Marrëdhëniet inçestuoze të OJQ-ve me shtete dhe transkombëtare



Shumë programe solidariteti ndërkombëtar, të atyre që ndjekin nga afër OJQ-të dhe masmediat, llogarisin mbështetjen e organizatave ndërqeveritare. Por disa prej këtyre programeve nuk duket se përfaqësojnë vlerat dhe idealet që teorikisht mbrojnë

Julien Teil

Për të realizuar veprimet e tyre, OJQ-të humanitare kërkojnë që të joshin donatorët e mëdhenj, të cilët përgjithësisht janë transkombëtaret dhe shtetet. Ky raport favorizon fitimin e drejtuesve dhe politizimin e kauzave të mëdha. Pak e nga pak, disa shoqata drejtohen drejt objektivash jo të lidhura me kauzat që thonë se mbrojnë. Julien Teil e analizon këtë evolucion nëpërmjet shembujsh të ndryshëm. Shumë programe solidariteti ndërkombëtar, të atyre që ndjekin nga afër OJQ-të dhe masmediat, llogarisin mbështetjen e organizatave ndërqeveritare. Por disa prej këtyre programeve nuk duket se përfaqësojnë vlerat dhe idealet që teorikisht mbrojnë. Një analizë e shpejtë mundëson që të verifikohet në to shfaqja e disa kufizimeve.
Do të studiojmë këtu një koncept që është shfaqur në vitet '90 dhe një program solidariteti që është duke u përpunuar. Nuk është objektivi ynë që të akuzojmë këtu aktorët e ndryshëm të këtyre programeve, por të analizojmë marrëdhëniet që vendosen menjëherë midis tyre, për të ofruar një panoramë të rrugës që janë duke marrë.
1 përqindëshi, Afrika dhe rrjetet e saj
Më 5 janar të vitit 1994, gjatë programit televiziv "La marche du Siecle", Charles Pasqua, në atë kohë ministër i Brendshëm francez dhe President i Këshillit të Përgjithshëm të rajonit Hauts - de - Seine, deklaron: "Franca duhet të marrë iniciativën e një kryqëzate të vërtetë në favor të zhvillimit. Dihet se aktualisht, të gjithë ekspertët e thonë, nëqoftëse i kushtojmë ndihmës për zhvillimin e vendeve të paindustrializuara, të pazhvilluar, ekuivalentin e 1 përqindëshit të prodhimit të përgjithshëm bruto tonë, problemi do të zgjidhet".
Kjo praktikë është ngulitur edhe në gjirin e shoqërisë ekonomike mikste (SEM) Coorporation 92, e themeluar me iniciativën e vetë Pasqua dhe e drejtuar nga njerëz të enturazhit të tij.
Veprimet konkrete të Cooperation 92 në Gabon janë realizuar pa u ndërmjetësuar procese të mëparshme gare apo konkursesh publike dhe rezultuan të jenë shumë të kushtueshme. Pa qenë që të ekzistonte zyrtarisht asnjë kufizim me të jashtmin, kreu i shtetit të Gabonit ofroi shuma ekuivalente me këto kosto për të financuar aktivitetet politike të Pasqua dhe të bashkëpunëtorëve të tij.
Është vetëm pas 14 vjetësh, me 24 tetor të vitit 2008, që Këshilli i Përgjithshëm i rajonit francez Hauts - de - Seine voton shkrirjen e shoqërisë së Cooperation 92, që ishte objekt kritikash të ndryshme prej më shumë se një dhjetëvjeçari. Opozita (Partia Socialiste, të Gjelbërit dhe Partia Komuniste) saktësisht denonconin mungesën totale të transparencës së kësaj kompanie dhe qante mungesën e OJQ-ve në realizimin e projekteve.
Kushtimi i një pjese të fondeve të një organizmi publik apo të përzier për operacione solidariteti ndërkombëtar të huaja ndaj vetë vokacionit të organizmit në fjalë është një formë për të devijuar fonde publike, për sa të mira që të jenë operacionet. Ose më mirë "përbënte një devijim të fondeve", duke qenë se ligji Oudin - Santini, i hyrë në fuqi më 27 janar të vitit 2005, u mundëson komunave, disa stabilimenteve publike të bashkëpunimit, sindikatave të përziera të ngarkuara me shërbimet publike të ujit të pijshëm, etj., që ta destinonin 1 përqindëshin e fondeve të tyre në aksione solidariteti ndërkombëtar dhe bashkëpunimi. Për André Santini, ky ligj "është nga ana e tij një mënyrë për të eksportuar modelin francez të menaxhimit të ujit, por është edhe një instrument për pushtimin e tregjeve të reja për grupet franceze". Ky dispozicion legjislativ ka legalizuar atë që deri më atëhere kishte qenë një praktikë kriminale ekzistuese thelbësisht në disa agjenci të ujit (Seine - Normandie dhe Rhin - Meuse) tashmë të denoncuara në vitin 2002 nga Gjykata e Llogarive franceze.
Andrè Santini, autor kryesor i këtij ligji, zinte postin e zëvendëspresidentit të Grupit Parlamentar të Studimeve Lidhur me Problemet e Ujit. Ky mik i Charles Pasqua zinte edhe postin e zëvendëspresidentit të Këshillit të Përgjithshëm të rajonit francez Hauts-de-Seine, postin e Presidentit të Sindikatës së Ujit të rajonit Ile-de-France (SEDIF), përveçse të jetë President i Komitetit të Conca Seine-Normandie. Deri në vitin 2010, menaxhimi i ujit në rajonin Ile de France ka qenë në dorën e kompanisë së Përgjithshme të Ujit, e ripagëzuar me emrin Vivendi Environnement dhe më vonë si Veolia. Në gjirin e Komitetit të Conca Seine - Normandie, përgjegjës i menaxhimit të ujit në këtë rajon, zoti Santini ka si ndjekës një zëvendëspresident, Paul Luois Girardot, që përveç se është President i Kontrollit të Veolia Eau, është edhe zëvendëspresident i Këshillit Administrativ të Veolia Environnement. Në vitin 2006, Veolia Environnement vuri në veprim Komitetin e saj të Pavarur të Vlerësimit për të "pasuruar vizionin strategjik të Veolia Environnement". Midis anëtarëve të këtij Komiteti gjenden Jean Micheal Severino, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Franceze të Zhvillimit (AFD) dhe Philippe Leveque, Drejtor i Përgjithshëm i OJQ-së, Care France. Care France gëzon prerogativa të formës së shoqërimit të jashtëm të hyrë në fuqi nëpërmjet ligjit Oudin-Santini dhe dokumenti i saj mbi aktivitetet korresponduese të vitit 2009 tregojnë falënderimin e tyre ndaj agjencive të ndryshme të ujit, ashtu si ndaj Këshillit të Përgjithshëm të rajonit Hauts de Seine. Si përfituese e parë e ligjit Santini dhe ortake e parë e Cooperation 92, shoqata SOS Sahel i kushtohet pyllëzimit të shkretëtirës. Si pasojë e thatësirës së madhe të viteve 1973-1974, Presidenti i atëhershëm i Senegalit, Leopold Sedar Senghor, ftoi shoqërinë franceze dhe afrikane për të krijuar një shoqatë për luftën kundër urisë. Kështu është shfaqur në Dakar në nëntor të vitit 1976 shoqata SOS Sahel.
OJQ-ja Action Contre le Faim deponon në favor të ratifikimit (ligjit Santini) në shkallë evropiane (që të mund të ndihmojë shumë njerëz që të kenë akses ndaj ujit dhe ndaj rishëndoshjes konform me Objektivat e Mijëvjeçarit). Ky propozim duhet të ngjallte kritika të ashpra, duke qenë se bëhet fjalë për të legalizuar në nivel evropian një praktikë që vazhdon të konsiderohet si krim në shumë shtete.
Action Contre la Faim është një shoqatë ndërkombëtare e krijuar në nëntor të vitit 1979, me emrin Action Internationale Contre la Faim (AICF) dhe ka si kumbarë një seri intelektualësh atlantistë si Francoise Giruod, Guy Sorman, Jacques Attali dhe Bernard Henry Levy. Në atë kohë objektivi ishte që të ushqeheshin në Pakistan islamistët afganas që i shpëtonin Ushtrisë së Kuqe. Katër muaj pas themelimit të saj, në shkurt të vitit 1980, AICF-ja merr pjesë në një sukses mediatik: "Marshimin për Mbijetesën". Duke iu përgjigjur thirrjes së Mjekëve Pa Kufi, një grup yjesh ndjek një karvan ndihmash humanitare që do të arrestohen teksa kërkojmë të kalojnë kufirin me Kamboxhian. Prodhohen atëhere skena mallëngjyese në të cilat Bernard Henry Levy dhe Elie Wiesel u luten ushtrive vietnameze komuniste që të mundësojnë kalimin e ndihmave humanitare të destinuara për Khmerët e Kuq, të cilët teorikisht po linin të vdisnin urie pasi i kishin mundur.
Marshimi ishte organizuar në realitet nga CIA, me ndihmën e Claude Malhuret. Më pas ka dalë se në kampet e refugjatëve të Khmerëve të Kuq nuk kishte zi buke. Krijimi i shoqatës duket se është financuar nga Micheal David Weill, në atë kohë President i bankës franko-amerikane Lazard dhe politikisht e kompromentuar me kryqëzatën antisovjetike. Nga ana e vet, ortaku i tij Jean Guyot financoi Care France.
Guy Sorman shpjegon se "David Weill donte të na jepte çekun, por në atë kohë, me kontrollin e shkëmbimit (të monedhës) ishte e komplikuar të transferoheshin fonde midis Shteteve të Bashkuara dhe Francës. Kështu që kemi vendosur të krijojmë një filiale amerikane". Në këtë mënyrë, kufizimet midis kolektiviteteve lokale, OHQ-ve dhe ndihmuesve bujarë shikohen të implikuar në kalkulime politike dhe manovra tregtare që nuk kanë të bëjnë aspak me idelat e promovuara.
Global Water Initiative dhe programi Water Efficient Maize for Africa
Në vitin 2007 një bamirës bujar i ofroi 15 milionë dollarë në vit për një periudhë 10-vjeçare një autobusi të OJQ-së për realizimin e aksioneve afatgjata në favorizimin e eksesit ndaj ujit. Bëhet fjalë për Global Water Initiative (GWI). Projekti zbatohet në Burkina Faso, Mali, Nigeri, Senegal dhe në 9 vende të tjera të Afrikës dhe të Amerikës Qendrore. Ka si objektiv atë të dhënies komunitetit të një aksesi jetëgjatë ndaj ujit për të mbuluar nevojat e prodhimit rural. 7 OJQ marrin pjesë tek GWI-ja:
- Action Against Hunger/Aksion kundër Urisë (AAH/ACF, sigla në anglisht dhe frëngjisht)
- CARE
- Catholic Relief Services (CRS)
- The World Conservation Union- IUNC
- International Institute for Envrinment and Development (IIED)
- Oxfam America
- SOS Sahel
David Blanc (Drejtor i Departamentit të Operacioneve të Aksionit kundër Urisë, SHBA) konfirmon programin në bashkëpunim me Howard G. Buffet Foundation, që financon tërësisht projektin.
Howard Graham Buffett është djali i Warren Buffet, i klasifikuar në vitin 2008 nga revista "Forbes" si zotërues i pasurisë së dytë më të madhe të botës. Paraqitet si fermer, filantrop dhe adhurues i fotografisë. Por historia e tij e vendos si administrator kompanish të ndryshme, si Archer Daniels Midland (nga viti 1992 deri më 1995), një prej kompanive më të rëndësishme agroushqimore në Shtetet e Bashkuara.
Archer Daniels Midland, që impenjohet të bëjë biznes me drithërat, gëzon influencë të madhe në përhapjen e organizmave gjenetikisht të modifikuara (OGM). Fondacioni Howard G. Buffett ka lindur në vitin 1999 dhe mori si mision atë të garantimit të plotësimit të nevojave themelore të popullsive më pak të favorizuara dhe më të marxhinalizuara të botës.
Një prej 7 përfaqësuesve të GWI-së, IIED (International Institute for Environment and Development) ka luajtur një rol ideologjik të dorës së parë në rilindjen e maltusianizmit dhe të mobilizimit kundër ngrohjes klimatike. IIED-ja u themelua në vitin 1971, falë financimit të Aspen Institute, nga ekonomistja britanike Barbara Ward (e njohur edhe si Baronesha Jackson of Lodsworth) dhe nga afaristi kanadez Maurice Strong, arkitekt i "Maja të Tokës".
Sot, IIED-ja financohet nga ministri të ndryshme (Ministria e Ekologjisë franceze, Ministria e Marrëdhënieve të Jashtme britanike, etj.), agjenci mbishtetërore (Banka Botëror, FAO, Komision Europian, etj.), OJQ të ndryshme (Care Danimarca, etj.) dhe nga një sasi e paimagjinueshme fondacionesh (Rockefeller Foundation, Ford Foundation, etj.). IIED-ja është sot nën presidencën e Camilla Toulmin, e cila kishte administruar më parë, nga viti 1987 deri më 2002, programin e "tokave të thata" të saj. Karriera e saj i ka mundësuar thelbësisht që të studiojë forcimin e zhvillimit të mbështetshëm dhe të drejtën për tokën në Afrikë dhe në të gjitha rajonet. Aktiviteti i Camilla Toulmin është i përqendruar në zhvillimin social, ekonomik dhe mjedisor në zonat e thata të Afrikës. Veç kësaj, Camilla Toulmin është autore, së bashku me Simon Pepper (presidente della WWF-Scotland), e një dosjeje të titulluar "Reformë e pronësisë së tokës në veri dhe në jug".
Një prej konkluzioneve të kësaj dosjeje është domethënëse: "Në Afrikë, programi i reformave lidhur me pronësinë e tokës është aktual pjesërisht prej donatorëve ndërkombëtarë si Banka Botërore, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. Ky kompromis vjen nga përshtypja se bëhet e domosdoshme një reformë lidhur me pronësinë e tokës në pritje për të favorizuar investimin në bujqësi, reduktimin e konflikteve dhe dhëniet e tokave përdoruesve më produktivë. Ky vizion shpreson edhe që shumë vende afrikane t'i hapen investimit të huaj në bujqësi. Vlerësohet se kompanitë ndërkombëtare duhet të mbështeten mbi tituj pronësie të garantuar përpara se të investojnë kapitalet e tyre në ekonominë afrikane me rrezik të lartë. Ekzistojnë edhe interesa kombëtare të rëndësishme që e stimulojnë blerjen e tokave stërgjyshore kur këto janë në treg". Bëhet fjalë për një konkluzion dukshëm të kufizuar nga interesat e kujt do t'i japë dritën jeshile në gjirin e GWI-së, investitori i vetëm i të cilës është fondacioni Howard Buffett.
Në mënyrë paralele, fondacioni H.B dhe fondacioni Bill& Melinda Gates financojnë programin Water Efficient Maize for Africa (WEMA), duke kontribuar me rreth 47 milionë dollarë. Objektivi është që të zgjidhen problemet e thatësisë në të cilat gjenden kultivimet lokale afrikane nëpërmjet krijimit të variteteve të reja të misrit në bashkëpunim me kompaninë Monsanto, gjigantin amerikan të ushqimeve gjenetikisht të modifikuara. Drejtimi i programit është në dorën e USAID-it.
Në rastin e GWI-së dhe të WEMA-s evidentohen një përfaqësim i tepruar i interesave private. Nga njëra anë, nëpërmjet fondacioneve të krijuara nga kompani private që financojnë projekte, ashtu si roli i padiskutueshëm që luajnë shumëkombëshet përfaqësuesit e të cilave marrin pjesë nganjëherë në administrimin e OJQ-ve teorike. Edhe në këtë rast janë shumë të dukshme kontradiktat midis konceptit të solidaritetit dhe interesave të përfaqësuara.
Solidaritet dhe Qeveri Botërore
Të dy shembujt që kemi ekspozuar këtu në formë të përmbledhur janë përfaqësues të një realiteti ekuivok. Shumë programe të tjera, të cilat teorikisht duhet të japin përgjigje midis sektorit publik, sektorit humanitar dhe tregtar. Veç kësaj, mikrokrediti është një komponent rëndom i shtuar me disa prej këtyre programeve.
Por i ashtuquajturi "social business" përfshin edhe një realitet më pak efikas se ai që afirmojnë dishepujt e famshëm të tyre Jacques Attali, themelues i Planet Finance, dhe Bill Drayton, themelues i Ashoka Found.
Mikrokrediti, shoqatat OJQ dhe kompanitë janë aktualisht tema diskutimesh të frytshme. Disa shikojnë tek to zgjidhje ndaj krizës ekonomike, por edhe një përgjigje ndaj problematikave sociale dhe mjedisore të këtyre viteve të fundit. Ekzistenca e tyre bazohet mbi forume të ndryshme që ndërtojnë këto modele të reja qeverisjeje shoqëruese si shprehje e shoqërisë civile në gjirin e "qeverisshmërisë së ardhshme botërore".
Pavarësisht divergjencave të dukshme midis shoqërisë civile dhe kompanive tradicionale, OJQ-të janë sidomos të kompromentuara me sektorin privat dhe me shtetet në vend që të veprojnë si aktorë të pavarur apo si kundrapushtet. Kjo sjellje evidenton devijimin e ngadaltë të OJQ-ve të mëdha të solidaritetit ndërkombëtar, që pak e nga pak transformohen në përfaqësues të mbrojtjes së interesave që nuk kanë të bëjnë aspak me demokracinë. Më keq akoma, ideja e një qeverie botërore - që pak e nga pak imponohet - me të cilin janë shoqëruar OJQ-të e përmbys vetë përkufizimin e demokracisë.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers