Kërkimore Klimatike të East Anglia. Kjo është domethënëse, pasi zbulimet e dala nga Climategate sugjerojnë se të dhënat e East Anglia mund të jenë manipuluar me qëllim që t'i bëjnë korresponduese me tezën e komunitetit lidhur me ngrohjen globale.

Dhe paneli i Kombeve të Bashkuara nuk këshillon vetëm Kombet e Bashkuara dhe liderët e të gjithë globit; është edhe një pikë e fortë referimi për kërkuesit akademikë lidhur me klimën. Mbetet akoma për t'u përcaktuar se deri në çfarë mase të dhënat e tani së diskutueshmes Njësi Kërkimore Klimaterike/IPCC mund të kenë prekur edhe kërkime të tjera. Por të dhënat e nxjerra vënë në diskutim pohimin, sipas të cilit temperaturat do të jenë rritur kohët e fundit dhe në mënyrë domethënëse për shkak të aktivitetit të njeriut. Është pikërisht mbi këtë tezë që mbështetet axhenda e sotme e politikës lidhur me ndryshimet klimaterike.

Përveçse ngre dyshime mbi metodologjitë reale dhe analizat shkencore, Climategate minon atë "konsensus shkencor" që shumë liderë dhe burokratë botërorë kanë bërë të mbizotërojë në mëshimin për një politikë më të rreptë të luftës ndaj ndryshimeve klimaterike. Në thelb paneli i Kombeve të Bashkuara përcakton tonin e debatit zyrtar lidhur me ndryshimet klimaterike. Por nëqoftëse rishikimi i punës së kolegëve është manipuluar për t'u dhënë zë vetëm atyre shkencëtarëve që besojnë tek ndryshimi klimaterik, atëhere ai "konsensus", në rastin më të mirë, është i dobët dhe, në rastin më të keq, inekzistent. I parë në këtë prizëm, Climategate e bën më të vështirë, në mos të pamundur, për opinionin publik që ta rivendosë besimin e tij në një "konsensus" të bazuar mbi shkencëtarë që as nuk i japin, as nuk i mbrojnë me ndershmëri provat shkencore të pohimeve të tyre.

Sasia e e-maileve të dala në dritë ka rezultuar një ndërmarrje preokupuese për shkencëtarët që kanë kërkuar t'i shkojnë deri në fund kundërshtisë. Por disa prej komunikimeve tani të bëra publike shkojnë në zemrën e problemit të bindjes së opinionit publik se planeti është në rrezik serioz. Një mesazh i Jones përmbledh frikërat më të këqija të atij që i është kushtuar promovimit të tezës së ngrohjes: në të, Jones ka folur për dëshirën e tij që të "fshehë zvogëlimin" e temnperaturave.

Por ka shumë, shumë më tepër. Për shembull, në një shkëmbim e-mailesh të datës 14 tetor 2009 midis Mann dhe Kevin Trenberth të Universitetit të Colorado, Mann ia kish atribuuar "variabilitetit natyror" mungesën e të dhënave që tregonin ngrohjen e oqeaneve në vijim të furtunave tropikale. Trenberth i ishte përgjigjur duke shprehur preokupimin se disa prej të dhënave të nevojshme të për të mbështetur deklarimin e Mann qenë "fatkeqësisht munguese".

Trenberth kishte shkruar: "Të pohosh se bëhet fjalë për variabilitet natyror nuk përbën shpjegim. Cilët janë proceset fizike? Ku ka shkuar e ka përfunduar nxehtësia?". Ai - kishte thënë - po shkruante nga Boulder në shtetin Colorado, "ku në dy ditët e fundit kemi thyer rekordin e ditëve më të ftohta të regjistruara ndonjëherë dhe preokupohej që "për momentin nuk mund ta shpjegojmë mungesën e ngrohjes dhe është një farsë që nuk mundemi…". Bënte të njohur edhe se, duke u qëndruar një serie të dhënash të vitit 2008, "duhet të ketë një ngrohje akoma më të madhe". Por pastaj përfundon: "Të dhënat sigurisht që janë të gabuara. Sistemi ynë i vëzhgimit është i papërshtatshëm".

Një shembull tjetër me përmbajtje të dyshimtë i nxjerrë nga e-mailet konsistonte në një mesazh të Jones në të cilin ai përmendte dy skeptikë ndër më të rëndësishmit: Steve McIntyre të blogut Climate Audit dhe Ross McKitrick të Universitetit Guelph në Ontario. Jones kishte shkruar se nëqoftëse të dy "do të arrinin të viheshin në dijeni ndonjëherë për ekzistencën e një Akti për Lirinë e Informimit në Mbretërinë e Bashkuar, besoj se do ta fshij fajlin në vend që t'ia dërgoj kushedi se kujt".

Mann ka shkruar edhe se, "duket që skeptikët kanë organizuar një 'grusht shteti' në Climate Research (bëhej fjalë për një gazetë në fakt mediokre, sa për të filluar, por tani është një gazetë mediokre me një 'objektiv' të mirëpërcaktuar)" dhe se "duhet të pushojmë së konsideruari një publik legjitim që merret me rishikimin e punës së kolegëve". Ndoshta duhet t'i inkurajojmë kolegët tanë në komunitetin kërkimor klimatik që as të mos i dërgojnë më dokumente kësaj gazete, as të citohen në faqet e saj.

Në një e-mail tjetër, Mann fliste sesi nuk arrihej të gjendeshin të dhëna lidhur me disa vjet në veçanti dhe sugjeronte një zgjidhje që kritikët e kanë quajtur një "masazh" të të dhënave, një manipulim, që t'i bëjë të përkojnë me tezën e tij. "Po t'i jap vetëm për përdorim personal, pasi je një koleg i besuar", shkruante Mann, "kështu që, të lutem, mos ia kalo askujt tjetër pa u këshilluar më parë me mua. Bëhet fjalë për atë lloj 'gjërash të pista' që nuk duhet të përfundojnë në duart e atyre që potencialisht mund të kërkojnë t'i deformojnë gjërat…".

E-mailet e nxjerra nuk e kanë befasuar McKitrick, i cili më ka thënë se shkencëtarët që interveprojnë shumë nga afër me IPCC-në janë katandisur në një arrogancë qesharake dhe në jotolerancë ndaj mosqenies dakord. Njerëzit e IPCC-së janë "me pikëpamje shumë të kufizuara, qëndrojnë shumë në mbrojtje dhe nuk pëlqejnë që të kritikohen". Dua të them se nëqoftëse del një dokument me të cilin ata nuk janë dakord, ka shumë mundësi që në vend të ballafaqohen lidhur me përmbajtjen, ata të hidhen në sulm. Richard Lindzen, Docent i Shkencave Atmosferike në Harvard dhe skeptik i vjetër, thotë për e-mailet: "Nuk janë ambigue. Flasin për t'u vënë frerin shkencëtarëve të tjerë. Por nuk është për t'u habitur. Kush është i sektorit, i ka parë tashmë gjëra të kësaj natyre. Surpriza e vetme është se dikush vërtet i ka siguruar këto dokumente dhe i ka përzgjedhur".

Me një shikim të parë, korrespondenca e nxjerrë nga Climategate përbën Marrëdhëniet e Rrezikshme të botës shkencore. Pavarësisht rënies së daulleve të pritura për të informuar opinionin publik se shkenca mbështet me forcë tezën e ndryshimeve klimatike, të dhënat e nxjerra nga hakeri profilojnë portretin e një komuniteti ekspertësh të frikësuar nga shqyrtime të hollësishme, të gatshëm që të përdorin metoda të ulëta për të bërë të heshtin atë që ushqen dyshime dhe të lumtur që të eliminojnë provat, të cilat mund t'i vinin në rrezik si teoritë, ashtu dhe financimet e tyre.

Pavarësisht gjithçkaje, skandali nuk ka çuar në rikonsiderime serioze të natyrës politike as edhe në një stigmatizim domethënës të shkencëtarëve dhe të organizatave të implikuara. Përkundrazi, edhe pse supozimet themelore lidhur me ndryshimet klimatike janë vënë në dyshim, Agjencia e Mbrojtjes së Mjedisit ka bërë hapat e para për të vënë në veprim rregulla më të gjera që janë parë ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara lidhur me emisionet e dyoksidit të karbonit. Dhe sapo pak javë më pas, Konferenca lidhur me Ndryshimet Klimatike e Copenhagen, me praninë e 192 vendeve, ka filluar pa e përballuar në mënyrë të konsiderueshme çështjen e e-mailave të Climategate.

