Në Shërbimin Sekret të Presidentit

Të gjithë sytë e turmës qenë mbi Presidentin dhe Zonjën e Parë të re teksa këta qeshnin, lëviznin dhe mbanin duart, duke e festuar momentin... Në prapaskenë me agjentët në vijën e zjarrit dhe presidentët që ata mbrojnë


Mbrojta historike e Shtëpisë së Bardhë

Prolog

Të gjithë sytë e turmës qenë mbi Presidentin dhe Zonjën e Parë të re teksa këta qeshnin, lëviznin dhe mbanin duart, duke e festuar momentin. Por burrat dhe gratë që ecnin përgjatë Pennsylvania Avenue bashkë me ta kurrë nuk shikonin nga çifti, por vetëm nga turma.

Temperatura qe 28 gradë farenhait, por xhaketat e kostumeve të agjentëve të Shërbimit Sekret qenë të hapura, duart i mbanin të lira përpara gjoksit, në pritje se mos u duhej të kapnin pistoletat e tyre SIG Sauer P229. Në televizion, ndërsa karvani presidencial vazhdonte rrugën, bota nganjëherë mund të kapte një pamje të shpejtë të siluetës së një njeriu në pajën e një ndërtese, një kundërsnajper i pozicionuar mirë dhe vigjilent. Por kjo qe vetëm një shenjë e masave paraprake masive të sigurisë që qenë planifikuar në mënyrë sekrete për muaj të tërë.

Shërbimi Sekret hynte në lojë aty ku Barack dhe Michelle Obama mund të dilnin jashtë "Bishës", siç quhej limuzina presidenciale. Në këto pika, ekipet kundërsulmuese qëndronin në gatishmëri të plotë, të armatosur me pushkë automatike Stoner SR-16 dhe granata dore për taktika diversive.

Nëqoftëse kapnin ndonjë shenjë kërcënimi, agjentët fytyrëngrysur kurrë nuk e tregonin atë. Është një lloj kur shikojnë se çfarë ndodh në prapaskenë. Për shkak se, agjentët e Shërbimit Sekret janë të betuar për ruajtjen e sekretit, votuesit rrallëherë e dinë sesi janë realisht presidentët, zëvendëspresidentët, kandidatët presidenciale dhe zyrtarët e Kabinetit të tyre. Nëqoftëse do të tregonin, thotë një ish-agjent i Shërbimit Sekret, "Ata do të ulërinin".

Të betuar se do të marrin plumbin për Presidentin, agjentët janë në rrezik të vazhdueshëm. Megjithatë, vetë praktikat e Shërbimit Sekret i zmadhojnë rreziqet për agjentët, Presidentin, Zëvendëspresidentin e tyre dhe të tjerë që ata mbrojnë. Këto defekte mund të çojnë në vrasje.

Mbikqyr

Qysh përpara se të bënte betimin për postin e tij, Abraham Lincoln, qe objekt i komploteve për ta vrarë apo rrëmbyer. Gjatë Luftës Civile, ai mori letra kërcënuese. Megjithatë, si shumica e presidentëve përpara tij, Lincoln kishte prirje të pakët për mbrojtje personale. Ai u rezistoi përpjekjeve të shokëve, policisë dhe ushtarakëve për ta ruajtur atë. Më së fundi, vonë në luftë, ai ra dakord që t'i lejonte 4 oficerë policie të Washington që të vepronin si truproja të tij.

Me 14 prill 1865, John Wilkes Booth, një simpatizant fanatik i Konfederatës, mësoi se Lincoln do të merrte pjesë në një shfaqje atë mbrëmje në Ford's Theatre. Truproja e Presidentit në detyrë ishte oficeri patrullues John F. Parker i Policisë së Washington. Në vend që të qëndronte në shërbim jashtë lozhës së Presidentit, Parker u largua që të shikonte shfaqjen dhe më pas shkoi në një bar të afërt për një gotë. Si rezultat i neglizhencës së Parker, Lincoln ishte po aq i pambrojtur sa çdo qytetar i thjeshtë. Pak pas orës 22.00, Booth u drejtua për nga lozha e Lincoln, hyri në të dhe e qëlloi Presidentin prapa koke. Presidenti vdiq në mëngjes.

Pavarësisht këtij mësimi, mbrojtja e Presidentit mbeti e çrregullt në rastin më të mirë. Për një kohë të shkurtër pas Luftës Civile, Departamenti i Luftës caktonte ushtarë për të mbrojtur Shtëpinë e Bardhë dhe rrethinat e saj. Në raste të veçanta, oficerët e Policisë të Washington ndihmonin që të ruhej rendi dhe të parandaloheshin grumbullimet e turmave. Por, njësia e përhershme prej 4 oficerësh policie që qe caktuar për të ruajtur Presidentin gjatë mandatit Lincoln u reduktua në 3. Këta oficerë mbronin vetëm Shtëpinë e Bardhë dhe nuk merrnin asnjë trajnim special.

Kështu, Presidenti James A. Garfield qe i pambrojtur teksa ecte drejt një kabine ndenjeje drejt një treni në stacionin hekurudhor Baltimore dhe Potomac në mëngjesin e 2 korrikut 1881. Charles J. Guiteau u shfaq nga turma e qëlloi Presidentin në krah dhe më pas në mënyrë fatale në shpinë. Guiteau u shpreh se, qe i pakënaqur që Garfield i kish injoruar lutjet e tij për t'u emëruar konsull në Europë.

Alexander Graham Bell, shpikësi i telefonit, u përpoq të gjente plumbin në shpinën e Presidentit me një pajisje elektrike që kishte shpikur. Ndërsa, pajisja funksionoi në testime, ajo dështoi në gjetjen e plumbit. Kështu, të gjitha përpjekjet dështuan. Me 19 shtator 1881, Garfield vdiq nga plagët e marra.

Ndërsa vrasja e tronditi vendin, asnjë masë nuk u mor për të mbrojtur Presidentin tjetër, Chester A. Arthur. Rezistenca në thelb shkonte në çështjen e përhershme sesi të pajtohej nevoja për të mbrojtur liderët e vendit me nevojën e tyre për t'u përzier me qytetarët dhe për të qëndruar të lidhur me njerëzit.

Në fakt, pas vrasjes së Garfield, "New York Tribune" paralajmëroi kundër përmirësimit të sigurisë. Gazeta u shpreh se, vendi nuk donte që Presidenti të bëhej "skllavi i zyrës së tij, i burgosuri i formave dhe i kufizimeve". Tensioni midis hapjes dhe mbrojtjes shkonte prapa në konceptimin e vetë Shtëpisë së Bardhë. Siç u propozua fillimisht nga Pierre L'Enfant dhe u miratua në parim nga George Washington, Shtëpia e Bardhë do të ishte një "pallat presidencial". Siç parashikohej, ajo do të ishte pesë herë më e madhe se struktura e ndërtuar aktualisht. Por, opozita republikane, e drejtuar nga Thomas Jefferson, e diskreditoi planin federalist si mospërputhës me një demokraci. Kritikët e përqeshën atë çka njihej si "rojalizëm" - duke e rrethuar Presidentin me kurtizanë dhe roje, ornamentet e monarkisë angleze. Për të zgjidhur ngërçin, Jefferson i propozoi Presidentit Washington që rezidenca ekzekutive të ndërtohej sipas një plani më të mirë të miratuar në një konkurrim kombëtar.

Washington e përkrahu idenë dhe eventualisht e pranoi një projekt të bërë nga arkitekti James Hoban. Punonjësit e vunë gurin e parë për Shtëpinë e Bardhë më 13 shtator të vitit 1792. Kur ndërtesa mori një dorë boje të bardhë në vitin 1797, njerëzit filluan t'i referohen asaj si Shtëpia e Bardhë.

Duke pasur parasysh synimet konfliktuale të hapjes dhe sigurisë, nuk është befasuese që, Shërbimi Sekret e konsideronte mbrojtjen e Presidentit si një mendim të dorës së dytë. Agjencia filloi të operonte si një degë e Departamentit të Thesarit me 5 korrik të vitit 1865, për të zbuluar dhe arrestuar falsifikues parash. Në atë kohë, një vlerësim prej një të tretës të monedhës kombëtare ishte e falsifikuar. Shtetet e prisnin vetë monedhën e tyre të shtypur nga 1600 banka shtetërore. Askush nuk e dinte sesi duhej të dukej paraja e tyre.

Për ironi të fatit, akti i fundit zyrtar i Abraham Lincoln qe nënshkrimi i legjislacionit të krijimit të agjencisë. Shefi i saj i parë qe William P. Wood, një veteran i luftës meksikano - amerikane, një mik i Sekretarit të Luftës, Edwin Stanton, dhe kryembikqyrës i Burgut Old Capitol.

Një prej objektivave të para të Shërbimit Sekret, William E. Brockway po bënte një punë aq të mirë në krijimin e bonove të thesarit 1000 dollarëshe të falsifikuara sa që vetë Thesari pagoi 75 prej tyre. Shefi Wood personalisht e gjeti Brockway në New York, ku ai po jetonte nën një pseudonim. I njohur si Mbreti i Falsifikuesve, ai u dënua dhe u burgos. Në vitin 1867, Shërbimi Sekret e kish vënë falsifikimin në pjesën më të madhe të tij nën kontroll dhe kish fituar lavdërimet e shtypit. "Krimineli profesionist nuk do të bjerë kurrë me dëshirë në dorën e Shërbimit Sekret", deklaronte "Philadelphia Telegram". "Ndjekja është po aq e pandalshme sa vdekja dhe vetëm vdekja apo kapja i jep fund asaj".

Me suksesin e agjencisë, Kongresi i dha Shërbimit Sekret autoritet më të gjerë për të investiguar krime të tjera, përfshi mashtrimin kundër qeverisë. Në vitin 1894, Shërbimi Sekret po investigonte një komplot për të vrarë Presidentin Grover Cleveland nga një grup "bixhozçinjsh, anarkistësh apo maniakësh perëndimorë" në Colorado. Duke e tejkaluar mandatin e saj, agjencia caktoi dy njerëz që po kryenin investigimin për të mbrojtur Cleveland nga të dyshuarit. Për një periudhë kohe, të dy agjentët udhëtonin me një karrocë të vogël prapa landonit të tij. Por, pasi kundërshtarët politikë e kritikuan atë për këtë gjë, Cleveland u tha agjentëve se nuk e donte ndihmën e tyre.

Ndërsa numri i letrave kërcënuese të adresuara për Presidentin rriteshin, gruaja e Cleveland e bindi atë që ta forconte mbrojtjen në Shtëpinë e Bardhë. Numri i policëve të caktuar u ngrit nga 3 në 27. Në vitin 1894, Shërbimi Sekret filloi që ta mbështesë këtë mbrojtje nëpërmjet furnizimit me agjentë mbi një bazë informate, duke përfshirë edhe rastin kur Presidenti udhëtonte.

Por kjo e ndihmoi Presidentin e ardhshëm, William McKinley. Ndryshe nga Lincoln dhe Garfield, McKinley po ruhej kur Leon F. Czolgosz e qëlloi atë me 6 shtator të vitit 1901. McKinley ndodhej në një pritje atë ditë në Tempullin e Muzikës në Ekspozitën Panamerikane në Buffalo të shtetit New York. Radhë të gjata qytetarësh kaluan midis dy radhëve të policëve dhe ushtarëve për të shtrënguar duart me të. Dy agjentë të Shërbimit Sekret ndodheshin një metër larg tij kur i vetëquajturi anarkist 28-vjeçar iu bashkua radhës dhe e qëlloi Presidentin dy herë me një pistoletë të fshehur me një shami dorë. Plumbat e goditën McKinley në gjoks dhe në stomak. Tetë ditë më vonë, ai vdiq nga helmimi i gjakut.

Megjithatë, nuk ka qenë vitin e ardhshëm - vitin 1902 - që Shërbimi Sekret të ketë marrë përgjegjësi për mbrojtjen e Presidentit. Edhe atëhere atij i mungonte autoriteti statusor për ta kryer një detyrë të tillë. Ndërsa, Kongresi filloi të caktonte fonde shprehimisht për këtë qëllim në vitin 1906, ai veproi në të njëjtën mënyrë çdo vit, si pjesë e Sundry Civil Expenses Act.

Ndërsa masat mbrojtëse u rritën, Presidenti Theodore Roosevelt, i shkroi Senatorit Henry Cabot Lodge se e konsideronte Shërbimin Sekret se ishte një "ferrë shumë e vogël, por shumë e nevojshme, në lëkurë. Sigurisht", shkruante ai, "ata nuk do të ishin më pak të përdorshëm në parandalimin e çdo sulmi ndaj jetës time. Nuk besoj se ekziston ndonjë rrezik për një sulm të tillë dhe, nëqoftëse do të ketë, siç e ka thënë Lincoln, "Megjithëse do të ishte më e sigurtë për një President të jetonte në kafaz, kjo do të interferonte me punën e tij"".

Tentativa vrasjeje të pasuksesshme u bënë ndaj Presidentit Andrew Jackson me 30 janar të vitit 1835; Presidentit Theodore Roosevelt me 14 tetor 1912 dhe Presidentit Franklin D. Roosevelt me 15 shkurt të vitit 1933, përpara se ai të ishte betuar. Edhe pse Kongresi vazhdoi që t'i konsiderojë ligjet për ta bërë një krim federal vrasjen e Presidentit, krahu legjislativ nuk ndërrmori asnjë veprim. Njerëz nga populli vazhdonin që të shëtisnin lirisht nëpër Shtëpinë e Bardhë gjatë orëve të ditës. Në fakt, në kohën kur Shtëpia e Bardhë qe hapur për herë të parë, një njeri i luajtur nga mendtë u fut dhe kërcënoi se do të vrasë Presidentit John Adams. Duke mos kërkuar në asnjë rast ndihmë, Adams e ftoi njeriun në zyrën e tij dhe e qetësoi.

Më së fundi, me këmbënguljen e Shërbimit Sekret, aksesi për publikun në hapësirat e Shtëpisë së Bardhë u ndalua për herë të parë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Që të futeshin në të, vizitorët duhet që të raportonin në dyert përreth perimetrit. Deri në atë kohë, Kongresi i kish caktuar formalisht Policisë së Shtëpisë së Bardhë në vitin 1922 që të ruante kompleksin dhe të siguronte hapësirat. Në vitin 1930, Policia e Shtëpisë së Bardhë u bë pjesë e Shërbimit Sekret. Kjo njësi brenda Shërbimit Sekret tani quhet Dega me Uniformë e Shërbimit Sekret. Siç e tregon vetë emri, dega konsiston në oficerë me uniformë.

Në kontrast me Degën me Uniformë, agjentët e Shërbimit Sekret vishen civilë. Ata janë përgjegjës për sigurinë e familjes së parë e të Zëvendëspresidentit dhe të familjes së tij në kontrast me sigurinë e ambientit familjar të tyre. Gjithashtu, ata janë përgjegjës për mbrojtjen e ish-presidentëve, kandidatëve presidenciale dhe krerëve të shtetit që janë në vizitë dhe për sigurinë në evenimente speciale me rëndësi kombëtare të tilla si inaugurimet presidenciale, Lojërat Olimpike dhe konventat emëruese presidenciale.

Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, numri i agjentëve të Shërbimit Sekret të caktuar për të mbrojtur Presidentin ishte rritur në 37. Siguria e përmirësuar e tregoi vlerën e saj. Në orën 2 e 40 minuta të pasdites të 1 nëntorit 1950, dy nacionalistë portorikanë u përpoqën që të hyjnë me forcë në Blair House për të vrarë Presidentin Harry S. Truman. Vrasësit potencialë, 36-vjeçari Oscar Collazo dhe 25-vjeçari Griselio Torresola, shpresonin që të tërhiqnin vëmendjen për shkëputjen e ishullit nga Shtetet e Bashkuara. Të dy burrat morën nga një palë pistoleta gjermane dhe morën trenin nga New York në Washington. Sipas librit "American Gunfight" të Stephen Hunter dhe John Bainbridge, Jr., ata morën një taksi për në Shtëpinë e Bardhë. Rezultoi që Shtëpia e Bardhë po rinovohej dhe objektivi i tyre nuk po rrinte atje. Ndërtesa ishte në një gjendje aq të keqe sa që pianoja e Margaret Truman kish filluar të çante dyshemenë e katit të dytë. Nga taksisti, Collazo dhe Torresola mësuan se, gjatë rinovimit Presidenti Truman - me emrin e koduar Supervise - po qëndronte në Blair House gjatë rrugës. Ata vendosën që të vazhdonin në rrugën e tyre.

Duke dalë në Pennsylvania Avenue, Torresola eci drejt anës perëndimore të Blair House, ndërsa Collazo u afrua nga lindja. Ata planifikuan që ta arrinin godinën në mënyrë simultane me armët, duke shtënë zjarr, neutralizuar sigurinë dhe më pas, duke gjetur Presidentin. Si qitësa, Torresola ishte më i miri; Collazo ishte angazhuar me një trajnim të pas rekrutimit. Por, për të dy burrat fati do të kishte planet e tij.

Agjenti i Shërbimit Sekret, Floyd Boring, dhe oficeri i Shtëpisë së Bardhë, Joseph Davidson, po zinin vend në kapinën lindore të sigurisë. Në kabinën perëndimore të sigurisë ndodhej oficeri i Shtëpisë së Bardhë, Leslie Coffelt. Oficeri i Shtëpisë së Bardhë, Donald Birdzell, po qëndronte në shkallët hyrëse nën tendën e ndërtesës me kurriz nga rruga, kur Collazo erdhi pas tij.

Jo familjar me pistoletën automatike që mbante, Collazo u përpoq të qëllojë. Arma kërciti, por asgjë nuk ndodhi. Birdzell u kthye nga zhurma, për të parë njeriun e armatosur që po përpiqej. Më pas, pistoleta filloi të qëllojë. Një plumb u fut në gjurin e djathtë të Birdzell. Duke lënë kabinën lindore të sigurisë, agjenti Boring dhe oficeri Davidson nxorrën pistoletat e tyre dhe hapën zjarr ndaj Collazo. Duke dëgjuar të shtënat, agjenti i Shërbimit Sekret, Stewart Stout, i cili ndodhej brenda Blair House, mori një automatik Thompson nga një dollap armësh. Ai po bënte shërbim në korridor, duke kqyrur shkallët dhe ashensorin që të çonte në katin e dytë, ku Truman po flinte vetëm me të brendshme. Bess Truman - me emrin e koduar Sunnyside - si zakonisht ndodhej jashtë qytetit. Ajo e urrente Washington.

Duke qëndruar përpara kabinës perëndimore të sigurisë, Torresola nxorri menjëherë Luger-in e tij dhe e shkrehu në gjoksin e oficerit Coffelt. Coffelt u shemb përtokë. Torresola u kthye nga kazerma dhe hasi një tjetër objektiv - policin e Shtëpisë së Bardhë, Joseph Downs, i cili ishte me rroba civile. Torresola e goditi tri herë atë - në ije, në shpatull dhe në anën e majtë të qafës.

Pastaj kërceu një gardh ferrash dhe u drejtua për nga hyrja, ku oficeri i plagosur Birdzell po synonte goditjen e tij të tretë apo të katërt ndaj Collazo. Duke shquar Torresola, Birdzell e qëlloi në rrotullim e sipër, por nuk e kapi. Torresola iu përgjigj gjuajtjes dhe ajo e kapi oficerin në gjurin tjetër.

Në një akt të fundit heroik, Coffelt u ngri në këmbë dhe e shtyu veten kundër kabinës së sigurisë. Ai e drejtoi revolen e tij në kokën e Torresola dhe qëlloi. Plumbi kaloi nëpër veshin e Torresola. Vrasësi potencial u përkul përpara dhe u përplas i vdekur në rrugë. Oficerët dhe agjentët e tjerë qëlluan në drejtim të Collazo. Më së fundi, ai ka rënë teksa një e shtënë i kapi gjoksin. Ndërkohë, agjenti i Shërbimit Sekret, Vincent Mroz, qëlloi mbi të nga një dritare e katit të dytë. Shkëmbi i zjarrit më i madh në historinë e Shërbimit Sekret kish mbaruar në 40 sekonda. Gjithsej qenë kryer 27 të shtëna. Duke vrarë Torresola, oficeri Coffelt vdiq gjatë operacionit më pak se 4 orë më vonë. Ai siguroi një vend në listën e nderuar të personelit të vrarë në krye të detyrës. Collazo dhe dy policët e Shtëpisë së Bardhë u shëruan nga plagët e tyre. Truman qe i paprekur. Nëqoftëse vrasësit do të kishin hyrë brenda, Stout dhe agjentët e tjerë do t'i kishin vrarë një e nga një.

Duke shikuar prapa, agjenti Floyd Boring kujtont: "Qe një ditë e mrekullueshme, rreth 80 gradë farenhait jashtë". Ai kujton të ketë ngacmuar Coffelt. "Po e ngacmoja që të merrte një palë syze të reja. Doja të mësoja nëse i kish marrë syzet për të shikuar vajzat".

Kur të shtënat ndaluan, Boring i ngjit lart për të shikuar Truman. Siç e mban mend Boring, Truman tha: "Çfarë dreqin po ndodh atje poshtë?".

Mëngjesin e nesërm, "Truman donte të bënte një shëtitje", thotë Charles "Chuck" Taylor, një agjent në raportin e tij. "I thamë që mendonim se nuk ishte ide e mirë. Grupi mund të ishte akoma në zonë".

Vitin e ardhshëm, Kongresi më të së fundi miratoi legjislacionin që e autorizonte në mënyrë të përhershme për të mbrojtur Presidentin, familjen e ngushtë të tij, Presidentin e zgjedhur dhe Zëvendëspresidentin nëqoftëse ai e kërkonte një gjë të tillë.

"Shumë mirë, është e mrekullueshme të dish se puna e mbrojtjes time më së fundi është bërë e ligjshme".

Truman bënte shaka teksa e nënshkruante ligjin me 16 korrik të vitit 1951, por do t'i takonte Presidentit që të përcaktonte sesa mbrojtje do të merrte. Për nga vetë natyra e tyre, presidentët duan më shumë ekspozim, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret duan më shumë siguri. Siç e ka thënë Kenneth O'Donnell, ndihmës i Presidentit Kennedy, "Pikëpamjet e Presidentit për përgjegjësitë e tij si President i Shteteve të Bashkuara qenë që ai të takonte njerëzit, të shkonte në shtëpitë e tyre, t'i takonte ata dhe t'i lejonte atë që ta takonin dhe të diskutonin, po të qe e mundur, e me të pikëpamjet e botës ashtu siç e shikon ai, problemet e vendit ashtu siç i shikon ai".

Megjithatë, ekzistonte një linjë e hollë midis atyre objektivave të vlefshëm dhe pakujdesisë.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers