Meshkujt kundër femrave, prindër që vrasin vajzat e tyre


Teknologji, rënie pjellshmërie dhe paragjykime të vjetra komplotojnë për të çekuilibruar shoqërinë. Shkrimtarja kineze Xinran Xue përshkruan vizitën e saj në një familje fshatare në Yimeng të krahinës Shandong

Gjinicidi, shpresojmë të jetë djalë...


Teknologji, rënie pjellshmërie dhe paragjykime të vjetra komplotojnë për të çekuilibruar shoqërinë. Shkrimtarja kineze Xinran Xue përshkruan vizitën e saj në një familje fshatare në Yimeng të krahinës Shandong. Një grua ishte duke lindur. "Sapo qemë ulur në kuzhinë, tregon ajo, kur dëgjuam një ulërimë dhimbjeje të vinte nga prapa derës të dhomës së gjumit… E qara po bëhej gjithnjë e më e fortë… kur papritmas u ndërpre. Tani dëgjohej një shfryrje e përmbajtur dhe një zë mashkullor dhe i ashpër gjëmoi me një ton akuzues: "Gjë e vogël pa pikë vlere!"".
"Papritmas diçka lëvizi me shpejtësi brenda meje, afër një thesi të madh me plehëra, kujton zonja Xinran. Pashë një gjë të tmerrshme: nga thesi dilnin dy këmbë të vogla. Gjinekologia duhet ta kishte hedhur foshnjen brenda, të gjallë. Bëra për t'u ngritur, por dy policët (shoqëruesit e mi) më vunë dy duar të rënda mbi shpatulla: Mos lëvizni, nuk mund të shpëtosh. Është shumë vonë".
"Por,,, bëhet fjalë për vrasje… dhe ju jeni policia!". Këmba e vogël tani ishte e palëvizshme. Polici më mbajti pa lëvizur për disa minuta. Një grua e moshuar, duke u afruar për të më ngushëlluar, më tha: "Nga këto anë, të bësh vajzë nuk është gjë e madhe". "Por ishte një fëmijë i gjallë", ju përgjigja me zë të dridhur, duke i treguar thesin. "Nuk ishte djalë", më korrigjoi ajo, "ishte vajzë dhe nuk mund ta mbajmë. Nga këto anë nuk mund të bësh pa një djalë. Vajzat nuk vlejnë"".
Janarin e kaluar, Akademia Kineze e Shkencave Sociale (ACSC) ka treguar se çfarë mund të ndodhë në një vend ku vajzat nuk vlejnë. Brenda 10 vjetësh, një i ri në pesë nuk mund të gjejë grua prej mungesës së femrave - një mesatare e paprecedent për një komb në periudhë paqeje.
Një e dhënë e tillë bazohet mbi diferencën midis numrit të meshkujve dhe femrave në popullsinë me moshë më të vogël se 19 vjeçët. Sipas ACSC-në, në vitin 2020 në Kinë, respektivisht shtresës moshore të marrë në shqyrtim, do të ketë midis 30 dhe 40 milionë meshkujve më shumë se femrat. Nëqoftëse merret në konsideratë se meshkujt akoma jo 20-vjeçarë në Gjermani, Francë dhe Britani të Madhe janë 23 milionë, në Amerikë 40 milionë. Kështu, Kina ndeshet me perspektivën e pasjes, pas 10 vjetësh, së një popullsie meshkujsh të rinj të barabartë me atë amerikane ose pothuajse dyfishi i asaj të tri vendeve më të mëdha europiane, sipas së cilës mundësia për të gjetur grua do të jenë pak apo aspak, se ndoshta nuk do të ketë asnjë stimul për të lënë shtëpinë e prindërve, as do të arrijë vendin në shoqëri të rezervuar atyre që kanë grua e fëmij.
"Femricidi" (Gendercide) - duke marrë hua titullin e një libri të shkruar nga Mary Anne Warren në vitin 1985 - shpesh shikohet si pasojë e padëshiruar e ligjit kinez që i imponon një fëmijë të vetëm familjes apo e varfërisë dhe e injorancës. Por këta faktorë nuk mund të mjaftojnë për të shpjeguar të gjithë historinë. "Sufiçiti" i beqarëve - të cilët në Kinë quhen guanggun ose "degë të zhveshura" - duket se ka pasur një përshpejtim midis viteve 1990 dhe 2005, në mënyra jo të drejtpërdrejta që çojnë tek politika e fëmijës së vetëm, që u fut në vitin 1979. Veç kësaj, siç po bëhet gjithnjë e më shumë e qartë, lufta ndaj vajzave nuk është e kufizuar tek Kina.
Pjesë të Indisë kanë mesatare seksuale të çekuilibruara si në vendin më limitrof më në veri. Vende të tjera të Lindjes së Largme - Koreja e Jugut, Singapori dhe Tajvani - regjistrojnë një numër lindjesh mashkullore jashtëzakonisht të lartë. E njëjta gjë ndodh pas rënies së komunizmit në vendet ish-komuniste në Ballkan dhe në Kaukaz. Një fenomen i tillë regjistrohet edhe në disa pjesë të kufizuara të Amerikës.
Sipas Nick Eberstadt, studiues i demografisë në Institutin Kërkimor American Enterprise Institute në Washington, shkaqet nuk janë ligjet e veçanta të një vendi të caktuar sesa "përplasja fatale midis një preferente së vjetëruar për një fëmijë mashkull dhe përhapjes nga njëra anë e analizave të paralindjes, nga ana e tjetër e një pjellshmërie në rënie". Eberstadt tregon tendenca globale. Shkatërrimi selektiv i vajzave është tendencë po aq globale.
Meshkujt janë lehtësisht më shumë subjekte për të vdekur në periudhën foshnjore. Për kompensim, lindin më shumë meshkuj se femra, në mënyrë që në pubertitet numri i meshkujve dhe i femrave të jetë i njëjtë. Në të gjitha shoqëritë ku regjistrohen lindjet, lindin midis 103 dhe 106 meshkujve çdo 100 femra. Një proporcion i tillë është mbajtur kështu i qëndrueshëm në kohëra, për të bërë të mendohen se bëhet fjalë për rendin natyral të gjërave.
Ky rend ka ndryshuar në mënyrë drastike gjatë 25 viteve të fundit. Në Kinë, raporti midis sekseve për brezin e lindur midis viteve 1985 dhe 1989 ishte 108, shumë mbi shtresën e lëkundjes natyrore. Për brezin e lindur në periudhën 2000-'04 ishte 124 (domethënë, 124 të sapolindur për çdo 100 të sapolindura). Këto mesatare janë biologjikisht të pamundura pa një ndërhyrje njerëzore.
Mesataret kombëtare japin mesatare të habitshme nëqoftëse shpërbëhen në nivel provincial. Sipas asaj që referon një kërkim kinez i vitit 2005 dhe i marrë nga "British Medical Journal", vetëm një rajon, Tibeti, ka një mesatare seksesh në linjë me atë natyrore. 14 provinca - për pjesën më të madhe në lindje dhe në jug - kanë mesatare të sekseve 120 dhe mbi, ndërsa 3 kanë një mesatare të pazakontë prej mbi 130. Siç e konfirmon ACSC-ja, "dizekuilibri i sekseve ka ardhur, duke u rritur vit pas viti".
Studimi i BMJ-së hedh dritë mbi një prej enigmave që kanë të bëjnë me dizekuilibrin e sekseve në Kinë. Sa mund të jetë i fryrë ky dizekuilibër nga praktika e mosdeklarimit të lindjes së vajze, për të ruajtur shpresën e pasjes së një fëmije mashkull në tentativën e mëpasme? Jo shumë, theksojnë autorët. Sikur kjo praktikë e supozuar të ishte realitet, shpjegojnë ata, do të pritej që mesataret e seksit do të ndryshonin në mënyrë të menjëhershme kur vajzat që qenë fshehur nga lindja të regjistroheshin në listat publike, për shembull ato shkollore apo të asistencës shëndetësore. Fakti është se një ndryshim i tillë nuk ekziston. Mesatarja e sekseve tek 15-vjeçarët, në vitin 2005, nuk ishte shumë i ndryshëm nga ajo e të lindurve në vitin 1990. Konkluzioni është se, është pikërisht aborti sekso-selektiv dhe jo regjistrimi i munguar i fëmijëve femra, ai që përcakton teprinë e fëmijëve meshkuj.
Ka vende të tjera që e kanë ndryshuar rëndshëm mesataren e sekseve pa futur rregullimet drakoniane kineze. Ajo e Tajvanit ishte pak më e lartë se norma e vitit 1980, në vitin 1990 kishte arritur në 110; aktualisht është pak më e ulët se ky nivel. Në të njëjtën periudhë, mesatarja e sekseve në Korenë e Jugut ka kaluar nga pak më shumë se normalja me 117 - në vitin 1990 ishte më e larta në botë - për t'u kthyer më pas në nivele më natyrore. Të dy qenë vende të pasura, në rritje të shpejtë dhe me arsim mesatar me nivel shumë të lartë qysh në periudhën, në të cilën u verifikua ky përshpejtim i lindjeve mashkullore.
Koreja e Jugut është duke eksperimentuar tashmë disa pasoja të habitshme. Sufiçiti i meshkujve në atë që është një vend i pasur ka thithur tashmë gra nga jashtë. Në vitin 2008, 11 përqind e martesave ishte "mikste", për më tepër midis një mashkulli korean dhe një të huaje. Kjo po krijon tensione në një shoqëri deri pak vite më parë homogjene, shpesh armiqësore ndaj fëmijëve të lindur nga çiftet mikste. Tendenca është veçanërisht e fortë në fshatra, ku qeveria parashikon që për vitin 2020 gjysma e martesave do të jenë mikste. Fëmijët e lindur nga këto bashkime janë aq të shumtë sa t'i kenë dhënë jetë një neologjizmi: "Kosians" domethënë koreano - aziatikë.
Nominalisht, Kina është një vend komunist, por tjetërkund rritja e dizekuilibrit midis sekseve i është atribuar pikërisht rënies së komunizmit. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, në vitin 1991, u regjistrua një rritje e mesatares së lindjeve mashkullore ndaj atyre femërore në Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Mesatarja e sekseve kaloi nga ajo naturale në 115 - 120 në vitin 2000. Një rritje analoge ndodhi në disa vende ballkanike pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mesatarja në Serbi e Maqedoni është 108. Ka shenja dizekuilibri deri në Amerikë, në brendësi të disa komuniteteve me origjinë aziatike. Në vitin 1975, sipas llogaritjeve të Eberstadt, mesatarja e sekseve midis kino, japono dhe filipino amerikanëve, ishte midis 100 dhe 106; në vitin 2002 ka kaluar në 107 - 109.
Por, vendi me rekordin më bombastik është një supergjigand tjetër: India. India nuk prodhon statistika lidhur me seksin e lindjeve, kështu që të dhënat e saj nuk janë ngushtësisht të krahasueshme me ato të vendeve të tjera. Por, nuk ka dyshim se numri i meshkujve është rritur në raport me atë femëror dhe se, ashtu si në Kinë, ekzistojnë diferenca të ndjeshme në nivel lokal. Shtetet veriperëndimorë Punjab dhe Haryana, kanë dizekuilibre të konsiderueshme sa ato të provincave kineze juglindore. Në nivel kombëtar, përpjestimi midis djemve dhe vajzave me moshë 6-vjeçare ka kaluar nga 104/100 në vitin 1981 në një biologjikisht të pamundur 108/100 në vitin 2001. Në vitin 1991, ekzistonte një distrikt i vetëm ku mesatarja ishte 125/100; në vitin 2001 një mesatare e tillë ishte përhapur në 46 distrikte.
Besimi i përgjithshëm lidhur me këto probleme është se bëhet fjalë për rezultat "mentaliteti të prapambetur" tipik për shoqëri të prapambetura apo, në rastin kinez, për efekte të ligjit lidhur me fëmijën e vetëm. Për pasojë, reformimi i ligjeve apo modernizimi i shoqërisë (për shembull duke përmirësuar statusin e grave) duhet ta çojë raportin midis sekseve në nivele normale. Por kjo nuk ndodh gjithmonë dhe, aty ku në fakt ndodh, rruga për t'u kthyer në mesatare natyrore shpesh rezulton e mundimshme dhe e vështirë.
Preferenca e fëmijës mashkull ndaj fëmijës femër nuk është e zakonshme në çdo kulturë. Por në ato që ndodh - sidomos ato në të cilat emri i familjes kalon nëpër linjë mashkullore dhe ku, nga tradita, është mashkulli ai që duhet të marrë në ngarkim prindërit kur plaken - një djalë është më mirë se një vajzë. Një vajzë është e destinuar që të bashkohet me familjen e burrit pas martesës dhe për prindërit është e humbur. Për ta thënë si hindùtë, "të rrisësh një vajzë është njëlloj si të ujisësh kopshtin e fqinjit".
"Preferenca e fëmijës mashkull" është e dukshme - në disa raste, tronditëse - në sondazhe. Në vitin 1999, qeveria indiane u kërkoi grave se çfarë seksi preferonin për fëmijën e tyre të ardhshëm. Një treta e atyre pa fëmijë u përgjigjën "mashkull", dy të tretat nuk shprehën preferencë, vetëm një pakicë e vogël tha "femër". Sondazhe të zhvilluara në Pakistan dhe Jemen kanë dhënë rezultate të ngjashme. Në disa vende në rrugën e zhvillimit, nënat thonë se, duan fëmijë meshkuj, jo femra, në përpjestimin 10 me 1. Në Kinë, gjinekologet përfitojnë të ardhura më të mëdha nëqoftëse lindin një mashkull në vend të një femre.
Në kërkim këlyshësh
Gjëja e pazakontë e preferencës djalë/vajzë është se shfaqen sidomos pas lindjeve të dyta apo të treta. Midis grave indiane me dy fëmijë (të secilit seks), 60 përqind thotë se do një fëmijë mashkull, pothuajse dyfishi respektivisht preferencave për lindjen e parë. Është edhe preferenca e atyre që i kanë tashmë dy fëmijë. Përqindja ngjitet në 75 për ato me tri fëmijë. Diferenca në qëndrimin e prindërve, respektivisht lindjeve të para dhe atyre të mëtejshme është e madhe dhe domethënëse.
Përpara viteve Tetëdhjetë, njerëzit e vendeve të prapambetura mund të bënin pak për t'i përmbajtur preferencat e tyre: përpara lindjes, natyra ndiqte kursin e saj. Por në këtë dhjetëvjeçar analizat e paralindjes, në mënyrë të veçantë ekografia, kanë mundësuar që të zbulohet seksi i fëmijës përpara se ai të dalë në dritë: këto teknologji kanë ndryshuar gjithçka. Në Indi, mjekët filluan që t'i bëjnë publicitet ekografisë me slogane të llojit "Paguani 5000 rupia (110 dollarë) për të shpëtuar 50000 rupie nesër" (kostoja i referohej sasisë së prikës për vajzën). Miliona çifte që donin një djalë, por që për t'u arratisur nga ideja e mbytjes së një fëmije vajzë, zgjodhën që të abortojnë.
Përdorimi selektiv i aborteve është ndaluar në Indi në vitin 1994, kurse në Kinë në vitin 1995. Është e paligjshme në pothuajse të gjitha vendet (pavarësisht se Suedia e ka legalizuar në vitin 2009). Por duke qenë se është praktikisht e pamundur të provohet se një abortim është kryer për të seleksionuar seksin, praktika mbetet e përhapur. Një ekografi kushton rreth 12 dollarë, një shpenzim i përballueshëm nga mazhoranca e familjeve kineze apo indiane. Ka ndodhur që në një spital të Punjab në veri të Indisë, vetëm vajzat e lindura pas një serie vizitash ekografike janë shkëmbyer gabimisht për djem ose pjesërisht kanë lindur si binjake sëbashku me një mashkull.
Përhapja e teknologjive, falë të cilave është e mundur të paraqitet fetusi jo vetëm e dizekuilibruar përpjestimin midis sekseve, por jep edhe shpjegimin e asaj që në pamje të parë do të dukej enigmë: dizekuilibri midis numrit të meshkujve dhe të femrave tenton të rritet sëbashku me të ardhurën dhe me shkallën e arsimimit, gjë që nuk do të pritej nëse do të ishte vërtet "mentaliteti i prapambetur" vatra e problemit. Në Indi, disa prej rajoneve më të pasura - Maharashtra, Punjab, Gujarat - shfaqin dizekuilibret më të këqija. Në Kinë, sa më e lartë shkalla e alfabetizimit, aq më e lartë është përqindja e meshkujve. Një proporcion i tillë rritet edhe me të ardhurën për frymë.
Në shtetin Punjab, Monica Das Gupta, funksionare e Bankës Botërore, ka zbuluar se vajzat e dyta apo të treta të nënave me shkallë të lartë arsimimi kanë dyfishin e probabilitetit për të vdekur përpara 5 vjeçëve respektivisht homologëve meshkuj. Mospërputhja është tejet e vogël në familjet më pak të pasura. Das Gupta mendon se, gratë që nuk përdorin domosdoshmërisht një arsim apo një të ardhur të lartë për t'u përballur me vajzat e tyre. Familjet më të arsimuara dhe më të pasura ndajnë preferencat e familjeve më të varfëra fqinje me ta, por duke qenë se tentojnë të jenë më të vogla, e ndjejnë akoma më shumë presionin e pasjes së një djali dhe një trashëgimtari, atëhere kur lindja e parë ka qenë një fëmijë femër i padëshiruar.
Kështu, modernizimi dhe rritja e të ardhurës e bëjnë më të lehtë dhe më të dëshirueshëm seleksionimin e seksit të fëmijëve. Nga kjo rrjedh një pasojë e mëtejshme: vogëlsia e familjes e kombinuar me një pasuri më të madhe forcojnë imperativin e bërjes së një fëmije mashkull. Kur familjet janë të shumta, sigurisht që do të dalë një fëmijë mashkull që të transmetojë mbiemrin e familjes. Por, nëqoftëse janë vetëm një apo dy fëmijë, lindja e një fëmije femër mund të konsiderohet si "një dëm" i lindjes së një mashkulli. Kështu, me të ardhurat në rritje dhe pjellshmërinë në zvogëlim, gjithnjë e më shumë njerëz janë pjesë familjesh të vogla dhe të pasura, në të cilat është i madh presioni për të pasur një fëmijë mashkull.
Në Kinë, politika e fëmijës së vetëm e ka rritur më tej këtë presion. Çuditërisht, është pikërisht zbutja e kësaj politike, më shumë se politika e pastër dhe e thjeshtë, ajo që shpjegon rritjen e numrit të meshkujve.
Në pjesën më të madhe të qyteteve, çiftet janë përgjithësisht të autorizuara që të kenë vetëm një fëmijë - është kjo politika në formën e saj më të pastër. Por nëpër fshatra, ku jeton 55 përqind e popullsisë kineze, ka tri variante të ligjit. Në provincat bregdetare, 40 përqind e çifteve është autorizuar që të ketë një fëmijë të dytë, nëqoftëse i pari është femër. Në provincat qendrore, çdo çifti i lejohet që të ketë një fëmijë nëqoftëse i pari është femër apo nëqoftëse prindërit janë të goditur nga "antipatia", një kriter vlerësimi i të cilit u është lënë funksionarëve lokalë. Në provincat më në perëndim dhe në Mongolinë e Brendshme, provincat nuk adoptojnë kurrfarë politike të fëmijës së vetëm. Minorancave u lejohet një i dytë, nganjëherë dhe një i tretë, cilido qoftë seksi i fëmijës së parë.
Këto provincia të fundit janë të vetmet që i afrohen një mesatare seksesh naturale. Janë pak të populluara dhe banohen nga komunitete etnie që as nuk e pëlqejnë abortin, as nuk ia ulin vlerën një fëmije femër. Provincat me përqindjen më të lartë të meshkujve gjenden në grupin e dytë, atë në të cilat më të mëdha janë përjashtimet nga politika e fëmijës së vetëm. Siç e demonstron studimi i BMJ-së, përjashtime të tilla përcaktohen nëpërmjet preferencave të akorduara lindjeve të dyta apo të treta.
Për shembull, nëqoftëse konsiderohet Guangdong, provinca kineze më e shumtë në numër. Përpjestimi i saj midis sekseve është 120, domethënë shumë i lartë. Jemi jashtë norme, por jo dhe aq shumë. Por nëqoftëse merren në konsideratë fëmijët e dytë, që janë të autorizuar nëpër fshatra, përpjestimi ngjitet në 146 meshkuj për 100 femra dhe për ato lidhur me çiftet e pakta të autorizuara që të kenë një fëmijë të tretë përpjestimi bëhet me 167 në 100. Por, deri një dizekuilibër kaq i madh nuk është rasti limit. Në provincën Anhui, në lindjet e treta ekziston një raport prej 227 meshkujsh për 100 femra, ndërsa në zonën administrative të Pekinit (ku lejohen përjashtimet në fshatra) një përpjestim i tillë arrin një nivel vështirë të besueshëm prej 275 meshkujsh për 100. Me fjalë të tjera, pothuajse 3 meshkuj për çdo 1 femër.
Monica Das Gupta ka gjetur diçka shumë të ngjashme në Indi. Vajzat e para trajtohen si vëllezërit e tyre, por për vajzat e tjera është më e lehtë të vdesin në moshë të njomë. Rregulli duket të jetë, që prindërit e mirëpresin me gëzim një vajzë, nëqoftëse është e lindura e parë, por më pas do të bëjnë gjithçka që fëmijët pasues të jenë meshkuj.
Rreziku i "degëve të zhveshura"
Gjithmonë, djemtë e rinj janë përgjegjës të pjesës më të madhe të krimeve dhe të dhunave - në mënyrë të veçantë kjo ndodh në ato vende, ku statusi social varet nga të qenurit i martuar me fëmijë, siç ndodh në Kinë dhe në Indi. Një popullsi në rritje konstante të rinjsh "single" paralajmëron probleme serioze.
Koeficienti i kriminalitetit pothuajse është dyfishuar në Kinë gjatë 20 viteve të fundit, në të cilën është rritur dizekuilibri midis sekseve dhe janë shumëfishuar rastet e rrëmbimit dhe trafikut të femrave, i përdhunimeve dhe i prostitucionit. Një studim ka evidentuar ndërvarësinë e të gjithë këtyre faktorëve dhe se preponderimi anormal i meshkujve është përgjegjës për rreth një të shtatën e rritjes së krimit. Edhe në Indi ekziston një korrelacion midis koeficentëve të kriminalitetit me bazë provinciale dhe dizekuilibrit midis sekseve. Tek "Bare Branches" (Degë të zhveshura, nofkë kineze për "beqarët"), Valerie Hudson dhe Andrea den Boer, paralajmërojnë se problemet e gjeneruara nga një disproporcion midis sekseve mund të çojnë në politika autoritare. Qeveritë, theksojnë ata, "duhet ta kufizojnë rrezikun që këta të rinj përfaqësojnë për shoqërinë. Një ashpërsim i ligjeve në kuptimin autoritar për të shtypur krim, banda, kontrabandë e kështu me radhë mund të jetë një prej rezultateve".
Dhuna nuk do të ishte pasoja e vetme. Referohet se në disa pjesë të Indisë ka rënë vlera e prikave. Aty ku njerëzit paguajnë një çmim për bashkëshorten (domethënë, familja e bashkëshortit i vendos një shumë të caktuar në para asaj të gruas), ky çmim është rritur. Në vitet Nëntëdhjetë, Kina ka asistuar në shfaqjen e dhjetëra mijëra "trupave luftarake nga lindje - ekstra": bëhet fjalë për çifte nga zona, në të cilat sundon ligji i fëmijës së vetëm, që transferohen vazhdimisht nga njëri qytet tek tjetri për të shpëtuar pjellën e tyre prej dy apo tri fëmijësh nga sytë e autoriteteve. Dhe, nga sa pohon OMS-ja, përqindja e vetëvrasjeve femërore në Kinë është ndër më të lartat në botë (siç edhe në Korenë e Jugut). Vetëvrasja është shkaku i parë i vdekshmërisë midis femrave kineze të shtresës midis 15 dhe 34 vjetëve banuese në fshatra, ku shumë nëna të reja i kanë dhënë fund jetës, duke pirë plehra kimike, të lehta për t'u gjetur. Gazetarja Xinran Xue, beson se janë të gjitha viktima të së njëjtës brengë, lindur në ditën në të cilën refuzuan me abortin apo deri i vranë vajzat e tyre.
Disa prej pasojave të këtij dizekuilibri midis sekseve janë krejtësisht të papritura. Probabilist ka rritur përqindjen e kursimit të kinezëve. Kjo i detyrohet faktit, që prindërit me një djalë të vetëm vënë mënjanë para për të rritur mundësinë e blerjes së një gruaje tërheqëse në tregun martesor ultrakompetitiv kinez. Shang-Jin Wei i Columbia University dhe Xiaobo Zhang i International Food Policy Research Institute të Washington, DC, e kanë krahasuar qëndrimin ndaj kursimit të familjeve me një fëmijë të vetëm mashkull me kursimin e familjeve me fëmijë femra. "Jo vetëm kemi gjetur se të parat kursejnë më shumë se të dytat, në çdo rajon të Kinës, - referon Wei, - por kemi gjetur edhe se kursimet tentojnë të jenë më të mëdha në ato rajone ku është më i madh dizekuilibri midis sekseve". Sipas dy kërkuesve, rreth gjysma e rritjes së kursimit kinez të ndodhur në 25 vitet e fundit dhe e atribueshme rritjes së dizekuilibrit midis sekseve. Sikur kjo të jetë e vërtetë, mund të mendohet se politikat ekonomike e pritura për të rilëshuar konsumet do të jenë më pak efikase nga sa uron qeveria.
Me kalimin e brezave, shumë prej problemeve të lidhura me seleksionimin e seksit nuk mund të mos keqësohen. Pasojat sociale do të bëhen të dukshme kur meshkujt e lindur në numër të madh në dhjetëvjeçarin e kaluar do të arrijnë pjekurinë. Ndërkohë, praktika e seleksionimit mund të përhapet më tej me uljen e përqindjes së lindshmërisë dhe mbërritja edhe në vendet më pak të zhvilluara e teknologjive ultrasonike të diagnozave paralindjes.
Por historia e shkatërrimit të fëmijëve femra nuk mbaron, për fat, në dëshpërimin më të zi. Është të paktën një vend, Koreja e Jugut, që e ka përmbysur preferencën tradicionale për fëmijën mashkull dhe të mishëruar në shpërpjestimin midis sekseve. Ka motive të mira për të shpresuar që edhe Kina e India do të arrijnë të veprojnë njëlloj.
Koreja e Jugut ka qenë e para që ka regjistruar anomali të jashtëzakonshme në ekuilibrin midis sekseve dhe ka qenë e para që ka lëvizur për t'i eliminuar. Midis viteve 1985 dhe 2003, kuota e grave jugkoreane që u deklaronin të dërguarve të sistemit shëndetësor kombëtar se, "donin të kinin një fëmijë mashkull" ka zbritur me pothuajse se dy të tretat, nga 48 në 17 përqind. Pas një intervali 10-vjeçar, duke filluar nga mesi i viteve nëntëdhjetë, dizekuilibri ka filluar të reduktohet dhe tani raporti është 110 fëmijë meshkuj për 100 fëmijë femra. Monica Das Gupta thekson se, megjithëse modifikimi i normave sociale kërkon afate të gjata dhe zgjidhja pengohet nga futja e ekografive, një ndryshim gjithsesi mund të vijë. Modernizimi nuk kufizohet që ta bëjë më të lehtë për prindërit që të kontrollojnë seksin e fëmijës së ardhshëm ka edhe efektin që të ndryshojë vlerat në një shoqëri, përfshi ato që sjellin preferencën e një fëmije mashkull ndaj një fëmije femër. Vjen një pikë në të cilën një tendencë mbizotëron mbi atë të kundërt.
Është e mundur që Kina dhe India janë duke e arritur këtë pikë. Censimenti 2000 dhe studimi i ACSC-së tregojnë të dy se, raportet midis sekseve në Kinë është i qëndrueshëm: 120/100. Në fund, duket se rritja e tij është e ndaluar. Në nivel lokal, sipas Das Gupta, provincat në të cilat raporti midis sekseve është më i dizekuilibruar (dhe ku banojnë mbi dy të tretat e popullsisë kineze) kanë parë një deakselerim në dizproporcion, duke filluar nga viti 2000, ndërsa në provinca të tjera kineze - që mirëpresin një të katërt tjetër të popullsisë - disproporcioni ka rënë. Një studim i dytë tregon, se edhe në Indi preferenca për fëmijën mashkull është në rënie dhe se disproporcioni midis sekseve, njëlloj si në Kinë, është duke u rritur me ngadalë. Në fshatrat e rajonit Haryana, në praninë e burrave, plakat qëndrojnë të ulura, të mbuluara dhe të heshtura. Por vajzat e tyre nuk mbulohen dhe flasin lirisht pasi, shpjegojnë, kanë parë gratë e zbuluara në punë apo në televizion dhe kështu që një gjë e kësaj natyre për to është krejtësisht normale.
Monica Das Gupta nënvizon se, megjithëse të dy gjigantët janë ndjeshmërisht më të varfër se Koreja e Jugut, qeveritë e tyre, nëpërmjet ligjesh dhe fushatash kundër diskriminimit, janë duke ndërmarrë përpjekje të paprecedent për të bindur njerëzit e tyre që t'i trajtojnë vajzat ashtu si djemtë. Pasojat e papritura të seleksionimit të seksit janë të gjera, mund të jenë edhe më të këqija, por në fund, pranon Das Gupta - "duket se është duke ndodhur një kthesë në fenomenin aziatik të "vajzave të humbura"".
(Economist)
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers