Ndershmëri dhe aftësi në lëmin politik



Jemi të tunduar ndaj të përkufizuarit utopik të gjendjes së atij, të impenjuar në politikë, që arrin ta zhvillojë me ndershmëri detyrën e tij. Megjithatë, sikur të braktisej ideja e një politike të mbështetur vetëm mbi mashtrimin, pandershmërinë dhe korrupsionin do të rizbulohej çmueshmëria e një të vepruari politik të mbështetur mbi dimensionin e shërbimit.
Politikani i ndershëm dhe i sinqertë nuk mashtron, nuk përfiton prej rolit të tij për interesa personale, as nuk korrupton, as nuk lejon të korruptohet. Për të, ndershmëria (nga latinishtja honestus = nder) është pikërisht një çështje nderi dhe dinjiteti personal; urren pandershmërinë si një mohim të vetvetes më përpara akoma se tek të tjerët që i kanë dhënë besimin.
Raporti midis politikës dhe ndershmërisë mund të ndërpritet në praktika, por edhe në nivel mendimi, dy filozofë të njohur të gjysmës së parë të tetëqindës janë emblematikë të një teorie të dyfishtë dhe divergjente që arrin deri në kohën tonë. Njëra përfaqësohet nga Erazmi i Roterdamit (emri i vërtetë Geer Geertsz), teolog, humanist dhe filozof holandez. Ai na mëson se ndershmëria është një cilësi specifike e qeveritarit.
Tendenca tjetër përfaqësohet nga Nicolo Machiavelli, filozof dhe politikan fiorentinas që mbështet në fakt një papajtueshmëri të përsëritur midis politikës dhe ndershmërisë: për të arritur finalitete sociale që imponohen si të domosdoshme, qeveritari nganjëherë është i detyruar në qëndrime të dënueshme nga morali mbizotërues, si mashtrimi, dinakëria, pandershmëria. Mendimtarë, më afër me kohën tonë, e minimizojnë vlerën ndershmëri duke ekzaltuar në fakt vlerën kompetencë. Politikanit - pohojnë ata - ashtu si inxhinierit, mjekut apo profesionistëve të tjerë, nuk i kërkohet që të jetë i ndershëm, por kompetentë, dënim shkaktimi i dëmeve të rënda të kolektivitetit.
Midis teorive të ndryshme dhe divergjente, si të mendohet raporti midis politikës dhe ndershmërisë? Të dy termat janë të pajtueshëm/të papajtueshëm? Mos vallë është utopiste të mendohet se qeveritari apo qeveritarja (administrator, funksionar publik) vepron ndershmërisht? Si përgjigje, është e nevojshme parasëgjithash, të identifikohet dhe të përshkruhet figura e dyfishtë e politikanit: ajo e ndershme dhe, në kontrast, ajo e pandershme; më pas, të evidentohet lidhja midis ndershmërisë e politikës dhe, së fundi, por jo e fundit, dhënia zë nevojës për një politikë të ndershme që vjen nga poshtë, nga qyteti, i veçantë apo i asociiuar, duke filluar nga familja.
Një figurë e dyfishtë
Erazmi i Roterdamit shkruan Edukimi i princit kristian. Mëson se ndershmëria është cilësia specifike e një qeveritari, që në kohën e tij mishërohej tek Princi. Atij i drejtohet në formë dialogu dhe i tregon rrugën për t'u bërë një qeveritar i shkëlqyer. "Nëqoftëse do të demonstrohesh princ i shkëlqyer, ki shumë kujdes që të mos kalohesh nga asnjë tjetër në këto të mira që janë të tuat, shpirtmadhësia, pjekuria dhe ndershmëria". Në konkurrencë me princat e tjerë, mjeshtri tregon modalitetet për të dalë fitimtar: "Nëqoftëse do të duash të futesh në garë me princat e tjerë, mos mendo se të kanë mundur, pasi u ke hequr atyre pjesë të dominimit. Do t'i mundësh vërtet nëqoftëse do të jesh më pak i korruptuar se ta, më pak koprac, arrogant, kolerik". Në një pasazh tjetër, është Princi ai që pyet mësuesin dhe thotë: "Cili është kryqi im?". I jepet përgjigjja se kryqi i tij është "ndjekja e asaj që është e ndershme, mosbërja keq askujt, moslënia për t'u korruptuar nga dhuratat".
Fatkeqësisht, një imazh i tillë politikani është konsideruar atëhere, por edhe sot, si pak realist, pothuajse utopist. Në fakt, më i dëgjuar dhe i ndjekur është Machiavelli sesa është bashkëkohës Erazmi i Roterdamit. Ndershmëria në politikë sigurisht që është e vlerësueshme, - thotë ai, - por është shpesh pengim ndaj efikasitetit dhe rezultatit të aksionit politik, kështu që nevojitet për të kaluar sipër nevojash eventuale etike. "Sa është e lavdërueshme tek një princ ruajtja e besimit dhe të jetuarit me integritet e jo me dinakëri, çdo njeri e kupton". Dhe shton: "Jo rrallë shikohet prej përvojës, në kohërat tona ato princa që të kenë bërë gjëra të mëdha, por që besimit i janë përmbajtur pak". (Principe, Kap. XVIII). E thënë më qartë, nëqoftëse do të bëjë "gjëra të mëdha", Princi është i detyruar që t'i drejtohet dinakërisë, mashtrimit, cinizmit.
Lidhur me këtë, është domethënës komenti i Norberto Bobbio (vepra Elozh thjeshtësisë, Milano 1994). Çelësi i gjithçkaje është shprehja "gjëra të mëdha". Në fakt, "nëqoftëse fillohet të diskutohet rreth problemit të veprimit njerëzor, jo nga pikëpamja e parimeve morale, por nga pikëpamja e 'gjërave të mëdha', domethënë e rezultatit, atëherë problemi moral ndryshon aspekt, përmbyset në mënyrë rrënjësore […] në veprimin politik nuk vlejnë më parimet, por 'gjërat e mëdha'". Me fjalë të tjera, është rezultati ai që ka vlerë (gjërat e mëdha) dhe kjo duhet ndjekur me çdo mjet, i ndershëm apo i pandershëm qoftë ai. Me pak fjalë, qëllimi justifikon mjetet.
Është e lehtë të kundërshtohet se ajo që ka vlerë nuk është vetëm qëllimi, objektivi, por edhe mjetet që përdoren për ta arritur atë. Në fakt, pushteti politik gjen legjitimitet moral nga finalitetet, të cilave duhet t'u shërbejë dhe, së bashku, nga modalitetet për ta realizuar. Për shembull, demokracia është sigurisht një objektiv i ndershëm, por të ndershme duhet të jenë edhe mjetet që përdoren dhe lufta me siguri që nuk është e tillë. Kështu, siguria sociale është një detyrë e ndershme, por duhet të jenë të ndershme edhe modalitetet për ta arritur atë. Me pak fjalë, në politikë, çështja morale është e dyfishtë: ka të bëjë me qëllimin, i cili duhet të jetë i mirë e i ndershëm, por ka të bëjë edhe me mjetet apo instrumentet, të cilët duhet të jenë njëlloj të mirë, të ndershëm. Në kundërshtim me nga sa mendohet, ndershmëria dhe politika nuk janë koncepte alternative dhe të papajtueshme, sikur të zgjedhësh politikën nënkupton të braktisësh ndershmërinë apo, anasjelltas, të zgjedhësh ndershmërinë sjell braktisjen e politikës, sikur të ishte një aspekt për t'iu arratisur super-thënies popullore: "Nuk kam veçse një shpirt për ta shpëtuar, nga politika e padrejtë do të duhet ta ruaj".
Përsa i përket alternativës së supozuar midis politikës dhe ndershmërisë, është emblematik debati që është zhvilluar me rastin e propozimit për të paraqitur çështjen e lumturimit të Alcide De Gasperi. Mirënjohjes së përgjithshme dhe unanime të cilësive të larta politike të shtetarit trentin, shoqërohej bindja se nuk mund të ishte shenjtor: ose njëri, ose tjetri. Nga dikush vërehej se, "duke qenë politika, duhej të bënte politikanin dhe jo shenjtorin dhe, sikur të kish bërë shenjtorin, do të kishte qenë një politikan shumë i keq dhe do ta kishte qeverisur vendin në mënyrë katastrofike". Dhe përfundonte: "çfarë ka të bëjë Machiavelli me shenjtërinë?". Si të thuash, ekziston papajtueshmëri midis politikës dhe etikës. Një opinionist tjetër bënte një pyetje me përgjigje implicite: "Si mund të ishte shenjtor De Gasperi duke bërë Kryeministrin, duke përballuar, ndeshur dhe zbritur në kompromise me problemet, shantazhet, kurthet dhe mjerimet e jetës politike të të gjitha ditëve?".
Arti i së mundshmes
Hedhja poshtë e një mënyre të ngjashme të menduari vjen nga shtatisti i shquar trentin dhe nga ata që kanë ditur të veprojnë politikisht sipas nevojave që sjell një term i tillë, domethënë arti i së mundshmes, i kompromisit, si pikë maksimale e konvergjencës së konsensuseve. Këto figura politikanësh dhe shtetarësh dallojnë, por nuk e ndajnë ndershmërinë morale dhe politike efikase: të dy termat, në praktikën e jetuar, gjejnë një raport pjellor dhe të frytshëm që i rijep politikës dinjitetin e saj. Aktualisht, edhe për shkak të humbjes së përhapur të besueshmërisë të politikës dhe të klasës drejtuese, kthehet vëmendja në modelin e përshkruar nga filozofi i madh kristian Erazmi i Roterdamit; rritet bindja se politika, e nënkuptuar si art qeverisjeje në çdo nivel (lokal, kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar), ka nevojë për ndershmëri dhe jo por të qenë më pak, por më shumë, politike. Mossinqeriteti, propaganda e bazuar mbi artificialitetet e çdo lloji dhe mbi premtimet e lehta që nuk janë mbajtur, kërkimi i përfitimit personal, favoritizma dhe anësia, e kundërshtojnë arsyen e të qenit të politikës, për nga përkufizimi, është shërbim ndaj të mirës së përbashkët, domethënë e mirë e të gjithëve, për të gjithë duke filluar nga të fundit dhe me pjesëmarrjen e të gjithëve, të veçantë apo të asociiuar.
Politikani është i pandershëm kur u shërben interesave të veçanta apo të grupit; kur çështje sociale të rëndësishme, që kanë të bëjnë me kolektivitetin, punën, emigracionin, mjedisin, etj., nuk janë zgjidhur, të kriterit të drejtësisë/padrejtësisë, por të dobishmes, të përfitueses, të interesave elektorale; kur, për të arritur objektiva të caktuar, edhe të nevojshëm dhe urgjentë, nuk kujdeset për moralitet/imoralitetin e mjeteve. Fatkeqësisht, shembujt nuk mungojnë, edhe pse është e gabuar të përgjithësohet, duke ofenduar kështu ata që mendojnë dhe jetojnë ndershmërinë në politikë.
Korrupsioni gjen rrugë kur institucionet publike bëhen pre e logjikave partiake apo të rreshtimit; kur administratorët publikë u përgjigjen interesave të anshme përpara se me popullsinë e territorit dhe me shpresat e drejta të saj. Popullsia është e shëndoshë kur di që t'i kundërvihet pandershmërisë dhe rivendikon në mënyrë demokratike të drejtën për të qenë e qeverisur nga njerëz, laikë apo kristianë qofshin ata, kompetentë dhe të ndershëm, të shtyrë nga pasioni për t'i shërbyer komunitetit. Në këtë perspektivë, ka sinjale të rëndësishme që duhet të dihen të kapen. Një investigim i kohëve të fundit zbulon se midis problemeve më të rënda të moralitetit publik paraqitet nga korrupsioni politik. Përqindja e lartë evidenton një rizgjim të vetëdijes kolektive. Sigurisht që është sempliciste t'i kundërvihesh shoqërisë civile që, për parim, do të ishte e ndershme ndaj një shoqërie politike që, për parim, e pandershme. Megjithatë, është po aq sempliciste, të theksohet se politika nuk është gjë tjetër veçse pasqyrim i shoqërisë, i zakoneve dhe i orientimeve të saj.
Në fakt, është më e vërtetë të theksohet se shoqëria shpesh nuk është interpretuar siç duhet dhe, më keq akoma, e mashtruar në shpresat dhe në pritjet më të thella që nuk janë vetëm të tipit ekonomik. Për të dalë nga kundërvënia midis shoqërisë dhe politikës, është e nevojshme që qytetari, i veçantë apo i asociiuar, të fusë në dorë politikën. Është deri shumë evidente që partitë, si ndërmjetës midis shtetit dhe qytetarëve, e kanë sekuestruar në mënyrë monopoliste sferën e jetës publike.
Nga ana tjetër, objektivi nuk është kundërshtimi ndaj partive apo rreshtimeve, por konvertimi ndaj ndershmërisë. Në këtë drejtim, është vendimtare që qytetarit t'i jepet mundësia praktike e zgjedhjes së njerëzve që për nga orientimet dhe sjelljet e tyre personale garantojnë që vlerat sociale jo vetëm do të mbrohen në selitë e partive e të institucioneve, por edhe të jetohen nga kush është ngarkuar për të dhënë shërbimin e vet në aktivitetin politik. Në fakt, moraliteti i demokracisë përfaqësuese qëndron në programin e partive, por sidomos në emrat dhe mbiemrat e listave. Realizimi i programit dhe besueshmëria e tij i besohen sjelljes së deputetëve të veçantë; pozitiviteti i një legjislature është i lidhur sidomos me aftësitë politike dhe morale të burrave e të grave që e formojnë atë. Në fakt, nuk mjafton që partia të fusë në program një tërësi objektivash me përmbajtje të lartë sociale: mbrojtja e jetës nga fillimi në përfundimin natyral të ekzistencës, promovimi i një politike familjare në kontekstin e ri socialo-kulturor, solidariteti social në format më të ndjeshme ndaj shtresave më të dobta dhe në nevojë.
Objektiva të ngjashme nuk do të kishin një përkthim të mjaftueshëm në procedura nëqoftëse më parë nuk janë në vetëdijet e njerëzve. Për pasojë, është vendimtare të zgjidhen burra dhe gra që kanë kompetencë dhe njohje të mekanizmave publike, vëmendje dhe ndjeshmëri ndaj proceseve evolutive të ekonomisë dhe të shoqërisë, por është njëlloj vendimtare të zgjidhen burra dhe gra që kanë dhe që kultivojnë një ndjenjë të lartë ndershmërie dhe koherence.
Kompetenca dhe ndershmëria qëndrojnë së bashku. Nëqoftëse një politikan apo funksionar publik, burrë apo grua, nuk është i ndershëm, edhe kompetenca eventuale tenton që t'u nënshtrohet lehtësisht interesave individuale apo të partisë dhe jo ndaj të mirës së kolektivitetit. Është gjithmonë aktual dhe i rëndësishëm neni 54 i Kushtetutës italiane: "Qytetarët të cilëve u janë besuar funksione publike kanë detyrën që t'u përshtaten atyre me disiplinë dhe nder". Jo rastësisht, ky nen, në rrethana të ndryshme, sot kujtohet si nga eksponentët laikë, ashtu dhe nga ata fetarë. Kështu, ripropozohet me urgjencë problemi i formimit të njerëzve me ndershmërinë. Nëqoftëse njeriu nuk është i ndershëm, është e vështirë që të jetë në një aspekt të veçantë, qoftë ai i politikanit apo i politikës. Atëherë, është evidente rëndësia e rolit që marrin institucionet e ndryshme edukative, duke filluar nga familja.
Të formohesh nga poshtë
Në të mirë e në të keq, ekziston një ndërvarësi midis familjes dhe shoqërisë. Familja është sigurisht e kushtëzuar nga shoqëria, nga stilet e jetesës dominuese që shprehen në dëshirën për të siguruar rezultate personale nuk ka rëndësi se në çfarë mënyre, në konkurrencën e çfrenuar edhe në dëm të tjetrit, në paligjshmërinë, në kërkimin e interesit të veçantë që mbyllet në vetvete. T'u rezistosh modeleve të ngjashme të jetesës është e nevojshme, por nuk mjafton.
Familja mund dhe duhet ta kushtëzojë shoqërinë. Parasëgjithash, me formimin e njerëzve të ndershëm, duke u treguar sidomos nëpërmjet të jetuarit, respektit të tjetrit; ndjenjës së ligjshmërisë, si shenjë përkatësie në shoqërinë ku raportet shoqërore bazohen mbi besimin reciprok, kundër çdo forme gënjeshtre, mashtrimi dhe cinizmi. Familja ka resurse të mëdha të lindura për ta kushtëzuar shoqërinë dhe politikën në termat e ndershmërisë. E ardhmja e shoqërisë dhe e politikës luhet edhe mbi llojin e familjes së hapur ndaj pjesëmarrjes dhe me një rol propozitiv përballë mangësive dhe varfërive të vjetra dhe të reja.
Në këtë kuadër, për politikën familjare të ndershme nuk nënkuptohet vetëm rivendikimi i drejtë i ndihmave të jashtme, i asistencës dhe i shërbimeve sociale, por dhe sidomos pjesëmarrja e shoqatave të familjeve në programimin politik, në zgjedhjen e vendimeve dhe në kontrollin e zbatimit të tyre.
Luigi Lorenzetti është Drejtor i "Teologia Morale".
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers