SHAHU Luftë e Ftohtë në të gjithë skakierën




Vendi i shahut në kulturën evropiane pasqyron nga afër ngritjen dhe rënien e elitës së edukuar, për të cilën ai ishte rikrijimi i zgjedhjes. Historia fillon me një imazh që paraqet një prej takimeve të mëdha të modernizmit: një portret grupi, i bërë në vitin 1856 nga Moritz Daniel Oppenheim, i cili paraqet tri figura të mendimit të shekullit të XVIII-të, dramaturgun Gotthold Ephraim Lessing, hyjninë zvicerane Johann Caspar Lavater dhe filozofin hebre Moses Mendelssohn. Fokusi i pikturës, rreth së cilës janë vendosur këto figura të mëdha të Iluminizmit, është një tabelë shahu. Lessing dhe Mendelssohn fillimisht u takuan në vitin 1754, pasi një mik i përbashkët ia kish prezantuar të parin tashmë të famshmit Lessing si një partner shahu.

Ky qe një takim fatlum i dy njerëzve të shquar, por gjithashtu dhe i dy kulturave. Tek “Nathan the Wise”, pjesa që rezultoi të jetë punimi më popullor i autorit të saj, Lessing, kristiani, paraqet një Mendelssohn të idealizuar si Nathan: të zgjuar, të ndritshëm dhe hebre. Progresi i shahut nga kalim kohe në maturi artistike apo shkencore u përshpejtua nga asimilimi hebre, i cili transformoi Bildungsbürgertumin ose klasën e mesme të arsimuar gjermanishtfolëse në agjente të reformës moderniste. Kjo simbiozë gjermano – hebreje siguroi kontekstin kulturor në të cilin shahu mund të bëhej krijim intelektual par excellance dhe nga mesi i shekullit të XIX-të e këtej, një përqindje e jashtëzakonshme e mjeshtreve të shahut, përfshi shumicën e kampionëve të mëdhenj të botës, kanë qenë hebrenj. Shahu është një rast special për një fenomen më të përgjithshëm, koeficentin intelektual IQ më të lartë se mesatarja e “hebrenjve ashkenazitë me origjinë evropiane”, i cili ngre shumë pikëpyetje dhe akoma kundërshton një shpjegim të thjeshtë. Ne nuk e dimë nëse hebrenjtë patën një dispozitë të trashëguar për të shkëlqyer në shah apo qenë të tërhequr nga loja sepse intelektualisht sfiduese, kompetitive, sport sedentary që i përshtatej prototipit mbizotërues hebre në Evropën e shekullit të XIX-të.

Ajo që dimë është se ajo çka Gerald Abrahams identifikoi si "mendje shahu”, një kombinim i kujtesës, logjikës dhe imagjinatës, ka shumë të përbashkët me aftësitë që qenë dhe janë karakteristike të jetës intelektuale hebreje. Mbi të gjitha, studimi i teksteve të shenjta të çon tek një lojë lidhur me të cilën janë shkruar më shumë libra se në të gjitha të tjerat të marra së bashku. Loja e librit duket të ketë pasur një sharm shumë special ndaj njerëzve të librit.

Tek Nathan i Lessing, shahu përshkruhet gjithashtu si pasioni privat i Saladinit, Sulltanit iluminist mysliman, u cili u zu mat nga motra e tij, Sittah. Për intelektualët kozmopolitanë të Lessing, shahu ishte një mjet për të mundur paragjykimet, fetare, racore, kombëtare apo seksuale. Duke përjashtuar shansin dhe henec duke dekurajuar bixhozin, shahu qe e vetmja lojë e vlefshme e xhentëlmenit. (Deri në vitin 1987, shahu qe loja e vetme e lejuar brenda Palace of Westminster). Megjithatë, statusi i shahut në epokën e Iluminizmit qe i dykuptimtë. Loja magjepsi shumë prej pishtarëve drejtues të tij, nga filozofi dhe matematikani Gottfried Wilhelm Leibniz (i cili i parapriu kompjuterit shahist) tek enciklopedisti Denis Diderot. Por shahu, i cili kish qenë një courtly kalim kohe qysh nga lulëzimi i tij dhjetë shekuj më parë në oborrin e Kalifit Haroun al-Rashid në Bagdad, akoma shikohej përgjithësisht si diversioni frivolous i një klase leisured më shumë sesa një ndjekje serioze.

Nga fundi i epokës viktoriane, “Through the Looking Glass” i Lewis Caroll e trajtonte akoma shahun si një argëtim për fëmijë. Gjatë shekujve të XIX dhe të XX, shahu u shfaq si një aktivitet kompetitiv popullor, me turne ndërkombëtarë që tërhoqën interes ë madh publik, i pari i të cilëve u zhvillua në Londër më 1851. Rezortet malore dhe bregdetare të borgjezisë evropiane e trajtuan shahun si atraksion turistik dhe siguruan para për dhjetëra mjeshtre që të siguronin jetesën nga loja.

Pak arritën njohje në profesione të tjera: Adolf Anderssen ishte schoolmaster, Ignác Kolisch bankier, Siegbert Tarrasch doktor, Amos Burn tregtar, Milan Vidmar inxhinier dhe Ossip Bernstein avokat. Të tjerët vlerësuan arritjet e tyre shkollore (Howard Staunton dhe Emanuel Lasker) apo statusin e tyre social (Paul Morphy dhe José Raúl Capablanca) shumë më lart se shahu i tyre. Megjithatë, më 1900, shahu në nivelin më të lartë nuk qe më as një lojë për amatorët, as profesionistët nuk duhej të vuanin poshtërimin e të luajturit gjithandej për një kothere bukë. Në vend të kësaj, shahu aspiroi për statusin e një forme arti apo një shkence. Vitet përpara 1914 panë një epokë të artë të shahut, mbi të gjitha në Evropën Qendrore. Termat "mjeshtër" dhe "mjeshtër i madh" i dhanë shahut një mistikë të caktuar, sikur të apasionuarit e shahut të qenë një lloj masonerie e lirë. Megjithatë, përdorimi i tyre nuk shkon më herët se fillimi i shekullit të XIX-të: përmendja e parë e regjistruar e “mjeshtrit të madh” në anglisht ndodhi në vitin 1838. Fillimisht, “mjeshtër” nënkuptonte çdo lojtar ekspert, profesionist ose jo, ndërsa “mjeshtër i madh” rezervohej për një grup mjeshtresh të kalibrit të kampionit të botës.

Në vitin 1914, Car Nikolla i II-të ia dha titullin e mjeshtrit të madh të pesë finalistëve të turneut të Shën Petërsburgut – Lasker, Capablanca, Alexander Alekhine, Tarrasch dhe Frank Marshall, por titulli vetëm u formalizua nga Federata Botërore e Shahut, FIDE, e cila në vitin 1950 krijoi një hierarki titujsh, që kulmohej në “mjeshtrin e madh ndërkombëtar”, i cili sigurohej prej rezultateve vazhdimisht të mira kundër konkurrencës së mjeshtreve të mëdhenj. Rezultati ka qenë një zhvlerësim progresiv dhe tani ka disa qindra mjeshtresh të mëdhenj. Hendeku midis shumicës së gjerë dhe kampionit të botës është thelluar deri në pikën që Garry Kasparov mund të luajë ndeshje simultane kundër disa prej ekipeve kombëtare më të fortë, të tillë si Izraeli apo Gjermania, dhe ti mundë ata pa humbur asnjë lojë të vetme.

Mjeshtri i madh i parë i njohur si suprem, kompozitori François-Andre Danican Philidor, ia detyronte mërgimit shumë prej famës së tij në shah. I damkosur nga Direktorati revolucionar francez si oborrtar, ai u shtrëngua të emigrojë në Londër, ku siguronte jetesën duke luajtur shah. Arritja e Philidor për të luajtur shah me sytë e lidhur kundër disa konkurrentëve njëkohësisht e bën atë një njeri të famshëm, por ai vdiq emigrant i varfër. Vitet revolucionare 1789, 1848 dhe 1917 dërguan shumë lojtarë të tjerë shahu në mërgim. Pas revolucionit të dështuar të vitit 1848, një tjetër që mbërriti në Londër qe Karl Marx. Marx e adhuronte shahun, për dëshpërimin e madh të gruas së tij Jenny, dhe do të zhdukej për ditë të tëra me miqtë e tij emigrantë në aktivitete shahistike.

Pavarësisht se i kushtonte shumë kohë shahut, ai kurrë nuk u ngjit mbi mediokrin. Rousseau kish qenë një shahist bohemien i ngjashëm dhe të tillë qenë më vonë Lenini dhe në mënyrë të veçantë Trotsky. (Lajmi i triumfit të tij në revolucionin bolshevik u përshëndet nga kryekamerieri i Café Central në Vjenë me fjalët: "Ah, ky duhet të jetë Herr Bronstein ynë nga salla e shahut!"). Kur në vitin 1917 komisarët e utopisë braktisën kafenenë dhe morën Kremlinin, ata sollën dhe shahun me vete. Në mesin e viteve njëzet, Bashkimi Sovjetik i ri kish vendosur që ta adoptonte lojën si një formë trajnimi mendor, një përgatitje për luftë dhe paqe. Shahu shikohej si një demonstrim i materializmit dialektik, mungesa e shansit e bënte atë të përshtatshëm për shijet e rrepta të lidershipit partiak. Shahu u damkos që të ishte pa klasa, i paprekur nga ideologjia borgjeze dhe prandaj i përshtatshëm për kuadrot e rinj proletarë. Kështu filloi eksperimenti i paprecedent i inkorporimit të shahut në kulturën zyrtare të revolucionit komunist. Ndërkohë, në Perëndim, vitet njëzet dëshmuan apogjeun e artit modernist, ekuivalenti i shahut i të cilit qe shkolla hipermoderne, një reagim romantik kundër klasicizmit të brezit më të vjetër.

Ashtu si piktorët i drejtoheshin abstraksionit apo kompozitorët braktisnin tonalitetin, edhe tek shahu mjeshtret e rinj eksperimentuan me lëvizje që më parë i kishin menduar “të shëmtuara”, por që mishëronin ide të reja strategjike. Ikonoklastia në art dhe shah u kombinuan në personin e Marcel Duchamp, i cili mjaft mirë për ta përfaqësuar Francën përballë kampionit të botës, emigrantit rus Alexander Alekhine. Megjithatë, nga viti 1929 flluska spekulative e begatisë evropiane kishte plasur, duke shkaktuar dëme universale kolaterale, jo vetëm në art dhe shkencë, por edhe në shah. Rasti i Emanuel Lasker, i cili qe kampion bote për një brez të tërë në periudhën 1894-1921, ilustron impaktin e katastrofës evropiane ndaj ndoshta personalitetit më mbresëlënës në historinë e shahut. Bir i një koristi kishtar të varfër hebre nga territoret kufitare gjermano – polake, Lasker qe një matematikan aq i mirë sa për të punuar me Einstein, një poet, shpikës dhe filozof i njohur. Veprat e tij lidhur me teorinë e lojërave, mbi të gjitha “Manuali i Shahut” i tij, janë akoma klasike. Lasker arriti pavarësi financiare nëpërmjet gazetarisë dhe mësimdhënies, ndërsa prestigji i mundësoi atij që të detyronte organizatorët të siguronin pagesë dhe kushte loje për shahun ndërkombëtar. Kur nazistët erdhën në pushtet, Lasker (në atë kohë në të 60-at dhe i tërhequr nga shahu) tërhoqi menjëherë vëmendje armiqësore.

Punimet e tij filozofike e kishin bërë mik me Walter Rathenau, ministrit të Jashtëm që u vra nga antisemitët; kunata e tij ishte poetja hebreje Else Lasker-Schüler, ndërsa gruaja e tij Martha shkruante për gazeta satirike të ndaluara në Rajhun e Tretë. Çifti Lasker kishin shtëpinë e tyre të fshatit në Thyrow, apartamentin e në Berlin dhe kursimet e tyre të konfiskuara. Si mijëra gjermanë hebrenj të tjerë, ata e gjetën veten të bënin një ekzistencë nomade në mërgim. I vendosur fillimisht në Angli, Lasker u detyrua që ti kthehej shahut dhe në turnetë e mëdha në Zyrih, Moskë dhe Nottingham ai mati veten me mjeshtret më të mëdhenj të brezit më të ri. Kampioni botës, Alekhine, deklaroi: "Vetë ideja e shahut si një formë arti do të ishte e paimagjinueshme pa Emanuel Lasker". Pas turneut të Moskës të vitit 1935, Lasker u ftua që të qëndronte në kryeqytetin sovjetik, pranë Akademisë së Shkencave. Gjatë qëndrimit të tij 2-vjeçar në Moskë, ai u nderua nga aparati partiak dhe dukej se po lihej të ndiqte studimet e tij. Por në vitin 1937 Lasker mori gruan e tij për një vizitë në Shtetet e Bashkuara, nga të cilat me sa dukej synonin që të ktheheshin. Nuk u kthyen kurrë.

Deri më atëherë, Lasker nuk mund të mos ketë qenë i paditur për terrorin e madh të Stalinit, i cili po shpalosej rreth tij, dhe të rrezikut që mund të paraqiste për të huajt. Lasker, eksponenti suprem i "shahut si një formë arti", nuk mund të mbijetonte më shumë në Rusinë e Stalinit sesa në Gjermaninë e Hitlerit. Shumica e familjes së tij humbi jetën gjatë Holokaustit, por mbesa e tij Anita, e cila u shtrëngua të luante në bandën e kampit në Auschwitz, mbijetoi për të treguar historinë e saj. Lufta dhe shahu qenë dy prej gjërave në të cilat Bashkimi Sovjetik shkëlqente.

Të dyja u lidhën qysh nga fillimi në personin Nikolai Vasilyevich Krylenko (1885-1938). Lenin e emëroi Krylenko si kreun e Komisariatit të Drejtësisë njëherë që bolshevikët ju dorëzuan gjermanëve. Kur Çeka lëshoi terrorin e kuq në fund të atij viti, Krylenko deklaroi: "Ne duhet të ekzekutojmë jo vetëm fajtorin. Ekzekutimi i të pafajshmit do ti impresiononte masat akoma më shumë". Krylenko i vuri në praktikë këto ide gjatë të gjithë karrierës së tij të përgjakshme. Më pas, kur në vitin 1937 Stalini ju kthye veteranëve të policisë sekrete, Krylenko jo vetëm që u “likuidua”, por edhe u fshi nga historia. Vetëm në vitet gjashtëdhjetë bisha e vjetër u rehabilitua si një prej themeluesve të shahut sovjetik, pasi në vitin 1924 kish marrë përsipër detyrën e kthimit të shahut në lojën kombëtare të Bashkimit Sovjetik. Si kryesues i seksionit të shahut të Këshillit Suprem për Kulturë Fizike të Republikave Socialiste Sovjetike, Krylenko, e bindi Kremlinin që të organizojë turneun e parë ndërkombëtar në Moskë në vitin 1925, për tu pasuar nga dy të tjerë në vitet 1935 dhe 1936.

Në hyrjen e tij për librin e turneut ai shkroi: "Në vendin tonë, ku niveli kulturor është krahasueshmërisht i ulët, ku deri më tani një kalim kohe tipik i masave ka qenë pirja e alkoolit, dehja dhe sherri, shahu është një mjet i fuqishëm për ngritjen e nivelit të përgjithshëm kulturor". Krylenko botoi gazetën kryesore të shahut sovjetik, “64”, duke ruajtur kontrollin ideologjik të një komuniteti shahistik që shpejt u rrit në dhjetëra milionë. Slogani i partisë: "Jepuani shahun punëtorëve!". Popullariteti masiv i lojës që u zgjua nga turneu i vitit 1925 të Moskës shënohet tek “Ethja e shahut”, një film i mrekullueshëm pa zë që nuk të jep asnjë indikacion për bishat që tashmë kishin lindur nga gjumi i arsyes i Rusisë. José Raúl Capablanca, kubanezi kampion botëror, bëri një paraqitje të shkurtër në këtë përrallë të një të riu aq të apasionuar pas shahut sa që neglizhon vajzën e tij. Milionat e pionierëve shahistë sovjetikë nga ku dolën kuadrot e para të mjeshtreve të shahut sovjetik u trazuan njëlloj nga realiteti i tmerrshëm i Gulagut. Në një shtet ku feja u shtyp brutalisht, shahu u bë një prej opiumeve të popullit. Në fillim, shahu sovjetik arriti pak rezultate për të treguar resurset që shteti investonte në krijimin e një sistemi hierarkik të përpunuar. Në të vërtetë turneu i parë i Moskës i vitit 1925 u fitua nga një rus, Yefim Bogolyubov, përpara Lasker dhe Capablanca, por ai menjëherë ju shtua radhëve të emigrantëve rusë në Gjermani.

Kështu bëri dhe Alexander Alekhine, i cili pasoi Capablanca si kampion bote, por kurrë nuk u kthye në Rusi, duke u endur nëpër Evropë, duke pirë duhan dhe alkool pa fund; gjatë ndeshjes së tij për titullin kampion bote të vitit 1935 me holandezin Max Euwe, të cilën e humbi, ai u gjet i dehur tapë në një fushë. Dy vjet më vonë ai e rifitoi titullin e tij, duke mos pirë asgjë ndërkohë përveç qumështit. Fati i Alekhine dhe ai i intelektualëve të tjerë rrënjëshkulur të tipit të tij u pavdekësua nga “Mbrojtja Luzhin”, romani i parë i madh i Vladimir Nabokov. I shkruar në rusisht nga romancieri i ri që mezi siguronte jetesën e tij në Berlinin e viteve njëzet, ai tregon historinë e Luzhin, një gjeni shahu në kufijtë e çmendurisë, për të cilin bota fenomenale, bota e politikës, parasë dhe bile dashurisë, vështirë se ekzistonin. Një grua e re vendos që ta shpëtojë atë nga ajo çka e shikon si monomaninë e tij, por ai nuk është i sigurt nëse do të shpëtohet. Mund ta zgjidhë krizën ekzistenciale vetëm me vetëvrasje. Nabokov, i cili ishte vetë një shahist i mirë, e portretizon me përsosmëri psikologjinë e shahut.

Titulli të ndihmon: mbrojtja Luzhin ishte një hapje shahu, por është gjithashtu për mekanizmin profilaktik, prapa të cilit Luzhin mbrohet. Gjithashtu, ai e përdor lojën si një metaforë për jetën intelektuale dhe romani është një elegji për kulturën e brishtë evropiane që ai e pa të shembej për sa i përket atij. Luzhin nuk bazohet në ndonjë individ të caktuar, por përveç Alekhine ai ka një ngjashmëri të fortë me dy mjeshtre të tjerë të mëdhenj të emigruar: Aron Nimzowitsch dhe Akiba Rubinstein. Të dy qenë nga familje hebreje fetare, respektivisht në Lituani dhe Poloni; të dy luajtën shah me origjinalitet të madh, por nuk kishin qetësinë dhe forcën për tu bërë kampionë bote; të dy qenë asketë vetmitarë, psikologjikisht të brishtë dhe ekscentrikë. Nimzowitsch bënte ushtrime gjimnastikore gjatë lojërave të tij; një shkrimtar i shkëlqyer, por tërësisht egoist, ai e bëri veten e tij teoricienin kryesor të shkollës hipermoderne me traktatin e tij “Sistemi im”. Ashtu si Luzhin i romanit, Rubinstein nganjëherë do të hidhej nga dritarja në qoftë se një i huaj hynte në dhomë dhe i kaloi 30 vitet e fundit të jetës së tij në një azil.

Heroi i parë dhe më i madh i shahut i Bashkimit Sovjetik qe Mikhail Botvinnik. I lindur në vitin 1911, ai i përkiste brezit të parë që arriti pjekurinë nën komunizmin dhe, ashtu si shumë prej bashkëkohësve të tij, u formua si inxhinier, në fakt ai më vonë dha kontribute të rëndësishme për informatikën sovjetikë. Paraqitja e tij e parë jashtë vendit, në turneun vjetor të Hastings në vitin 1934, qe një dështim. Botvinnik punoi në dobësinë e tij dhe kur i rikthye në arenën ndërkombëtare, në turneun e vitit 1936 në Nottingham, ai përfundoi i pari, baras me Capablanca dhe përpara Euwe, Alekhine dhe Lasker, të gjithë kampionë bote aktualë apo të kaluar. Asnjë qytetar i ri sovjetik nuk e kish arritur një famë të tillë më parë. Dominimi i shahut sovjetik u vendos nga fitorja e Botvinnik në turneun e vitit 1948 në Hagë, i cili përfshinte 5 mjeshtret e mëdhenj kryesorë pas vdekjes së kampionëve të botës Alekhine, Lasker dhe Capablanca.

Dyshimi nuk ishte larguar kurrë se Paul Keres, një i ri estonez rezultatet e të cilit përpara dhe gjatë luftës qenë të njëllojta me ato të Botvinnik, ishte vënë nën presion nga autoritetet sovjetike si rezultat i “bashkëpunimit” të tij gjatë pushtimit nazist. Keres luajti mirë kundër tri rivalëve të tjerë të tij, por ra kundër Botvinnik, duke e mundësuar këtë të fundit që të shfaqej si kampion i ri. Në mes të turneut, lidershipi sovjetik ishte kapur nga paniku prej kërcënimit të paraqitur nga kampioni amerikan, Samuel Reshevsky, i cili e mundi Botvinnik në një lojë të shkëlqyer. Botvinnik u thirr përpara Komitetit Qendror, por qe në gjendje ta siguronte atë se mund të fitonte. Në qoftë se amerikani, i cili ra në gjysmën e dytë të turneut dhe përfundoi i treti, ta kish fituar titullin, Stalini mund ta kish hequr mbështetjen jo vetëm nga Botvinnik, por edhe nga vetë shahu. Ashtu si shumë mjeshtre të mëdhenj përpara tij, Botvinnik ishte hebre dhe, ashtu si shumë komunistë të tjerë hebrenj nga ky bekgraund, ai besonte se shteti i ri socialist do të eliminonte programet e Rusisë cariste.

Në të vërtetë, shahu sovjetik arriti dominimin pjesërisht pse nazistët kishin vrarë apo detyruar të mërgonin pothuajse të gjithë popullsinë hebreje evropiano-qendrore dhe perëndimore. Por megjithëse shumica e mjeshtërve të mëdhenj shahistë sovjetikë qenë hebrenj, përveç Botvinnik, ata përfshinin David Bronstein, Mikhail Tal, Yefim Geller, Viktor Korchnoi dhe Garry Kasparov (i lindur me mbiemrin Weinstein) – Stalini qe antisemit. Edhe në epokën brezhjeviane, hebrenjtë (përfshi mjeshtre të shumtë shahu) vuajtën diskriminim dhe dyshoheshin për besnikëri të dyfishtë, sidomos njëherazi që disidentët hebrenj kërkonin të drejtën për të emigruar në Izrael.

Bashkimi Sovjetik vazhdon ta dominojë shahun perëndimor pas vdekjes, aq sa shumica e mjeshtreve të mëdhenj kryesorë në Shtetet e Bashkuara, Izrael, Holandë apo Gjermani janë tani emigrantë nga ish-Blloku Lindor. Por mjeshtri i madh që kryesonte gjatë fazës finale të hegjemonisë reale sovjetike qe Garry Kasparov.

I lindur në Baku të Azerbajxhanit nga një familje armeno – hebreje, Kasparov qe kampioni botëror i fundit sovjetik dhe i pari postsovjetik. As plakushi Botvinnik, i cili e stërviti atë, as pasuesi i Botvinnik, Anatoly Karpov, as sistemi që i kishin shërbyer me aq besnikëri nuk mund ta frenonin këtë gjeni të ri çamarrok. Ndeshja e tij e parë e vlefshme për titullin botëror kundër Karpovit në vitin 1984 u ndal pas 5 muajsh dhe 48 ndeshjesh, të gjitha, përveç 8 prej tyre, përfunduan në barazim, nga Presidenti i Federatës Botërore të Shahut, Florencio Campomanes, i cili përmendi sfilitjen e lojtarëve. Kjo e la Karpovin në zotërim të titullit, rezultati që donte Kremlini. Pas kësaj Kasparovi vendosi që jo vetëm të shpartallojë Karpovin, por të çajë sistemin sovjetik. Duke kapur titullin botëror në vitin 1985, Kasparovi refuzoi që tu bindej autoriteteve sovjetike. Megjithëse ia kushtoi autobiografinë e tij Gorbaçovit, në kohën kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991 ai qe antikomunist i hapur. Ai e dominoi shahun botëror për rreth 20 vjet me radhë, deri në largimin e tij në majin e 2005-s, dhe është në krye të opozitës politike ndaj Presidentit Putin. Rekordi shahistik i Kasparovit i lë në hije të gjithë të tjerët, por qe humbja (krejtësisht e panevojshme) e tij nga kompjuteri Deep Blue në maj të 1997-s që i la gjurmën më të thella. Shumë supozuan se shahu si lojë tani ishte “zgjidhur”, edhe pse mjeshtret e mëdhenj vazhduan të mundnin edhe kompjuterët më të mirë. Qe Lufta e Ftohtë ajo që fillimisht stimuloi zhvillimin e makinave luajtëse të shahut, të krijuara nga britaniku Alan Turing dhe amerikani Claude Shannon, në fundin e viteve dyzet.

Të dyja superfuqitë i përdorën programet e shahut për të simuluar konfliktin bërthamor dhe nuk është rastësi që kampionatet e para të kompjuterike u fituan nga makinat sovjetike dhe amerikane. Nga mesi i viteve shtatëdhjetë, superioriteti perëndimor dhe këtë dhe fusha të tjera të kibernetikës ishte i qartë. Qysh nga mbarimi i Luftës së Ftohtë shahu ka gëzuar një liri më të madhe, por një profil më të ulët. Kur Kasparovi u sfidua në Londër nga mjeshtri i madh britanik, Nigel Short, në vitin 1993, nuk kishte asgjë nga simbolizmi që shoqëronte ndeshjen Fischer – Spassky dhe kur në vitin 2000 Kasparovi më së fundi e humbi titullin e tij ndaj një rusi më pak piktoresk, Vladimir Kramnik, ndeshja (gjithashtu në Londër) ngjalli interes vetëm në botën shahistike. Shkëlqimi dhe rënia e shahut si një metaforë politike dhe një armë ideologjike përkoi me një prej kapitujve më të errët në historinë e njerëzimit. Por i privuar nga atmosfera e kërcënimit që qe një nënprodukt i Luftës së Ftohtë, shahu ka humbur shumë nga kapitali që akumuloi gjatë shekullit të kaluar. Si sport spektatorësh, ai nuk mund të kënaqë një publik të mësuar me argëtim të shpejtë, intelektualisht josfidues. Kufizimet artificiale në kompeticionin global janë hequr, por FIDE, Organizata Ndërkombëtare e Shahut, është një rrëmujë, e kontrolluar dhe e subvencionuar nga Kirsan Ilyumzhinov, diktatori i një province të vogël ruse të quajtur Kalmykia. Pretendimi tjetër i vetëm i tij për famë është se ai qe një ortak i ngushtë i ish diktatorit iraken Saddam Hussein dhe në avionin e fundit të larguar nga Bagdadi përpara se koalicioni ta pushtonte.

Pavarësisht ekscentricitetit të trupit qeverisës së tij, shahu po lulëzon kudo në të gjithë botën e zhvilluar, sidomos në fuqitë në rritje të Indisë dhe Kinës. Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara ai është më popullor se kurrë, sidomos nëpër shkolla, por lufton që të fitojë njohjen publike e gëzuar nga sporti. Qysh nga Lufta e Ftohtë, shahu është privatizuar dhe megjithëse i duhet akoma që të tërheqë interesin e miliarderëve rusë, ai ka qenë një prej përfituesve të mëdhenj nga revolucioni i internetit. Njëherazi që u kombinua me atë institucion thellësisht anglez, klubin, shahu u bë një prej forcave të mëdha socializuese, një barazues klasash, racash, seksesh dhe brezash. Ai nuk kërkon asnjë infrastrukturë: vetëm disa gurë prej druri apo plastike. Aq shumë u detyrohen shumë njerëz shahut, sa që ai mund të shikohet si një mikrokozmos i përpjekjeve tona, shoqëruesi ynë konstant gjatë epokave. Sikur gjithçka e lënë njerëzimit të ishte loja e shahut, atëherë alienët do të na njihnin për atë që jemi: jo vetëm Homo sapiens, por edhe Homo ludens.

Google+ Followers