Muzika e preferuar e diktatorëve

Albumi i preferuar i David Cameron është “The Killers”, Tony Blair ka deklaruar se dëgjon “The Darkness”, Robert Mugabe është fans i Cliff Richard, ndërsa Osama bin Laden i Whitney Houston. Lista e këngëve të preferuara nga të mëdhenjtë e botës është zbuluar nga gazeta britanike “Telegraph”
Për të bërë për vete zgjedhësit e rinj, politikanët e gjithë botës përpiqen ta heqin veten si adhurues të muzikës pop, duke përmendur emrat e yjeve të muzikës ndërkombëtare. Gordon Brown ka thënë se zgjohet çdo mëngjes me tingujt e Arctic Monkeys, albumi preferuar i David Cameron është “The Killers”, ndërsa Tony Blair ka deklaruar se dëgjon “The Darkness”. Po diktatorët çfarë dëgjojnë? Lista e këngëve të preferuara është zbuluar nga gazeta britanike “Telegraph”. Robert Mugabe, Presidenti i Zimbabvesë, është fans i Cliff Richard. Në vitin 1980, kur u mor vesh se Bob Marley do të performonte për të festuar pavarësinë e vendit afrikan, deklaroi se do të kishte preferuar në vend të tij Cliff Richard. Megjithatë Marley e bëri shown e tij ku morën pjesë 100 mijë persona, mes të cilëve edhe princi Karl i Anglisë. Sipas listës së “Telegraph”, Osama Bin Laden ka një dobësi për Whitney Houston. Poetesha sudaneze, Kola Boof, që tregon se është mbajtur si sllave seksi nga lideri i “Al-Qaedas”, në vitin 1996 ka treguar për pasionin e terroristit për Houston, Van Halen dhe B-52. Për Boof, Osama ishte një fans i devotshëm dhe dëshironte të takonte divën amerikane, t’i blinte një pallat në Sudan dhe të vriste Bobby Brown, bashkëshortin e saj të atëhershëm. Koloneli Muammar Gheddafi adhuron Lionel Richie. Në vitin 2006, lideri libanez i kërkoi një autograf ish-këngëtarit të “Commodores”, pasi ky i fundit kishte performuar në “Koncertin për paqe”, në Libi, në përvjetorin e 20 të sulmit amerikan në Tripoli, ku vdiq vajza e adoptuar, Hanna. Slobodan Milloseviç adhuronte zërin e Frank Sinatra-s. Ish-presidenti jugosllav, që vdiq në vitin 2006 në Hagë, ndërsa ishte nën proces për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, dëgjonte shpesh “My Way” në qelinë e tij. Slobò kishte nisur të dëgjonte Sinatra-n, ndërsa punonte si bankier në Nju Jork në 1970.

Kim Jong-il dhe familja e tij janë të çmendur për Eric Clapton. Vitin e shkuar lideri i dashur amerikanoverior ftoi personalisht artistin amerikan për të performuar në vendin e tij, por Clepton nuk pranoi. Kim Jong-Chul, djali që ka studiuar në Zvicër, e pëlqen aq shumë muzikën e Clapton-it sa ka qenë në katër koncerte të tij në Gjermani. Në fund, i forti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, sipas listës së “Telegraph” pëlqen Chris de Burgh. Këngëtarit irlandez i ishte premtuar të bënte një koncert në Iran verën që kaloi, por koncerti u anulua për shkak të protestave të mëdha dhe valës së dhunës që përfshiu vendin pas zgjedhjeve të qershorit. De Burgh, i famshëm për suksese të tilla si “Lady in Red”, ishte artisi i parë perëndimor që do të performonte në këtë vend.

I preferuari i Obamave, Eric Lewis, i bie pianos si të ishte një kitare. Pianisti nuk është as një gjeni, e as një i çmendur, as Mozarti i ri, e as John Coltrane apo Mick Jagger. Është Eric Lewis, madje Elew. Ai ka performuar shumë herë në Shtëpinë e Bardhë për kënaqësi të çiftit Obama, ndërsa muzika xhaz që ai luan pëlqehet pothuajse nga të gjithë, pa përjashtim. Eric Lewis, afro-amerikani 36-vjeçar, mban mbi shpinë një përvojë të gjatë muzikore dhe gjatë gjithë jetës e ka shoqëruar pasionin për muzikën klasike dhe xhaz. Por Presidenti afro-amerikan pëlqen shumë edhe muzikën e Bon Jovit. Ja se ç’tregon ai: “E kam takuar shtatë herë gjithsej. Më ka pritur edhe në studion ovale të Shtëpisë së Bardhë. Gjithashtu kam pasur nderin të shoh një ndeshje futbolli me të në shtëpinë time. Jo keq për djalin e një parukieri që e filloi punën, duke pastruar pjatat e baterisë dhe dyshemetë e një studioje regjistrimi në Bruklin. Kjo është Amerika. Punon shumë dhe një ditë prej ditësh e sheh veten të ulur anash Presidentit, me një kuti kokoshkash në dorë. E çuditshme. Pasdite një telefonatë më njoftoi për vizitën. Pas dy orësh, hodha një vështrim jashtë dritares dhe pashë familjen Obama në oborrin e shtëpisë sime. Në atë moment mendova: ‘Fatmirësisht që nuk kam probleme me zemrën”. Jam shumë i lumtur që Obamave u pëlqen muzika ime. Presidenti ka shije të hollë muzikore. Pëlqen xhazin dhe rokun e lehtë”. Në fakt, ekziston një raport i thellë dhe ende misterioz, i cili lidh muzikën me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund të na shqetësojë, apo në të kundërt të na qetësojë; mund të na shtyjë drejt një agresiviteti, apo të na nxisë drejt një dashurie? Dhe në ç’mënyrë muzika mund të ketë efekte terapeutike dhe të qëndrojë përkrah terapive psikiatrike të suksesshme? Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Madje për këtë arsye janë mbajtur edhe konferenca me temën, "Muzika, shkenca dhe mendimi". Pikënisja e këtij takimi është pikërisht zbulimi se "muzika na bën më inteligjentë". Një fenomen që deri dje është cilësuar si supozim (shpresa sekrete e shumë artistëve dhe kompozitorëve) po gjen përforcime të mëdha nga ana e shumë studimeve shkencore, të cilat tregojnë se mësimi i muzikës në fëmijëri kontribuon në një mënyrë domethënëse në zhvillimin e disa hapësirave cerebrale dhe rrit aftësinë njohëse-intelektuale, si aftësinë e përqendrimit dhe shpejtësinë e zhvillimit. Nuk mund të pohojmë se të studiosh muzikë është njësoj si të studiosh matematikë, por sigurisht të dy mekanizmat mendorë, që në pamje të parë duket sikur nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, janë tërësisht të kundërt. Vetëm prej pak vitesh shkenca, veçanërisht neuroshkenca, i është dedikuar kuptimit të fenomeneve që lidhen me dëgjimin e muzikës. Pikërisht zbulimet e fundit tregojnë se muzika dhe shkenca kanë lidhje me njëra-tjetrën. Është provuar se muzika nuk është e bezdisshme, por që zgjidhet me dëshirë nga të gjithë, veçanërisht nga dëgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencën, humorin dhe arsyen për të kryer punë të ndryshme, të cilat kërkojnë një përqendrim të veçantë. Ashtu si të gjithë pas nuk ngelen edhe diktatorët apo të mëdhenjtë e botës, që në fund të fundit janë njerëz si të gjithë ne. Edhe ta kanë pasionet dhe preferencat e tyre në çdo lloj fushe. Edhe ata shpesh muzika i bën të ndihen më mirë, më të çlodhur dhe më motivuar përpara problemeve të mëdha, me të cilat ndeshen çdo ditë.

Google+ Followers