Bletët mund të njohin fytyrën e njeriut




*Por, sipas studiuesve, nuk mund të dallojnë një person nga tjetri / *Rezultati i studimit të Universitetit të Tuluzës: insektet mund ta dallojnë nga objektet e tjera

Në një skenë të filmit të animuar të DreamWorks «Bee Movie»(Film Bletësh): bleta Barry jo vetëm që njeh, por edhe reagon e flet me mikeshën e tij njerëzore Vanessa.

Ata kanë një tru shumë të vogël në krahasim me tonin, por nga ana tjetër vënë në përdorim një zonë të gjerë neurale për zgjidhjen e kësaj detyre, por përfundimisht mund të themi se bletët e njohin fytyrën njerëzore, duke e dalluar atë nga të gjitha objektet e llojeve të tjera. Demonstrimi i kësaj vjen nga një seri eksperimentesh të drejtuara nga Martin Giurfa i Universitetit të Tuluzës, rezultatet e të cilit janë botuar në revistën shkencore Journal of Experimental Biology.



EKSPERIMENTET



Ideja për të kuptuar nëse bletët janë të afta për të dalluar fytyrën njerëzore nga një objekt tjetër, vjen nga një studim i mëparshëm mbi ta, në të cilin ata stimuloheshin për të shkuar drejt një fotografie me fytyrë njerëzore. Çdo herë që ato ia dilnin me sukses, një sheqerkë ishte shpërblimi i rastit, kështu që Giurfa pyeste veten se çfarë shihnin vërtet këto insekte në atë fytyrë, për ta dalluar nga sendet e tjera. Ai kreu një seri eksperimentesh: në fillim ai ritentoi fytyrat e stilizuara të njeriut (me dy pika për sytë, një linjë vertikale për hundën e një horizontale për gojën) dhe pa që bletët përsëri e njohën duke e dalluar nga objekte të tjera që nuk lidheshin me to.



FYTYRA DHE OBJEKTE



Më pas eksperti provoi kundërvënien e fytyrave të vërteta përkrah fotografive të objekteve, gjithmonë me të njëjtin çmim të sheqerosur që priste për bletët më inteligjente. Në fund Giurfa bëri modifikime në fytyrën njerëzore, duke postuar tiparet e hundës e gojës në mënyrë absurde, për të ngatërruar pamjen normale të fytyrës njerëzore. Duke bërë këtë, ato u shfaqën të çorientuara dhe nuk mund të bënin dallim midis një fotografie dhe një objekti tjetër çfarëdo. Sipas Giurfa-s, këto rezultate janë prova që bletët megjithëse nuk mund të dallojnë në fytyrë nga tjetra, njohin tiparet e fytyrës njerëzore.

Google+ Followers