Juana, a ka qenë me të vërtetë pa peshë?

Fetarët e kohës së Leonit IV dhe Benitos III, për një xhelozi të ekzagjeruar ndaj fesë, nuk kanë folur për këtë grua të rëndësishme


Ndërkohë që disa historianë e mohojnë ekzistencën e të papeshës Juana, disa të tjerë e afirmojnë, midis tyre dhe Martin Polonio, Mariano Escoto dhe shumë të tjerë. I ashpri Lannoy thotë: "Fetarët e kohës së Leonit IV dhe Benitos III, për një xhelozi të ekzagjeruar ndaj fesë, nuk kanë folur për këtë grua të rëndësishme, por pasuesit e saj, me më pak skrupuj, kanë zbuluar më në fund këtë mister". Krenaria e klerit roman dhe kardinalët e lartë, nuk mund të toleronin që një grua t'i kishte qeverisur, t'i kishin puthur këmbët dhe kanë mohuar ekzistencën e saj. Disa autorë fetarë thonë që Juana ka qenë e zgjedhur në pontifikim nga ana e djallit, të tjerë për një plan special të qiellit dhe disa të tjerë afirmojnë që kisha duhet të ndihet e poshtëruar, të tjerë mbështesin që duhet festuar si një mrekulli, që i bindi romanët të ishin të drejtuar nga Shpirti i Shenjtë. Mbas këtyre refleksioneve të lehta, jeta e saj është rimishëruar sipas versionit të gjykueshëm të shkrimtarit Mariano Escoto: "Fillimet e shekullit X kaluan, në Gjermani për të kthyer krahina të ndryshme në kristianë dhe shumë priftërinj anglezë, midis të cilëve ndodhej një e re e bukur, të cilën e kishin rrëmbyer nga familja e saj dhe që më pas solli në dritë në Mayenza një fëmijë që do të tërhiqte vëmendjen e botës; ishte Juana, e quajtur prej të tjerëve Gilberta, Isabel ose Margarita, që u mësua nga i ati i saj, me njohuri që do t'i kishin zili shumë njerëz të ditur. Kur u rrit një murg anglez i deklaroi pasionin e tij për të dhe ajo e bindur për dashurinë e saj, iku me të tek kryemurgu për t'u pranuar si murg duke hyrë nën emrin Juan si anglez dhe studioi aty derisa u nisën në Angli dhe Francë ku Juana, e mbuluar me veshjen e saj prej burri, u grind me doktorët më të rëndësishëm, Shën Aucarion, me fratin Beltran dhe abatin Lobo de Ferriere, duke kaluar pastaj në Athinë. Juana ishte në atë kohë 20 vjeç dhe pamja e saj e bukur nuk të jepte përshtypjen e një prifti të ri. Në Athinë kaloi disa vjet, duke u shtuar njohjeve të saj universale dhe një elokuencë që e admironin të gjithë, kur i dashuri i saj vdiq menjëherë iku dhe shkoi për në Romë.

Aristokratë, kardinalë, priftërinj dhe fratër nderoheshin me miqësinë e saj dhe admironin pastërtinë dhe talentin e saj që e çoi në karrigen e pontifikimit me vdekjen e Leonit. Ajo u afirmua nga tre peshkopë në Bazilikën e Shën Pjetrit, përpara të dërguarve të perandorit dhe në katedralen e Sienës rezulton portreti i saj me titull Juan VIII, papa femër. Me pjekuri të madhe ushtroi pontifikimin, dha urdhra dhe administroi shenjtërime, iu lau këmbët peshkopëve, krijoi shumë thënie nëpër mesha që u ndaluan më vonë nga pasardhësit e saj dhe drejtoi me shumë aftësi politikën e kishës, me këshillën e saj plaku Lotario përqafoi jetën e manastirit në abatinë e Prumit.

Juana ishte në atë kohë e pastër, por natyra e shtynte drejt pasioneve, zgjodhi një të dashur dhe u sigurua për fshehtësinë e relacionit, dhe fshehtësia është ruajtur sa që nuk dihet në ishte një kamerier apo një kishtar. Shumica mendojnë që ishte një prift - kardinal i kishës së Romës; e sigurtë është që e pafshehta natyrë e la shtatzënë dhe që duke shkuar në një procesion në kal kur ishte afër bazilikatës së Shën Klementit dhimbjet e lindjes ishin aq të mëdha saqë ra nga kali, duke lëshuar klithma të tmerrshme derisa solli në dritë një fëmijë. Në mes të një konfuzioni të tmerrshëm dhe të kërcënimeve të klerit ajo kapërdiu bashkë me turpin dhe lamtumirën e prifit-kardinal që e mbështeste, duke e fluturuar shpirtin e saj në qiell dy vjet pas pontifikimit. Atje varrosën dhe të birin, që u mbyt nga priftërinjtë dhe mbi varrin e saj ngritën një kishë me një statujë mermeri të papeshës, e riveshur me veshjet e priftit dhe një fëmijë në krah, që u shkatërrua nga Benito III, por që rrënojat e saj kanë qenë deri në shekullin XV. Kleri i indinjuar, vendosi provën e karriges, që konsiston në atë që kur Papa ulej në karrige duhet të mbante veshjet të hapura përpara dhe këmbët gjysmë të hapura që të shihej që ishte mashkull dhe mbasi vërtetohej kjo të gjithë bërtisnin: tani kemi Papën.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers