Katër luftëtarë të mëdhenj, katër stile lufte


Aleksandri i Madh, Duka Wellington, Ulysses Grant dhe Adolf Hitler: si ka evoluar arti i komandimit në pothuajse 2500 vjet histori

Cilësia themelore e luftëtarit të madh është një e vetme: aftësia për ta armikun në betejën vendimtare që mund të vendosë fatet e një konflikti. Intuitë, reagueshmëri e menjëhershme dhe fati i pamungueshëm bëjnë pastaj kusurin. E vështirë domethënë të përcaktosh një prototip luftëtari unik dhe të zbatueshëm në situata të ndryshme historike.
Pikërisht për të shmangur krahasime midis njerëzve dhe evenimenteve të largëta midis tyre, më interesante është të kërkohet të kuptohet sesi ka evoluar gjatë historisë figura e tij dhe si gjeneralët kanë ndryshuar mënyrën e të bërit luftë gjatë rreth 2500 viteve të fundit. Domethënë, duke filluar qysh kur ka ndodhur kalimi nga shoqëria primitive, në të cilën egërsia e armëve dhe mungesa e skemave të paracaktuara të betejës bënte që numri i viktimave të ishte jashtëzakonisht i reduktuar - edhe pse pleqtë e fshatrave luanin një rol moderatori dhe "diplomati", domethënë, duke penguar që çmimi për t'u paguar në betejë të ishte tepër i lartë respektivisht objektit të kontestimit - po thonim kur është kaluar nga e ashtuquajtura shoqëri paraheorike në shoqërinë e organizuar dhe heroike, në të cilën figura e lidershipit politik dhe ushtarak mori një rëndësi themelore.
Pas këtij pasazhi, shpjegon John Keegan tek "The Mask Of Command", një studim magjepsës strategjie, historie ushtarake dhe hetimi karakterial komparativ, "ai që drejton njerëzit në luftë mund t'u tregohet ndjekësve të tij vetëm nëpërmjet një maske, një maske që vetë ai e ka ndërtuar, në mënyrë që njerëzit e kohës së tij të njohin tek ai liderin që dëshirojnë dhe për të cilin kanë nevojë". Autori, një prej ekspertëve më të mëdhenj të historisë ushtarake të Britanisë së Madhe, zgjedh që ta studiojë argumentin, duke marrë në konsideratë jetën dhe gjestet e katër luftëtarëve të mëdhenj: Aleksandrit të Madh, Arthur Wellesley, Duka i parë Wellington, Ulysses Grant dhe Adolf Hitler. Zgjedhja e emrave mund të duket arbitrare, e zhbalancuar siç është në personazhe anglosaksonë dhe me një skanim epokal që i anashkalon për bukuri pothuajse 2000 vitet që ndajnë Aleksandrin e Madh nga Duka Wellington. Duke dashur secili prej nesh që të mund të ushtrohet në gjetjen e emrave të tjerë po aq kuptimplotë (le të mendojmë, sa për të dhënë ndonjë shembull, Frederik Mjekërrkuqin, kapitenët ushtarakë, Saladinin, Eugjenin e Savojës apo Napoleonin). Por, rezultati nuk do të ndryshonte me shumë, shpjegon autori, pasi në fund do të rezultonte vetëm diferenca ekstreme e "karaktereve të luftës në një shoqëri në vend të një tjetre". Një diversitet aq dobësisht i klasifikueshëm "sa të bëjë të rezultojë cilësitë dhe sjelljet e zakonshme të krerëve patjetër më pak të rëndësishëm se diferencat ekzistuese midis qëllimeve që ndjekin dhe midis funksioneve që marrin".
Aleksandri i Madh, i biri i Filipit të II-të të Maqedonisë, i lindur në vitin 356 B.C., është stereotipi i një funksioni komandues të bazuar ekskluzivisht mbi ambicien, dhunën dhe impulset e egra luftarake. Në fund të fundit, vetë shoqëria maqedone bazohej mbi heroizmin. Në qendër të saj gjendej kreu ushtarak i rrethuar nga luftëtarët besnikë të tij. Midis tyre, krijohen një raport "me natyrë etike, ajo barazi që duron midis atyre që ndajnë rreziqet dhe rivalizojnë për t'u kaluar njëri pas tjetrit në demonstrimet e kurajës, aq më mirë nëse të shkëshilluara". Në pushtimet e tij të mrekullueshme që e çuan nga Greqia në Persin dhe më pas deri në territoret ekstreme të Indisë, Aleksandri veç të tjerash influencohej nga epika homerike, me të cilën ishte ushqyer qysh në rini dhe që i kish mësuar përbuzjen e rrezikut, shijen e rrezikut dhe të sfidës ekstreme. Në kundërshtim nga mendimi i babait Filip, ai qe impulsiv dhe i vendosur, kur në betejën e Keroneas kundër ushtrisë së bashkuar të Tebës dhe të Athinës e lëshoi krahun e majtë të ushtrisë së tij kundër armikut, duke e fshirë atë. Ashtu si në mënyrë impulsive, në kufijtë e kokëshkretësisë, lëvizi në betejën e Granikos kundër persianëve. Në fakt, zgjodhi që të sulmojë në pikën ku linja persiane ishte më e fortë, duke e çarë me një forcë përplasjeje të habitshme. Lindi kështu një prej taktikave më të njohura të luftës: domethënë të zgjedhësh gjithmonë opsionin më të vështirë, duke sulmuar aty ku armiku kishte mbrojtjen më të fortë të tij. Sepse ishte pikërisht aty, theksonte Aleksandri, që kundërshtari ndjehej më i dobët, në mos materialisht, sigurisht të paktën psikologjikisht. "E kuptonte se persianët, megjithëse materialisht më të fortë, qenë të vonueshëm përballë ndeshjes me një vullnet superior dhe mbi forcën e vullnetit të vet nuk kishte kurrfarë dyshimi". Impuls, origjinalitet dhe vendosmëri mund të thuhet. Në më pak se një vit e gjysëm vuri në arrati ushtrinë persiane të Darit, duke u vetëshpallur zotëri i Azisë. Natyrisht, merita qe edhe e ushtrisë së tij, e strukturuar në mënyrë jashtëzakonisht të lehtë, domethënë e privuar nga kolona të gjata furnizimesh në ndjekje dhe, për pasojë, shumë më e aftë për t'u postuar me shpejtësi dhe për ta bërë shfaqjen e saj në fushën e betejës pavarësisht çdo logjistike. Por edhe "shtabi i përgjithshëm" i tij kontribuoi për suksesin. Nëqoftëse në betejë Aleksandri lëshohej në turmë, duke humbur faktikisht kontrollin mbi ngjarjet dhe duke u ekspozuar "me kurajën e njeriut që nuk beson në vdekshmërinë e vet", në raportimet që e paraprinin dinte që t'i mbante parasysh edhe rekomandimet për maturi. Arti i komandimit i tij ishte një lloj sinteze midis forcës së shembullit të dhënë nga vetë ai dhe një indulgjence tolerante. Njeri i jashtëzakonshëm skene dhe orator i aftë, edhe "nëse kërkonte që të dukej mbinjerëzor, e pranonte dhe e falte natyrën njerëzore normale të ushtarëve të vet". Maska e tij e komandimit, shpjegon Keegan, fshihte prapa dominimit të plotë të vetes një stereotip të egër. Aq sa përballë sukseseve të shumta nuk arriti që të qeverisë paqen dhe të krijojë një perandori të qëndrueshme. "Shkatërroi shumë dhe krijoi pak ose asgjë".
Arthur Wellington, komandanti i forcave britanike, holandeze dhe belge që në vitin 1815 mundën Napoleonin në Waterloo, ishte në të vërtetë një personazh i një brumi krejtësisht tjetër. Duke filluar qysh nga humori dhe autoironia e tij. E vishte uniformën e Madhërisë së Tij pa ndonjë vokacion të veçantë, u përshkrua vite më pas si "një pinjoll familjeje fisnike i hyrë në ushtri për të qenë më shumë si ornament sesa si dobi". Dhe në fakt u formua në Eton College pa yjë, pa turp. Filloi që të vihej në pah sapo e emërua në një regjiment që ndodhej në Indi, gjatë pesë vitesh fushata (1799 - 1803) për një vetëkontroll dhe një shkathtësi strategjike ekstreme. I kthyer në Europë nga viti 1808 deri në vitin 1814 do të jetë armiku kryesor i Napoleonit në Gadishullin Iberik, duke e bërë Lisbonën selinë qendrore të tij dhe, duke i penguar trupat franceze që të nguleshin përfundimisht në Spanjë. I kthyer në atdhe si fitimtar pas dy betejave themelore të Orthez dhe të Tolosa, u vlerësua me medalje dhe urdhëra të shumta: titujt e baronit, vikontit dhe markezit, Urdhërin e Zharretierës, bastunin e Mareshallit. Përsa i përket etosit të tij të komandimit, respektivisht Alesandrit të Madh, Wellington nuk merrte pjesë në betejë në kuptimin e vërtetë të fjalës dhe preferonte që të qëndronte menjëherë prapa linjave të para për të drejtuar operacionet. Por, ashtu si maqedonasi, synonte për një taktikë që t'i mundësonte të mbulonte një anë apo të provokonte një frakturë në frontin e linjës kundërshtare. Instrumenti i ekselencës furnizohej nga sistemi britanik i regjimenteve, në të cilin ushtarët e trupës dhe nënoficerët pothuajse nuk transferoheshin asnjëherë në regjimente të tjera. Shkalla e lartë e kohezionit që krijohej midis njerëzve demonstrohej thelbësisht në betejë. I qeshur, gjithmonë në gjendje të mirë shpirtërore dhe i pandjeshëm ndaj rerotikës dhe heroizmit të fasadës, për njerëzit e tij Wellington ishte vetëm "ai bastardi hundëmadh që mund francezët". Ai ua kthente, duke i quajtur ushtarët e tij "jashtëqitja e shoqërisë" dhe shtonte: "ushtarët anglezë janë kalamaj që rekrutohen në mënyrë që të kenë për të pirë. E vërteta është kjo, të gjithë janë rekrutuar për të pirë". Megjithatë, prej tyre arrinte të siguronte maksimumin në betejë. Në ndryshim nga Napoleoni, mbeti gjithmonë një antihero, një shtetas besnik i Madhërisë së Tij. Detyra e tij, thotë vetë, ishte "që të shërbente pa hezitime, me zell dhe me humor të mirë, kur dhe atje ku Mbreti apo qeveria e Tij e konsiderojnë oportune të më përdorin". Pas fitores në Ëaterloo, pyetjes nëse ishte i kënaqur apo jo që ishte brohoritur nga popullsia e Brukselit, ju përgjigj: "Aspak. Sikur të kisha dështuar, do të më kishin qëlluar në vend".
Luftëtari i tretë i marë në shqyrtim nga Keegan në librin e tij është Ulysses Grant, komandant i përgjithshëm i ushtrisë së Bashkimit që mundi forcat sudiste gjatë Luftës Civile amerikane. Ashtu si Wellington, edhe ai mishëroi një lidership fuqimisht të privuar nga karakteret klasike të heroizmit. "Grant ishte i brishtë, ngurrues për të rënë në sy, jo veçanërisht brilant në planin akademik: kalimi i tij në West Point, ashtu si dhe prania e tij në ushtri në epokën e përvojës së tij të shkurtër si ushtarak karriere lanë pak gjurmë". Aq sa për një periudhë të caktuar kohe braktisi edhe uniformën për të bërë zanatet më të mjera: fermerin, tagrambledhësin, nëpunësin, por gjithmonë pa sukses të madh. Në moshën 39-vjeçare, në vigjilje të Luftës Civile, me katër fëmijë në kurriz, ishte akoma në kërkim të rrugës së tij. Konflikti arriti në mënyrë hyjnore që ta nxirrte nga gjendja "as në qiell e as në tokë", në të cilën ndodhej. Përballë luftimeve të shpërthyera në vitin 1861 me shkëputjen e 11 shteteve të Jugut nga Bashkimi, Grant mori një qëndrim të cilin sot mund ta përkufizojmë si të tipit "moral". Lufta kundër shkëputjes së shteteve skllavërore ishte për një "luftë e drejtë" dhe opinionet politike të tij nuk mund të mos shkonin me të njëjtin hap me detyrën e tij ushtarake. Duka Wellington, right or wrong, luftonte si shtetas i Mbretit për Mbretin, ndërsa Grant luftonte për vendin e tij jo si shtetas, por sepse besonte tek kauza. "Prirja e tij për të gjykuar politikën që qëndronte prapa luftës - shpjegon Keegan - është një shenjë e ndryshimeve të ndodhura në rolin e komandantit, që e largonin Grant si nga modeli i Aleksandrit të Madh, ashtu dhe nga ai i Dukës Wellington". Ashtu siç ishte i ndryshëm qëndrimi i tij në betejë. Në shtabin e përgjithshëm të tij diskutoheshin planet e veprimit si tek berberi, pa formalizma dhe në liri të plotë. Grant mbante një uniformë ushtari të thjeshtë, në të cilën kishte ngulur yjet e gjeneralit. I sinqertë dhe energjik (por shikimi i gjakut i shkaktonte të përziera), ishte një duhanpirës i madh dhe shpesh i ndodhte që të bëhej karroqe, megjithatë kthjelltësia e tij ishte proverbiale dhe pasqyrohej në shkrimin thelbësor, por jashtëzakonisht të saktë, të raportimeve të tij që në moshë të shtyrë i transferoi tek kujtimet e tij. "Posedonte dhunti intelektuale të jashtëzakonshme. Kishte dhuntinë e romancierit për bocën, krimin e një atmosfere dramatike, prezantimin e episodit domethënës [...]; ndjeshmëria e filozofit i mundësonte që të fuste në mënyrë të balancuar elementët e rrëfimit të tij në argumentimin e apologjisë projetë të tij, tema e së cilës ishte triumfi i një kauze të drejtë ndaj një kauze të padrejtë". Por, vështirë se u afrohej trupave të tij në momentet kyçe të betejës. Duke refuzuar që t'i drejtojë njerëzit me shembullin e tij, siç bënin në fakt Aleksandri i Madh dhe pjesërisht Duka Wellington, zgjodhi si instrument raportin e transmetuar me telegraf, shpikje që mund të konsiderohet në bazën e transformimit të parë të vërtetë teknik të rolit të gjeneralit në betejë. Por dhuntia më e çmuar e tij ishte një tjetër: arritja që të penetronte në mentalitetet e kundërshtarëve të tij.
"E kuptova menjëherë - gjeti mënyrë të thotë - se armiku kishte frikë nga unë ashtu siç unë kisha prej tij. Nuk e kisha konsideruar asnjëherë çështjen nga kjo pikëpamje, por nuk e harrova kurrë më. [Qysh atëhere] nuk provova më asnjëherë dridhje në momentin e përballimit të armikut". Fama e tij u ndërtua midis viteve 1861 e 1862 gjatë tri betejave të para themelore, ato të Belmont, të Fort Donelson dhe të Shiloh, ku përveç taktikës superfine përdori edhe një aftësi të jashtëzakonshme për të lexuar topografinë e peizazhit dhe për t'ju përshtatur. Pastaj erdhën përplasjet e famshme: Vicksburg, Champion's Hill, Chattanooga, Petersburg. Këtu demonstroi një aftësi tjetër novatore të tijën, respektivisht luftëtarëve të së kaluarës: luftën e nënkuptuar si ndeshje totale. Për t'ia nënshtruar Jugun kauzës së drejtë të Veriut, ushtria e tij do të duhej të përdorte çdo mjet për ta dobësuar armikun. Nuk bëhej fjalë vetëm për të asgjësuar trupat kundërshtare, por për të minuar edhe ekonominë që i mbanin ato. "Grant digjte dhe shkatërronte sipas qejfit, duke përzënë nga shtëpitë e tyre kundërshtarët sapo që një territor pushtohej dhe duke e çuar në mënyrë të pamëshirshme luftën në zemrën e Jugut". Në këtë pikëpamje, ka qenë ndoshta gjenerali i parë "modern". Heroizmi joheroik i tij, shpjegon Keegan, "ushte përsosshmërisht në unison me populizmin e shoqërisë që ai i drejtoi drejt fitores".
Kurse në Kontinentin e Vjetër, logjika dritëshkurtër dhe utilitariste e Grant nuk zuri asnjëherë vend. Tek ne apeli ndaj heroit dhe kryeluftëtarit të madh, trashëgimi e një lashtësie klasike dhe e një mitologjie akoma shumë të rrënjosura në forma mentis europiane, nuk ka ndenjur asnjëherë prapra. Ai që e ushqeu në mënyrë perverse në shekullin e XX-të qe Adolf Hitler, i cili në harkun e shkurtër kohor të disa viteve arriti që të grumbullojë në figurën e tij autoritetin suprem operativ mbi forcat e armatosura. "Ushtari i parë i Rajhut", kështu pëlqente që të quhej. Në vitin 1941, pasi ka larguar von Brauchitsch, qe ai që i spostoi drejtpërsëdrejti armatat gjermane në fushë si një komandant i madh. Por, imazhi i një Hitler jokompetent që i lëviz gurët e tij pa ditur asgjë rreth luftës është budallallëk. Tetari Adolf Hitler Luftën e Parë Botërore e kish bërë të gjithë, nga fillimi deri në fund. I mbërritur në regjiment në tetor të vitit 1914, kish qëndruar aty, përveçse disa lejesh dhe shtrimit në spital për një plagë, deri në tetorin e vitit 1918. Mori pjesë në 12 beteja dhe mori 5 dekorata. Kur gjatë Luftës së Dytë Botërore u ulërinte me përçmim gjeneralëve të tij se dinte më shumë se ta nga lufta dhe luftimet, nuk e kishte krejtësisht gabim. Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralit Franz Halder, arriti që t'i përplasë në fytyrë se nuk kishte pasur as edhe një plagë të vogël gjatë Luftës së Madhe. Praktikisht, Hitler kishte kaluar 5 vite të jetës në llogore, ndërsa gjeneralët gjermanë të formuar në kohërat e Luftës së Parë Botërore kish qëndruar gjithmonë larg nga fronti. Në universin e diktatorit nazist përvoja e luftës luajti kështu një rol themelor. Nga këndvështrimi i tij, shkruan Keegan, ishte "një provë vullneti dhe karakteri kombëtar, një luftë darviniane për mbijetesën e më të përshtatshmit dhe, për pasojë, një ndërmarrje që nuk mund të ndahej asnjëherë nga derdhja e lumenjve të gjakut". Por, ndërmarrje që kërkonte një ushtri të motivuar dhe efikase. Hitler e gjeti "të poshtëruar dhe të reduktuar në dimensione, i dha forcë dhe krenari; por në kompensim, duke proceduar me hapa pothuajse të paperceptueshme, i hoqi pavarësinë dhe autonominë, dhe në fund edhe dinjitetin e vetëdijen". Vitet e Luftës së Dytë Botërore e demonstrojnë në mënyrë të qartë këtë vullnet koncentrimi dhe poshtërimi të njëkohshëm të niveleve drejtuese operative. Pothuajse të gjithë gjeneralët u lëvizën nga detyrat e tyre (dhe qenë ajka komandantësh, të tillë si von Bock, Rundsted, Leeb, Jodl, Rommel e Klughe), viktima të një qerthulli perversmërishë dhe dyshimesh. Kush shpëtoi nga spastrimet gjeti vdekjen në fushën e betejës. Më shumë se një e treta e gjeneralëve të Ushtrisë dhe të luftëtarëve vdiqën apo u zhdukën në aksion: një kuotë shumë e lartë që nuk ka shok në të gjithë historinë e luftërave të kohëve të fundit. Teknika e komandimit e Hitler, përfundon Keegan, qe shumë më pak moderne nga sa do të donte të dukej. "Nën dekorimin futurist të stilit të tij, mbetej një produkt i kohërave të rinisë së tij dhe i një konteksti që po zhdukej, ku komanda emetohej nga një "majë shumë e lartë" e padukshme, në të cilën ushtari i thjeshtë konsiderohej që të bindej fjalë për fjalë, pa i dhënë atij, në shkëmbim, gjë tjetër përveçse urdhërave të marra që do ta çonin tek fitorja". Nëqoftëse ushtrimi i pushtetit në luftë është një akt vetmitar absolutisht i nevojshëm, në ndryshim nga Aleksandri i Madh, Duka Wellington dhe Ulysses Grant, Hitler e kultivoi si një barrierë psikologjike në kuptimin e vërtetë të fjalës midis liderëve dhe vartësve të tyre. Një prej maskave të komandimit më të këqija që një luftëtar ka ndërtuar dhe që ua ka ofruar ndonjëherë ndjekësve të vet.
Përgatiti
ARMIN TIRANA

Google+ Followers