Fëshfërima e Taosit, misteri që po çmend qytetin

Disa prej banorëve të tij, rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me frekuencë të ulët që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin


Taos është një qytet i vogël në Nju-Meksiko (të Shteteve të Bash-kuara të Amerikës). Disa prej banorëve të tij, rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me frekuencë të ulët, që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin. Pasojë e presionit të ulët atmosferik? Askush nuk merr përsipër ta njohë si përgjigje përfundimtare.

Shërben pikërisht për këtë qëllim dhe falë metodës së saj të përpjekje-dështim dhe eksperimenteve të vazhdueshme, ia ka dalë t'u japë shpjegime shumë gjërave, të cilat kohë më parë dukeshin të pashpjegueshme. Të vuajturit e këtij fenomeni raportojnë të kenë dëgjuar një zukatje (zhurmë e lehtë) të frekuencave të ulta. Simptomat e tjera përfshijnë kokëdhembje, ankthe, gjakderdhje të shpeshta nga hundët dhe humbje të çuditshme të balancës.

Mendohet se ekziston pothuajse çdokund, por fenomeni i Taos-it, Nju-Meksiko, është më i njohuri nga të gjitha.

A është krijim njerëzor, fenomen natyror, apo është manifestim i ndonjë bote të huaj të panjohur?

Me siguri që raportimet më të shpeshta dhe më të njohura të kësaj "zhurme" vijnë nga Taos-i, Nju-Meksiko. Duke filluar rreth viteve 90', ky zë ka qenë një zukatje me frekuencë të dobët, tingulli i të cilës krahasohet me tingullin e mbytur dhe të dobët të një motori diesel, apo të një ventilatori të madh.

I paraqitur me frekuencë diku 33 deri 80 Hz(Herc), ky zë qëndron në prag të kufirit të dëgjimit njerëzor, edhe pse jo të gjithë mund ta dëgjojnë atë. Shpesh është raportuar të jetë më i zëshëm apo më i fuqishëm gjatë natës dhe është menduar se shkaku i saj rrjedh prej një histerie masive deri tek eksperimentet që përfshijnë armët elektromagnetike të luftës, apo sistemet e propulsionit, të cilat testohen në sekret.

Është interesante fakti, se jo të gjithë mund ta dëgjojnë atë, dhe se mbyllja e veshëve me pambuk apo duke përdor kufje veshi, nuk bën ndonjë dallim. I 'vuajturi' vazhdon ta dëgjojë zërin, sikur ai të mos e pranonte atë nëpërmjet veshëve të tij, por nëpërmjet tërë trupit.

Kjo do të mund ta shpjegonte besimin, se atje mund të ketë ndonjë forcë të jashtme që vepron mbi ta në formën e radiovalëve me frekuenca të ulëta, të cilat do të përmbytnin tërë zonën me një mënyrë jo të fokusuar, e ngjashme me mënyrën se si një megafon shpërndan zërin në tërë hapësirën pa bërë 'diskriminime'.

Efekte të ngjashme mund të krijohen tek disa njerëz, kur motorët elektrik prodhojnë aksidentalisht zhurma të frekuencave të caktuara, pavarësisht pozicionit të tyre, edhe pse ky nuk duket të jetë rasti i Taos-it, Nju-Meksiko. Hulumtuesit dhe kërkuesit e ndryshëm kanë tentuar të lokalizojnë burimin e këtij tingulli, por nuk ja kanë arritur.

Tingulli, duke lëvizur nëpër ajër dhe tokë, i humb më shpejt frekuencat e larta sesa ato të ultat, dhe pikërisht për këtë arsye, janë frekuencat e ulta ato që udhëtojnë më larg, dhe ato fëshfërima të intensitetit të ulët janë gjithçka që mund të dëgjohet. Kjo e bën të vështirë për t'u identifikuar, sepse nuk tingëllon më si burimi origjinal. Një tingull me frekuencë të ulët kur takon një objekt solid si për shembull një ndërtesë, ai duket se rikumbon dhe zgjerohet tek të gjithë brenda, dhe në një farë mënyre ky mund të jetë edhe shpjegimi pse shumica deklarojnë se zëri është më i lartë në ambiente të mbyllura në krahasim me ato të hapura. Kjo gjithashtu kontribon në vuajtjen ende më të madhe të atyre që e dëgjojnë zukatjen, teksa interferon me gjumin e tyre, si rezultat i mbylljes. Kjo mund të jetë edhe shkaktare e marramendjes dhe turbullimit që shpesh thuhet të jetë pasojë e 'zhurmës misterioze', pasi ndërprerja dhe interferimi në gjumin e rregullt të shkaktuar në kohëra të gjata mund të ndikojë në gjendjen shëndetësore të njeriut, duke e bërë atë të këputur, të dobët, madje t'i shkaktojë edhe aluçinacione. Shumica e banorëve dyshojnë dhe besojnë se ky mund të jetë një eksperimet i shërbimeve sekrete, testimi i një arme e mbrojtjes, e cila ka për qëllim studimin e efekteve afatgjata, që kjo armë mund të jketë në forcat armike.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

 

Google+ Followers