Në fakt, "FOIA", zbuluesi i Climategate, mund të gjendet për të përballuar akuza të natyrës penale në Shtetet e Bashkuara, siç ka sugjeruar senatorja demokrate Barbara Boxer. "Ka që e quajnë 'Climategate', unë e quaj 'E-mail-theftgate'", ka pohuar Boxer. "Bëhet fjalë për një krim". Pavarësisht skandalit, komuniteti i ndryshimeve klimatike dhe mbështetësit politikë të tij kanë vazhduar përpara me vendosmëri të paepur, ngurrues për atë që ka të bëjë me zbulimet e Climategate, por të vendosur për nevojën që të ecet me shpejtësi, të nënshkruhen marrëveshje ndërkombëtare dhe të miratohen politika të bazuara mbi idetë e minuara në ato e-maile ofenduese. Duke shpërfillur idenë se shkenca duhet t'u nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme, kanë thënë se nevoja për ta përballuar problemin e ngrohjes e ka tejkaluar çdo konsideratë tjetër.

Qëndrimi i përgjithshëm i atyre që kanë marrë pjesë në Copenhagen ka qenë që ta konsiderojnë Climategate të parëndësishëm, një mosvëmendje të thjeshtë. Pastaj, kush ka folur për e-mailet, ia ka minimizuar rëndësinë. Pavarësisht përmbajtjes së dukshme dërrmuese të vetë e-maileve të tij, Michael Mann e ka mohuar në mënyrë kategorike se i ka përdorur të dhënat me synimin e qëllimshëm që të mashtrojë, se ka mbytur debatin shkencor apo se ka tentuar që t'i shmanget çdo instance të lirisë së informimit. Përhapja e e-maileve, ka pohuar ai, është pjesë e një tentative të orkestuar kundërsulmi që është e vjetër prej dekadash. Përgjigje të kësaj natyre e spostojnë interesin nga përmbajtja e e-mailave në motivacionet që kanë shtyrë njerëzit që i kanë nxjerrë në dritë. Nëqoftëse të dhënat e nxjerra përdoreshin nga mohuesit që donin të ndiznin debatin lidhur me çështje jo meritore të diskutimit, atëherë asnjeri nuk kishte motiv që të shqetësohej nga ato e-maile.

Për liderët botërorë, kjo ka qenë e mjaftueshme. "Thuhet se shkenca që vërtitet rreth ndryshimeve klimatike nuk është dhe aq e sigurtë sa pohojnë idhtarët e saj", ka pohuar Kryeministri britanik Tony Blair gjatë Konferencës së Copenhagen. "Nuk ka nevojë që të jetë dhe megjithatë, ajo që është jashtë diskutimit është se ekziston një sasi e madhe mbështetjeje shkencore për idenë se klima po ndryshon dhe kjo për shkak të aktivitetit të njeriut. Për pasojë, edhe prej një arsyeje të pastër paraprake dhe duke pasur parasysh seriozitetin e pasojave, sikur një ide e tillë të ishte e saktë dhe e konsideruar koha që do të duhet që veprimi të ketë efekt, ne duhet të veprojmë".

Ky qëndrim përçmues nuk kufizohet nga aktivistët e ndryshimeve klimatike dhe në atë midis politikanëve u jep atyre pushtet. Mbulimi i skandalit nga ana e medieve kryesore ka qenë minimale. Faktet kanë dalë në gazeta si "New York Times" vetëm një javë pas zbulimit fillestar të e-mailave nga ana e blogersave. Por edhe atëherë pjesa më e madhe e artikujve e minimizonte rëndësinë e Climategate. Siç ka shkruar Clark Hoyt, public editor i "New York Times", në një editorial të 5 dhjetorit duke kërkuar që t'i japë një logjikë qëndrimit me profil të ulët të gazetës, Climategate ishte vetëm një "fakt" dhe jo një "fakt i madh".

Hoyt dhe editorialisti shkencor, John Tierney, kanë pranuar se e-mailet që vinin provonin se "shkencëtarët mund të jenë meskinë, në linjë mbrojtëse dhe se mund të provojnë t'i 'axhustojnë' pak të dhënat". Më 30 nëntor, Tierney ka pohuar se e-mailet provojnë se diagrama e famshme e shkopit të hokejit e Mann është një përzierje të dhënash të "homogjenizuara" në mënyrë të tillë që t'i vijnë për mbarë dëshirës së Jones për të "fshehur zvogëlimin" e temperaturave, por ka këmbëngulur për faktin se kjo nuk i gjymton konkluzionet që publiku ka nxjerrë nga kërkimi në fjalë. I njëjti konkluzion i Tierney është i habitshëm, megjithëse kontradiktor: "Me siguri që historia pas këtij grafiku nuk ka demonstruar se ngrohja globale është një gjë kot apo një mashtrim, siç kanë shpallur disa skeptikë, por ka dhënë një shembull të një tjetri prej arsyetimeve të tyre, domethënë se prova e ngrohjes globale nuk është dhe aq e paekuivokueshme siç pranojnë shumë shkencëtarë".

Por nëqoftëse vërtet kjo provë ishte larg nga të qenit e qartë, atëherë pse pjesa tjetër e mbulimit të kryer nga gazeta dhe debati publik në Uashington dhe në Copenhagen e përballojnë ndryshimin klimatik sikur të ishte i "paekuivokueshëm" me të njëjtën mënyrë si të shkencëtarëve si puna e Mann dhe Jones dhe e mbështetësve si Al Gore? Përtej blogëve dhe medieve si faqja editoriale e "Wall Street Journal", ka mbizotëruar qëndrimi për të cilin Climategate është fryrë dhe nuk duhet të spostojë vëmendjen nga misioni fisnik i ndalimit të rrezikut të ngrohjes globale. Në Copenhagen, citimet lidhur me skandalin dhe skepticizmin relativ mbi ngrohjen globale nuk kanë qenë gjë tjetër veçse probleme të tjeshta për t'u katandisur në heshtje. Larg nga prezantimi i shpjegimeve bindëse për preokupimet e ngritura nga Climategate, aktivistët e ndryshimit klimatik kanë përdorur kohën e tyre për të shmangur pyetjet.

Njerëzit e sigurisë në Kombet e Bashkuara jo vetëm që e kanë penguar gazetarin irlandez Phelim McAleer për t'i bërë pyetje Al Gore lidhur me Climategate gjatë konferencës, por i kanë hequr edhe mikrofonin. McAleer ka kërkuar që t'i bëjë pyetje të ngjashme docentit të Stanford, Stephen Schneider, i cili ka refuzuar që të bëjë komente. Kur McAleer i ka bërë një pyetje Schneider, një anëtar i stafit ka kërkuar që t'ia mbyllë gojën, duke i manipuluar mikrofonin dhe një anëtar i sigurisë i ka kërkuar McAleer dhe skuadrës së tij që t'ia shuajë telekamerën pavarësisht se ata protestuan se qenë anëtarë të akredituar të shtypit.

Sigurisht, për elitat politike, shkencore dhe mediatike të mbledhura në Copenhagen Climategate, nuk ka qenë asgjë më shumë se një incident i parëndësishëm rrugëtimi. Vetë Marrëveshja e Copenhagen përbën një dëshmi se sa pak Climategate është marrë në konsideratë; e dyta e 12 pikave të dokumentit citon në mënyrë specifike Raportin e Katërt të Ekspertëve, që përfshin kontributet e East Anglia dhe të Penn State. 7 anëtarë të stafit të East Anglia dhe 2 të Penn State qenë rishikuesit.

Kush bën politikë në Shtetet e Bashkuara dhe liderët e vendeve të industrializuara e ka zgjeruar besimin e tij duke i bërë apel në mënyrë të përsëritur tashmë të paqartit "konsensus midis shkencëtarëve". Më keq akoma, kanë vazhduar përpara me negociatat pa u ndalur që të vlerësojnë në mënyrë kritike cilësinë e informacioneve të tyre. Jon Holdren, këshilltari shkencor i Obamës, ka folur shkurtimisht për Climategate përpara Kongresit, duke e likuiduar si një kundërshti mbi të dhëna dhe interpretime "absolutisht jo e rrallë në shkencë". Më pas, Holdren ka ritheksuar rëndësinë e lidershipit amerikan për një veprim domethënës në Copenhagen lidhur me ndryshimet klimatike.

Ndërsa Copenhagen përfundonte punimet, blogersa, gazetarë dhe shkencëtarë vetëm kishin filluan që të kalonin në sitë të dhënat e përhapura nga hakeri, aq më pak që të kontrollojnë më tej shkencën. Debati do të ecë përpara, ndërsa llogariten meritat midis rregullimit cap-and-trade dhe normave burokratike, ndërkohë që Kongresi vendos nëse duhet t'i kodifikojë dëshirat e shprehura nga Obama në Copenhagen lidhur me limitet ndaj emisioneve. Besnikët e ndryshimeve klimatike theksojnë se nuk ka kohë për t'u ndalur, se çdo vonim mund të çojë në pasoja katastrofike. Megjithatë, edhe të veprohet në bazë dezinformimi mund të jetë e rrezikshme, në mënyrë të veçantë nëqoftëse origjina e informacionit është e korruptuar.

Ta fusësh shkencën në një debat publik është e rrezikshme, sepse errëson kufijtë që e ndajnë nga politika. Kur njerëz që flasin në emër të shkencës pohojnë se fati i njerëzimit është në rrezik, kur hezitohet lidhur me apokalipset e mundshme, kur shkenca e tyre pasqyron jo vetëm një metodë, por edhe një fe dhe një mision moral, marrëdhënia midis shkencës dhe politikës bëhet e dyshimtë. Emocionet ndeshen me objektivitetin. Në të njëjtën kohë, pasojat e politikës shtrihen jo vetëm tek shkenca, por edhe tek ekonomia dhe, akoma më thelbësisht, me atë që shoqëria e konsideron të rëndësishme. Profetët e global-warming nuk e fshehin aspak dëshirën e tyre për ta ndryshuar mënyrën e të jetuarit të qenies njerëzore mesatare.

Në dhjetor, pikërisht ndërsa historia e Climategate po zbulohej, administratori i Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit ka shpallur se emisionet e dyoksidit të karbonit do të klasifikoheshin si ndotëse në bazë të Clean Air Act, ligjit që rregullon fushën lidhur me cilësinë e ajrit, duke i hapur kështu derën rregullimit të plotë të saj. Kërkesa e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedis do të jetë deri më e kushtueshme se legjislacioni i cap-and-trade i shqyrtuar nga Kongresi në vitin 2009.

Pasojat e variacioneve të tilla do të jenë të mëdha. Tentativat për t'i reduktuar emisionet i kufizojnë në mënyrë pothuajse të pazgjidhshme aftësitë e funksionimit të sipërmarrjeve. Na pëlqen apo jo, një kompromis është i pashmangshëm: prioritetet mjedisore kundrejt atyre ekonomike. Duke iu qëndruar vlerësimeve të para, numri i kompanive që kanë nevojë për një autorizim të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit mund të ngrihet nga 12000 apo 13000 të sotme në mbi 1 milion në të ardhmen e afërt. Një numër, që sipas çdo gjase, do të përfundojë për të kuptuar jo vetëm shkolla apo spitale, do të kërkohet gjerësisht; duke pasur parasysh çmimet e karburantit të vitit 2008, çdo sipërmarrje që ka shpenzuar 70000 dollarë në vit në gaz natyror do t'i nënshtrohej. Kostoja më e ulët e karburantit në vitin 2009 do të bënte vlerën - prag akoma më të ulët. Procesi i lejeve përdor një mesatare prej 18 muajsh për t'u mbyllur dhe derikur leja nuk jepet, nuk është e mundur t'i jepet jetë asnjë projekti. Dhënia e çdo lejeje është subjekt për çështje gjyqësore, që mund të kërkojë vite për t'u zgjidhur dhe nuk janë vetëm strukturat e reja që mund të jenë subjekt i kufizimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit; edhe shumë prej strukturave tashmë ekzistuese do të kenë nevojë për miratim vetëm për t'i dhënë dritë jeshile diçkaje të thjeshtë si një ristrukturim.

E gjitha kjo nënvizon një atmosferë shumë pak ftuese për sipërmarrësit. Duke përdorur informacione të nxjerra nga Advanced Notice of Proposed Rulemaking dell'Environmental Protection Agency, qendra kërkimore Heritage Foundation vlerëson se nga viti 2009 prodhimi i përgjithshëm bruto kumulativ do të pësojë një humbje prej 7 trilionë dollarësh. Fakti që shpallja e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit ka ndodhur pikërisht teksa po zbulohej afera Climategate mund të duket ironike, por në fakt është përhapur në mënyrë të qëllimshme pikërisht në hapjen e konferencës së Copenhagen. Lëvizja ka qenë një mesazh për të treguar seriozitetin e Shteteve të Bashkuara lidhur me idenë e ndryshimit të praktikave të tyre të emisionit dhe vendosmërinë për të nënshkruar një marrëveshje për të siguruar që edhe të tjerët të veprojnë njëlloj.

Pavarësisht kësaj oferte bujare amerikane përpara Copenhagen, në të vërtetë pak është realizuar. Marrëveshja finale nuk ka qenë një vendim formal i Kombeve të Bashkuara. As nuk ka qenë ligjërisht detyruese. Copenhagen ka dështuar sepse vendet në rrugën e zhvillimit kanë pasur vetëdijen korrekte të interesit të tyre kombëtar dhe kanë refuzuar të impenjohen në marrëveshje detyruese nga këndvështrimi ndërkombëtar në gjendje që të dëmtojë ekonomitë emergjente të tyre. Lëshimet nga ana e Shteteve të Bashkuara kanë bërë shumë pak për të tunduar vende si Brazili, India dhe Kina që t'i vendosin një fre pasurisë që mund të ndërtonin vetëm nëqoftëse do t'u duhej të ecnin përpara pa pengesa.

Shkalla e mbivendosjes midis rregullimeve të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe aktit për të kufizuar emisionet të premtuar nga Presidenti Obama në diskutimin e tij në Copenhagen nuk është akoma i qartë. Presidenti ka pohuar se është "plot besim që Amerika do ta respektojë impenjimin që kemi marrë" për t'i shkurtuar me 17 përqind emisionet amerikane brenda vitit 2020 dhe me 80 përqind brenda vitit 2050, e gjitha, në mënyrë të pabesueshme, në kurriz të kombit amerikan në formën e një ekonomie më të kufizuar dhe shumë më të rregulluar. Përveç shkurtimit të emisioneve në nivel kombëtar, Marrëveshja e Copenhagen përfshin "impenjimin për një objektiv" në bazë të të cilit vendet e industrializuara do të japin një kontribut vjetor prej 100 miliardë dollarësh për vendet më të varfra që do të ndjekin reduktimin e emisioneve të dyoksidit të karbonit. Megjithëse marrëveshja thekson se financimet do të ndahen njëlloj midis burimeve publike e private dhe nëpërmjet qeverive, ka të ngjarë që do të jenë Shtetet e Bashkuara ato të cilët do të japin pjesën më të madhe të kësaj paraje.

Nëqoftëse të gjitha këto masa janë të prirura që të veprojnë si një digë kundër rrezikut të përfaqësuar nga ndryshimi klimatik, atëhere Shtetet e Bashkuara do të nënshkruajnë policën e sigurimit më të madhe të historisë së botës. Të marra në konsideratë çështjet e ngritura nga Climategate, njerëzit e politikës dhe publiku i tyre duhet të pyesin në se janë vërtet të gatshëm për ta bërë këtë investim.

Entiteti i ngrohjes së planetit dhe ideja se një ngritje e temperaturës është faj i gjinisë njerëzore janë ndodhi që një ditë shkencëtarët do të jenë në gjendje t'i provojnë në mënyrë vendimtare, por e-mailet e Climategate ilustrojnë se besimi i ngrohjes globale mund t'i hedhë rrënjët e tij më pak në një shkencë objektive sesa në vetëdijen e paqartë perëndimore të kapitalizmit dhe të zhvillimit. Ata skeptikë, sipas të cilëve alarmimi mjedisor në ekspozitë në Copenhagen dhe tjetërkund është produkti i një besimi modern panteist dhe jo rezultat i një arsyetimi empirik, duhet të merren seriozisht. Më e mira në të cilën mund të shpresohet për pasojat e Climategate është që komuniteti që merret me shkencë t'i bëjë nderim qëllimit të studimeve të veta: të bëjë pyetje dhe t'i vlerësojë provat me sy të paanshëm.

(Commentary)

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers