Internet ergo sum


(punoj në internet, prandaj jam)

Kemi nisur një bashkëbisedim intensiv dhe të zgjatur me këtë objekt të madh. Fakti që është i formuar nga një milion copëza të lidhura mes tyre na shpërqendron. Administratorët e faqeve të internetit, hordhitë e komentatorëve online dhe producentët e Hollywood që na lënë të shohim filmat e tyre nuk mendojnë se janë pixel-a të thjeshtë në një spektakël gjigand global. Tashmë, rrjeti është një gjë e vetme, një mjet komunikimi që bashkon gjithë masmediat, një media e ndërmjetme me dy miliardë skema. E gjithë masa e lidhjeve të tij - duke përfshirë gjithë librat, faqet, filmat, lojërat - është si një libër i madh që sapo kemi mësuar ta lexojmë. Vetëdija që kjo ekziston dhe që e përdor vazhdimisht ka ndryshuar mënyrën time të të menduarit

Mendimi fluid

Kevin Kelly

Gazetar, bashkëthemelues i Wired

E dimë mirë që përdorimi i teknologjisë ka ndikim në trurin tonë. Aftësia për të lexuar dhe shkruajtur është një instrument konjitiv që ndryshon mënyrën si i përpunojmë informacionet. Falë rezonancës magnetike, psikologët kanë mundur të vënë përballë trurin e një grupi analfabetësh dhe atë të një grupi personash të alfabetizuar, ndërkohë që kryenin të njëjtën detyrë. Eksperimenti ka treguar se ka dallime mes dy grupeve jo vetëm gjatë provave të leximit.

Studiuesi Alexandre Castro-Caldas ka zbuluar se, personat që janë në gjendje të lexojnë kanë një raport të ndryshëm mes dy hemisferave të trupit, krahasuar me atë të personave që nuk dinë. "Tek personat që kanë mësuar të lexojnë me vonesë, lobi ocipital i përpunon informacionet më ngadalë, krahasuar me ata që kanë mësuar që fëmijë". Psikologët Ostrosky-Solis, Garcia dhe Perez, kanë nënshtruar një grup personash të alfabetizuar dhe analfabetë në një seri testesh konjitivë, gjatë të cilëve kanë matur valët cerebrale: ata arritën në konkluzionin se, "përftimi i aftësive për të lexuar dhe shkruajtur ka modifikuar mënyrën se si truri e organizon aktivitetin konjitiv, jo vetëm përsa i përket gjuhës, por edhe në rastin e perceptimit viziv, të arsyetimit logjik, të kujtesës dhe mendimit operativ formal".

Nëse të mësuarit për të lexuar dhe shkruar mund të ndryshojë mënyrën tonë të të menduarit, imagjinoni se sa modifikohet truri ynë nga interneti dhe nga dhjetë orët në ditë që kalojmë para kompjuterit. Brezi i parë i fëmijëve që janë rritur me kompjuter tashmë po hyjnë në moshën adulte, kështu që nuk kemi asnjë studim shkencor në lidhje me pasojat e kësaj gjithëpranie të teknologjisë. Unë një ide e kam krijuar në bazë të përvojës time personale.

Kur bëj pjestime apo shumëzime të gjata, nuk kërkoj ti bëj me mendje, sepse shumë kohë më parë më kanë mësuar të shkruaj të gjithë pasazhet. Falë letrës dhe lapsit, tani jam "më i zoti" në aritmetikë. Në po të njëjtën mënyrë, sot nuk përpiqem të kujtoj disa informacione, sepse për këtë më ndihmon interneti. Ai është sot letra dhe lapsi im, dhe jam bërë më i zoti në mbledhje informacionesh. Por vetëdija ime është më e brishtë. Për çdo informacion që gjej, është dikush që thotë të kundërtën. Çdo e dhënë ka "anti"-n e saj. Hapësira e madhe e internetit vë në një pozicion si të dhënat, ashtu edhe anti të dhënat. Disa janë budallallëqe, të tjera bindëse. Nuk mund të lëmë të vendosin ekspertët, sepse për çdo ekspert është një antiekspert po aq i zoti.

Prandaj, gjithë ajo që mësoj pëson erozionin e këtyre antifaktorëve. Nuk kam më siguri. Në vend që t'i besoj një autoriteti, jam i detyruar të krijoj siguritë e mia, jo vetëm mbi gjërat që më interesojnë, por mbi gjithçka që lexoj, duke përfshirë fushat ku nuk mund të kem asnjë përvojë të drejtpërdrejtë. Kështu që, në përgjithësi më ndodh gjithnjë e më shpesh të supozoj se ajo që di është e gabuar. Një qasje ideale kjo për një shkencëtar. Por kjo nënkupton gjithashtu, që ka më shumë mundësi të ndryshoj ide për arsye të gabuar. Aftësia për të pranuar pasigurinë është një prej ndryshimeve që kam pësuar.

Gjysmë të vërteta

Pasiguria ka tipare të përbashkëta me likuiditetin, dhe tani edhe mënyra ime e të menduarit është bërë më likuide. Nuk është statike, siç do të ishte një koncept i marrë nga një libër, por është si një zë në Wikipedia. Tani ndryshoj më shpesh mendim. Interesat e mi lindin dhe vdesin shpejt. Jam më pak i interesuar për të vërtetën dhe më i interesuar për të vërtetat. Kam ndjesinë që subjektivizmi luan një rol të rëndësishëm në bashkimin e të dhënave objektive. Përparimi i ngadaltë dhe gradual i një shkence jo të përsosur më duket e vetmja rrugë e mundshme. Kur jam i lidhur në internet kam ndjesinë që jam edhe unë një rrjet që përpiqet të ndërtojë diçka të qëndrueshme, duke filluar nga një seri elementësh të paqëndrueshëm. Dhe, në këtë tentativë për të bashkuar të vërteta, duke u nisur nga gjysmë të vërtetat ndjej që mendja ime ka prirjen të mendojë në mënyrë likuide, duke konsideruar alternativat, duke pranuar bindjet e përkohshme - dhe është e tërhequr prej mjeteve fluidë të informacionit si mashup-ë, tëeet-ë dhe motorrë kërkimi. Por, ndërkohë që lëkundem nëpër këtë rrjet idesh, kam shpesh herë ndjesinë se po ëndërroj me sy hapur.

Në realitet, kush thotë se rrjeti redukton aftësinë tonë për të qenë të vëmendshëm ekzagjeron. Vetëdijësohem gjithnjë e më shpesh se ndonjëherë, fragmente informacionesh gjithnjë e më të vegjël dominojnë të gjithë vëmendjen e mendjes time të tejmbushur me informacione. Nuk më ndodh vetëm mua, të gjithë e pranojnë që i jepen magjisë së ndërprerjeve të shpejta për vogëlsira.

Për të reaguar ndaj këtij zjarri barrikadash të copëzave të informacionit, ka nga ata që në internet janë përpjekur të ndajnë vepra të mëdha në fragmente më të vegjël. Albumet muzikorë janë ndarë dhe shitën këngë për këngë, filmat bëhen trailer-a e madje edhe skena të veçanta, gazetat shndërrohen në mesazhe në tëitter, artikujt shkencorë bëhen citime në Google. Dhe unë notoj i bekuar në këtë oqean fragmentesh.

Teksa lundroj nëpër rrjet apo ëndërroj me sy hapur, kam vërejtur se mendoj në mënyrë të ndryshme. Mendimi im është më aktiv, më pak ëndërrimtar. Në vend që të kërkoj një përgjigje apo të ndjek një intuitë, duke reflektuar në boshllëk, filloj të bëj diçka bazuar në injorancën time. Nisem menjëherë. Shkoj të kërkoj, bëj pyetje, analizoj të dhënat, hidhem i tëri brenda, filloj të zotëroj argumentin. Nuk pres. Nuk duhet të pres. Vë në praktikë idetë e mia, në vend që të reflektoj mbi to.

Por mënyra më e rëndësishme me të cilën interneti ka ndryshuar aftësinë time të vëmendjes, është kështu mënyra ime për të menduar, dhe është bërë një gjë unike. Më duket sikur kaloj një seri nanosekkondash, duke lexuar tëeet-e dhe një serimikrosekondash, duke u spostuar nga një faqe në tjetrën, duke u ndalur vetëm ndonjë minutë nga një fragment libri në një tjetër, por në realitet kaloj dhjetë orë i përqendruar në internet. Kthehem në intervale shumë të shkurtër, ditë pas dite, dhe interneti ka gjithë vëmendjen time.

Kemi nisur një bashkëbisedim intensiv dhe të zgjatur me këtë objekt të madh. Fakti që është i formuar nga një milionë copëza të lidhura mes tyre na shpërqendron. Administratorët e faqeve të internetit, hordhitë e komentatorëve online dhe producentët e Hollywood që na lënë të shohim filmat e tyre nuk mendojnë se janë pixel-a të thjeshtë në një spektakël gjigand global.

Tashmë rrjeti është një gjë e vetme, një mjet komunikimi që bashkon gjithë masmediat, një medie e ndërmjetme me dy miliardë skema. E gjithë masa e lidhjeve të tij, duke përfshirë gjithë librat, faqet, filmat, lojërat është si një libër i madh që sapo kemi mësuar ta lexojmë. Vetëdija që kjo ekziston dhe që e përdor vazhdimisht ka ndryshuar mënyrën time të të menduarit.

Një individ i vetëm

Në të kaluarën kam menduar se problemi i informacionit ishte ndoshta që e transformonte homo sapiensin në një idiot: e bën shumë të sigurtë tek vetja, sidomos në ata sektorë ku informacioni është i mbështjellë nga një sasi e madhe fjalësh (si epidemiologjia, gjenetika, ekonomia). Kështu, vetëbindemi se dimë më shumë gjëra nga sa dimë realisht. Në ekonomi kjo qasje na bën të ndërmarrim risqe të kotë

Richard Dawkins

Biolog, evolucionist

Interneti është një shpikje gjeniale, një prej arritjeve më të mëdha të species njerëzore. Cilësia e tij më e mirë është që nuk është krijuar nga një gjeni i vetëm si Tim Berners Lee, apo Steve Wozniak, apo Alan Kay, as nga ndonjë kompani e madhe si Sony apo IBM, por nga një komunitet anarkik i përbërë nga individë dhe grupe, për më tepër të shpërndarë në të gjithë botën. Dimensionet e tij janë mbinjerëzore. Pa llogaritur faktin që lidh kompjuterë me dimensione të ndryshëm, që funksionojnë me shpejtësi të ndryshme dhe që janë prodhuar nga kompani të ndryshme.

Interneti është një rrjet që askush nuk e ka projektuar, asnjëherë, që është rritur në mënyrë organike, por rastësore, sipas parimeve jo vetëm biologjikë, por specifikisht ekologjikë. Natyrisht, ka edhe aspekte negativë, por nuk janë të rëndë. Shumë chat, që funksionojnë pa asnjë kontroll, kanë përmbajtje shumë të keqe. Tendenca për edukatën e keqe dhe agresivitetin favorizohet prej anonimatit, për të cilin një ditë duhet të diskutohet. Fyerje dhe fjalë të rënda që as nuk do të ëndërronim asnjëherë të firmosnim me emrin tonë dalin lehtë fare nga tastiera kur përdorim pseudonime si Tinkywinky, Flubpoodle apo Archweasel.

Dhe pastaj është problemi i përjetshëm i dallimit të informacioneve të vërtetë nga ata falsë. Motorrët e kërkimit na shtyjnë të shohim të gjithë internetin si një enciklopedi gjigande, duke harruar se përmbajtja e enciklopedive tradicionale ka qenë rigorozisht e kontrolluar dhe që autorët e zërave atje kanë qenë ekspertë të përzgjedhur. Thënë kjo, mrekullohem kur mendoj se sa mirë mund të jetë bërë Wikipedia.

Zakonisht e mas besueshmërinë e saj në bazë të atyre pak gjërave që hyjnë me të vërtetë në kompetencat e mia (dhe për të cilat do të kisha shkruajtur një zë në një enciklopedi tradicionale), si përshembull evolucioni dhe përzgjedhja natyrore. Jam kaq i impresionuar, saqë kur më mungojnë dijet e dorës së parë shkoj të shoh në zëra të tjerë. Padyshim, që ka ndonjë gabim, por koha e një gabimi përpara se të korrigjohet prej mekanizmit të korektimit është shumë e shkurtër.

Vetë fakti që mekanizmi funksionon, ndonëse vetëm në disa sektorë si shkenca, përgënjeshtron kaq hapur pesimizmin tim fillestar, që jam i tunduar ta konsideroj një metaforë të të gjithë aspekteve të internetit, të cilët duhen parë me pak më shumë optimizëm. Gjithsesi, në internet ka shumë broçkulla, më shumë nga sa gjen në librat e shkruar, ndoshta, sepse kushton më shumë që t'i prodhosh ata.

Por shpejtësia dhe gjithëprania e internetit na shtyjnë të jemi më kritikë. Nëse lajmet që dalin nga një faqe interneti kanë pak baza, mundemi fare lehtë të kontrollojmë në faqe të tjera (disa, për shembull, katalogojnë në mënyrë të dobishme legjendat metropolitane dhe informacione të tjerë falsë që përhapen si virusë). Kur marrim ndonjë prej këtyre lajmërimeve të frikshëm për një virus informatik shumë të rrezikshëm, nuk ia përcjellim menjëherë të gjithë kontakteve tanë, por pastaj kërkojmë në Google dhe shpesh herë na del se bëhet fjalë "për alarmin fals nr. 76". Ndoshta aspekti më negativ i internetit është që të navigosh mund të shkaktojë varësi dhe një humbje të madhe kohe. Sistemi të bën të shpërqendrohesh nga një argument në tjetrin, në vend që të përqendrohesh në një gjë të vetme.

Por më duhet të them edhe konsiderata pozitive. Unifikimi i papritur botëror që po realizon interneti (një i adhuruar pas fantashkencës mund të shohë këtu edhe lindjen e një tjetër forme të jetesës) i ngjan evoluimit të sistemit nervor të kafshëve shumëqelizore. Një shkollë e caktuar psikologjie mund ta konsideronte refleksin e zhvillimit të personalitetit të individëve të veçantë.

Më vjen në mendje një mendim i Fred Hoyle në librin e tij fantashkencor "Reja e zezë". Reja është një udhëtar ndëryjor mbinjerëzor, sistemi nervor i të cilit përbëhet nga njësi që komunikojnë mes tyre përmes valëve radiofonike me një shpejtësi më të madhe se sa ajo e impulseve tanë nervorë. Po përse ajo re duhet të konsiderohet një individ i vetëm dhe jo një shoqëri e tërë? Përgjigja është që shpejtësia e lidhjeve anulon dallimet. Një shoqëri njerëzore mund të shndërrohet vërtetë në një individ të vetëm, nëse gjithsecili prej nesh do të ishte në gjendje të lexonte mendimin e të tjerëve falë kalimit të drejtpërdrejtë të valëve radiofonike me shpejtësi të lartë nga një tru në tjetrin. Dick e ngjashme mund të ndodhë herët a vonë me njësitë e ndryshme që formojnë internetin.

Dije Enciklopedike

Douglas Coupland

shkrimtar

Interneti më ka bërë të pranoj një nivel dijesh enciklopedike që dhjetë vite më parë ishte i paimagjinueshëm. Ndonjëherë pyes veten, nëse Zoti nuk mërzitet, duke i ditur të gjithë përgjigjet. Interneti më detyron të kuptoj, se cili jam në të vërtetë dhe çfarë ka unike tek unë, dhe natyrisht tek çdokush tjetër. Dhe kjo më pëlqen.

Rregulla të reja

Clay Shirky

Studiues

Eshtë shumë herët për të kuptuar, nëse interneti ka ndryshuar mënyrën tonë të të menduarit. Efektet janë tashmë të dukshëm, por ndryshimet më të thella do të manifestohen vetëm atëherë kur norma të reja kulturore do të mund të rregullojnë atë që mundet të bëjë teknologjia.

Ndikimi parësor i internetit mbi mënyrën tonë të të menduarit do të zbulohet vetëm kur të veprojë në një ambient kulturor, dhe jo vetëm mbi sjelljen e përdoruesve të vetëm. Nuk do të jetojmë aq sa për të parë se çfarë përdorimi do t'i bëjë njerëzimi një mjeti ndarjeje ekonomike, të njëkohshme dhe globale (globale si në kuptimin "në dispozicion të të gjithëve", ashtu edhe sa i përket shpërndarjes gjeografike). Megjithatë, jemi duke hedhur bazat për ta bërë të funksionojë ky instrument. Nuk ka rëndësi se çfarë do të bëhet me ne, por do të jenë të rëndësishme rregullat që do të vendosim.

Duke patur parasysh atë që kemi sot, interneti mund të shndërrohet në vetëm një copëz materiali edukativ në një oqean narcizizmi dhe obsesionesh sociale. Mund ta përdori edhe si shtyllë kurrizore të një ndryshimi të vërtetë intelektual dhe civil. Por, për ta bërë këtë nuk do të mjaftojë teknologjia: duhet të miratojmë rregulla të ndarjes së hapur dhe pjesëmarrjes, të përshtatemi në një botë ku publikimet onliine janë bërë mënyra e re e të lexuarit dhe të shkruarit.

Një ekzagjerim

Steven Pinker

Psikolog

Jam një njeri që besoj si në natyrën njerëzore, ashtu edhe në parimet e pandryshueshëm të logjikës. Kështu që, jam shumë skeptik ndaj idesë që interneti po ndryshon mënyrën tonë të të menduarit. Mjetet dixhitalë të komunikimit nuk do të ndryshojnë asnjëherë mekanizmin, me të cilin truri përpunon informacionin, as edhe do të zëvendësojnë arsyetimin e drejtpërdrejtë apo teoremën e propabilitetit të Bajesit. Pohimi që interneti po ndryshon mënyrën tonë të të menduarit, lind nga një seri faktorësh: presionet që ushtrohen mbi ekspertët që të shpallin se, "kjo apo ajo ka ndryshuar gjithçka", një ide sipërfaqësore mbi atë "çfarë është mendimi", mentaliteti neofob sipas të cilit "nëse të rinjtë bëjnë diçka që unë nuk e bëj, kultura është në rënie".

Një brez që përdor sms, lundron në internet dhe shkruan në twitter ka zhvilluar aftësinë për të përpunuar paralelisht më shumë flukse informacionesh të rinj? Shumica e psikologëve konjitivë kanë dyshime për këtë, dhe studimet e fundit të Clifford Nass konfirmojnë skepticizmin e tyre. Të ashtuquajturit multitasker janë si puna e Woody Allen kur thotë që, pasi ka ndjekur një kurs të shpejtë letërsie ka gëlltitut "Lufta dhe Paqja" në një natë të vetme dhe ka kuptuar që ai libër "flet për disa rusë".

Eshtë shumë e përhapur edhe idea që studentët nuk janë më në gjendje të shkruajnë pa përdorur shkurtime, emoticon-e dhe fraza të marra nga rrjeti pa u kontrolluar. Por, studentët bien në këtë lloj përtacie vetëm nëse ua lejojnë mësuesit. Unë nuk kam parë asnjëherë, asgjë të tillë mes nxënësve të mi, dhe një studim i Andrea Lusfold mbi punimet e studentëve universitarë, tregon se bëhet fjalë për fantazira të të ashtuquajturve ekspertë.

Fakti që standardet intelektuale kushtëzojnë produktet e intelektit është në mënyrë të veçantë i dukshëm në fushën e shkencës. Shkencëtarët janë konsumatorë të pangopur të internetit dhe të gjithë gjërave të tjera që bëhen në kompjuter dhe që mendohet se na bëjnë budallenj, si për shembull prezantimet powerpoint dhe emaili. Megjithatë, do të ishte qesharake të thuhej se, shkencëtarët mendojnë ndryshe nga sa mendonin dhjetë vjet më parë, apo që progresi i shkencës është ngadalësuar.

Aspekti më interesant i zhvillimit të internetit nuk është se si po ndryshon mënyra e të menduarit e personave, por se si rrjeti po përshtatet me mënyrën e tyre të të menduarit. Përhapja e internetit që ka nisur më shumë se dhjetë vjet më parë u favorizua shumë prej disponueshmërisë së grafikës, të browser-it, një botë vizive më familjare, e përbërë nga dritare, ikona dhe butona që kapërcente funksionimin linear të kompjuterëve të vjetër. Ndryshimet e mëvonshëm janë favorizuar prej pamjeve edhe më të natyrshme (sot është e mundur të komandosh kompjuterin dhe me një fjalë apo një xhest), një imitim më i mirë i përvojës njerëzore (si në rastin e këshillave për filma, libra apo muzikë dhe metodave të kërkimit gjithnjë e më inteligjente) si dhe përdorimin e internetit për motive emootivë dhe socialë (si në rastin e rrjeteve socialë). Nuk ka dyshim, që interneti ka ndikuar në shumë aspekte të funksionimit të mendjes. Posta, libraritë, rregjistrat, dokumentat janë zëvendësuar prej programeve kompjuterikë, duke influencuar kështu në përdorimin që ne i bëjmë kohës. Por mendoj se, është ekzagjerim të flasim për një ndryshim të mënyrës së të menduarit.

Lajme të kota

Nassim n. Taleb

Docent i Inxhinierisë së Riskut

Në të kaluarën kam menduar se, problemi i informacionit ishte ndoshta që e transformonte homo sapiensin në një idiot: e bën shumë të sigurtë tek vetja, sidomos në ata sektorë ku informacioni është i mbështjellë nga një sasi e madhe fjalësh (si epidemiologjia, gjenetika, ekonomia). Kështu, vetëbindemi se dimë më shumë gjëra nga sa dimë realisht. Në ekonomi, kjo qasje na bën të ndërmarrim risqe të kotë.

Kur fillova të luaj në bursë, për t'u përpjekur që ti shoh me më shumë qartësi gjërat, shmanga leximin e shumë lajmeve. Shpesh herë ndërrojmë teori mbi bazën e lajmeve të pavlerë, dhe lejojmë të na vërë përpara rastësia. Dhe tani gjërat po përkeqësohen. Mendoj gjithashtu, që përhapja e pakontrolluar e informacioneve e shndërron botën në një Ekstremistan (ku variablat rastësorë dominohen prej ekstremeve dhe ku mjelmat e zeza marrin një rëndësi të madhe.

Duke përhapur informacionet, interneti bën që të rritet ndërvarësia, shkakton probleme me modën (libra bestseller si Harry Potter dhe paniku mes klientëve në një bankë kanë rezonancë planetare). Kjo botë është më komplekse, më e ndryshueshme dhe shumë më pak e parashikueshme. Situata është shpërthyese: më shumë informacione (sidomos falë internetit) bëjnë që të rriten siguritë false dhe iluzioni i të diturit gjithçka, ndërkohë që parashikueshmëria bie. Kështu kam reduktuar edhe përdorimin e internetit, për të kuptuar më mirë botën dhe për të vënë sërish bast për gabimet e tmerrshëm të atyre që vendosin ecurinë e ekonomisë.

Nuk heq dorë krejtësisht nga interneti, thjesht kam hyrë në dietë dhe përdor arsyen në mënyrë rigoroze. Sigurisht, teknologjia është një prej gjërave më të bukura në botë, por mund të ketë efekte anësorë monstruozë, të vështirë për t'u parashikuar. Kur kaloj pak kohë në heshtje në bibliotekën time, larg nga përmbytja e informacionit, ndihem në harmoni me gjenet e mi dhe ndjej që po rritem sërish.

