Çfarë parashikon CIA se do të na sjellin 10 vitet e ardhshme



Parashikimi është shumë i vështirë, veçanërisht nëse ai ka lidhje me të ardhmen
Niels Bohr



Duke mos harruar shprehjen e famshme të Niels Bohr, parashikime të këtij lloji të ofrojnë një pamje më pak abstrakte të skenarëve të mundshëm për vitet e ardhshme. Dokumenti i CIA-s nuk i kushtohet në mënyrë specifike zhvillimeve me horizont tekno-shkencor, por megjithatë përmban disa vëzhgime me interes për shumë vende dhe për të gjithë ata të interesuar në monitorimin e tendencave dhe mega-trendeve që do të çojnë botën në vitin 2020.
Globalizimi
Ky fenomem i ndërlidhjes botërore, i njohur si "globalizimi" (ose 'shkëmbimin e lirë të informacionit, të teknologjisë, kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve), është tani një mega-prirje, fuqia të cilit prek të gjitha prirjet e tjera deri në 2020. Globalizimi do të punësojë në Azi gjithnjë e më shumë punëtorë, si një pasojë e drejtpërdrejtë e ardhjes së Kinës dhe Indisë në rolin e fuqive të mëdha ekonomike në botë. Pasoja e shfaqjes së Kinës dhe Indisë do të bëjë që formula e globalizimit të thjeshtohet e të shtrihet në tërë botën dhe jo më si deri më sot që globalizim do të thotë amerikanizim. Si pasojë e globalizimit, pritet që ekonomia botërore të rritet me rreth 60% në vitet 2010-2020 dhe të ardhurat për frymë me rreth 50%.
Klasa e mesme, për herë të parë, do të rritet ndjeshëm, kryesisht në ato vende, të cilat konsiderohen të varfëra. Në afat më të gjatë, kombet që konsiderohen tradicionalisht të varfëra do të jenë të integruara në ekonominë globale dhe do të kenë mundësi të rriten në pasuritë e tyre kombëtare.
Çfarë mund të prishë globalizimi?
Një konflikt global, ka gjasa që të mos ketë, por një epidemi globale është e mundur. Ekspertët presin epidemi të gripit në kohë e vite të ndryshme, ashtu siç u përjetua edhe gripi i derrit. Nga ana tjetër, reagimi ndërkombëtar për shfaqjen e gripit ''vrasës'' tregon se ne jemi të mësuar, për të monitoruar dhe kontrolluar fenomene të tilla. Një ngadalësim i mundshëm i rritjes ekonomike mund të shkaktohet nga sulmet terroriste, duke krijuar një klimë të frikës dhe të pasigurisë, si fizike dhe ekonomike. Një mundësi tjetër është që "sulmet" elektronike, të jenë me pasoja shkatërruese për ekonominë. Në vitin 2020, Produkti i Brendshëm Bruto i Kinës mund të arrijë vendin e dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara, po kështu dhe ekonomia indiane mund të jetë e ngjashme me atë të vendeve të mëdha evropiane. Kombe të tjera, si Brazili dhe Indonezia, mund të tejkalojnë shumë prej kombeve më të vogla evropiane. Pavarësisht rritjes së shpejtë, në ekonomitë në zhvillim, nuk do të jenë cilësisht të krahasueshme me atë që ne tani i konsiderojnë ekonomi të përparuara, sepse ata do të kenë një përqindje më të lartë të fuqisë punëtore të angazhuar në bujqësi. Për më tepër, tregjet e tyre financiare mund të mbeten më pak efikase. Ka mundësi që kriza ekonomike e ngjashme me ato të përjetuara nga Meksika dhe disa vendeve të Azisë në vitet '90, të prekin dhe një sërë vendesh. Nëse Kina dhe India preken nga këto kriza, atëherë nuk ka asnjë garanci që sistemi global financiar të jetë në gjendje për të kontrolluar krizën, për të mos lejuar që një krizë rajonale të kthehet përsëri në krizë botërore. Kombet që nuk do të jenë integruar me pjesën tjetër të ekonomisë botërore, do të mbeten në prapavijë. Kështu që një seri kombesh në Afrikë, në Lindjen e Mesme, në Euro-Azi dhe Amerikën Latine do të mbeten të pushtuara nga varfëria, të korruptuara dhe me një politikë autoritare: në këto vende mund të lulëzojë terrorizmi, krimi i organizuar dhe epidemitë do të gjejnë terren pjellor.
Revolucionet teknologjike
Të gjitha ato kombe dhe grupe që do të kenë qasje në teknologjitë e reja dhe do të jenë të gatshëm të mirëpresin risitë e saj, do të gëzojnë përfitimet e globalizimit. Tendencat teknologjike në vitet e ardhshme do të ndikohen fuqishëm nga zhvillimet e shkencës kompjuterike, biologjike, shkencat e reja dhe teknologjitë. Ky zhvillim do të jetë potencial e do të detyrojë të revolucionarizojë të gjitha aspektet e jetës sonë.
Progresi në industrinë mjekësore do të fillojë të lehtësojë shumë probleme të zakonshme shëndetësore dhe në jetëgjatësinë, që do të rritet ndjeshëm. Nëse teknologjitë e reja janë zhvilluar nga një komb, ose kombet miratojnë një udhëheqës në teknologjinë botërore, vendet e pasura në vitin 2020 do të jenë në gjendje të miratojnë dhe të integrojnë me shpejtësi në nivel global, të gjitha teknologjitë. Por ato kombe që në vitin 2020, nuk do të kenë një politikë në favor të miratimit të teknologjive të reja, atëherë përparimi i tyre në të gjitha fushat do të jetë i ngadaltë, por dhe me pasoja regresive. Materialet e dyfishta me sensorë do të lejojnë krijimin e pajisjeve që ofrojnë kapacitet më të madh për monitorimin e mjedisit dhe shëndetin e qytetaëve. Kjo do të rrisë sigurinë personale. Zhvillimet e nanoteknologjisë dhe teknologjisë së informacionit do të kontribuojnë në rritjen e Indisë dhe Kinës. Të dy vendet janë duke investuar me entuziazëm në fushat e kërkimit dhe do të mbizotërojnë shumë sektorë kyç. Evropa rrezikon të arrijë Azinë përsa i përket krijimit të këtyre teknologjive të reja. Shtetet e Bashkuara do të mbeten udhëheqësit e botës, por do të përballen me konkurrencën në rritje të Azisë dhe mund të tejkalohet në disa zona. Ndërmarrjet e përbashkëta, tregjet globale dhe rritja e kapitalit privat për hulumtim dhe zhvillim, e bëjnë gjithnjë e më të vështirë kontrollin shtetëror në teknologjitë kryesore. Qëndrimi techno-evolutiv i një kombi në lidhje me teknologjitë e ndryshme dhe aplikimet e tyre (GMO-të, klonimi, pajisjet e monitorimit, etj.), do të bëhen një faktor i rëndësishëm i diplomacisë ndërkombëtare.
Armët biologjike
Revolucioni bioteknologjik sot është ende në fillimet e tij. Në vitin 2020, megjithatë, mund të jetë një mjet thelbësor për të nxjerrë nga varfëria disa nga vendet më të varfra. Përparimi në trajtimin e HIV-it dhe Sidës si dhe ndërhyrjet emergjente humanitare në Afrikë, do të sjellin ndikim ekonomik në tërë globin. Kërkimet shkencore në Bioteknologji, nga Shtetet e Bashkuara do të mundësojnë për të parandaluar ose zbutur ndikimin e sulmeve të mundshme bioterroriste. Ato mund të japin rezultate të papritura në fushën e terapisë anti-virale që mund të ketë një ndikim shumë më të gjerë se sa pritet në trajtimin e sëmundjeve infektive.
Gjatë dhjetë vjetëve të ardhshëm nuk do të ketë më një rrezik bioteknologjik, mbasi do të rriten aftësitë mbrojtëse. Do të krijohen agjentë biologjiko-inxhinierikë në mbrojtje të njerëzve, kafshëve dhe plantacioneve.
Pabarazitë ekonomike do të vazhdojnë
Gjatë 10 viteve të ardhshme analfabetizmi do të jetë në rënie, por do të mbesë 17 herë më shumë nga e sotmja në vendet e varfra sipas OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim). Për më tepër, niveli i analfabetizmit të grave në këto vende do të jetë dyfishi nëse e krahason me atë të meshkujve. Edhe pse zgjidhja e krizës së shkaktuar nga epidemitë e HIV-it do të rrisë ndjeshëm cilësinë e jetës në mbarë botën, problemet e tij sociale dhe ekonomike do të vazhdojnë edhe për 10 vitet e ardhshme.
Situata e grave
Gratë do të kenë më shumë të drejta dhe liri në vitin 2020 në aspektin e arsimit, pjesëmarrjen politike dhe trajtimit të barabartë në vendin e punës. Pavarësisht nga kjo, pabarazitë do të vazhdojnë. Për shembull, në sektorin prodhues të vendeve të zhvilluara, pagat e grave do të jenë ende në 20-50% më pak se meshkujt.
Barazia midis gjinive në arsim është pasuri për të prodhuar dhe për të zvogëluar kequshqyerjen dhe vdekshmërisë foshnjore. Kombet që nuk kanë për qëllim zbatimin e politikave në këtë drejtim do të humbasin 3 përqind të rritjes ekonomike.
"Bomba" demografike do të shpërthejë
Rreth gjysma e popullsisë së botës jeton në vende me ritmet e rritjes së popullsisë, të pamjaftueshme për të ruajtur popullsinë. Evropa, Rusia dhe Japonia janë veçanërisht të prekura nga ky fenomen, por edhe shumë vende të tjera të zhvilluara si Australia, Zelanda e Re, Amerika e Veriut, Singapori, Hong Kongu, Taivani dhe Korea e Jugut. Për më tepër, edhe disa vende në zhvillim janë në një situatë të tillë: Turqia, Algjeria, Tunizia dhe Libani. Kina do të ketë 400 milionë qytetarë mbi 65 vjeç deri në vitin 2020.
Energjia
Rritja ekonomike e Kinës dhe Indisë do të ketë një ndikim të fortë edhe në konsumin e energjisë globale. Vlerësohet të rritet me 50% gjatë dekadës së ardhshme (rritja ishte 34% në 1980-2000). Në vitin 2020 burimet e energjisë alternative (hidrogjeni, dielli, era) do të përbëjnë vetëm 8% të konsumit. Në përgjithësi, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë vlerëson se furnizimi do të jetë i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën.
Po Evropa?
Nëse do të donim që Evropa të ishte një superfuqi në vitin 2020, ajo do të duhej të zbatonte reforma themelore ekonomike dhe sociale në mënyrë për të adresuar problemin e plakjes. Rritja e emigracionit, tregu i punës më fleksibël dhe më pak pensionistë duhet të jenë tendencat e pashmangshme. Alternativat e tjera do të çonin në rrëzimin e mirëqenies së shtetit apo edhe ndarjen e Bashkimit Evropian.
Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers