Përse u tallën me "Avatar-in" votuesit e Oskari



Gjatë gjithë natës shakatë pa kripë vërtiteshin rreth të njëjtës temë: Avatari kështu, George Clooney ashtu. Sandra Bullock, pranoi çmimin e saj aktorja më e mirë, duke përmendur "të gjithë njerëzit, të cilët nuk e kishin ndihmuar, duke përfshirë këtu "George Clooney, i cili më hodhi në një pishinë. Ende mbajmë armiqësi për këtë". Ben Stiller u shfaq në skenë i maskuar si një avatar Na'vi për të prezantuar kategorinë e çmimit të Makiazhit (për të cilin Avatari nuk ishte nominuar), dhe fituesi argjentinas i filmit më të mirë në gjuhë të huaj falenderoi Akademinë "që nuk e kishte konsideruar gjuhën Na'vi si gjuhë të huaj".
Kjo është strategjia klasike tragji-komike e fituesve që tallen me humbësit, dhe një traditë e thinjur e Oskar-it ku përdoren filmat dhe yjet kinamatografike më të famshme si epiqendra e shakave thumbuese që i ofrohen publikut të gjërë. Oooh, Avatari, 2.5 miliard $ fitime ... George Clooney, ylli i botës kinematografike ....
Çfarë i ndodhi filmit "Avatar"?
"Avatar" është ende në periudhën e artë të fitimeve, por nuk arriti të prodhojë suksesin kritik të njëjtë me filmin e mëparshëm të Cameron-it, "Titanic", prodhuar 12 vjet më parë. Në fakt, "Avatar" - filmi më i suksesshëm financiarisht i të gjitha kohërave - ishte lehtësisht filmi më i tallur i mbrëmjes. Sigurisht, që ishte një objektiv i lehtë. Asnjë film tjetër nuk ka paraqitur alienë tërësisht blu, përveç performancës piktoreske të Ben Stiller, i cili prezantonte çmimet i maskuar si Avatar Na'vi.
Edhe pse shikuesit mund të kenë krijuar një imazh vizualisht mahnitës të filmit "Avatar", me sa duket, kur bëhet fjalë për çmime Oscar, asgjë nuk mund të krahasohet me krijesat e gjalla dhe të vërteta njerëzore. Reporteri i "Los Angeles Times", Patrick Goldstein, përmbledh këtë mendim duke i shkruar: "dyshimi im është se anëtarët e Akademisë e kanë ende të vështirë të besojnë se filmat e krijuar kryesisht në kompjuter - nëse bëhet fjalë për" Avatar" apo për vargun e gjatë të filmave të shkëlqyer Pixar - mund të jenë po aq të denjë dhe artistikisht të arrirë me filmat tradicionalë dhe klasikë të aksionit të gjallë. Por në qoftë se dikush mund të sfidonte rregullin "filmat me efekte speciale të kostove jashtëzakonisht të larta nuk fitojnë Oskar", të gjithë mendonin se ky mund të ishte vetëm James Cameron.
Në vitin 1997, gjigandi tjetër kinematografik i James Cameron-it, "Titanic", arriti të kishte një dominim të paimagjinueshëm në çmimet Oskar. "Titanic" pati një rekord historik prej 14 nominimesh dhe ka fituar një rekord 9 çmimesh Oskar. "Avatar" fitoi vetëm tri nga nëntë kandidaturat e tij: Kinematografia më e mirë, Drejtimi Artistik më i mirë dhe Efektet Speciale më të mira. "Titanic" i Cameron-it ka fituar këto plus edhe 6 çmime të tjera, duke përfshirë këtu edhe Çmimet, Fotografia më e mirë dhe Regjizori më i mirë; "Avatar" i humbi këto dy çmimet e fundit kundër filmit "Hurt Locker".