Përvoja e leximit të fjalëve në ekranin e një kompjuteri apo një iPhone është e ndryshme nga ajo e leximit të të njëjtave fjalë në një libër. Një libër përqendron të gjithë vëmendjen tonë, na izolon nga moria e shpërqendrimeve që mbushin jetën tonë të përditshme. Një kompjuter bën ekzaktësisht të kundërtën: është i projektuar për të shpërqendruar vëmendjen. Në vend të na mbrojë nga shpërqendrimet e ambientit, na shton dhe një tjetër. Fjalët që lexojmë në ekran kënaqin vëmendjen tonë me shumë stimuj të tjerë. Shkenca na thotë se, truri i njeriut mësohet kollaj me ambientin. Përshtatja ndodh nga një nivel biologjik i thellë, modifikon mënyrën e lidhjes së neuroneve tanë. Teknologjitë që përdorim, duke përfshirë mjetet për të mbledhur, arkivuar dhe përhapur informacionet janë elementë thelbësorë të ambientit tonë intelektual dhe ndikojnë në mënyrën tonë të të menduarit. Kjo nuk është demonstruar vetëm në laborator, na e konfirmon edhe historia jonë intelektuale.

Mendje të sinkronizuara

Në dhjetë vitet e fundit, interneti ka marrë disa tipare të papëlqyeshëm dhe është pushtuar nga një ideologji që mohon realitetin. Kultura që dominon sot internetin buron prej kulturës radikale të kohëve të para. Për fat të keq, në themel të shumë ideve ka një dozë të mirë mohimi të natyrës biologjike të qenies njerëzore. Në vend të krijesave me trup, të vdekshme e konfuze, besimtarët e rinj përpiqen të bëhen gjithnjë e më shumë makineri të përjetshme e të pavdekshme për të prodhuar informacion

Vëmendje e shpërqendruar

Nicholas Carr

Shkrimtar

Mënyra ime e të lexuarit dhe menduarit ka ndryshuar shumë që kur jam lidhur për herë të parë në internet. Sot, i bëj thuajse të gjithë kërkimet online dhe lexoj vetëm në kompjuter. Dhe si pasojë, truri im ka ndryshuar. Edhe pse tani jam bërë më shumë ekspert për të naviguar nëpër internet, vërej se aftësia ime e vëmendjes ka rënë. Siç e kam thënë edhe më parë, duket sikur interneti po prek gradualisht aftësinë time të përqendrimit dhe reflektimit. Mendja ime pret të mbledhë informacione në mënyrën si i shpërndan interneti: në një fluks thërmijash që lëvizin me shpejtësi.

Duke patur parasysh që thellësia e mendimit tonë është e lidhur direkt me intensitetin e vëmendjes, ndërkohë që përshtatemi me internetin, mendimet tona bëhen ndoshta gjithnjë e më pak të thellë. Ekzistojnë shumë mendje kur bëhet fjalë për qeniet njerëzore. Kështu që imagjinoj që mendimet mbi ndikimin e internetit do të jenë të ndryshëm. Dikush ka gjetur në interaktivitetin intensiv të internetit një ambient intelektual që përshtatet në mënyrë të përsosur me prirjen e tyre mendore. Të tjerë mendojnë se, interneti redukton aftësinë e qenieve njerëzore për të menduar në mënyrë më të qetë dhe reflektuese. Ndoshta për shumëkënd do të ketë një rrugë të mesme: duhet të jenë mirënjohës për sasinë dhe pasurinë e informacioneve që ofron, por të shqetësuar për efektet e tij afatgjatë mbi thellësinë e mendimit individual dhe të kulturës kolektive. Në bazë të përvojës sime, do të thoja se rrezikojmë të humbasim të paktën aq sa fitojmë.

Endërr publike

Thomas Metzinger

Filozof

Eshtë diçka që sapo po fillojmë ta kuptojmë: interneti ndikon në vetë të menduarit dhe e bën këtë në një nivel të thellë dhe në mënyrë funksionale. Vetëdija është vendi i vëmendjes vullnetare. Informacionet e vetëdijshëm janë ata informacione të pranishëm në trurin tonë, drejt të cilëve mund të drejtojmë vëmendjen.

Si agjentë të vëmendshëm, ne mund të spostojmë vëmendjen tonë dhe në në kuptim, të drejtojmë pishtarin e brendshëm drejt një objektivi të caktuar. Në shumë situata, personat humbasin aftësinë për të qenë agjentë të vëmendshëm, dhe si rezultat sensi i tyre i vetvetes rezulton i dobësuar. Të sapolindurit nuk munden të kontrollojnë vëmendjen e tyre vizive, vështrimi i tyre duket se bredh pa një qëllim nga një objekt në tjetrin, pasi kjo pjesë e egos së tyre ende nuk është konsoliduar.

Një tjetër shembull i vetëdijes pa kontroll të vëmendshëm është ëndrra. Edhe në raste të tjerë, si për shembull tek dehja, mund të humbasë aftësia për të drejtuar vëmendjen dhe të kihet kështu ndjesia që vetvetja po copëtohet. Nëse është e vërtetë që aftësia për të kontrolluar dhe ruajtur vëmendjen është një prej niveleve më të thellë të unit fenomenologjik, ai që po asistojmë sot është jo vetëm në sulm i organizuar ndaj hapësirës së vetëdijes, por edhe një formë e lehtë depersonalizimi. Mjetet e rinj të komunikimit mund të krijojnë një formë zgjimi që i ngjan një gjendje subjektive të dobët, një lloj përzierjeje ëndrre, çmendurie, ngazëllimi dhe fëmijërizimi. Sot, na ndodh përditë. Unë e quaj ëndërr publike.

Njih vetveten

Sam Harris

Neuroshkencëtar

Kohët e fundit kërkova në postën time elektronike emrin "Barack Obama". Në një email të vitit 2004, dikush më ka shkruajtur se donte t'i dhuronte një kopje të librit tim mikut të tij të dashur, Barack Obama. Përse nuk e mbaja mend atë mesazh?

Sepse në atë kohë nuk e kisha idenë kush ishte Barack Obama. Duke kërkuar në kujtesën e kompjuterit tim u kujtova jo vetëm për atë që dija, por edhe atë që nuk dija. Sigurisht, nuk jam një i marrë pas kompjuterëve, nuk jam rregjistruar në asnjë prej rrjeteve socialë, nuk përdor Twitterin dhe nuk hedh fotografi në Flickr. Por edhe unë, nëse dua t'i përgjigjem pyetjes "a e njeh vetveten", më duhet të shkoj e të kërkoj në internet.

Një realist biologjik

Jaron Lanier

Muzikan dhe informaticien

Në dhjetë vitet e fundit, interneti ka marrë disa tipare të papëlqyeshëm dhe është pushtuar nga një ideologji që mohon realitetin. Kultura që dominon sot internetin buron prej kulturës radikale të kohëve të para. Për fat të keq, në themel të shumë ideve ka një dozë të mirë mohimi të natyrës biologjike të qenies njerëzore. Në vend të krijesave me trup, të vdekshme e konfuze, besimtarët e rinj përpiqen të bëhen gjithnjë e më shumë makineri të përjetshme e të pavdekshme për të prodhuar informacion.

Kjo është vetëm fytyra tjetër e një marrëzie të lashtë: mohimi psikologjik i plakjes dhe i vdekjes. Sot, të jesh biologjikisht realist, do të thotë t'i përkasësh një pakice në një epokë kur mendimi i grupit është radikalizuar shumë, është bërë prepotent dhe arrogant prej teknologjisë.

Modeli aktual i internetit, i dominuar nga të ashtuquajturit rrjete socialë ka një cilësi antinjerëzore. Por, shumë pak njerëz që njoh ndajnë të njëjtin mendim me mua. Të ruash dinjitetin mund të kërkojë edhe t'i bësh rezistencë asaj që mendojnë bashkëkohësit e t'u.

Kujtesë me kontratë

Charles Seife

Profesor gazetarie

Procesi ishte kaq gradual, kaq i natyrshëm, saqë në fillim as nuk e kuptova. Sot vetëdijësohem se kish nisur shumë kohë para mbërritjes së internetit. Simptomat e para shfytyrojnë ende librat në bibliotekën time. Çdo faqe me një shënim përbën një gropë në kujtesën time. Në vend që të kërkoja të memorizoja një pjesë të librit apo të kujtoja një të dhënë të rëndësishme, rregjistroja vendin ku ndodhej gjëja që doja të mbaja mend. Rrjeti e ndryshoi këtë sjellje rastësore në mënyrën parësore, si unë arkivoj dijet e mia. Sot, kur dua të kujtoj diçka, e ruaj në kompjuterin tim, përveçse në trurin tim. Kështu, kaloj shumë kohë duke organizuar atë material, për të qenë i sigurtë se do ta rigjej. Kujtimet e mia janë të arkivuara në kartela dhe në nënkartela, lehtësish të gjetshme në rast se zbehet gjysmëkujtesa ime.

Mendje të sinkronizuara

Jamshed Barucha

Psikolog

Në të mirë e në të keq, sinkronizimi i mendimeve dhe i sjelljeve favorizon kohezionin e një grupi. Interneti sinkronzon shumë persona mes tyre. Zbulimi i instrumentave të rinj ka ndryshuar gjiothmonë mënyrën tonë të të menduarit. Jemi qenie sociale, dhe interneti është instrumenti social më i fuqishëm, me të cilin ka punuar ndonjëherë truri i njeriut.

Në këta nivele, aspekti negativ i sinkronizimit është risku i sjelljeve jo të mira dhe i masave virtuale të pakontrollueshme. Por, transparenca dhe anonimati i internetit lejojnë të shprehen ndjenja që bien ndesh, e që mund të ekuilibrojnë efektin masifikues të mendimit të grupit. Në të mirë e në të keq, ky instrument komunikimi i paprecedentë ka ndryshuar mënyrën tonë të të menduarit. Në fillim, shumë pak e mendonin se interneti do të kish ndikim në instiktin tonë social ashtu si bën ai sot. Forca e tij bashkuese jo vetëm ka ndryshuar mënyrën se si mendojmë për veten tonë dhe për botën, por ka bërë të shfaqet një formë e re njohjeje, e cila verifikohet kur kaq shumë mendje janë të sinkronizuara dhe në ndërveprim mes tyre.

Pushteti korrupton

Daniel c. Dennett

Filozof

Siç thoshte Lordi Akton (sapo kërkova në internet për të parë nëse e mbaja mend mirë frazën: e ka shkruajtur në një letër drejtuar peshkopit Mandell Creighton në vitin 1887), "pushteti korrupton, dhe pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute". Sot, kemi të gjithë një pushtet pothuajse aboslut në shumë fusha të dijes, por jo në të gjitha. Dhe, duke qenë se kjo ndryshon raportin mes asaj që është e lehtë dhe asaj që është e vështirë, mund të na korruptojë të gjithëve në një mënyrë të tillë, që nuk jemi në gjendje ta parashikojmë.

Marrëdhënie e prekshme

James O'donnell

Rektor i Universitetit të Georgetoën

Gishtërinjtë e mi janë bërë pjesë e trurit. Nëse jam larg nga tryeza e punës, përdor Blackberry-në. Eshtë një reaksion fizik. Për të gjetur informacionet që më nevojiten, më duhet të filloj të manipuloj me gishtërinj informacionet. Kur jam në tryezën e punës, më ndodh e njëjta gjë: nëse zgjas dorën drejt mouse-t do të thotë që jam duke menduar. Eshtë diçka që e bëj në mënyrë të pavetëdijshme. Ndodh dhe kaq. Por, tani kështu e kuptoj se kam filluar të mendoj. Raporti im me informacionet është shumë më i prekshëm se sa më parë.

Jetë fizike dhe virtuale

Linda Stone

Ish-menaxhere e Apple dhe Microsoft

Kur nuk ishte interneti, shkoja më shpesh në bibliotekë dhe bëja më shumë telefonata. Lexoja më shumë libra, por këndvështrimi im ishte më i ngushtë dhe isha më pak e informuar. Ecja më shumë, shëtisja më shumë me biçikletë dhe luaja më shumë. Edhe dashuri bëja më shpesh. Sa më shumë që njoha dhe dashurova rrjetin më pas, aq më shumë u rrit tensioni mes jetës time fizike dhe asaj virtuale. Kontrasti mes jetës time në internet dhe asaj jashtë tij, më ka bërë të vlerësoj sërish kënaqësitë e botës fizike. Tani zhvendosem me më shumë siguri mes këtyre dy botëve, mund të zgjedh njërën apo tjetrën, por nuk i dorëzohem verbërisht asnjërës prej të dyjave.

Ide eksperti

Brian Eno

Kam vënë re, se tani kaloj më shumë kohë duke luajtur me fjalët. Kaloj më shumë kohë, duke mbushur fletët e takimeve. Ndjej mungesën e faksit, një mjet komunikimi më human se sa emaili, sepse na lejonte të shkruanim me dorë. Dhe kam vërejtur se mendja ime është bërë thelbësisht linguistike në vend të jetës vizive.

Kam vërejtur se ideja e ekspertit ka ndryshuar. Një herë e një kohë, një "ekspert ishte një person që ka akses në informacione të specializuara". Sot, duke parë që shumë informacione janë të aksesueshëm për të gjithë, një ekspert është bërë "një person që është në gjendje të interpretojë më mirë informacionet".

Kam vërejtur se jam bërë skllav i ndërlidhjes, që e kontrolloj postën time elektronike disa herë në ditë, që shqetësohem për malin e mesazheve, të cilëve ende nuk u jam përgjigjur. Kam vërejtur se kam vështirësi për të kaluar një mëngjes të tërë pa u shpërqendruar dhe që njerëzit presin t'u përgjigjem menjëherë emaileve. Si rezultat, jam bërë më impulsiv.

Kam vërejtur se pothuajse çdo gjë që interneti e zhduk, shfaqet diku tjetër, në një tjetër formë.

Një herë e një kohë, muzikantët bënin ture për të promovuar albumet e tyre. Sot, duke parë që me disqe nuk fitohet shumë për shkak të piraterisë, incizojnë disqe për të promovuar turet e tyre. Kam vërejtur se, që nga koha kur rrjeti ofron versione ekonomike apo falas të gjithçkaje, eksperienca autentike - ajo unike, pa ndërmjetës - është bërë më e vyer. Krijuesit i dedikojnë më shumë vëmendje aspekteve të punës së tyre që nuk mund të kopjohen. Kam vërejtur se, asnjëri prej nesh nuk ka menduar për kaosin që do të vinte nëse interneti do të zhdukej. Por sigurisht, celulari e ka ndryshuar jetën time të përditshme më shumë se interneti.

Google+ Followers