Zonjat e para

Angazhimet e grave të presidentëve

Të jesh Zonjë e Parë, veçanërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një profesion më vete. E si çdo profesion, edhe ai ka pikat e veta të forta dhe mbi të gjitha duhet mësuar. Një nga domosdoshmëritë e këtij profesioni, sidomos për zonjat e para të kohëve moderne, është mbështetja e çështjeve të ndryshme me përfitim për komunitetin në tërësi, apo për komunitete të caktuara. Ja disa nga impenjimet e zonjave të para amerikane në rrjedhën e viteve.

Louisa Adams, 1825-1829
Ishte bashkëshortja Presidentit të gjashtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Quincy Adams, dhe ishte ndër të parat që pati për zemër dhe mbrojti çështjet e të drejtave të grave. Edhe pse ishte një person i rezervuar dhe pa shumë zë në çështjet politike të vendit, si edhe shumë zonja të tjera para dhe pas saj, ajo ndihmoi në mbështetjen e peticioneve të ndryshme gjatë periudhës kur i shoqi ndodhej në krye të Shtëpisë së Bardhë, madje edhe pas largimit të saj.

Lucy Hayes, 1877-1881
Ajo njihej edhe me nofkën “Lucy Limonada”, dhe ishte gruaja e Presidentit të 19 të Shteteve të Bashkuara, Rutherford B. Hayes, që qëndroi në Shtëpinë e Bardhë gjatë kohës kur alkooli ishte ndaluar në mënyrë kontroversale gjatë darkave të shtetit dhe ceremonive të tjera zyrtare. Esëll dhe e kthjellët, si edhe bashkëshorti i saj, Hayes, u shndërrua shumë shpejt në modelin e një gruaje me temperament dhe me moral të lartë. Edhe pse nga disa ministra të kabinetit ajo konsiderohej si “më katolike se Papa”, për të tjerë ishte një grua shumë e fortë, që mbështeti me kthjelltësi luftën kundër alkoolit.

Ellen Wilson, 1913–1914
Pas një vizite në lagjet e varfra të Uashingtonit, ku jetonin shumë nga zezakët dhe të varfrit e qytetit, gruaja e parë e Woodrow Wilson mori iniciativën që të jepte kontributin e saj për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve të periferive. Në fillim të vitit 1914, u miratua edhe i famshmi ligji i Ellen Wilson, i pari i mbështetur fuqishëm nga një Zonjë e Parë. Fillimisht kongresi debatoi në lidhje me financimin e tij, por e kaloi me shpejtësi kur u mësua për shëndetin e keq të Ellen.

Zonja Bird Johnson, 1936-1969
Ajo ishte e dhënë shumë pas natyrës dhe mbrojtjes së kafshëve dhe për nder të këtij përkushtimi i është dhënë emri i saj një godine në Redeood National Park. Gjatë periudhës kur i shoqi i saj ishte në pushtet, ajo u shndërrua në një zëdhënëse të fuqishme të çështjeve të natyrës dhe ambientit.

Eosalyn Carter, 1977-1981
Karter bëri një premtim gjatë fushatës së të shoqit, që ta detyronte atë pasi të zgjidhej President të krijonte një këshill për shëndetin mendor. Kur u vendos në Shtëpinë e Bardhë ajo mbajti një rol honorifik brenda këshillit dhe e përdori pozicionin e saj për të bërë propagandë mbi rëndësinë që kishte përkujdesja për shëndetin mendor.

Nancy Reagan, 1981-1989
Viti 1981 nuk ishte më i miri për ish-Zonjën e Parë. Ajo i kaloi muajt e parë të ardhjes së bashkëshortit në Shtëpinë e Bardhë me përballjen e ironizimeve në adresë të saj, që kishin të bënin me vëmendjen e tepruar të Nensit për veshjen dhe jetën mondane. Për të ndaluar një perceptim të tillë të njerëzve, ajo nisi të mbështesë një fushatë të luftës kundër drogës dhe ishte ajo që nisi të ashtuquajturat fushata “Thuaji jo”, që nga droga morën përhapje më të gjerë, duke vazhduar me alkoolin, duhanin e çështje të tjera.

Laura Bush, 2001-2009
Menjëherë pasi erdhi në Shtëpinë e Bardhë, ish-librarja lançoi fushatën: “Jeni gati të lexoni, jeni gati të mësoni” në një përpjekje për të përqendruar vëmendjen e fëmijëve të vegjël ndaj letërsisë. Ajo pasoi të vjehrrën e saj, gjithashtu Zonjë e Parë, që ishte shumë e dhënë pas një çështjeje të tillë. Laura Bush ndihmoi edhe në financimin e mbi 750 programeve për letërsinë.

Mishele Obama, 2009
Zonja e Parë aktuale e Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar së fundi se do të mbështesë fushatën kundër obezitetit të fëmijëve. Kjo, për shkak të statistikave që janë alarmante për sa i përket shtimit të numrit të fëmijëve obezë në SHBA. Plani i saj quhet “Le të lëvizim” dhe është përqendruar në ndërgjegjësimin e prindërve, por edhe aktorëve kryesorë të industrisë ushqimore në vend.

Google+ Followers