"Avatar" pati fatin e keq - në qoftë se, mund të cilësohet një film që ka fituar mbi 2.5 miliard $ në mbarë botën "fatkeq" - të gjendej rastësisht në mesin e zhanrit e fantashkencës. Një zhanër që, historikisht nuk ka fituar Oskar pa marrë parasysh se sa të suksesshëm financiarisht mund të jenë filmat. Në vitin 1977, "Star Wars", u bë filmi më i suksesshëm financiarisht i të gjitha kohërave, por humbi çmimin Fotografia më e mirë kundër "Annie Hall". Në mënyrë të ngjashme, në vitin 1982 "E.T." u bë rekordi i të gjithë kinematografisë, por humbi çmimin Akademik kundër filmit "Gandi". Filmi më i përafërt me zhanrin e fantashkencës që ka arritur të fitojë çmimin e Fotografisë ka qenë filmi i vitit "Lord of the Rings: The Return of the King", madje edhe këtij filmi ju deshën 3 seri për të fituar në fund këtë çmim.
Këtë vit, Cameron është irrituar, pasi filmi i tij nuk është marrë seriozisht si një film "aktorësh". Ai ka punuar shumë në fushatën e tij për çmimet Oskar për të përhapur idenë se aktorët që aktrojnë para një ekrani të gjelbër, duke përdorur teknologji të krijuar nga kompjuteri janë po aq të denjë sa aktorët që nuk ngulfaten me efekte speciale. (Aktorët përbëjnë segmentin më të madh të Akademisë së votimit.) Është e qartë se, fushata nuk shkoi edhe aq mirë gjatë çmimeve Oskar. Megjithatë, sado e padrejtë që mund të duket, askujt nuk i pëlqen ideja që dikur mund të zëvendësohet nga një kompjuter.
"Avatar" vs. "The Hurt Locker"
Avatari fitoi vetëm tre nga nëntë kategoritë, për të cilat ishte nominuar dhe James Cameron nuk mund të fajësohet për vrerin e veçantë që tregoi për humbjen e çmimit regjizori më i mirë kundër filmit "The hurt Locker" dhe përlatësisht kundër ish-gruas së tij, Kathryn Bigelow, e cila gjithashtu kishte marrë nëntë nominime atë natë. Ndryshimi ishte se ajo fitoi gjashtë nga nëntë nominimet dhe të drejtën për t'u mburrur gjatë gjithë mbrëmjes.
Nuk ke çfarë të pyesësh, Hurt Locker është një film gati perfekt lufte dhe një zgjedhje e shkëlqyer për çmimin Fotografia më e mirë. Puna e jashtëzakonshme e Bigelow për ta ngritur këtë projekt jetim në këmbë, dhe mjeshtëria e saj për ta treguar historinë pjesë-pjesë, duhet të konsiderohet jo më pak mbresëlënëse se efektshmëria e heroit të saj në çaktivizimin e bombave në rrugët e Bagdadit. E njëjta gjë vlen edhe për Mark Boal, i cili fitoi çmimin për skenarin më të mirë, bazuar në raportimin e tij për një pjesë rreth një Playboy jo të trilluar në skuadrat IED, (i cili me të vërtetë e meritonte ta vendoste atë shkrim në kategorinë e Skenarit të përshtatur më mirë).
Por, rëndësia e filmit Hurt Locker në Oskar kishte më pak të bënte me meritat e filmit se sa me mentalitetin dhe makiazhin e anëtarëve të Akademisë. Mos harroni, për të fituar çmimin Fotografia më e Mirë nuk keni nevojë të bëni fotografi të mira, thjesht duhet të bëni fotot që mund t'i pëlqejnë më tepër jurisë, të cilët janë të vjetër, politikisht liberalë dhe artistikisht konservativë. Ja se si këto dhe faktorë të tjerë mund të kenë luajtur në favor të Hurt Locker dhe në të njëjtën kohë, duke dënuar Avatar-in.
1.Mosha
Për votuesit në Oskar, të cilët insistojnë në idetë e tyre artistikisht konservative dhe qëndrojnë shumë larg publikut masiv, për të cilin bëhet edhe shumica e filmave, mënyra më e përshtatshme për të parë filmat e nominuar është në ekranet e tyre të vegjël në shtëpi, ku Hurt Locker mund të duket shumë mirë. Një mrekulli hyjnore do të ishte e nevojshme në mënyrë që të moshuarit e Akademisë që të ndryshonin mendjet e tyre të plakura dhe të shkonin në një kinema të vërtetë - i vetmi vend ku Avatar mund të shijohet me të gjithë shkëlqimin e tij të shekullit 21. Regjizorët që parapëlqejnë të ecin me hapin e kohës dhe të krijonë filma në formatin 3-dimensional, bëjnë mirë të kënaqen me fitimet marramëndëse dhe me sallat e kinemave të mbushura plot dhe të mos presin të fitojnë ndonjë çmim të rëndësishëm Oskar.
2. Madhësia
Gjatë dekadave, anëtarësia e Akademisë ka treguar një simpati të veçantë për dramat e vogla me një mesazh të qartë social dhe një paragjykim të hapur kundër filmave fantastiko-shkencorë, që përdorin teknikat avangarde për të krijuar një botë të re bindëse - edhe pse gjithmonë mbartin me vete mesazhin e tyre të dukshëm social. Avatar është po aq politik sa edhe Hurt Locker me temën e saj që pro ekologjisë, dhe shumë herë më tepër anti-ushtarak: nga fundi i filmit, shikuesit kanë për qëllim të brohorasin për vdekjen e ushtarëve amerikanë, të cilët përpiqeshin të pushtonin Pandorën. Asnjë nga këto fakte nuk i erdhi në ndihmë. Votuesit e Oskar e panë Avatar-in (nëse me të vërtetë e kanë parë) thjesht si një film i një zhanri të ndryshëm. Asnjë flim fantastiko-shkencor nuk ka arritur deri më sot të fitojë çmimin Fotografia më e mirë.
3. Shoku i së Re-së
Nuk është mirë të flasësh në përgjithësi për të gjithë njerëzit e vjetër, si anëtarët tipik të Akademisë, por secili prej tyre është kundër ndryshimeve apo risve. Çdo gjë e re në kinema duket më pak si progres dhe më shumë si një sakrificë e standardeve artistike që ata janë mësuar të ushqejnë për vite me radhë. Mendoni që në vitin 1942, Akademia ia dha çmimet për Fotografinë më të Mirë dhe Regjizorin më të Mirë, filmit të John Ford, "How Green is my Valley", një përjetim prekës të një qyteti të minierave të Uellsit. Në rregull, është për t'u nderuar dhe plotësisht i denjë. Filmi mundi: Citizen Kane. Kush ka nevojë për gjithë ato të shtëna në luftë, për kinematografinë e fokusuar thellë, dhe për këndvështrimin shumëdimensional të një botuesi të fuqishëm? Këto nuk janë risi, por promovime - të shesësh mend me kinematografinë e një vendi. Kështu, Akademia shkeli me këmbë përsëri shansin për t'i bërë homazh atij që ende konsiderohet si filmi më spektakolar amerikan.
4.Zilia
Ndoshta votuesit e Oskarit thjesht e urrejtje Cameron-in, me sa duket kjo është një ndjenjë e lehtë dhe e përhapur në Hollywood. Mbrëmja e Oskarit shpalosi fakte të bollshme se, disa kategori ishin një konkurs popullariteti - jo ndër masën e publikut, por ndërmjet 5.000 votuesit e Akademisë. Ndoshta mund edhe të kenë shkruar "na pëlqen vërtet shumë", në kutitë e votimit, për Sandra Bullock (Blind Side) si Aktorja më e mirë dhe për Jeff Bridges (Crazy Heart) si Aktori më i mirë. Krerët e fitimtarëve si Meryl Streep dhe Clooney, ishin dy shembuj më shumë të "padrejtësisë": 16 kandidatura Oskar, (por asnjë çmim që nga viti 1983) për Streep, dhe vetëm famë të shkëlquer për George Clooney. Çfarë mund t'i japim një personi që ka gjithçka? Asgjë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Cameron-in, të cilin e lanë të ngushëllohet me 2.5 bilion dollarët në bankën që tashmë ka mundësi edhe ta blejë. Edhe regjizori argjentinas arriti të merrte me vete më shumë çmime se Cameron atë të dielë. Pjesa më kulminante e spektaklit ishte shakaja e Steve Martin, i cili tha: "Ky spektakël po zgjat aq shumë saqë tashmë Avatar-i i përket të kaluarës", në një kohë kur Cameron-i ende nuk kishte marrë asnjë çmim. Do të kishte qenë më mirë sikur Martin të kishte thënë: "Meri të gjitha ti "Hurt Locker"".
Përgatiti:
KLARITA BAJRAKTARI

Reblog this post [with Zemanta]

Google+ Followers