Mrekullitë që na ndryshuan jetën përgjithmonë

Të gjithë i mbajnë mend ditët e fundit të vitit 1999. Shumë prej produkteve dhe shërbimeve teknologjike që sot praktikisht na e vendosin informacionin në majë të gishtërinjve ose nuk ekzistonin ende, ose ende nuk ishin maturuar


Me facebook apo GPS e pamundur të humbësh

Të gjithë i mbajnë mend ditët e fundit të vitit 1999. Shumë gjëra që tashmë janë bërë të domosdoshme atëherë mungonin. Shumë prej produkteve dhe shërbimeve teknologjike që sot praktikisht na e vendosin informacionin në majë të gishtërinjve, na mbajnë të lidhur dhe na argëtojnë, si dhe na mundësojnë që në mënyrë të shpejtë dhe eficiente të blejmë pothuajse gjithçka, ose nuk ekzistonin ende, ose ende nuk ishin maturuar.

Atëherë, kur na duhej informacion ne nuk shkonim ta kërkonim në internet, sepse ai ishte i porsanisur dhe ende jo i organizuar si duhet. Veç kësaj, të kërkoje në internet ishte gjë e tmerrshme, sa i përket ngadalësisë, për arsye se shumica e amerikanëve përdornin modema dial-up me 54 kb për sekondë. Ne thjeshtë lexonim gazeta dhe revista të printuara.

Sa për argëtimin, atëherë dëgjonim CD në disc-playera të lëvizshëm me madhësinë e xhepit. Shkarkimi i këngëve mp3 ishte një opsion i ri dhe shpesh herë i paligjshëm për nxënës kolegjesh. Ende shihnim televizor në kohë reale.

Komunikonim shumë ndryshe. Telefonat celularë ishin vetëm për telefonata, ndonëse disa mundësonin edhe dërgimin e mesazheve. Por ne ende nuk ishim lidhur e rilidhur me miq e familje përmes rrjetëzimit social. Shumica prej nesh ende bezdiseshim prej mesazheve "Start me up" kur ndiznim kompjuterët tanë me Windows 95. Veç kësaj, kompjuterët i konsideronim thjeshtë mjete pune. Kompjuterët personalë nuk ishin bërë ende nyjat e jetëve tona personale.

Dhe teksa mbyllej 1999, ne nuk e kishim idenë se çfarë mrekullish do të na sillte shekulli i ri.

1. GOOGLE

Funksion si një sferë kristali. Që në fillim, motorri i kërkimit ka prodhuar rezultate shumë të sakta kërkimesh. Këtë e bën duke përdorur një algoritëm të famshëm dhe sekret njëkohësisht. Në fakt, Google kishte kohë që kishte nisur rrugën e vet. Në vitin 1999, kompania ka marrë çmimin Technical Excellence Award. Që atëherë, Google ka qenë një fenomen i paarritshëm. Motorri i kërkimit tërhoqi shumë përdorues të internetit, të cilët zbuluan se mund të gjenin me shpejtësi pikërisht atë informacion që kërkonin. Në 11 korrik 2000, ai u bë motorri i kërkimit më i madh, me 1 miliard tema në indeksin e vet. (Sot, Google nuk pranon të zbulojë madhësinë e indeksit, duke thënë vetëm që "gjatë vitit që kaloi ne e rritëm indeksin tonë me miliarda dokumenta").

Arritja e jashtëzakonshme e Google është se ai është shndërruar në trurin tonë. Këto kohë, kur duam informacion për një film, për një konvertim metrik, diçka historike, zgjidhjen për një problem programi në kompjuter, çmimin më të mirë për pothuajse çdo produkt, apo një adresë të saktë, ne thjeshtë e 'google-ojmë'. Më shumë se 1 miliard kërkime kryhen në Google përditë, dhe është faqja më e vizituar në internet, sipas Alexa. Vite më parë, Google ishte thjeshtë një motor kërkimi. Sot, konglomerati Google përfshin email, fotografi, video, programe produktiviteti në zyrë, një faqe për pazar, shërbim hartash, një platformë lidhjesh dhe një broëser mes të tjerave. Shkurt, Google është vendi ku shkojmë për pothuajse gjithçka. Ju keni pytje, Google ka përgjigje, marrëdhënie perfekte.

2. APPLE IPHONE

Apple iPhone ndryshoi përgjithmonë pritshmëritë tona për një telefon celular. Kjo mrekulli e vogël na mundëson të bëjmë telefonata, të lundrojmë në internet, të dërgojmë emaile, të shohim dhe rregjistrojmë video, të bëjmë fotografi dhe të luajmë.

Mijëra vetë nxituan të zënë radhën për të qenë të parët, që e shtinin në dorë këtë pajisje kur doli për herë të parë në 29 qershor 2007. Daljet e mëvonshme - iPhone 3G dhe iPhone 3GS - ishin më pak të kërkuar, por vetë pajisja sa vjen e përmirësohet.

Ekrani i shndritshëm me prekje, media playeri i paarritshëm si dhe kapaciteti i madh për depozitim të dhënash si kontakte dhe kalendarë e bëjnë njëkohësisht argëtues dhe të domosdoshëm. Me iPhone-in, projektuesit e apple provuan edhe një herë se, pajisje të tilla janë po aq të rëndësishme sa edhe teknologjia e dobishme.

Mundësitë e saj u zgjeruan në mënyrë eksponenciale në 11 korrik të vitit 2008, kur Apple hapi një App Store (dyqan programesh) që u mundëson përdoruesve të shkarkojnë programe për iPhone të prodhuar nga të tretë e që e shndërrojnë atë në një kompjuter xhepi, më të mirin në botë. App Store ka sot më shumë se 100 000 programe të disponueshëm për t'u shkarkuar dhe konkurentët kanë nxituar që atëherë që të krijojnë edhe ata dyqanet e tyre virtualë për programe.

Apple iPhone është përpjekja më e suksesshme për konvergjencë në historinë e produkteve teknologjike. Nuk është habi që Apple ka shitur tashmë më shumë se 30 milionë iPhone.

3. APPLE IPOD

Nëse jeni të çmendur pas muzikës, duhet ta mbani mend herën e parë që keni mbajtur një iPod në duar dhe jeni mrekulluar që ky mp3 player i mrekullueshëm mund të mbante 1000 këngë. iPod, që debutoi në 23 tetor 2001 nuk ishte një mrekulli që erdhi menjëherë. Pajisja origjinale i la rrugë iPod Minit, Shuffle, Nano, Touch dhe në fund Classic, memoria 160 GB e të cilës mund të mbajë 40 mijë këngë.

Ipod i parë ishte një mrekulli me një dizenjo industriale minimaliste. Mekanizmi rrotullues i saj i dha një tjetër kuptim përdorimit të pajisjeve audiodixhitale me një program që të mundëson të menaxhosh me lehtësi një librari prej mijëra këngësh. Me kalimin e dekadës, iPod u bë shumë më tepër se në pajisje audio, duke i shtuar një ekran LCD me ngjyra si dhe aftësinë për të depozituar kalendarë, kontakte, fotografi, video dhe lojëra.

Dyqani virtual i iTune na mundësoi të shkarkojmë dhe organizojmë këngë si dhe u bë një model biznesi i paprecedentë. Dhe vetë iPodi krijoi ekosistemin e tij të kutive, kufjeve, adaptorëve për makinë si dhe spikerëve. Kompani ajrore dhe hotele nisën të ofrojnë shërbime iPod, dhe industria e automjeteve nisi të përfshijë pajisje shtesë për lidhjen me ta.

iPod ka transformuar mënyrën se si ne e blejmë, e dëgjojmë dhe e ndajmë muzikën. Kjo pajisje të mundëson të marrësh të gjithë koleksionin e muzikës në xhep, të blesh këngë të reja tek je në lëvizje, si dhe t'i luash si dhe ku të duash.

4. FACEBOOK

Ndërkohë që, facebook i kishte paraarendësit, që ishin Friendster dhe MySpace, asnjë prej tyre nuk arriti ndonjëherë të ketë influencën e tij. Sot, kjo faqe ka afro 350 milionë përdorues aktivë si dhe zë 25% të faqeve të internetit që vizitohen në Amerikë.

Facebook, që e nisi aktivitetin në shkurt 2004, është faqja e dytë më e vizituar e internetit në botë - dhe kur hyn aty ke shumë gjëra për të bërë. Pjesëtarët ndajnë mendime personale, çfarë u pëlqen e çfarë nuk u pëlqen, video, dhurata virtuale si dhe lidhje drejt lajmeve të ndryshme. Facebook është faqja më e madhe e ndarjes së fotove në botë, me më shumë se 2.5 miliardë foto që ngarkohen çdo muaj. Biznese dhe organizata tashmë lidhen me klientët dhe pjesëtarët përmes faqeve të fansave.

Facebook është shndërruar në ekuivalentin dixhital të të jetuarit në një qytet të vogël, ku të gjithë mund të dinë gjithçka për këdo. Nuk është e pazakontë se ka lindur fëmija i një miku, që një i njohur është ngritur në detyrë (apo është ulur), apo që motra jote ka ngecur në një stuhi dëbore. Facebook ka sjellë një epokë ku privacia ka ikur dhe ka hyrë vetëdija për ambientin.

Ngjitja meteorike e facebook nuk ka ndodhur pa polemika. Pjesëtarët janë rebeluar ndaj programit të reklamave Beacon, ridizenjimeve të faqes, çështjeve të privacisë dhe tolerancës ndaj grupeve fyes si ata që mohojnë holokaustin përshembull. Megjithatë, anëtarësia në facebook po rritet me një ritëm që shumë shpejt mund ta bëjë më të madh se Google.

5. ËI-FI

Në vitin 2000, njerëzit nisën të heqin dorë nga modemat - ishte një revolucion pa kabëll, që na mundësonte të punonim nga shtëpia, nga rruga, në tren dhe madje edhe në lartësi të mëdha. Ëi-fi e bëri gjithashtu internetin një burim informacioni dhe argëtimi që mund ta kishe kurdo, kudo. Ëi-fi është një term marketimi për aleancën Ëi-fi dhe konkretisht për specifikimin IEEE 802.11. I pari specifikim që e bëri popullor punën në rrjete jokabllorë ishte 802.11b; 11a, 11g dhe 11n e pasuan. Përpara këtij specifikimi, pajisjet jokabllore nuk kanë qenë të ndërveprueshme - dhe ishin të pavlera për njerëzit e zakonshëm. Aleanca i teston produktet për të siguruar që bashkëveprojnë si duhet.

Në terma të nismave të tregut, Ëi-fi ka qenë me shumë ndikim. Sot, 65 përqind e shtëpive në Amerikë kanë një rrjet pa kabëll. Dhe Ëi-fi nuk është kufizuar për përdorim shtëpiak apo në zyrë: sot kjo teknologji mbështjell kafeteri, aeroporte, hotele, parqe publikë, universitete dhe disa avionë. Përveçse na ka çliruar nga kabllot (si dhe përveçse ka ndihmuar që shitjet e laptopëve të kalojnë ato të desktopëve), Ëi-Fi mundësoi krijimin e një ekosistemi pajisjesh që lidhen në rrjetin e shtëpisë. Ne e përdorim për të dërguar video dhe audio dixhitale në shtëpitë tona, të dërgojmë dokumente në printer, të lidhemi me kamera dixhitale për transferim fotografish, të luajmë lojëra me kundërshtarë që ndodhen larg, si dhe për të përshpejtuar lundrimin në internet në celularë. Dhe pa Ëi-Fi, kompjuteri më i famshëm dhe i kërkuar sot, netbook, do të ishte i padobishëm.

6. BROADBAND INTERNET ACCESS

A e mbani mend teknologjinë ISDN? Dhjetë vjet më parë, ajo teknologji plot telashe ishte pararoja e broadband internet access. Fatmirësisht, ardhja e modemëve DSL dhe kabllore si dhe aksesi satelitor dhe më pas ai i celularëve 3G në internet solli lidhjet e shpejta në internet për shumicën e familjeve.

Broadband nisi të ketë fërkime serioze në fillim të dekadës, sipas Nielsen, që pohoi se në mars 2002 broadband kish hyrë në treg teksa përdoruesit e shpejtësisë së lartë kishin eklipsuar ata që përdornin dial-up. Sot, sipas Forrester Research, janë 80.9 milionë familje në SHBA që përdorin broadband. Lidhja me broadband e bëri internetin të domosdoshëm. Ajo shtroi rrugën për shkarkimet e muzikës dhe filmave, blerjen e pothuajse çdo gjëje nga dyqane virtualë si Amazon.com, rrjete socialë, telefonata VoiP e videokonferenca.

Fuqia transformuese e broadband shkon përtej shtëpisë. Adoptimi i saj përkoi me dy forca të njëkohshme: globalizimin e biznesit dhe përparimet në rrjetet e teknologjisë së informacionit në korporatat e mëdha. Dhe kjo solli një epokë të re tregtie online, duke ndryshuar mënyrën si operojnë bizneset.

Shpejtësia me të cilën këto forca përfshinë ekonominë globale ishte e hatashme dhe impakti në tërësi ka qenë i thellë.

Kurrë më parë një teknologji e vetme nuk e ka ndryshuar ekonominë globale dhe mënyrën si ne jetojmë. E gjithë kjo me shpejtësinë e broadband.

7. TiVo

Në thelb, TiVo solli tek televizori revolucionin dixhital - për tmerr të Hollywoodit. Asnjëherë që nga debutimi i videoregjistruesve një pajisje argëtimi shtëpiak nuk ka shkaktuar kaq shumë frikë mes të mëdhenjve - apo kënaqësi mes klasave që i shohin videot. Në vitin 2003, Drejtori i FCC, Michael Powell e quajti TiVo, "makina e Perëndisë". Është e lehtë ta kuptosh entuziazmin.

TiVo ua mori kontrollin transmetuesve dhe ua dha shikuesve. Nuk kish nevojë të ishe në shtëpi të enjten mbrëma për të parë "Friends": Thjeshtë e programoje të regjistronte të gjithë episodet dhe më pas i shikoje kur të doje. S'kishe kohë për reklamat? I kapërceje! Dhe nëse nuk e ke ndjekur të gjithë dinamikën, ndërkohë që sheh TV direkt, thjeshtë ktheje pas.

TiVo i parë u shit në mars 1999 dhe shumë shpejt njerëzit gumëzhinin për lehtësinë legjendare të përdorimit, aftësinë për të sugjeruar programim bazuar në preferencat e shikuesit, si dhe interface-n shumë intuitive. Fjala u përhap shpejt dhe deri në janar të vitit 2007, TiVo kishte 4.4 milionë të regjistruar.

Sot, TiVo nuk është tamam forca që ka qenë dikur. Kompanitë kabllore i kanë marrë pjesë të mira tregut të saj, duke integruar aftësi transmetuese me aparatë të tipit TiVo. Megjithatë, popullariteti i saj është i paarritshëm. Sot, më shumë se 38 milionë familje në SHBA kanë një DVR, shumica e të cilëve ofrohen prej operatorëve kabllorë.

Kështu që, nëse jeni një prej miliona fansave të televizionit, atëherë nuk mund të imagjinoni një botë pa programimin e TiVo.

8. GPS

Me shumë gjasa, fillimisht shumë njerëz e kanë hasur sistemin GPS të navigimit në një makinë me qira të marrë tek Hertz. Kompania nisi ta instalojë sistemin e saj me të cilin nuk humbet kurrë në vitin 1997. Në atë kohë, udhëtimi me GPS ishte i kushtueshëm. Më keq akoma, satelitët e pozicionimit global që janë në pronësi të qeverisë së SHBA, ishin qëllimisht të dobësuar kur përdoreshin për qëllime civile. Në vitin 2000, qeveria lejoi përdorimin civil të sinjalit ushtarak të GPS dhe tashmë saktësia kthesë pas kthese u bë realitet. Sot, afro 31 përqind e të rriturve në Amerikën e Veriut përdorin një sistem të lëvizshëm navigimi, sipas "Forrester Research". Pajisjet e instaluara në makinë ofrojnë udhëzime kthesë pas kthese, të cilët kalkulohen automatikisht kur për shembull, harron të kthehesh në vendin e duhur. Udhëzimet me zë janë ofruar në një seri zgjedhjesh vokale, si për shembull Snoop Dogg apo Madona.

Në vitet e fundit, kemi parë navigimin GPS të fitojë terren brenda telefonave celularë, si tek iPhone, duke përdorur programe të shkarkueshëm. Edhe kompanitë celulare e ofrojnë një shërbim të tillë kundrejt një pagese.

GPS nuk është e kufizuar në udhëzime për të ngarë makinën. Sot po shohim gjithnjë e më shumë njerëz që përdorin gjeoetiketimin për të shtuar lartësinë dhe gjerësinë e saktë gjeografike si informacion për fotografi, video dhe harta. Ne tani mund të vendosim fotografitë e pushimeve në një hartë dhe madje mund të përdorim të dhënat e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike për të gjetur vendndodhjen dhe identifikuar atë restorantin francez ku do të donim shumë të ktheheshim në të ardhmen.

Kjo është bukuria e GPS: nuk na tregon vetëm se ku po shkojmë, por edhe se ku kemi qenë.

9. WINDOwS XP

Komenti i parë për Windows XP është bërë në shtator 2001. Atëherë u vlerësua shumë shkrirja që i kish bërë programeve kompjuterikë të Windows 98, duke e bashkuar me sigurinë që ofronte Windows NT. Në fakt, atëherë u tha se ky është "Sistemi i operimit më i fundit dhe më i miri që Windows ka nxjerrë deri sot".

Çfarë deklarate parashikuese që ishte! Nëntë vjet më vonë, Windows XP vazhdon të jetë sistemi operativ më popullor në botë. XP komandon pothuajse 62% të tregut, ndërkohë që e sapoardhura Windows 7 ka afro 7 përqind të tregut. XP i dikurshëm është sistemi operativ që vendoset në kompjutera të vegjël, që është kategoria më e fundit e kompjuterëve.

Dhe në një lëvizje që ndodh për herë të parë në histori, Microsoft u ofroi një rikthim tek XP atyre përdoruesve që patën eksperiencë të tmerrshme me Windows Vistan. Përse XP ishte kaq i mrekullueshëm?

Ai ishte i pari sistem operativ i orientuar nga konsumatori, i prodhuar nga Microsoft dhe i cili u ndërtua mbi arkitekturën e Windows NT. Por ai gjithashtu, përfshinte aftësinë e Windows 98 për lojëra dhe programe. Kodimi DOS që kish qenë i dukshëm në sistemet e mëparshëm operativë të Microsoft tashmë kish ikur dhe Ekrani Blu i Vdekjes, siç u quajt, në pjesën më të madhe u zhduk.

Windows XP shtoi gjithashtu aftësi të reja lidhjeje në rrjet (duke përfshirë lidhjet jokabllore) si dhe Internet firewall-in. Na pëlqeu të gjithëve edhe debutimi i Windows Media Player si dhe mbështetja automatike për aparatet fotografikë dixhitalë.

Me Windows XP, Microsofti shënjestroi disa prej tipareve që do të bëheshin përcaktues të dekadës së ardhshme. Rrallëherë e ardhmja është parashikuar kaq saktë.

10. APPLE IMAC

Kur Steve Jobs hipi në skenë për të prezantuar të parin iMac në 6 maj 1998, ai premtoi se ai do të kombinonte "eksitimin e internetit me thjeshtësinë e Macintoshit". Fare mirë mund ta kish quajtur edhe një kompjuter marrëzisht të mrekullueshëm.

Bashkimi i monitorit me hard diskun ishte provuar shumë herë, por ai asnjëherë nuk kishte ndodhur me stilin e iMacut. Në dekadën e fundit, Apple ka nxjerrë një seri kompjuterësh të tillë iMac me ekrane LCD që kanë qenë jashtëzakonisht shumë funksionalë, me një dizenjo shumë elegante dhe gjithjë e më të përballueshëm financiarisht.

iMacu më i hershëm me ekran LCD, G4, ndoqi një dizenjo të guximshme: ekrani i tij 15-polësh ishte montuar mbi një bazë në formë vezake ku ndodheshin motherboardi, procesori, drive optik si dhe të tjerë komponentë të brendshëm. Në versionet e mëvonshëm, Apple do të shtonte edhe të tjerë funksione si një kamerë të inkorporuar, DVD, Ëi-Fi të integruar dhe tastierë e maus pa kabëll.

Çdo model i ri ka qenë një mrekulli e vërtetë. Zakonisht, paneli kryesor nuk ka bokse audio, butona kontrolli apo porta. Të gjithë portat janë të reshtuara vertikalisht në pjesën e pasme.

Të tjerë prodhues kompjuterësh janë përpjekur të kopjojnë iMacun, por asnjëri nuk i është ofruar. iMac vazhdon të jetë shkrirja e përsosur e stilit dhe performancës, me një çmim të përballueshëm.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers