Erërat e këqija

Nga se shkaktohen
Goja, këmbët apo organe të tjera prodhojnë erëra nga më të ndryshmet, shpesh të pakëndshme për ne, apo për ata që na qëndrojnë rrotull. Por, për të shmangur këtë erë, nuk mjafton vetëm parfumosja. Në radhë të parë dhe, mbi të gjitha, i duhet shpallur luftë baktereve.

Mel Rosenberg është një nga ata njerëz që mund t’ju bëjë të pendoheni për shkëmbimin me të të ndonjë bisede gjatë një mbrëmjeje. “Kur njerëzit marrin vesh se me çfarë merren, bëjnë menjëherë një hap pas”, rrëfen ajo. Dhe ka plotësisht të drejtë për këtë. Rosenberg, e cila punon në Universitetin e Mjekësisë në Tel Aviv, është eksperte e “erërave të këqija”. Dhe për këtë arsye, askush nuk ka dëshirë që të ndodhet përballë një personi të tillë, i cili është në gjendje të dallojë erërat e tjetrit edhe në një distancë të largët. Sëmundje profesionale. Ajo është kërkuesja më e famshme në botë e shkaqeve të këtyre erërave që na shqetësojnë jo pak në jetë. Por le t’i themi gjërat siç janë: njerëzit vijnë erë. Edhe nëse jeni me fat të mos keni erë goje, ndoshta herë pas here ju vijnë erë këmbët, apo sqetullat. Sepse pa aroma është e pamundur të jeni. Nëse hyni në një banjë çfarëdo, do ta kuptoni se sa kohë e para i kushtohet mbajtjes së saj pastër dhe aromatizimit të saj, mbi të gjitha. Por metodat tona të përditshme shpesh janë rudimentale. Përveç larjes në mënyrë të rregullt, shpesh maksimumi që bëjmë është t’u drejtohemi parfumeve, për të mbuluar burimet e ndryshme të erërave të pakëndshme, që mund të na dalin nga trupi. Maskimi apo mbulimi i tyre nuk është i keq, por sot ekzistojnë strategji më të rafinuara për të zhdukur këto aroma që nga burimi dhe kjo falë njerëzve si Rosenberg dhe kolegëve të saj mikrobiologë. “Ka shumë mundësi që substancat përgjegjëse për këto lloje erërash janë nja dhjetë në tërësi. Aromat e këqija, që janë të ndryshme, kanë një burim të përbashkët: bakteret”, shpjegon specialistja. Trupi njerëzor është i mbushur me mikrobe nga më të ndryshmet. Sipas disa vlerësimeve, çdo njeri mbart në veten e tij 10 mijë miliardë baktere, që jetojnë brenda dhe jashtë nesh. Për këto mikrobe, ne jemi si një gosti gjigante. Ne jemi ushqimi i tyre i përditshëm dhe burimi i jetës dhe ekzistencës së tyre. Dhe ky ushqim gjendet me shumicë te pështyma, djersa apo sekrecionet dhe mukozat e tjera të trupit. Për burimet, ushqimi janë edhe mbetjet ushqimore të gojës dhe më pas zorrët dhe i gjithë aparati tretës.
Gjithë ky banket për bakteret, në mënyrë të pashmangshme krijon erëra të këqija. Bakteret shkatërrojnë molekulat e mëdha, proteinat, yndyrat dhe karbohidratet, duke i transformuar në copëza më të vogla, për t’i konsumuar më lehtë. Kur ka oksigjen në dispozicion, situata është më e lehtë, por kur ai mungon si në rastin e zorrëve, atëherë bakteret mund të prodhojnë një repertor të gjerë molekulash organike dhe disa prej tyre vijnë një erë tmerrësisht të keqe. Erërat më të këqija vijnë nga shkatërrimi i proteinave. Prej tyre mund të përmendim aminat, që shkaktojnë një aromë amoniaku, mishi të kalbur e madje edhe kadavre. Proteinat kanë në përbërjen e tyre edhe sulfurin, që mund të gjenerojë acid sulfhidrik, një gaz që ka erën tipike të vezëve të prishura. Rosenberg është njeriu që di gjithçka për aromat e këqija dhe burimet e tyre dhe është themeluesja e një shoqërie të veçantë kërkimore pikërisht për një gjë të tillë. Ajo është një kërkuese që ka vënë në pikëpyetje dogmat tradicionale në lidhje me shkaqet e erërave të këqija. Sipas saj, bakteret ndahen në dy lloje, gram pozitive dhe gram negative, sipas emrit të mjekut danez Gram, që shpiku edhe teknikën e klasifikimit. Në studimet e erërave të këqija, pjesa më e madhe e shkencëtarëve është e mendimit se pjesa më e madhe e baktereve janë gram negative. Nëse këto baktere vendosen në inkubacion në një pjatë me pështymë, për shembull, do të prodhonin një aromë të tmerrshme. Por nëse kjo do të ndodhte me bakteret gram pozitive, aroma që do të çlirohej do të ishte shumë më e këndshme, ndaj këto baktere konsiderohen si të padëmshme.

Por Rosenberg dhe njerëzit që punojnë me të kanë ofruar prova të tjera, sipas të cilave bakteret gram pozitive mund të mos jenë kaq të pastra sa çmendohet deri më sot. Në vitin 2002, një doktorant që punonte mbi çështjen e aromave, arriti që të demonstrojë se gojët që mbajnë erë tentojnë që të përmbajnë nivele të larta të beta-galatosidasi, një enzimë që prodhohet kryesisht nga baktere gram pozitive, ndërkohë që dihej se ato që shkaktojnë erërat e këqija janë proteinat që shkatërrohen nga bakteret. Ekipi po punon aktualisht në lidhje me një test për të verifikuar “gojët që mund të puthen”. Nëse doni që të verifikoni cilësinë e aromës së gojës suaj, para një puthjeje mund të pështyni në një lakmues të posaçëm. Nëse ai pas pështymës bëhet blu, atëherë më mirë ta lini mënjanë puthjen.

Është një test që do të lançohet në treg për një vit e gjysmë, dhe për sa i përket Rosenberg, ajo do të jetë edhe sipërmarrësja e parë në botë që do të bëjë para me aromën e keqe. Por, ndërkohë, ajo ka hedhur në treg edhe një aromë të posaçme për pastat e dhëmbëve që, sipas saj, por edhe sipas prodhuesve, e ul në maksimum erën e keqe dhe bën një pastrim të rrënjësishëm të gojës.

Google+ Followers