Posts

Showing posts from February, 2010

Tetova News

Sa na kushton rritja e një fëmije?

Nga panolinat te qumështi artificial, telefoni celular apo pajisjet e fundit teknologjike. Sa na kushton rritja e një fëmije? Përgjigjja e studiuesve anglezë është rreth 300 mijë euro nga djepi në universitetNjë studim anglez ka vlerësuar se të kujdesesh për një fëmijë nga lindja në universitet u kushton prindërve më shumë se 300 mijë euro. Ata arrijnë në konkluzionin se sot të arrish t’u japësh fëmijëve gjithçka që kërkojnë duhet të jesh në gjendje të mirë ekonomike. Kështu, të rrisësh një fëmijë mund të kushtojë më shumë se 300 mijë euro, sipas një kërkimi të bërë nga studiuesit anglezë mbi një kampion prej 4000 prindërish. Sot të mbash një fëmijë që sa lind e deri në moshën 21 vjeç duket se kushton rreth 43 për qind me shumë se shtatë vjet më parë. Kostot më të mëdha vijnë nga ‘baby sitter’-at dhe shkolla, ku të dyja e kalojnë sasinë e 60 mijë eurove. Por edhe me rritjen e moshës gjërat nuk përmirësohen: nga 18 në 21 vjeç, vitet e universitetit, fëmijët mund të kushtojnë plot 15 mi…

Fëshfërima e Taosit, misteri që po çmend qytetin

Disa prej banorëve të tij, rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me frekuencë të ulët që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin
Taos është një qytet i vogël në Nju-Meksiko (të Shteteve të Bash-kuara të Amerikës). Disa prej banorëve të tij, rreth 2% - prej vitesh dëgjojnë një lloj fëshfërime me frekuencë të ulët, që vjen nga shkretëtira që rrethon qytetin. Pasojë e presionit të ulët atmosferik? Askush nuk merr përsipër ta njohë si përgjigje përfundimtare.Shërben pikërisht për këtë qëllim dhe falë metodës së saj të përpjekje-dështim dhe eksperimenteve të vazhdueshme, ia ka dalë t'u japë shpjegime shumë gjërave, të cilat kohë më parë dukeshin të pashpjegueshme. Të vuajturit e këtij fenomeni raportojnë të kenë dëgjuar një zukatje (zhurmë e lehtë) të frekuencave të ulta. Simptomat e tjera përfshijnë kokëdhembje, ankthe, gjakderdhje të shpeshta nga hundët dhe humbje të çuditshme të balancës.Mendohet se ekziston pothuajse çdokund, por fenomeni i Taos-it, Nju-Meksiko, është …

Si po modifikohet vera, tani BIODINAMIKE

Disa prodhues vere të zhgënjyer nga metodat biologjike kanë përqafuar bioadinamikën si rrugën më të vërtetë për një verë që shpreh në mënyrë të plotë tokën, rrushin dhe klimën
Përse vera biodinamike është më e mirë?Corby KummerPrej vitesh pikëllimi i prodhuesve të verës ka qenë sesi teknologjia mund ta përmirësonte verën. Nëqoftëse vera ishte kaliforniane, atëhere çështja ishte veçanërisht tronditëse. Kur Cabernet Sauvignon i Kalifornisë kaloi verën më të mirë Bordeaux - në një shijim legjendar të verbër të njohur si "Gjykimi i Parisit", i organizuar nga tregtuesi i verërave angleze Steven Spurrier - u jetua një moment krenarie kombëtare të madhe, korresponduese edhe me 200-vjetorin amerikan, i arritur pjesërisht sepse vitikultorët kalifornianë kishin përdorur teknologjinë në mënyra të ndaluara nga vitikultorët francezë, më shumë të lidhur me traditat. Kur verërat e Kalifornisë fituan konsideratë, milionerët e Silicon Valley blenë vreshta në kontetë Napa e Sonoma. Verërat dhe…

Perandoria e Shenjtë Romake gjermanike

Më 21 shkurt të vitit 962 Mbreti i Gjermanisë, Otoni i Madh merrte në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë kurorën perandorake nga duart e Papës Gjoni XII. Ky është akti themelues i Perandorisë së Shenjtë Romake gjermanike
Fundi i Perandorisë së dashurMë 21 shkurt të vitit 962 Mbreti i Gjermanisë, Otoni i Madh merrte në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë kurorën perandorake nga duart e Papës Gjoni XII. Ky është akti themelues i Perandorisë së Shenjtë Romake gjermanike. Kjo perandori, e cila lind në një epokë ku pranë Kishës dominonte ideologjia e një orbis christianus universalis, do të zhduket zyrtarisht në vitin 1806, në një moment në të cilin Europa është e gjymtuar nga trazira revolucionare dhe nga luftërat napoleonike, si dhe vlerat kristiane janë vënë nën sulm nga filozofia e Iluminizmit.Në momentin në të cilin kurorëzohet Otoni i Madh, mendimi i Perandorisë Romake është akoma i gjallë pranë njerëzve të kishës dhe njerëzve të kulturuar dhe një kujtim i tillë është i pranishëm në rite d…

Përbindësh apo jo përbindësh

Eduard Streltsov ndërron jetë në vitin 1990, vetëm 53 vjeç nga një kancer në fyt, i shkaktuar sipas të gjitha gjasave nga puna në minierat siberiane
Kur më 25 maj të vitit 1958 Eduard Streltsov kaloi pragun e daçës së Eduard Karakhanovit, oficerit të ushtrisë prej pak kohësh i kthyer nga territoret e largëta të Bashkimit Sovjetik lindor, e gjitha bota shtrihej përpara këmbëve të tij. Ishte i gjatë, i ri, energjik, magjepës dhe sidomos plot me talent. Me një top midis këmbëve dinte të bënte gjëra të pabesueshme. Kurrë nuk ishte parë një si ai në fushat e futbollit të Bashkimit Sovjetik, pohonin në unanimitet komentatorët sportivë; një opinion ky i përhapur edhe në pjesën e Europës të ndodhur në perëndim të Perdes së Hekurt, nga momenti që në vitin 1957 emri atëherë i 20-vjeçarit Eduard Streltsov, figuronte në vendin e shtatë në renditjen e kandidatëve për fitimin e Topit të Artë, i dhënë atë vit sulmuesit të Real Madridit, Alfredo Di Stefano.Pak ditë pas asaj mbrëmjeje të qetë maji, Bas…

Pas Lisbonës, a po bëhet Europa një fuqi globale?

Vende të rëndësishme të Bashkimit Europian, si puna e Gjermanisë, dështuan bile dhe që të bënin ndonjë rekomandim personeli. Simbolizimi i Traktatit të Lisbonës u duk të venitej përpara se t'i thahej boja
Ulrike GuérotBashkimi Europian ka tani një lidership të dyfishtë të përbërë nga Presidenti i Bashkimit Europian, Hermann von Rompuy dhe një "ministër i Jashtëm i Bashkimit Europian", Catherine Ashton. Kjo dyshe supozohet që ta pajisë Bashkimin me një zë të vetëm në botën më të gjerë. Kështu, a do të merret më së fundi seriozisht Bashkimi Europian apo politika e jashtme e tij do të vazhdojë të bëhet nga vendet anëtare më të fuqishme të tij?Kanë kaluar pothuajse 40 vjet qysh kur Henry Kissinger kërkoi një numër të vetëm telefoni nga Bashkimin Evropian. Batuta është po aq e vjetër se Methuselah, por tani Bashkimi Europian më së fundi e ka një të tillë. Mirëpo aktualisht nuk kemi një, por dy numra telefonash dhe, nëqoftëse përfshini edhe Komisionin Europian, atëhere kemi tri…

Këtu ribëhet historia

Një kompleks tempujsh në Turqi që janë ndërtuar edhe më parë se piramidat është duke rishkruar historinë e evolucionit njerëzor
Patrick SymmesE quajnë kodra barkdalë, për shkak të konturit të rrumbullakët të këtij vendi në Turqinë juglindore. Në veri ka male me pyje. Në lindje të kodrës është rrafshnalta biblike e Harranit dhe në jug është kufiri sirian, i dukshëm 20 milje larg, që çon drejt tokave të lashta të Mesopotamisë dhe të Gjysmëhënës pjellore, rajoni që i dha jetë qytetërimit njerëzor. Dhe nën këmbët tona, sipas arkeologut Klaus Schmidt, janë gurët që shenjojnë pikërisht pikën prej ku njeriu e nisi atë ngjitje.Tek qëndron mbi kodër në agim, duke mbikëqyrur në ekip prej 40 gërmuesish kurdë, arkeologu gjerman tregfon me dorë zbulimin e tij këtu, një revolucion në historinë e origjinës së njeriut. Schmidt ka zbuluar një kompleks shumë të madh dhe shumë të bukur tempujsh, një strukturë kaq e lashtë saqë mund të jetë e para gjë që qeniet njerëzore kanë ndërtuar ndonjëherë. Ky vend …

Napoleoni dhe Jozefina

Mes zemrës dhe shtetitKantautori belg Jacques Brel, duhet të ketë menduar edhe për ta kur ka shkruajtur në vitet gjashtëdhjetë këngën Chanson des vieux amants, historia e dy të dashurve që pas një jete sentimentale plot mundim, vazhdonin të deklaronin dashurinë e tyre.Napoleoni dhe Jozefina Beuharnais, çifti i ardhshëm perandorak i Francës, ndonëse asnjëri nuk ishte francez në origjinë, jetuan një dashuri "politikisht jokorrekte": romantike, me tipare cinike, madhështore dhe mizerabël në të njëjtën kohë. Ai që bashkonte ishte një pasion dhe një temperament nervoz dhe egocentrik. Ndërsa ato që i ndanin ishin disa të dashura, por mbi të gjitha arsye shtetërore si dhe një natyrë sentimentale e jashtëzakonshme.E ëmbël, e çlirëtU takuan në periudhën republikane, dy vite pas ekzekutimit në gijotinë të Luigjit XVI dhe Mari Antuanetës. Ai ishte 26 vjeç, ajo 32. Me origjinë nga Antilet franceze, në Francë që në moshën 15-vjeçare, Jozefina ishte një vejushë me dy fëmijë, pasi në vitin…

Flurudha