Stigmatat, plagë të shenjta apo legjenda?

Stigmat kanë qenë dhe janë ende një çështje shumë e dyshimtë dhe e paperceptueshme. Shkaqet e saj janë shumë të diskutueshme. Provat kanë qenë të pakontestueshme dhe rastet e personave janë të shumtë



Stigmata (greq. στíγμα - stigma = shenjë; shpim) janë shenja trupore, plagë, apo ndjesi dhimbjesh në vendet përkuese me plagët e Kryqëzimit të Jezus Krishtit. Stigmat kanë qenë dhe janë ende një çështje shumë e dyshimtë dhe e paperceptueshme. Shkaqet e saj janë shumë të diskutueshme. Provat kanë qenë të pakontestueshme dhe rastet e personave që kanë vuajtur nga këto plagë janë të shumtë. Shumëkush mund ta konsiderojë thjesht si një legjendë ubane, por fakti është që këto raste kanë ekzistuar me të vërtetë plagët nga të cilat kanë vuajtur këto njerëz janë shfaqur pa asnjë arsye papritur, duke lënë mjekët me gojë hapur pa patur mundësi ti shpjegonin.

Disa besojnë të jenë mrekulli, ndërsa të tjerë mendojnë të jenë rrengje ose se mund të shpjegohen nga mjekësia, por fakti është që mjekësia në këtë rast ka ngritur duart lart duke thënë se është mrekulli.

Stigmatat janë të shoqëruara me besimin e Kishës Katolike Romake. Shumë stigmatikë raportohet se janë anëtarë të urdhërave fetare katolike. Rreth 90% e stigmatikëve raportohet të jenë femra edhe pse ky fakt është i pashpjegueshëm. Stigmat janë padyshim një nga misteret më antik në besimin e krishterë.

Me këtë fjalë indikohet një seri plagësh që papritmas shfaqen nëpër duar, këmbë, në mish, në ballë, dhe zakonisht këto shenja verifikohen tek personat që i detikojnë jetën realizimit të veprave të Zotit.

Këto shenja, në fakt, thuhet të jenë shenja të shenjta (hyjnore), janë të njëjta me plagët e Jezu Krishtit para dhe pas kryqëzimit. Raste të tilla në historinë krishtere janë rreth 350, por vetëm një rast është njohur nga bota eklesiastike si fenomen i mbinatyrshëm dhe i shenjtë, rasti i San Francesco d'Assisi; ishte i pari që kishte stigmat në trupin e tij për dy vjet, deri në vdekje. Këto plagë në disa shenjtorë katolik të tjerë, për arsye se nuk janë njohur kurrë zyrtarisht nga Kisha, kanë qenë një provë e madhe e besimtarëve dhe jo besimtarë, edhe në ato raste kur këto stigma ishin të padukshme.

Sipas Historisë së Kishës Katolike njeriu i parë që kishte plagët (shenjat) e Krishtit (Stigmat) është Shën Françesku i Asizit.

Shën Françesku i Asizit (1182 - 1226)

Në vitin 1224, tridhjetë e tetë vjeç, në duart e tij kishte shenjat e plagëve të Jezusit, pra në duart e tij shenjat e gozhdave dhe gjithashtu kraharor. Shën Françesku filloi të kishte Stigmat, në vitet e fundit të jetës së tij, më saktësisht kur u tërhoq plotësisht në lutje, studime dhe në adhurimin e plotë të Zotit në malin Verna.

Shën Tereza nga Avila (1515 - 1582)

Një rast i tillë është Shën Tereza nga Avila, që kishte shenja në zemër: në trupin e saj nuk ka pasur kurrë shenja plagë, por ajo kishte shkruar se, "kam stigmat në afërsi të zemrës", jo shenja, por plagë të vërteta të hapura dhe të dhimshme.

Pas vdekjes, në trupin e saj është bërë autopsia dhe janë gjetur 5 plagë, ashtu si vetë ajo kishte shkruar. Sipas mjekëve, mjaftonte një plagë e vetme që të dërgonte në vdekje të menjëhershme. Shën Tereza ka jetuar për 23 vjet me radhë me ato plagë në zemër.

Padre Pio (1887 - 1968)

Rast tjetër është Shën Padre Pio (Francesco Forgione) nga Pietralçina, i cili nëpërmjet stigmave ka kuptuar më mirë dhimbjet dhe vuajtjet.. Nuk do të kishte kuptim kjo temë nqs nuk do të përmendej rasti më brilant i këtij misteri, si ai i Padre Pios. Ai i ka pasur këto shenja të shenjta që nga viti 1918, kur ai ndodhej në konvent të San Giovanni Rotondo.

Stigmat i janë shfaqur në formë mistike (të padukshme) me 5 gusht, dhe janë bërë të dukshme vetëm më 20 shtator.

Në ditarin e tij ai shkruan:

"Ndodhesha i ulur në korin e kishës, pas mbarimit të meshës së shenjtë më erdhi një debolim si një gjumë i ëmbël. Në këto momente të kësaj gjendje, pashë një person misterioz, ishte i njëjti që kisha parë darkën e 5 gushtit. Por këtë herë kishte duart dhe këmbët që i rrjedhnin gjak. Shikimi i tij më frikësoi. Ndjeja sikur po vdisja, e do të vdisja nqs nuk do të ndërhynte zotrija të më frenonte zemrën që donte te dilte jashtë nga kraharori nga të rrahurat.

Kur personazhi misteroz iku, gjendesha me duar dhe këmbë që rridhnin gjak….. Mendoj që po vdes i përgjakur nqs zoti nuk dëgjon lutjet e mia që të më heqë këto plagë. Më ler dhimbje dhe vuajtje, por më hiq këto shenja të dukshme, që po më çorientojnë përpara njerëzve në një mënyrë të pa përshkrueshme"

Padre Pio, pra, nuk ankohej kurrsesi nga dhimbjet e plagëve, por shumë herë më të fortë ndjente "dhimbjen" e gazetarëve dhe njerëzve kurioz, që nxitonin ta shikonin me kurreshtje sikur të ishte një statujë e shenjtë. Gjatë gjithë jetës së tij ai nuk i është kundërvënë kurrë vullnetit të Zotit dhe nuk ankohej kurrë për fatin e tij të keq. Përkundrazi, ai e shihte eksperiencën e tij si një mrekulli, si një orovë e vërtetë e dashurisë së Zotit ndaj tij, si një dhuratë e çmuar që i ishte dhënë më parë Krishtit e më pas edhe atij. Padre Pio është ndjerë shumë keq dhe i frustruar gjatë vizitave të pafund të mjekëve që për 50 vjet me radhë të jetës së tij nuk arritën kurrë të kuptonin këto rrjedhje gjaku nga plagët e tij dhe aq më tepër zhdukjen e tyre të mistershme menjëherë pas vdekjes së fratit. Pas vdekjes së Padre Pio, nuk i është dukur asnjë shenjë plage në trupin e tij, çdo provë e tyre ishte zhdukur në mënyrën më misterioze të mundshme, duke vërtetuar edhe më shumë mrekullinë e tyre hyjnore.

Tereza Neumann (1898 - 1962)

Një rast tjetër ekstrem është Tereza Neumann, e cila pranon stigmat të Premten e madhe të vitit 1926, pasi kishte pasur një vizion të të kryqëzuarit. Plagët në trupin e saj kanë qëndruar për 36 vjet, do të thotë deri në vdekje në vitin 1962. Ende sot, mjekët nuk dinë t'i japin shpjegim se si kjo grua ushqehej vetëm me Kungim dhe në të njëjtën kohë arrinte të prodhonte aq shumë gjak. Stigmat e kësaj gruaje kanë qenë më të skajshmet, që historia mund të kujtojë.

Cloretta Robertson

Cloretta Robertson është vajza më e re gjatë historisë që ka provuar stigmat, në moshën 9-vjeçare, pak para festës së Pashkëve, të vitit 1972. E veçanta e stigmave të vajzës nëntëvjeçare është se mjekët zbuluan se gjaku "buronte" direkt nga lëkura e saj. Po ashtu karakteristikë është se kjo vajzë është me ngjyrë, që do të thotë stigmat mund të paraqiten edhe tek racat tjera.

Natuzza Evolo

Edhe në ditët e sotme ka shumë persona me stigma ose të paktën që konsiderohen si të tillë edhe pse Kisha Katolike nuk pranon të prononcohet ose të njohë publikisht ekzistencën e këtyre fenomeneve.

Ajo që konsiderohet më e rëndësishme është rasti i Natuzza Evolo nga Paravati, në Kalabri.

Stigmat e saj janë shumë të ngjashme me ato të Padre Pio-s, por më të thella dhe më të dukshme mbi të gjitha në plagët e duarve, ku çdo vit gjaku që del nga plagët e saj bën vetvetiu vizatime të çuditshme në formë kryqi.

Një gjë e veçantë tek ky rast, është fakti që ajo nuk ka asnjë klasë shkollë (as atë elementaren) dhe është në gjendje të flasë disa gjuhë të rralla të kësaj Bote, nga rusishtja deri tek aramake, e gjithë kjo në prezencën e specialistëve dhe ekspertëve.

Kisha Katolike është e vështirë që të bëjë një hap përpara në këto argumenta, pikërisht për faktin që fenomeni i stigmave është shumë i komplikuar që t'i jepet një përgjigje e qartë. Provat dhe evidencat e qarta nuk mungojnë. Ato janë sa historike aq edhe aktuale dhe të prekshme, e megjithatë është një çështje që frikëson opinionin publik dhe është e vështirë të pranohet zyrtarisht. Besimtarët katolikë nuk kanë asnjë dyshim, ateistët i quajnë legjenda urbane, nëse besimet e tjera fetare mundohen t'i japin shpjegime në lidhje me besimin e tyre ose i injorojnë. Mjekët nuk kanë arritur t'i japin shpjegim dhe në këtë pikë i janë referuar shpjegimeve fetare edhe pse kjo bie ndesh me studimet e tyre.

Po shkenca? Nuk kanë dyshime, parapsikologët gjykojnë se, stigmat janë plagë që vijnë dhe zhduken vetëvetiu (autosugjestione), dhe përfundojnë. Të kenë vërtetë këto plagë të mistershme një shpjegim kaq të cekët dhe racional?

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers