Meloditë e Bethovenit Ose filozofia e muzikës!

Qamil Gjyrezi

Meloditë e Bethovenit janë komunikuese, forma komunikimi joverbale që i japin artit të Bethovenit natyrën shenjë që e studion semiotika. Simfonia e pestë e Bethovenit quhet edhe simfonia e fatit njerëzor. Me muzikën e tij Bethoven përshkruan dhe e jep fatin njerëzor nëpërmjet gjuhës joverbale, muzikës, shprehjes dhe përmbajtjes. Kjo simfoni ka një mesazh shumë të rëndësishëm për njerëzimin, “mesazhin e fatit njerëzor”.

Niçe ka shkruar se jeta pa muzikë do të ishte një gabim. Muzika është e lidhur me imgjinarion, imagjinimin. Ajo ka vlera komunikuese, simbolike, metaforike dhe pa dyshim semiotike. Imagjinario i jep një kuptim tjetër muzikës, duke kthyer në një gjuhë joverbale, me aftësi shprehëse dhe konceptuale si gjuha e folur. Boezio la traktatin e parë të shkruar për muzikën 600 vjet mbas Krishtit. Ai është dokumenti i parë i shkruar për muzikën si art dhe gjuhë. Traktati titullohej “Traktati i institucionit muzikë”. Boezio në këtë punë shquan tek muzika pozicionin e saj: pozicioni absolut (që nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër); pozicioni referencial (i drejtohet dikujt ose diçkaje për të vërtetuar dhe mbështetur diçka); pozicioni ekspresionist (që shpreh dhe mbështet tek shprehja). Saussure, semiologu i famshëm francez, ka folur në punët e tij për semiotikën, shkencën që studion shenjat, për një lidhje natyrale ndërmjet mendimit dhe zërit, ndërmjet ndijimit dhe tingullit. Ky studim u jep mundësi studiuesve ta rimarrin semiotikën e muzikës ose muzikën si gjuhë joverbale. Muzika dhe semiotika (imagjinario) Individët në jetën e përditshme mund të prodhojnë fraza (fjali), të cilat nuk i kanë dëgjuar më parë të imagjinuara, ndërsa kompozitorët mund të shkruajnë melodi të cilat nuk i ka gjeneruar askush më përpara. I gjithë ky proces krijues ka në bazën e tij imagjinatën njerëzore, e cila luan një rol të madh edhe në artin muzikor dhe është baza për studimin e semiotikës së muzikës. Muzika krijon pjesë domethënëse dhe në tërësi të kënaqshme të jetës: jo vetëm muzika e jashtme, që dëgjojmë me veshë, por edhe ajo e brendshme që tingëllon në kokën tonë. Në këtë kontekst muzika ka lidhje me sistemin nervor (neurologjinë) dhe një studiues i famshëm amerikan, Oliver Sacks, neurolog, ka shkruar një punë të quajtur “Muzikofilia”, ku shpjegon funksionimin e veshit të brendshëm dhe atij të jashtëm. Sacks shkruan për “veshin e mendjes” dhe “syrin e mendjes”, tipike semiotikë dhe imagjinare. Tipik është rasti i L. Bethovenit, që e ka shkruar veprën e tij në kushtet e shurdhërisë. Oliver Sacks ka shkruar: “Kjo imagjinatë e caktuar është qartësisht thelbësore për muzikantët profesionistë, për shembull falë jetës kreative dhe shëndetit mendor të Bethovenit, pasi u shurdhua dhe nuk mundte më të dëgjonte asnjë muzikë, përveç asaj që i tingëllonte në mendjen e tij. I gjithë ky proces neurologjik dhe linguistik është i lidhur me semiotikën, teorinë e shenjave dhe imagjinarion. Në qoftë se nuk do t’i funksiononte “veshi i brendshëm” Bethovenit, imagjinata e tij dhe shenja humane, ai nuk do ta krijonte veprën e tij. Ndërsa semiotika është procesi i studimit të shenjave (semiosis) ose kuptimi dhe komunikimi i shenjave dhe simboleve. Fjala semiotikë ose semiologjia (prej termit grek semion, që do të thotë “shenjë” dhe semioticos (e lidhur me shenja) është disiplina që studion shenjat. Në rastin e muzikës kemi shenja verbale dhe joverbale, në të cilët bën pjesë edhe shenja e muzikës, tingulli harmonia, polifonia dhe ritmi muzikor, shija e saj. Ritmi i muzikës si edhe melodia kanë natyrën semiotike dhe komunikative. Pa ritmin njeriu do të ishte gjitar. Është pikërisht ritmi që e bëri njeriun të ngrihet në këmbë, të krijojë një dinamikë jetësore. “Ka argumente të forta, që muzika zë një botë semiologjike, e cila, në të dyja, nivelin ontogjenetik dhe filogjenetik, ka një prioritet mbi gjuhën verbale” (Middliton, 1990, 172). Prandaj ritmi i muzikës është shenjë dhe formë komunikimi dhe për semiotikën përbën një studim rasti. Të gjitha kulturat kanë ritmin e tyre të cilin e shprehin si formë sjelljeje, artistike dhe formë të menduari. Kujtoni Tangon argjentinase, Tarantellën italiane të jugut, Vallen e Kukësit, Rock and roll, Amerika etj. Kemi semiotikën me origjinë pierciane, semiotiku francez që përfaqësohet nga ikonizmi (koncepti) dhe teoria e perceptimit, me origjinë gestaltike (përmbajtja). Komunikimi (shenja dhe kodi) Komunikimi ka një rol të madh për gjuhët joverbale, tek piktura, muzika dhe letërsia. Tingujt dhe ngjyrat komunikojnë, duke na krijuar neve një përshtypje për materialin muzikor dhe piktorik të cilët kanë shprehje dhe koncept dhe janë një gjuhë joverbale, e cila ka element shprehës si gjuha e shkruar dhe e folur. Prandaj themi që piktura dhe muzika flasin ashtu si edhe poezia dhe proza. I gjithë procesi është i lidhur me teorinë e komunikimit, teorinë e shenjave me perceptimin dhe imagjinatën e fantazinë. Për të kuptuar semiotikën e muzikës, së pari duhet sqaruar çfarë është shenja dhe kodi? Barthes shkruan: “Një shenjë është diçka që përsëritet. Pa përsëritje nuk është shenjë, përse nuk mund njihej dhe njohja është ajo që e themelon shenjën”(Gennari, 1994). Kodi është një rregull i konvertimit të informacionit (p.sh. një letër, fjalë, frazë ose gjest, ) në një formë tjetër prezantimi (një shenjë në një shenjë tjetër) jo domosdoshmërisht në të njëjtin tip. Semiotika e muzikës është një semiotikë që merr përsipër shenjën e gjuhës së muzikës si term i vërtetimit të karakterit të përgjithshëm efektiv të saj, nga zotësia e saj për të qenë një semiotikë e përgjithshme. Një semiotikë e muzikës merr shijen e muzikës nga praktikat interpretuese dhe shprehëse të muzikës. Metodika e semiotikës së muzikës është një metodikë e dëgjimit. Dëgjimi është një gjuhë joverbale si të folurit, me gramatikë, sintaksë, semantikë. Gjithashtu edhe të shikuarit ka të njëjtin funksion, si gjuhë joverbale. Dëgjimi është kushti i një teorie të përgjithshme të shenjës për aq sa semiotika e tjetërsimit. Në këtë kontekst, veshi merr më shumë se syri informacion dhe quhet “shqisa e natës”, që do të thotë se dëgjimi është më i fortë se shikimi. Të folurit është një gjuhë sintaksë, e kanalizuar në thelbin semiotik verbal në rrjedhën e historisë së ominazioneve. Ndërsa verbalja nuk është tingulli i mirëfilltë (akustika e mirëfilltë) që mund të vijë nga një trup njerëzor (p.sh. të kënduarit me buzë të mbyllura ose nga një trup jonjerëzor, p.sh. deti) Studim rasti Regjimet diurno (ditës) e të natës dhe karakteri semiotik i artit të Bethovenit janë shembull identik për të kuptuar se si funksionon regjimi i natës në psikikën individuale dhe kolektive me “shurdhërinë”, por është veshi i memories, imagjinata që krijon veprën në rastin tonë veprën e Bethovenit, me dritë dhe komunikative. Muzika e Bethovenit ka natyrën arketipe me dritë që shpesh ka pasur edhe debat në planin psikik, për përmbajtje “agresive”, por melodia dhe harmonia dhe mbi të gjitha mesazhi i himnit të Evropës te “Oda e gëzimit”, simfonia e nëntë, flasin qartë për një art plot dritë dhe i pavdekshëm. Meloditë e Bethovenit janë komunikues, forma komunikimi joverbale që i japin artit të Bethovenit natyrën shenjë që e studion semiotika. Simfonia e pestë e Bethovenit quhet edhe simfonia e fatit njerëzor. Me muzikën e tij Bethoven përshkruan dhe e jep fatin njerëzor nëpërmjet gjuhës joverbale, muzikës, shprehjes dhe përmbajtjes. Kjo simfoni ka një mesazh shumë të rëndësishëm për njerëzimin, “mesazhin e fatit njerëzor”. Simfonia fillon me “tri nota” me levare, që është shenji i parë që transmeton, shpreh një ide, imazh, imagjianatië. Kjo është një shenjë e një gjuhe joverbale shumë komunikative, strukturale. Kjo shenjë është një imazh akustik, koncept imagjinar i shprehur me tinguj. Kodi është koncepti+tingullin, si togfjalësha që përsëriten duke ndërtuar fjali të vërteta. Muzika e Bethovenit shprehet në formë sintaksore. Kjo simfoni ka gjithashtu tekstin e fatit që transmeton e gjithë simfonia dhe shenja. Kjo shenjë është gjithashtu simbol dhe arketip kolektiv. Ne e kemi në pavetëdijen tonë të gjithë këtë shenjë, por Bethovenit i ka dalë në vetëdije, duke materializuar dhe duke na dhënë neve kuptimin e fatit ose argument i dytë, jemi ne ata që i japim kuptim me empati ose natyrë empatiko njerëzore. Umberto Ecco propozon në debatin e tij për semiotikën dhe imagjinarion e artit viziv dhe muzikor një model semantik në leximin e pikturës dhe muzikës. Ecco thotë: “Një siklet për defekt ishte i duhur ndaj përshtypjes që qartësisht muzika të kishte një dimension sintaksor, por jo një dimension semantik”. Pra muzika shprehet në formë sintaksore. Ecco presupozon që pronësia për të qenë muzika një gjuhë, të jetë e kuptueshme në kuptimin shpërndarës. Ecco vazhdon: “Vëzhgimet mbi domethënien (signifikatio) e muzikës do të jem i detyruar këtu dhe aty, për të mos i llogaritur disa njohuri dhe për të kapërcyer mbi probleme që do të meritonin reflektim të lartë dhe të thellë”. Një semiotikë e muzikës do të ishte një semiotikë e komunikuesve muzikore (joverbale), në të njëjtën mënyrë në të cilën gjuha është një semiotikë e komunikuesve verbalë. Dy semiologë të mëdhenj janë edhe: Eero Tarasti, finlandez 1948, Semiotik, muzikolog, semiolog dhe Giovani Morelli, Venezian, musikolog, Semiolog Semiotika e muzikës ka të njëjtin mesazh dhe aftësi komunikuese siç ka edhe gjuha e folur dhe e shkruar ku imagjinata lot një rol të madh, në kuptimin e këtij mesazhi. Procesi i komunikimit realizon qëllimin e komunikimit të muzikës dhe përmbajtjen e saj semiotike. Imagjinario dhe imagjinata lozin një rol të rëndësishëm për artin, edukimin, terapinë dhe për artin e muzikës, semiotikën dhe terapinë muzikore.

Google+ Followers