Ju rrëfej për mendimin

  Një intervistë me John Hagelin 

Fizikani kuantist John Hagelin është Drejtor i Unionit Global të Shkencëtarëve për Paqen. Kjo intervistë përshtat informacionet e zhvillimeve më të fundit në gjirin e teorisë së lidhëseve me spekulime të gjera, thellësisht shkencore dhe të rrënjosura mirë në natyrën e mendimit, mbi meditimin, trupat e brishtë, udhëtimet yjore dhe tjetër akoma. Duke eksploruar botën misterioze të materies dhe të energjisë së errët, ndodhemi përballë një “forme krejtësisht transhendentale dhe jo të manifestuar të energjisë dhe të materies” që mund të barazohet me boshllëkun biblik. Tani do të investigojmë diçka të pranishme në manifestimet mbretërore të quajtur materie me sektor të fshehur. Sa e fshehtë është materia me sektor të fshehur? Shumë e fshehur. Duhet të jesh i përgatitur mirë në teorinë e lidhëseve që të paktën ta kesh dëgjuar. Fatmirësisht, ndërsa po shqyrtonim qindrat e faqeve të transkriptuara që kemi hartuar për filmin e dytë të Bleep, jemi ndeshur me një aludim të shkurtër të materies me sektor të fshehur si një “univers mendimi” potencial pikërisht në një prej intervistave me dr. John Hagelin. I tillë ka qenë interesi i shkaktuar sa që jemi kthyer nga ai për t’i bërë pyetje dhe sa jemi kënaqur që ia kemi bërë! Në fillim kjo intervistë është paska teknike. Mos u dorëzoni. Në fakt, sjell argumente shumë interesante. 

Materia me sektor të fshehur është e njëjta gjë me materien e errët? Është e lidhur me energjinë e errët? Apo është krejtësisht ndryshe? 

Janë tri gjëra krejtësisht të pavarura. 

Atëherë si është që teoria e superlidhëseve hap mundësinë ndaj një sfere të mendimit, që thuhet se quhet materie me sektor të fshehur? 

Hëm, më duhet ta filloj duke thënë se ky hetim lidhur me materien me sektor të fshehur në raport me sferën e mendimit është spekulativ dhe kryesisht është vepër e imja. Duke thënë këtë, teoritë e superlidhëseve, në praktikë, parashikojnë të gjitha praninë e materies me sektor të fshehur, që për shumë aspekte është e ngjashme me materien familjare, e formuar nga thërrmija e forca dhe, për shumë aspekte, të vogla, mund të jetë ndryshe. Ajo që e bën të fshehtë materien me sektor të fshehur është se, të paktën në interpretimin e përbashkët, ndërvepron me materien me sektor të vëzhgueshëm ose materie të zakonshme, vetëm nëpërmjet influencës gravitacionale të saj. Sikur ky të ishte vërtet problemi, një materie e tillë e fshehur do të ishte pothuajse e parëndësishme për botën tonë me materie të zakonshme, pasi ndërveprimi gravitacional midis çdo gjëje është normalisht tepër i dobët për të fituar ndonjë interes. Nga ana tjetër, ka përjashtime në sasi ndaj një afirmimi të tillë. 

Sikur materia me sektor të fshehur agregohet në planetë dhe yje, mund të ketë një efekt të fortë gravitacional mbi ne. Ose, sikur materia me sektor të fshehur të agregohej përreth diellit për shkak të tërheqjes gravitacionale të vetë diellit, ose të agregohej përreth galaktikave për shkak të tërheqjes gravitacionale, atëherë kjo materie me sektor të fshehur do t’i shtohej forcës së gravitetit të diellit; do t’i shtohej forcës gravitacionale të galaktikave. Për pasojë, ka rrethana në të cilat ndërveprimi me materien me sektor të fshehur nëpërmjet forcës gravitacionale mund të jetë me interes. Duke thënë këtë, materia me sektor të fshehur bëhet vërtet interesante kur pranojmë se premisa e parë, domethënë që ndërvepron me ne vetëm në mënyrë gravitacionale, përgjithësisht është false. 

Përveç ndërveprimit të saj gravitacional, materia me sektor të fshehur mund të ketë dhe shpesh ka një influencë të dobët elektromagnetike. Megjithatë, edhe si influencë e dobët elektromagnetike, ndoshta njëmijë herë më e dobët se influenca normale elektromagnetike, është njëlloj miliarda herë më e fuqishme se forca e gravitetit. Duke marrë shkas nga ndërveprimet e saj elektromagnetike kundrejt materies së zakonshme, materia me sektor të fshehtë bëhet shumë më magjepse. 

Pse e kini përcaktuar “sferën e mendimit”? Apo një referim i tillë ribëhet në sferën e mendimit vetëm potencialisht? 

Një materie e tillë është një kandidat i mirë për një botë, mendim ose për një botë mendimi. Numri një: për shkak të karakteristikave të detajuara të saj, një subjekt i gjerë lidhur me të cilin mund të kthehemi. Numri dy: sepse kemi nevojë për një shpjegim fizik për mendimin. Kemi nevojë për një diçka, kur shikohet brenda në thellësi, për të lidhur trurin fizik me fushën e unifikuar të vetëdijes dhe fusha e unifikuar e vetëdijes ekziston në dimensioni super të unifikuar me 10 në më pak se 33 centimetra, që është shumë më pishtë se dimensioni bërthamor. 

I referoheni shkallës Planck? 

Po. E në qoftë se kjo është sfera e vetëdijes dhe janë gjithnjë e më të shumtë kërkimet që sugjerojnë mundësinë që përfundimisht të jetë, atëherë bëhet fjalë për fushën e unifikuar, shkallën Planck. Kemi nevojë për një diçka që të lidhë vetëdijen me trurin fizik dhe me neuronet, për të dhënë një lidhje midis atij që është një organ shumë mikroskopik, trurit, dhe deri neuroneve dhe ADN-së brenda neuroneve... me shkallën Planck mikroskopike. 

I referoheni punës së Roger Penrose me Stuart Hameroff? 

Po, ekziston një lidhje. Në fakt, Roger Penose qe ndër të parët që bëri me dije se fenomeni që e quajmë vetëdije përfundimisht mund të jetë një fenomen me shkallë Planck. Ja lidhja. Kam punuar mbi mekanizma të caktuar që ndihmojnë për ta bërë të besueshme. Nuk besoj se dini për teorinë e superlidhëseve dhe të materies me sektor të fshehur. Mund të ishit po aq i eksituar. Materia me sektor të fshehur na jep në shumë mënyra një lidhje midis vetëdijes e trurit fizik dhe kjo, sërish, do të kërkonte një shkallë forcash shumë, shumë të shkurtër. Dhe janë tiparet e materies me sektor të fshehur që e bëjnë një lidhje vërtet natyrale midis fizikës së pafundësisht të voglës e sferës së vetëdijes dhe fizikës mikroskopike të trurit. Duhet që një lidhje e tillë të ekzistojë, pasi vetëdija është ngushtësisht e lidhur me perceptimin ndjesor, organet tona të lëvizjes dhe aktivitetin e trurit. Por vetëdija në thelb nuk krijohet nga truri. Mund të pasqyrohet nga truri, të modulohet nga truri, por jo të krijohet prej tij. Jo sipas asaj që kuptoj unë dhe jo sipas përvojës së drejtpërdrejtë të asaj që është vetëdija në shekuj, veçanërisht tani, në këtë brez, me rilindjen e meditimit. Edhe bollëku u kërkimeve mbi meditimin, përvojën e vetë vetëdijes, pohon se është themelore në krijim dhe e gjen burimin e saj të fundit në këtë fushë të unifikuar të inteligjencës të bazës së mendjes dhe materies. Kjo është përvojë e drejtpërdrejtë. Një numër gjithnjë në rritje provash i jep mbështetje rolit themelor të vetëdijes në universin fizik. Tani që arrijmë ta kuptojmë si fushën e unifikuar, duhet të kuptojmë mendjen. Duhet të kuptojmë mendimin, që është lidhja e vërtetë midis vetëdijes së pastër e abstrakte dhe trurit fizik. Materia me sektor të fshehur ka karakteristika të mrekullueshme që na japin një lidhje të tillë midis sferës shumë të vogël të vetëdijes dhe sferës më mikroskopike të trurit. Një prej çelësave të karakteristikave të tilla quhet pandryshueshmëri dimensioni dhe ky është një element interesant i materies me sektor të fshehur. 

Pandryshueshmëri dimensionale në praktikë do të thotë se madhësia nuk ka vlerë. Kjo është e vërtetë në fizikën e zakonshme dhe nuk është e vërtetë për pjesëzat shumë të mëdha në përgjithësi. Çdo gjë e përbërë me materie të zakonshme nuk ka pandryshueshmëri dimensioni. Mund të marrim një qenie njerëzore dhe ta zmadhojmë deri 10 herë lartësinë tonë, 10 herë gjerësinë tonë dhe 10 herë trashësinë tonë dhe mund të mendohet se do të bënim ta dinim në qoftë se do të ndodhte? Në qoftë se do të zmadhonim pemët, të zmadhonim shtëpinë tonë dhe të zmadhonim krevatin tonë, si mund ta dimë vallë se jemi 10 herë më të mëdhenj? Heh, do ta dinim. Në fund do të shembeshim nën peshën tonë, pasi pesha jonë, ja një shpjegim bazik, rritet me kubin e lartësisë tonë, por rezistenca e kockave tona rritet vetëm me katrorin e gjatësisë dhe gjerësisë së kockës. Kështu gjërat nuk rriten në mënyrë të çrregullt. Qeniet kanë dimensionin e tyre ideal, nuk mund të jemi shumë më të mëdhenj, nuk mund të jemi shumë më të vegjël, thjesht nuk mund të funksiononte. E njëjta gjë me insektet. Kanë një dimension karakteristik dhe thjesht nuk mund të bësh një insekt gjigant siç bëhej në filmat horror në vitet pesëdhjetë dhe të shpresohet që i shkreti të mbijetojë. Gjërat kanë një masë apo dimension natyral në botën tonë të pjesëzave të mëdha gjigante. Por ky nuk është rasti në mbretërinë me sektor të fshehur dhe fizika e sektorit të fshehur, mekanizmat e tij, mekanika e tij, është e gjitha me pandryshueshmëri dimensioni. Çfarë do të thotë që dimensioni i gjërave thjesht nuk ka vlerë? Do të thotë se mund të ekzistojë një mekanizëm apo një fenomen ne sektorin e fshehur që ndërvepron me trurin dhe mund të jetë i madhësisë së trurit apo të një neuroni. Mund të ekzistojë një ndërveprim midis materies me sektor të fshehur dhe materies trunore. Vetë ky mekanizëm fjalë për fjalë mund dhe do ta bënte të kufizohej deri në dimensionet e një pike. E njëjta dinamikë mund të ndodhë në dimensionin e një pike, në kundërshtim me këtë dimension më mikroskopik dhe të japë këtë lloj ure pandryshueshmërie të dimensionit midis fizikës së përmasave të mëdha në tru dhe fizikës mikroskopike të shkallës Planck. Kështu që na jep një lidhje natyrale midis të madhes dhe të voglës duke i tejkaluar krejtësisht dimensionet. Kjo është një çikë si shumë teknike, por është një pikë e rëndësishme, pasi ndihmon të përshkruhet pse dimensioni nuk ka vlerë. Dhe gjëja tjetër, për medituesit dhe të tjerë që e kanë eksperimentuar apo deri e eksperimentojnë rregullisht, është se ne kemi një fiziologji abstrakte të brishtë; nganjëherë është quajtur trup mendor, nganjëherë trup i brishtë apo trup astral. Kemi një mjet fizik më të brishtë të lidhur me ne që në rrethana të caktuara mund të lëvizë pavarësisht nga trupi dhe ky mjet përmban vetëdijen tonë. Është si një kontenitor vetëdijeje, një kontenitor apo mjet për mendimin dhe më këtë mund të udhëtoni. Mund të mësoni të zhvilloni aftësinë për ta lënë prapa krahëve trupin tuaj fizik dhe të hyni në atë të brishtë, nuk është diçka që e rekomandoj. Edhe pse në rrethana të caktuara ndodh spontanisht. Nuk është një aftësi e veçantë që ia vlen barra qiranë ta kultivosh dhe bile ka rreziqet e saj të vogla, por është një përvojë e njohur dhe sigurisht edhe një përvojë e imja. Është për këtë arsye që mund t’ju flas me një siguri empirike të bazuar mbi përvojën ose eksperimentin. Është një trup më i brishtë se ai që e quajmë “trup fizik” dhe shoqërohet në mënyrë intime me atë që e quajmë mendim ose mendje dhe në momentin që ju ndodh ta bëni një përvojë të tillë, veçanërisht në qoftë se jeni fizikant apo inxhinier, duhet të pyesni: “Kjo nga çfarë përbëhet?” dhe shpejt do të gjendeni duke shkartuar mundësitë e zakonshme. Përbëhet nga drita? Jo. Ky do të ishte supozimi i parë natyral, pasi në njëfarë kuptimi është një mjet i ndritshëm dhe gjysmëtransparent. Por drita nuk qëndron e bashkuar. Nuk mund të kesh një top dritë të ngjitshëm. Drita përhapet në çdo drejtim. Nuk e ka aftësinë që të aderojë në atë që quhet një valë apo një pjesëz apo një mjet i çdo lloji. Kështu që nuk është dritë dhe sigurisht jo forcë graviteti dhe as forcë bërthamore e fortë apo e dobët, pasi këto janë forca me rreze shumë të kufizuar. Në fund i ezauron mundësitë dhe kupton se kemi nevojë për diçka të re. Ndoshta diçka të re që duket disi e komplikuar. Ndoshta nuk është vetëm një tip pjesëze apo një tip force, por një gjendje e agreguar forcash dhe pjesëzash… pikërisht siç mbahen atomet së bashku nga fotonet e dritës, elektronet, protonet, neutronet dhe pjesëzat. Kështu, një shqyrtim relativisht elementar i karakteristikave bazë të këtij trupi të brishtë apo trupi mendimi zbulon se është formuar nga materie jokonvencionale dhe atëherë në këtë pikë fizika bën përpara dhe i kufizon mundësitë një e nga një. Kjo mundësi është materia me sektor të fshehur, sepse nuk është asgjë tjetër. Kur arrihet tek materia me sektor të vëzhgueshëm, kur arrihet në botën e forcave dhe të pjesëzave që formojnë materien e vëzhgueshme, e dimë se çfarë janë dhe e dimë se nuk ka të tjera. Themelore ndaj këtij shpjegimi i një materie të tillë të lidhur me mendimin apo ndoshta deri me çfarë substance të trupave tanë të mendimit, është nevoja e këtij trupi mendimi të përbërë nga materie me sektor të fshehur që të ndërveprojë në njëfarë mënyre me trurin tonë fizik. Si ndodh? Si intensifikohet kjo lidhje apo deri në çfarë mënyre shfrytëzohet kjo lidhje për të zhvilluar aftësi të rralla? Hëm, pasi që materia me sektor të fshehur është elektrikisht e ngarkuar, pavarësisht se minimalisht, le ta quajmë të ngarkuar elektrikisht në mënyrë fraksionale, nuk ka ngarkesën elektrike të një elektroni apo protoni, por diçka si një e mijta e asaj. Kjo do të thotë se do të ngjitet në mënyrë lidhëse elektrostatikisht me materien e zakonshme. Pikërisht si një diçka që ka një ngarkesë të vogël elektrike, si një copë plastike e ngarkuar me elektricitet do të ngjitej pas dorës apo bluzës tuaj. Ushqehemi me ushqim, thithim ajër, por le t’i mendojmë ato ushqime që janë plot me materie organike dhe vetë kjo materie organike ka mundësi që do të ketë ngjitur pas vetes sasira të vogla materieje me sektor të fshehur, kështu që trupi mund ta akumulojë atë. Mund deri ta përqendrojë materien me sektor të fshehur në organe të ndryshme, në tru. Kjo është spekulative, por po insinuoj, ka mundësi, se ato që ne i quajmë struktura nënkotrikale apo materie gri, ashtu si hipofiza, hipotalamusi e të tjerë mund të përqendrojnë lehtësisht sasira materieje me sektor të fshehur që kapen pas ADN-së tonë apo që deri kapen pas sinapsës neutrale. Sapo ta kemi materien me sektor të fshehur të “korezuar” sipër apo të inkorporuar në hipofizën tonë, vetë kjo materie, e cila përqendrohet në hipofizë, do të rrëmojë drejtpërsëdrejti në botën merr sektor të fshehur. Sepse duke qenë e përbërë nga materie me sektor të fshehur, që përmban ngarkesa me sektor të fshehur të ngjashme me ngarkesën elektrike, do të ndërveprojë elektromagnetikisht. Por jo për fotonin normal të botës tonë të vëzhgueshme, pjesëza, dritë, forcën e elektromagnetizmit, por për një foton të këtij sektori, që është një forcë analoge në botën me sektor të fshehur që ne dimë se është dhe duhet të jetë. Është një tip tjetër drite. Është në thelb si drita jonë, por jo e rëndësishme për botën tonë. Është një tip drite e ndryshme që është e rëndësishme për këtë botë mendimi, e rëndësishme për botën me sektor të fshehur. Në qoftë se kemi materie me sektor të fshehur të korezuar diku në trurin tonë, atëherë ajo mund të rrënojë drejtpërsëdrejti në botën me sektor të fshehur nëpërmjet fotonit të këtij sektori, i cili mund të shikojë gjithçka në “botën e fshehur” ashtu siç shikojmë me sytë tanë fizikë botën tonë. Me kusht që sistemi ynë nervor të përqendrojë dhe akumulojë materie me sektor të fshehur, nëpërmjet kësaj lloj materieje ka një dritare në këtë botë mendimi.

Google+ Followers