Pas Lisbonës, a po bëhet Europa një fuqi globale?

Vende të rëndësishme të Bashkimit Europian, si puna e Gjermanisë, dështuan bile dhe që të bënin ndonjë rekomandim personeli. Simbolizimi i Traktatit të Lisbonës u duk të venitej përpara se t'i thahej boja


Ulrike Guérot

Bashkimi Europian ka tani një lidership të dyfishtë të përbërë nga Presidenti i Bashkimit Europian, Hermann von Rompuy dhe një "ministër i Jashtëm i Bashkimit Europian", Catherine Ashton. Kjo dyshe supozohet që ta pajisë Bashkimin me një zë të vetëm në botën më të gjerë. Kështu, a do të merret më së fundi seriozisht Bashkimi Europian apo politika e jashtme e tij do të vazhdojë të bëhet nga vendet anëtare më të fuqishme të tij?

Kanë kaluar pothuajse 40 vjet qysh kur Henry Kissinger kërkoi një numër të vetëm telefoni nga Bashkimin Evropian. Batuta është po aq e vjetër se Methuselah, por tani Bashkimi Europian më së fundi e ka një të tillë. Mirëpo aktualisht nuk kemi një, por dy numra telefonash dhe, nëqoftëse përfshini edhe Komisionin Europian, atëhere kemi tri të tillë dhe, ta themi ndershmërisht, është në pikëpyetje nëse Presidenti Obama do t'i bjerë ndonjëherë njërit prej tyre. Ato nuk janë akoma krejtësisht të qartë. Do të ketë ecejake rreth peshës aktuale të von Rompuy dhe Ashton brenda Bashkimit Europian. Megjithatë, është e qartë se shpejt do të ketë më shumë qeverisje të politikës së jashtme në Bashkimin Europian se më parë dhe ky është një lajm fantastik.

Jean Monnet thoshte se institucionet gjenerojnë forcë gravitacionale, duke ushtruar influencën e tyre në sferën politike, duke bërë një hapësirë për vete. Kjo duhet t'u aplikohet gjithashtu, posteve të reja në majën e Bashkimit Europian dhe European External Action Service (EEAS), shërbimi i jashtëm i Bashkimit Europian. Objektivi është që të kthehet EEAS-i në një instrument i politikës së jashtme novator pasmodern që jo vetëm do t'i mundësojë Bashkimit Europian për të mbrojtur vlerat dhe pikëpamjet e tij, por edhe për të mbrojtur më mirë interesat e përbashkëta të shteteve anëtare të tij.

Ky objektiv fisnik u rrezikua seriozisht nga një grindje groteske lidhur me personelin në garën për emërimet. Javë përpara samitit special të nëntorit, emra të dorës së dytë për postet e caktuara që të mishëronin të ardhmen e Bashkimit Europian iu dha visto, ndërsa kandidatëve të shquar iu refuzua emërimi me qëllim që të mos rrezikonin karrierat e tyre kombëtare. Vende të rëndësishme të Bashkimit Europian, si puna e Gjermanisë, dështuan bile dhe që të bënin ndonjë rekomandim personeli. Simbolizimi i Traktatit të Lisbonës u duk të venitej përpara se t'i thahej boja. Bashkimi Europian qe në pragun e prishjes së një prej orëve më të shkëlqyera.

Duhet pranuar: von Rompuy dhe Ashton nuk janë më të mirënjohurit. Megjithatë, ata kanë bonusin e të qenit kuantitete të panjohura - jo një disfavor apriori për një zyrë të re. Duke pasuar emërimet e vështira, tani gjithçka duket se po procedon me shpejtësi dhe krijimi i posteve dhe institucioneve të reja po ushtron me shpejtësi një forcë gravitacionale unike brenda sistemit.

Drejtues miqësor ndaj qytetarëve

Në të ardhmen, një President evropian do të kryesojë punën e Këshillit të Europës, trupën më të lartë të Bashkimit Europian të përbërë nga krerët e shteteve anëtare. Veç kësaj, së bashku me Presidentin e Komisionit Europian, Presidenti i ri do të jetë përgjegjës për përgatitjen, vijueshmërinë dhe kohezionin e punës së Këshillit të Europës. Ai i raporton Parlamentit Europian. Për më tepër, von Rompuy do të veprojë si përfaqësues i jashtëm i Bashkimit Europian në fushat e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Traktati përcakton linjat drejtuese për ushtrimin e detyrave, megjithatë nuk i specifikon detyrat në detaje. Gjithashtu, është e paqartë nëse Presidenti do të ketë aparatin e tij administrativ. Pushtetet ekzekutive de facto do të kufizohen; këtu Presidenti i Komisionit Europian, sot Jose Manuel Barroso, do të dominojë. Puna e Këshillit të Ministrave gjithashtu do të jetë kryesisht përtej dorës së tij. Këtu presidencat kombëtare me rotacion, në pritje Spanja, do të hapin rrugën dhe me një qëllim për politikë të jashtme, do të jetë e nevojshme që të nënvizohen përgjegjësitë e tij lidhur me ministrin e Jashtëm, i cili do të kryesojë shërbimin diplomatik evropian dhe Këshillin e Ministrave të Jashtëm.

Megjithatë, roli kryesor i Presidentit të Bashkimit Europian në sistemin e ardhshëm do t'i mundësojë atij që të paraqesë veten si fytyrën e Bashkimit Europian dhe t'i sigurojë këtij të fundit atë çka i mungon më shumë: një profil me të cilin qytetarët europianë të identifikohen. Nëpërmjet tij, Europa do të bëhet e prekshme dhe e shikueshme. Përtej strukturave të kompetencës ligjore dekorative dhe pavarësisht konfliktit potencial të paraprogramuar, si President i Këshillit të Bashkimit Europian, von Rompuy do të ketë mundësinë që të përgatisë temat europiane që preokupojnë qytetarët e tij, duke përcaktuar një seri prioritetesh dhe duke e drejtuar debatin specifik se institucionet e Bashkimit Europian po punojnë së bashku nën drejtimin e tij. Kjo do t'i mundësonte Presidentit von Rompuy - si një njeri me ide të forta dhe kryesues i debatit - që të bëhet koreografi aktual i Europës së re, pa e humbur veten në çështjet e kota apo duke u mënjanuar. Fakti nëse kjo përfundon në mënyrë të suksesshme do të varet nga personaliteti i tij, megjithatë prestigji i zyrës së re do të siguronte një bazë të mirë.

Karta fituese e vërtetë

Ministrja e Jashtme e re ka një mandat pragmatik, por me një bazë të pajisur mirë. Me rëndësi qendrore është roli i saj si zëvendëspresidente, duke e ankoruar fuqimisht Ashton në Komisionin Europian, ndërsa duke kryesuar në mënyrë simultane EEAS-in e ri.

EEAS-i përfaqëson shpartallimin e suksesshëm të strukturës shtyllë të mëparshme (politika të përbashkëta përballë vendimeve ndërqeveritare), që çoi në ndarjen e zonave individuale politike sipas juridiksionit të Këshillit dhe të Komisionit. Në mënyrë të shpeshtë, Këshilli kishte një axhendë politike, ndërsa Komisioni kishte strukturat dhe mjetet financiare për të implementuar politikën. EEAS-i, që do të përbëhet nga nëpunës civilë nga Këshilli, Komisioni dhe vendet anëtare, do të shërbejë për t'i bashkuar këto dy shtylla. Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian do të vendosë misionet diplomatike.

A do të paraqesë në mënyrë automatike një fytyrë të bashkuar politika e jashtme e Bashkimit Europian? Natyrisht që jo ose të paktën jo në të njëjtën masë kudo. Për të ardhmen e parashikueshme do të ketë akoma ambasada kombëtare në Uashington, Moskë apo Pekin, të cilat do të kenë një influencë më të madhe se misionet e Bashkimit Europian. Megjithatë, Bashkimi Europian do të jetë i aftë që ta luajë në mënyrë të suksesshme kartën e tij të fortë të politikës së re të jashtme - misionet e zakonshme diplomatike - tjetërkund. Në shtetet ballkanike, Ukrainë apo Armeni, politika e Bashkimit Europian, si program ndihme strukturore dhe parapranimi, u kanë gjeneruar tashmë vlerë të shtuar të konsiderueshme përpjekjeve të ambasadave kombëtare.

Veç kësaj, shumë shtete, mbi të gjitha shtetet më të vogla anëtare, janë të shtyra fort për t'i mbajtur kudo vetë ambasadat e tyre. Megjithatë, në një kohë kur gjeostrategjikët e botës dhe të Europës po pësojnë një ndryshim, janë saktësisht këto shtete që kanë domethënie të veçantë. Shtete të tilla si Taxhikistani apo Yzbekistani, Azerbajxhani apo edhe Gjeorgjia, të cilat deri në kohët e fundit tentonin që të ishin të një rëndësie dytësore, po zhvillohen tani në pika nyje strategjike për furnizimin energjetik evropian dhe arkitekturën e sigurisë europiane në përgjithësi. Politika e re e jashtme e Bashkimit Europian do të jetë veçanërisht efektive në Tbilisi, Baku dhe Odesë, vende ku ajo nevojitet në mënyrë të veçantë. Këtu EEAS-i do të jetë i aftë që të demonstrojë forcën e re të tij. Nëqoftëse përvojat do të provoheshin pozitive, atëhere në të ardhmen rëndësia e misioneve të Bashkimit Europian do të zgjerohej në shtet dhe rajone të tjera, për shembull shtetet afrikane. E njëjta gjë u zbatohet shteteve të Ballkanit Perëndimor. Edhe tani, misionet e Bashkimit Europian në rajon, pavarësisht se akoma të ndarë midis juridiksionit të Komisionit Europian dhe të Këshillit të Europës, janë pika e parë e sigurtë de facto për politikën e jashtme emergjente dhe të ardhmen e saj në vendet respektive. Me vendosjen e misioneve të Bashkimit Europian të unifikuara dhe të fuqishme, të paktën në terma institucionale, parakushtet do të jenë në vend për politikën e jashtme të Bashkimit Europian që të veprojë si leva kryesore për zhvillimet në Ballkan.

Politika e jashtme pasmoderne

Objektivi tjetër i Bashkimit Europian është ngritja e një politike të jashtme pasmoderne. Kjo do të përfshijë prishjen e ndarjeve klasike departamentore, për shembull, ndarjen midis politikës së jashtme dhe të zhvillimit klasike, ashtu si dhe atë midis politikës së jashtme dhe të sigurisë. Këto ndarje akoma pasqyrohen në nivel kombëtar në shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Diferencat midis "komuniteteve" të vendimmarrësve të politikës së jashtme dhe të zhvillimit janë të mëdha. Resurset e juridiksioneve të ndryshme mbrohen me xhelozi. Për pasojë, fakti nëse seksioni i Komisionit përgjegjës për projektin e politikës së zhvillimit duhet të integrohet apo jo në EEAS, ishte dhe mbetet një prej çështjeve më konfliktuale për EEAS-in. Megjithatë, EEAS-i do të punojë drejt forcimit të lidhjeve midis projekteve të zhvillimit dhe politikës së jashtme, për shembull objektivave strategjikë, integrimit të misioneve civile ushtarake në politikën e jashtme dhe lidhjen e objektivave të mbrojtjes së klimës me politikën e zhvillimit. Aspekti ndërdisiplinor, edhe pse do të duhet kohë, do të shfaqet si një avantazh vendimtar i EEAS-it, diçka në të cilën Bashkimi Europian ka qenë tradicionalisht i fortë. Për shembull, distancimi nga "politika e jashtme klasike" mund të konsistojë në vendosjen e misioneve diplomatike të Bashkimit Europian, përgjegjës për mbrojtjen klimatike në ato megaqytete kineze që janë mëkatarët më të mëdhenj të emisioneve.

Jo një fuqi si Shtetet e Bashkuara apo Rusia

Duke gjykuar politikën e jashtme të Bashkimit Europian lidhur me faktin nëse ai do të operojë si Shtetet e Bashkuara, Rusia apo si një "kundrapeshë" ndaj Shteteve të Bashkuara, është në rrezik injorimi të rëndësisë së shërbimit të ri diplomatik. Pavarësisht të gjitha elementëve shtetërorë dhe kuazishtetërorë institucionalë të Bashkimit Europian, kjo nuk ka të bëjë me imitimin e superfuqive. Bashkimi Europian nuk do të jetë kurrë i aftë që të konkurojë në këtë nivel me subjekte si Kina apo Shtetet e Bashkuara. Objektivi është koordinimi më i mirë i shërbimeve diplomatike të shteteve kombe dhe i EEAS-it. Detyra nuk është zëvendësimi i shërbimit diplomatik kombëtar me atë evropian, por më shumë pjesëmarrja kreative e shërbimeve diplomatike kombëtare në shërbimin evropian. Vetëm nëpërmjet mjetesh të tilla Bashkimi Europian do t'i përshtatej motos së tij "unitet në diversitet". Është më pak rreth një zëri sesa një kori të drejtuar mirë. Ministri i Jashtëm si dirigjent duhet të jetë i mirëkëshilluar për t'i integruar ministrat e Jashtëm kombëtarë në punën e saj nëpërmjet një delegimi përgjegjësish, në veçanti sepse ka një sasi të madhe pune për të bërë. Për shembull, vendos ministrin e Jashtëm spanjoll në krye të një misioni për Amerikën Latine, ndoshta i beson Italisë me një mision për Libinë, vendos francezin me rajonin mesdhetar apo i beson polakut detyrën e mbajtjes së një vështrimi special mbi Ukrainë.

