SKEPTIKET, 10 faktet kundër marshimit në Hënë

Misioni Apollo 11 u ndoq nga disa misione të njëpasnjëshme, nga të cilët i fundit, Apollo 17, u krye në dhjetor të vitit 1972. Që nga ajo kohë, njeriu nuk e ka shkelur më truallin e Hënës, për arsye të ndryshme


"Pushtimi" i Hënës prej njeriut pati fatin e mirë, ndryshe nga arritje të ngjashme, të përcillej drejtpërdrejt nga televizioni. Misioni Apollo 11 u ndoq pastaj nga disa misione të njëpasnjëshme, nga të cilët i fundit, Apollo 17, u krye në dhjetor të vitit 1972. Që nga ajo kohë, njeriu nuk e ka shkelur më truallin e Hënës, për arsye të ndryshme - kryesisht financiare, por edhe ngaqë publiku amerikan e humbi interesin ndaj eksplorimit të një trupi qiellor aq të vdekur sa sateliti ynë i vetëm.

Vizita e palajmëruar e Neil Armstrong dhe Edëin Eldrin Jr. në Mare Tranquilitatis ndodhi pikërisht në fund të viteve 1960, një dekadë e cila, në retrospektivë, meriton të quhet si më e zjarrta, në mos më e rëndësishmja e shekullit që shkoi: në politikë, në shoqëri, në kulturë, në shkencë dhe në teknologji. Bota ku jetojmë sot është, në çdo pikëpamje dhe me të mirat e të këqiat e veta, produkt i atyre viteve - i idealeve, ëndrrave, megalomanive, frikërave, gabimeve dhe dështimeve të atyre viteve.

Për fat të keq, sot shkenca dhe teknologjia nuk ka ç't'i ofrojë publikut asgjë që, për nga impakti spektakolar, por edhe nga heroizmi shkencor, t'i afrohet arritjeve të eksplorimit të hapësirës në vitet 1960. Si emblemë të këtij mjerimi mund të përmendet ? shumëpërfoluri iPhone, i cili arrin të mbledhë rreth vetes po aq turma gazetarësh dhe komentuesish të teknologjisë, si edhe misioni Apollo dikur, ndërkohë që iPhone nuk është veçse një lodër me dr?ta për fëmijë të rritur.

Nga ana tjetër e çuditërisht, mjedise horizontale si Interneti i kanë dhënë zë një pakice të zhurmshme analistësh dhe skeptikësh, të cilët e vënë në dyshim vërtetësinë e misioneve amerikane në Hënë, madje duke pretenduar se njeriu nuk e ka shkelur kurrë satelitin tonë natyral, dhe pamjet televizive, fotografitë dhe provat e tjera që ekzistojnë, janë në thelb të falsifikuara.

E vërteta është se publiku, anëembanë botës e ndoqi aventurën e misioneve Apollo nëpërmjet ekranit televiziv; por në një kohë kur mass mediave u besohej shumë më tepër se sot. Gjatë dyzet vjetëve që kanë kaluar që nga ajo ditë, media të tilla si televizioni e kanë treguar veten instrumente nga më të rafinuarat në mbrojtje të manipulimit dhe të mashtrimit - dhe tani kjo po shndërrohet në një të vërtetë të pakëndshme, madje edhe për shtresat më mirëbesuese të publikut.

Për shembull, a nuk ishin mediat e mëdha amerikane mainstream, që morën pjesë aq zellshëm në operacionin për të bindur publikun se, Iraku i Saddam Hussein-it kishte armë të shkatërrimit në masë? A nuk na kujtohet ende të gjithëve fjalimi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Colin Powell, në OKB, i shoqëruar me fotografitë satelitare të zonave ku gjendeshin këto armë të shkatërrimit në masë?

(Më pas, vetë Powell do ta quante atë fjalim "pikën më të ulët të jetës së t?j"). Humbja e besimit të publikut në mediat është, siç mund të merret me mend, prapavajtëse (retroaktive); sepse fiaskot e viteve të fundit, duke përfshirë edhe shumë aspekte që lidhen me zbardhjen e atentateve të 11 shtatorit 2001 dhe të sulmit postar me antraks, i kanë bindur njerëzit se ekrani i televizionit nuk ofron ndonjë garanci për të vërtetën; dhe se në epokën e Photoshop-it, imazhi mund të manipulohet po aq lehtë sa fjala.

Raportin e mirëbesimit midis publikut dhe mediave, ose publikut dhe autoriteteve, nuk mund ta zëvendësojë asnjë provë e tërthortë; fakti që astronautët kanë sjellë gurë e pluhur nga Hëna, ose që kanë lënë atje pajisje, të cilat funksionojnë sot e kësaj dite mund të vihet në dyshim po aq lehtë sa edhe filmi i shëtitjes së Armstrong-ut në Hënë, ose shpalosja e flamurit amerikan në vakuum.

Çdo argument pro sjell me vete argumentin kundër

Ndoshta për këtë arsye, NASA ka refuzuar deri më sot që t'i përgënjeshtrojë zyrtarisht teoritë konspirative të të gjithë atyre që nuk besojnë se zbarkimi hënor ka ndodhur vërtet. Është e vështirë të mos u japësh të drejtë autorëve që thonë se, në rrethanat e skepticizmit të shtuar nga ana e publikut, asnjë argument nuk mund të konsiderohet më si përmbyllës.

Qëndrimi i mediave mainstream, nga ana e vet, anon nga hipokrizia. Deri dje këto media mund t'i shpërfillnin krejt konspiracistët, me shpresë se këta të fundit nuk do të arrinin dot ta shpërndanin mesazhin e tyre në publik e do të mbeteshin të veçuar; por Interneti i ka rithemeluar tashmë raportet midis burimeve të informacionit dhe publikut dhe shpërfillja si armë shurdhuese nuk funksionon dot më.

Që këtej, këto media e kanë zëvendësuar heshtjen me hipoteza, duke u orvatur që t'i diskreditojnë pyetjet e shumta, dyshimet dhe përgënjeshtrimet e konspiracistëve si produkte mendjesh të sëmura, të edukuara keq, të manipuluara prej ekstremizmit politik ose të kapura rob nga obskurantizmi fetar.

Por ka edhe më shumë - mediat mainstream po tentojnë tani që t'i mbledhin teoritë e komplotit nën një ombrellë, t'u gjejnë një emërues të përbashkët dhe t'ia kundërvënë, në tërësi, bon sens-it, arsyes dhe të vërtetës historike.

Kështu, nëpërmjet një kapërcimi logjik të papranueshëm, skeptikët e zbarkimit hënor futen si pa të keq në të njëjtin grup me besimtarët e UFO-ve, studiuesit e vrasjes së John Kennedy-t, kreacionistët, dyshuesit ndaj evolucionit të specieve, dyshuesit ndaj metodës datuese me radiokarbon, skeptikët e efektit serrë dhe të ngrohjes globale dhe - horribile dictu - dyshuesit ndaj holokaustit nazist kundër hebrenjve.

Sido që ta serv?r?n ?nformac?on?n mediat mainstream, publiku tanimë është infektuar me virusin e dyshimit jo për ngjarje të ndryshme, arritje shkencore ose shpikje teknologjike, por në besueshmërinë e mediave vetë. Sistemi i komunikimit global hierarkik ka marrë një të çarë të pashërueshme.

Sa për zbritjen e amerikanëve në Hënë, historia e këtyre 30 vjetëve të fundit ka rrjedhur në mënyrë të tillë, që e ka bërë pothuajse të vështirë ta besosh që misionet Apollo nuk u ndoqën më nga misione të tjera, të cilat tashmë duhej të kishin evoluar në ndërtimin e një baze të përhershme në truallin e Hënës, madje edhe të një stacioni prej nga të lëshoheshin sonda dhe misione drejt Marsit, Jupiterit dhe planeteve të tjera të sistemit diellor.

Nuk ka nevojë të jesh shkencëtar ose administrator i NASA-s, për të kuptuar se, falë zhvillimeve teknologjike në motorët e raketave, në kiminë e materialeve dhe të karburanteve dhe në miniaturizim, kostoja e misioneve të tilla sot do të ishte veç një fraksion i kostos së atëhershme. Sikur sot njeriu të kishte shkelur në Mars, në satelitët e Jupiterit e të Saturnit ose në ndonjë prej asteroidëve të mëdhenj të sistemit; sikur të ishte ndërtuar baza në Hënë e sikur të bëheshin plane për të dërguar atje turistë nga Toka, askush nuk do të kishte arsye të formulonte teori komploti, për falsifikimin e zbritjes në Hënë dhe të dokumentimit të misioneve Apollo.

Prandaj, krahas humbjes së besueshmërisë të mass mediave, një tjetër faktor që ka ndikuar drejtpërdrejt në skepticizmin e publikut është pikërisht ky pellgëzim i kërkimit shkencor dhe teknologjik gjatë dekadave të fundit dhe veçanërisht pas përfundimit të Luftës së Ftohtë; kjo plogësht? e heroizmit teknologjik dhe eksplorator; kjo zhvendosje e aventurës nga hapësira kozmike në laboratorët sekretë të korporatave.

Për ngushëllim, tashmë teknologj?a na ka dhënë të gj?thëve nga një iPhone.

"Apollo", asnjëherë nuk ka zbritur në Hënë

S?gur?sht, ka patur që më herët dilema dhe diskutime rreth vërtetësisë së paraqitjeve vizuale, ku tregohet zbritja e njeriut në Hënë, në kuadër të projektit "Apollo". Flitej e spekulohej se, një inçizim i tillë është bërë nga regjisori i ndjerë shumë i talentuar, Stanley Kubrick, i cili si për çudi pati edhe një jetë shumë të mistershme (disa vite me radhë, nuk i është lejuar të udhëtojë jashtë Anglisë, derisa sa vdiq në vitin 1997) dhe u deshën të kalojnë 40 vjet, që edhe mbrojtësit e idesë, se një zbritje e tillë ka ndodhur, ta pranojnë se diçka e tillë, megjithatë, asnjëherë nuk ka ndodhur.

Për ta argumentuar këtë janë paraq?tur 10 fakte, që e vërtetojnë se projekti "Apollo", ishte gënjeshtër e qeverisë së Presidentit të atëhershëm amerikan, Nixon.

1 - Në fotografinë ku tregohen dy astronaut në momentin, duke e vendosur flamurin amerikan, si shenjë e "përvetësimit" të Hënës… flamuri valon! Kurse ne të gjithëve na është bërë e d?tur tani më, se në Hënë nuk fryn erë;

2 - Në asnjërën fotografi të shkrepur nga astronautët amerikanë në Hënë, nuk shihen yje!

3 - Fotografitë ku tregohet momenti i uljes së flururakes në Hënë, nuk vërehet krater, që do të duhej të krijohet nga shtypja e zbritjes;

4 - Fluturakja që paraqitet në sipërfaqen e Hënës, peshon 17 tonelata, kurse zbritja e saj, nuk ka lënë asnjëfarë gjurme në rërë! Ndërkohë, gjurmët e astronautëve që ecin nëpër sipërfaqe të Hënës, merren si prova të dokumentuara;

5 - Mbetje nga gjurmët e ecjes së astronautëve nëpër rërën e lehtë të Hënës, çuditësisht janë të konstruktuara mirë, dhe duken sikur janë krijuar me një rërë pak sa të lagur. Përndryshe, në Hënë nuk ka as lagështi, as atmosferë, as gravitet;

6 - Në momentin kur fluturakja largohet nga Hëna, pas saj nuk duket asnjë djegje ose reaksion raketor;

7 - Video inçizimi ku tregohet lëvizja ose shëtitja e astronautëve nëpër sipërfaqe të Hënës, duket si një lëvizje e ngadalësuar kompjuterike, që mundësohet në ambientin tokësor;

8 - Astronautët nuk do të mundeshin t'i mbijetojnë udhëtimit në Hënë, për shkak të rezatimit radioaktiv nga rrethi me elektricitet të lartë, i ashtuquajtur si rrethi i "Van Allenovit";

9 - Gurët që janë sjellë nga Hëna, kanë të njëjtën përbërje me gurët e Antarkt?dës;

10 - Të gjitha gjashtë ekspeditat e zbritjes së njeriut në Hënë, janë realizuar gjatë kohës së qeverisjes të administratës së Presidentit Nixon.

Përgatiti:

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers