Posts

Showing posts from March, 2010

Tetova News

Hakmarrja e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë së mundur

Është ndoshta më njerëzore të rrëmbehen nga shtëpitë e tyre plakat dhe fëmijët për t'i bërë të vdesin larg nga vendlindjet e tyre sesa të mbysësh hebrenj në dhomat e gazit?
"Është më njerëzore të rrëmbehen me forcë nga shtëpitë e tyre plakat dhe fëmijët për t'i bërë të vdesin larg atdheut sesa të vrasësh hebrenj nëpër kampe përqendrimi". Qenë midis 13 dhe 15 milionëve gjermanët e përzënë nga territoret lindore të Rajhut në muajt e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ky eksod dramatik dhe mijëra krime kundër popullsive civile me të cilat u njollos Ushtria e Kuqe, janë objekti i një kërkimi pasionant të historianit Guido Knopp. Në tetor të vitit 1945 filozofi Bertrand Russell shkruante tek "Times': "Në Europën Lindore aleatët tanë po procedojnë me depërtime masive në kuadër të një situate të paprecedent. Në mënyrë të dukshme jemi në prani të një tentative të qëllimshme për të shfarosur miliona gjermanë, jo me gaz, por duke u marrë atyre banesat dhe ushqimet, …

Shënime për një lexim schumpeterian të krizës

Nga një këndvështrim schumpeterian, kriza e vjeshtës 2008 është thjesht një manifestim tjetër i paqendrueshmërisë dinamike të lindur dhe bile kushtetuese të sistemit kapitalist, që tashmë është manifestuar shumë herë gjatë historisë ekonomike
Nuk ka rinovim pa krizë
Nga një këndvështrim schumpeterian, kriza e vjeshtës 2008 është thjesht një manifestim tjetër i paqendrueshmërisë dinamike të lindur dhe bile kushtetuese të sistemit kapitalist, që tashmë është manifestuar shumë herë gjatë historisë ekonomike. Vizioni schumpeterian i funksionimit të sistemit ekonomik ndryshon në mënyrë domethënëse nga ai neoklasik për sa vendos në qendër rolin e novatorizmit dhe të ndryshimit kulturor. Në modelin neoklasik nuk është e dhënë mundësia e rritjes, sapo arrihet alokimi korrekt i resurseve. Domethënë, pranohet mundësia e rritjes vetëm gjatë procesit të afrimit me kushtet e ekuilibrit. Sistemi duhet të qëndrojë në kushte ngrirjeje, pa asnjë mundësi ndryshimi që të mos jetë ekzogjene, domethënë e pë…

Meshkujt kundër femrave, prindër që vrasin vajzat e tyre

Image
Teknologji, rënie pjellshmërie dhe paragjykime të vjetra komplotojnë për të çekuilibruar shoqërinë. Shkrimtarja kineze Xinran Xue përshkruan vizitën e saj në një familje fshatare në Yimeng të krahinës Shandong
Gjinicidi, shpresojmë të jetë djalë...









Teknologji, rënie pjellshmërie dhe paragjykime të vjetra komplotojnë për të çekuilibruar shoqërinë. Shkrimtarja kineze Xinran Xue përshkruan vizitën e saj në një familje fshatare në Yimeng të krahinës Shandong. Një grua ishte duke lindur. "Sapo qemë ulur në kuzhinë, tregon ajo, kur dëgjuam një ulërimë dhimbjeje të vinte nga prapa derës të dhomës së gjumit… E qara po bëhej gjithnjë e më e fortë… kur papritmas u ndërpre. Tani dëgjohej një shfryrje e përmbajtur dhe një zë mashkullor dhe i ashpër gjëmoi me një ton akuzues: "Gjë e vogël pa pikë vlere!"". Teknologji, rënie pjellshmërie dhe paragjykime të vjetra komplotojnë për të çekuilibruar shoqërinë. Shkrimtarja kineze Xinran Xue përshkruan vizitën e saj në një familje fshatar…

Ndershmëri dhe aftësi në lëmin politik

Sikur të braktisej ideja e një politike të mbështetur vetëm mbi mashtrimin, pandershmërinë dhe korrupsionin do të rizbulohej çmueshmëria e një të vepruari politik të mbështetur mbi dimensionin e shërbimit
Jemi të tunduar ndaj të përkufizuarit utopik të gjendjes së atij, të impenjuar në politikë, që arrin ta zhvillojë me ndershmëri detyrën e tij. Megjithatë, sikur të braktisej ideja e një politike të mbështetur vetëm mbi mashtrimin, pandershmërinë dhe korrupsionin do të rizbulohej çmueshmëria e një të vepruari politik të mbështetur mbi dimensionin e shërbimit. Politikani i ndershëm dhe i sinqertë nuk mashtron, nuk përfiton prej rolit të tij për interesa personale, as nuk korrupton, as nuk lejon të korruptohet. Për të, ndershmëria (nga latinishtja honestus = nder) është pikërisht një çështje nderi dhe dinjiteti personal; urren pandershmërinë si një mohim të vetvetes më përpara akoma se tek të tjerët që i kanë dhënë besimin. Raporti midis politikës dhe ndershmërisë mund të ndërpritet në pra…

Si po vdes bukurshkrimi pa u vënë re

Image
Pjesën më të madhe të ditës së punës e kalojmë para kompjuterit. Tani me njëri-tjetrin komunikojmë me mesazhe elektronike në vend të letrave. Mos ndoshta kaq e pati dhe shkrimi me dorë?
Stuart Jeffries, The Guardian

Pjesën më të madhe të ditës së punës e kalojmë para kompjuterit. Tani me njëri-tjetrin komunikojmë me mesazhe elektronike në vend të letrave. Dhe sot, kur teknologjia e qarqeve të integruar është e detyrueshme në një shkallë të gjerë, edhe firma individuale ka dalë nga përdorimi. Mos ndoshta kaq e pati dhe shkrimi me dorë? Stuart Jeffries, thotë se fjalët e Patrick McGoohanit sa vijnë e bëhen më pak të vërteta, ndërkohë që teknologjia sa vjen e përmirësohet. Unë nuk jam një numër, - deklaroi ai për "The Prisoner". Jam një njeri i lirë. Por tani duket se jemi numra, të shifruar e të përcaktuar, të rishkruajtur si algoritme dhe vazhdimisht na kërkohen kodet personale që të konfirmojmë se kush jemi dhe vetëm atëherë punonjësit e centralit do të denjojnë të na e kthejn…

Flurudha