Shtatë arsye për të fshehur ekzistencën e UFO-ve

UFO-t kanë fluturuar paturpësisht në hapësirën tonë ajrore dhe gjithashtu kanë vënë në dyshim efikasitetin e sistemit tonë mbrojtës


I. UFO-t kanë fluturuar paturpësisht në hapësirën tonë ajrore dhe gjithashtu kanë vënë në dyshim efikasitetin e sistemit tonë mbrojtës. Qytetarët nuk duhet ta dinë çfarë ka ndodhur para se të gjendet një manovrim. Përveç kësaj, pas eksperimentimit të bombave të para atomike (amerikane 16/07/45, sovietike 29/08/49 dhe të Britanisë së Madhe 03/10/52), prestigji i vendit rrezikon të vihet në dyshim, së paku në fushën teknike dhe shkencore. Nëse zbulojmë se këto shtete janë të paafta të mbrojnë hapësirën e tyre ajrore kundër dyndjeve (sulmeve) nga një fuqi e panjohur superiore, shumë qytetarë do të kishin kërkuar braktisjen e shpenzimeve ushtarake kolosale për një qëllim të përbashkët në Kombet e Bashkuara, si për shembull, burimet industriale dhe shkencore.

II. UFO-t kanë një përparim teknologjik shumë superior në krahasim me tonin dhe nëse arrijmë të përcaktojmë funksionimin e tyre kjo do t'i lejonte shtetit që ka mbledhur mbeturina nga UFO-t të bëjë një kërcim të konsiderueshëm në njohjen e gjithësisë dhe do t'i sillte sidomos fuqi këtij shteti në një nivel të paimagjinuar në raport me kombet e tokës. Çështja e UFO-ve pra, është një temë e klasifikuar në një nivel shumë lart nga Shërbimet Sekrete në përgjithësi.

III. Nëse zbulohet në publik të gjerë ekzistenca e qenieve të tjera të ardhura nga botë jashtëtokësore, kjo do të krijonte një panik të përgjithshëm me pasoja të një histerie kolektive, sepse shumë veta do të mendojnë që këto qenie kanë ardhur për të na pushtuar dhe ne e dimë çfarë ka ndodhur më 30 tetor 1938 kur Orson Wells lançoi në valët e kanalit CBS, të famshmen përshtatje për radio dhe shumë realiste nga romani i H.G. Wells "Lufta mes Botëve". Me mijëra qytetarë të rrëmbyer nga paniku besonin se po dëgjonin një reportazh mbi arritjen e marsianëve. Dolën në rrugë dhe iu kundërvunë policisë, të nxituar me maska gazi dhe të hutuar në mes të natës, u drejtuan të gjithë për në kishë për të bërë lutje, duke menduar se kishte ardhur ora e tyre e fundit. Një panik i tillë është përsëritur më 29 dhjetor 1985 në Finlandë, kur radio jepte një pjesë të trilluar mbi luftën nukleare mes superfuqive.

IV. Pasojat ekonomike nga zbulimi i ekzistencës efektive të jashtëtokësorëve do të ishin pothuajse shkatërrimtare. Monedha do të binte brutalisht dhe ekuilibri i bursës tashmë i parakohshëm nuk do të vonohej që të transformohej në një thyerje gjiganteske, që do ta prekte plotësisht planetin tonë.

V. Autoritetet mund të mendojnë që banorët e tjerë të planeteve mbajnë me vete bashkë me aparatet e tyre viruse të panjohur në Tokë, që mund të vrasin gjithë njerëzimin nëse këto viruse arrijnë të ikin nga arkat e ftohta ku janë të konservuara trupat e gjetura nga jashtëtokësorët, nëse me të vërtetë janë gjetur të tilla. Këta trupa dhe anijet e tyre duhet të rrijnë të fshehta në vende të sterilizuara dhe një neutralitet biologjik absolut.

VI. Banorët e planeteve të tjera mund të konsiderohen si Zota dhe gjithë bota do të donte t'i shihte dhe t'i admironte. Rreth vendit ku do të ekspozoheshin do të kishte peligrinazhe gjiganteske. Autoritetet nuk janë të gatshme të organizojnë tubime të tilla të popullatës në terrenet e bazave ushtarake ultra-sekrete ku aktualisht mund të jenë të konservuar mbetjet e këtyre jashtëtokësorëve.

VII. Zbulimi i ekzistencës së qenieve të ardhura nga hapësira do të trondiste idetë tona dhe themelet e njohurive tona. E gjithë historia e kaluar do të ishte rishikuar nëse këto qenie kanë ndikuar me shekuj në zhvillimin e civilizimit tonë (enigmat Elohim, Dogon, Ummit) dhe shumica që mbajnë çelësin e dijes nuk janë mjaft të përgatitur për të bërë këtë rishikim sfilitës. Autoritetet përkatëse e vonojnë këtë çast dramatik me një pajtim të përsosur me ushtarakët sa më shumë kohë që të mundin, duke bllokuar të gjitha qarkullimet e përhapjes së këtij informacioni dhe nuk mund të thuhet se gabojnë në zgjedhjen e tyre.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

 

Google+ Followers