Këto masa jo vetëm që do të kishin kuptim në termat e promovimit të një integrimi më të mirë të politikës kombëtare dhe asaj europiane, por gjithashtu do t'u jepnin shteteve anëtare më shumë peshë dhe do të gjeneronin një ndjenjë më të madhe "pronësie". Kjo jo vetëm që do të lejonte që ekspertiza e vendeve të veçanta në rajone të veçanta të përdorej në mënyrë efektive - objektivave specifike politike mund t'u jepen më shumë peshë nëpërmjet kanalizimit të tyre nëpërmjet Bashkimit Europian. Larg nga të qenit konkurrues, EEAS-i mund të funksionojë si një rrip transmisioni për objektiva politike të jashtme kombëtare, nga të cilat shtetet kombe më të vogla në veçanti përgatiten të përfitojnë, ndërsa EEAS-i vetë korr benefitet e një strukture të fortë përvojash, rrjetesh dhe traditash. Në një nivel institucional, Bashkimi Europian do të ishte më mirë i pajisur për vendosjen e influencës së tij në rajone të tilla si Lindja e Mesme, nëqoftëse Ashton - siç ka bërë tashmë Bashkimi Europian në rastin e Iranit - do të përqendrohej në fokusimin dhe koordinimin e qëndrimeve politike të shteteve të mëdha dhe me pas t'i përforcojë ato me peshën e Bashkimit Europian.

Superfuqi pa dhëmbë?

Traktati i Lisbonës siguron avantazhe të qartë në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Për herë të parë, Bashkimi Europian do t'i delegojë një detyrë specifike mbrojtëse një grupi shtetesh dhe të dislokojë një "grup luftarak Bashkimi Europian". Gjithashtu, Traktati përcakton të ashtuquajturin "bashkëpunim të strukturuar permanent", duke u mundësuar atyre shteteve që të shfaqin angazhim të fuqishëm ndaj çështjeve të politikës së jashtme për t'i bashkuar forcat mbi një bazë të mbështetur dhe për të marrë vendime sipas një mazhorance të kualifikuar. Këto masa të kombinuara nuk e kthejnë Bashkimin Europian në një fuqi ushtarake: ai nuk ka as një ushtri të përhershme, as synimin e krijimit të një ushtrie të tillë. Megjithatë, reforma lejon një seri të tërë masash ushtarake fleksibël poshtë nivelit të misionit luftarak, elementë të një politike të jashtme pasmoderne që kombinon diplomacinë klasike dhe faktorët ushtarakë civilë.

Sa më shumë energji dhe angazhim investon Bashkimi Europian në krijimin e misioneve të Bashkimit Europian, aq më e madhe është edhe gjasa që shtetet joanëtare do t'i përgjigjen një politike të jashtme të përbashkët të Bashkimit Europian dhe, në analizë të fundit, më i unifikuar do të jetë ai. Natyrisht që një gjë e tillë do të kërkojë kohë. I njëjti arsyetim u zbatohet të dy zyrave të reja.

Personeli dhe institucionet e reja do të mëshojnë për një axhendë të politikës së jashtme të përbashkët të Bashkimit Europian, megjithëse në mënyrë të mirësjellshme, siç e kërkojnë zyrat dhe institucionet, kompromis dhe konsensus. Struktura dhe përmbajtja institucionale e politikës së jashtme europiane janë të lidhura në mënyrë reciproke. Është korrekte që Bashkimi Europian nuk ka vuajtur aq shumë nga mungesa e një analize uniforme politike në vitet e fundit, por nga mungesa e një instrumenti të përshtatshëm për implementimin e përbashkët të saj. Megjithatë, me Traktatin e Lisbonës, kjo tani është siç duhet. Edhe nëqoftëse Bashkimi Europian e përdor këtë traktat me durim dhe në mënyrë konsistente, nuk ka gjasa që të transformohet në superfuqi në një të ardhme të afërt, por ndoshta do të bëhet një tendencë - caktues për një formë moderne të politikës së jashtme në një botë të globalizuar.

Ulrike Guérot iu bashkua European Council on Foreign Relations në korrik të vitit 2007 si bashkëpunëtore e vjetër shkencore dhe Shefe e Zyrës së Berlinit. Më parë ajo ka qenë bashkëpunëtore e vjetër transatlantike me German Marshall Fund (2004-2007) dhe më përpara ka drejtuar njësinë e Bashkimit Europian në German Council on Foreign Relations (DGAP) në Berlin (2000-2003).

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers