Kirurgu i së ardhmes do të jetë robot

Kirurgjia e kryer nga robotët përfaqëson evolucionin natyror të një disipline që deri më sot është bazuar më tepër në shkathtësinë e duarve të kirurgut, mbi eksperiencën, por që më në fund po bëhet një shkencë. Kirurg-roboti më i njohur dhe më i eksperimentuar në botë quhet Da Vinçi dhe operon në shumë klinika të botës dhe Europës

E ardhmja ngjan me një robot, në të cilin janë lidhur katër krahë mekanikë, një për fibrat optike që përcjellin vizionin tredimensional dhe tre të tjerë për të vënë në lëvizje veglat e punës që operojnë brenda trupit të të sëmurit. Sot ka shumë emra që rikujtojnë mendje gjeniale të së shkuarës, të tillë si Da Vinçi, Zeusi, Ezopi, Hermesi e të tjerë, që për momentin nuk përmenden, pasi rruga e gjatë drejt kirurgjisë robotike sapo ka filluar dhe po ecën me një shpejtësi marramendëse, aq sa shumë shpejt ofertat do të shumëfishohen dhe do të përmbushin të gjitha nevojat klinike. Sot, kirurgjia e kryer nga robotët përfaqëson evolucionin natyror të një disipline që deri më sot është bazuar më tepër në shkathtësinë e duarve të kirurgut, mbi eksperiencën, por që më në fund po bëhet një shkencë. Kirurg-roboti më i njohur dhe më i eksperimentuar në botë quhet Da Vinçi dhe operon në shumë klinika të botës dhe Europës. Është i pajisur me instrumente, me sisteme shumë të sofistikuara, të cilat lejojnë një rrotullim 360° të pjesës fundore të instrumentit, me një sistem nyjëtimi akoma më të mirë se pulsi i njeriut. Gjithashtu, ky kirurg-robot të jep mundësinë të ndjekësh nga afër çdo ndërhyrje kirurgjikale, duke përdorur një fushë tredimensionale të zmadhuar. Në Çikago,ai udhëheq pavijonin e kirurgjisë e ku ka kryer më shumë se 100 ndërhyrje, mes tyre laparoskopi, hernie, reseksion gastrik (heqje e një pjese të stomakut), ezofagektomi, reseksion i mushkërive. Këtë vit, një student i sapodiplomuar, me ndihmën e robotit ka hequr pankreasin, duke vijuar më pas me transplantimin e qelizave beta (qeliza që prodhojnë insulinën), marrë nga i njëjti organ, me qëllim që t’i shmangte pacientit një diabet të shkaktuar nga operacioni. “Kirurgjia robotike përfaqëson evolucionin natyror të asaj laparoskopie (ekzaminim i zgavrës së barkut), që lëviz me instrumente të palatuara, të komanduara nga pjesa e jashtme e trupit të pacientit, në një distancë të vogël centimetrash dhe me ndihmën e një vizioni bidimensional. Me robotin, këto kufizime teknike mund të kalohen. Vizioni është tredimensional, i ndërtuar si realitet virtual, duke u nisur nga karakteristikat e të sëmurit dhe aftësia lëvizëse e instrumenteve është shumë më e lartë në krahasim me atë të pulsit të njeriut. Është gjithmonë kirurgu ai që drejton dhe vendos se si duhet të ndërhyhet”, tregon ai. Në fakt, me Da Vinçin kirurgu lëviz duart brenda dorezave të ngjashme me ato të video-lojërave, lëvizja e tij u transmetohet krahëve të robotit, që aktivizojnë veglat brenda trupit të pacientit me një saktësi të madhe.

Por progresi i nxitur nga kirurgjia robotike nuk është vetëm teknik: “Deri më sot teknikat kirurgjike lindnin nga ideja e një mjeku dhe më pas eksperimentoheshin dhe përhapeshin falë shkollave, por pa asnjë arsye. Sot, me ndihmën e robotit, gjërat kanë ndryshuar: çdo lëvizje që bëhet, fiksohet dhe çdo rezultat bëhet pjesë e statistikave, që do të tregojnë nëse mënyra e lëvizjes është e përshtatshme. Pra, çdo ndërhyrje kirurgjikale kryhet në kohë rekord e në të njëjtën kohë shënohen të gjitha parametrat e pacientit. Është njësoj si video-lojërat, ku fillimisht studiohet terreni, më pas veprohet. Tani kompjuteri analizon çdo detaj dhe më pas sugjeron zgjidhjen më të mirë. Kështu, së fundmi kirurgjia do të jetë pjesë e teknologjisë dhe me një efekt të dobishëm në jetën e të sëmurit”, ka thënë ai.

“Falë robotit, kemi mundësinë të shmangim tumoret, lodhjen, mjegullimin e shikimit e shumë shqetësime të tjera”, shpjegon drejtori i pavijonit të urologjisë së Institutit Europian të Onkologjisë, i cili e ka blerë Da Vinçin një vit e gjysmë më parë dhe falë tij ka shpëtuar shumë pacientë. Në rastin e tumorit të prostatës, patologji e cila ka përfshirë një numër të madh pacientësh në të gjithë botën, edhe pse ka qenë ndërhyrja e parë e vlefshme, diferenca në krahasim me të shkuarën është e madhe. Ja si e shpjegon kirurgu: “Të operosh një pacient duke parë mbi një ekran tredimensional e duke e bërë çdo lëvizje me finesë, veprime të cilat asnjë kirurg nuk do të ishte në gjendje t’i arrinte, lejon shumë limitimin e nervave që gjatë ndërhyrjes tradicionale (ku pacienti çahet) e shpesh edhe në atë laparoskopik (ekzaminimi i zgavrës së barkut), çojnë në impotencë dhe vazhdimësi urinare. Kjo është e mundur, pasi kirurgu menjëherë operon brenda trupit dhe jo jashtë tij, ashtu siç ndodh me teknikat laparosklopike”. Ndryshe kjo do të thotë: kohëzgjatja e operacionit është më e shkurtër (koha e qëndrimit të pacientit në spital zvogëlohet deri në 40%), nuk ka shumë gjakderdhje (më pak se 80%, që do të thotë se shpesh transfuzionet e gjakut mund të shmangen), më pak dhimbje (rreth 80%) dhe rezultate onkologjike më të sakta në krahasim me ato që përftohen me kirurgjinë e hapur. 
Mos ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një zëvendësim gradual të duarve të kirurgut me ato të robotit? “Pikërisht se bëhet fjalë për lëvizje intuitive, aftësitë manuale të kirurgut janë perfeksionuar dhe përforcuar. Me fjalë të tjera, roboti nuk do ta zëvendësojë kurrë doktorin, madje do të lartësojë aftësinë manuale dhe do të perfeksionojë lëvizjet”, shpjegon drejtori i pavijonit të gjinekologjisë, i cili me robotin ka kryer më shumë se 100 ndërhyrje, si heqje të tumorit në qafën e mitrës.

Por sigurisht, kostoja e këtyre operacioneve është shumë e lartë, duke përfshirë edhe atë të robotit (mund të kalojë një milion euro) dhe mirëmbajtjen e tij. Këto lloj ndërhyrjesh që asistohen nga roboti, janë shumë herë më të shtrenjta se operacionet tradicionale (për shembull, për një pacient, një operacion për prostatën kushton mijëra euro), sepse materiali kirurgjikal nuk mund të përdoret më shumë se 10 herë. “Megjithatë, shpjegon drejtori i pavijonit, vlerat ekonomike të blerjes së robotit kanë treguar se nëse Da Vinçi përdoret rregullisht nga të gjithë pacientët, kostot e tij do të uleshin në mënyrë drastike. Por nëse marrim në konsideratë të gjithë parametrat shoqërorë, si për shembull hyrja në punë e parakohshme, nevoja e vogël e asistencës post-kirurgjike e kështu me radhë, atëherë kostot do të ishin si më parë, pra të larta. Gjithsesi, mendoj se kostoja e tij do të ulet pak nga pak me rritjen e numrit të pacientëve”.

Këto parashikime duken më shumë të bazuara në imagjinatë, sesa në atë që ndodh në literaturën shkencore, ku nuk kalon një muaj pa u sinjalizuar një aplikim i ri, apo pa u propozuar një instrument i modifikuar. Mes rekomandimeve të fundit, është edhe ai i studiuesit kanadez, Garnette Sutherland, i cili pas shumë vitesh studimi ka krijuar për të parën herë robotin “NeuronArm”, i pajisur me një rezonancë magnetike për të operuar trurin me një ekran katërdimensional. Pak muaj më parë, Da Vinçi u përdor me sukses nga kirurgët nga e Teksasit për të kuruar obezitetin dhe për të hequr disa masa tumorale nga zorra e trashë. Gjithashtu, përdorimi i tij është rritur edhe në onkologji, ku para pak ditësh kirurgët e Pensilvanisë morën rezultate pozitive nga heqja e tumoreve të bajameve te disa pacientë. Në një fazë perfeksionimi janë edhe shumë operacione të zemrës, për shembull futjen e një “bypass”-i.

Google+ Followers