MISTERI/Njeriu që s'ishte kurrë

Ian Johnston

Karta false e identitetit që ishte vendosur në trupin e "Njeriut që nuk ishte kurrë". Ishte një pikë kthese gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teksa aleatët përgatiteshin që të pushtonin Siçilinë në vitin 1943, ata dëshironin të mashtronin gjermanët dhe t'i bënin këta të mendonin se sulmi i tyre do të shënjestrohej diku tjetër.

Për të realizuar planin e mashtrimit, u përpunua ideja që një trup njeriu do të hidhej në det, për t'u zbuluar më pas nga forcat e Boshtit. Në veshjet e kësaj kufome do të vendoseshin "dokumente sekretë", në të cilët do të shkruhej se në fakt, pushtimi do të ndodhte në Greqi, 500 milje më larg nga vendi ku ndodhi në të vërtetë.

Eshtë e pabesueshme, por kjo hile funksionoi dhe diversioni i trupave gjermane në greqi është konsideruar nga historiani si një element kyç që luajti një rol shumë të madh në suksesin e pushtimit që ndodhi në Siçili. Ky episod u përjetësua më vonë në filmin e vitit 1956, "Njeriu që nuk ishte kurrë".

Megjithëkëtë, edhe sot e kësaj dite, ka mbetur sekret i padepërtueshëm se trupi i cilit person u përdor gjatë "Operation Mincemeat", duke u futur në analet e teorive të komplotit dhe konfuzionit. Në librin e tij që pritet të dalë së shpejti, një historian pretendon se më në fund ka arritur të zbulojë përtej çfarëdolloj dyshimi identitetin e personit që "luajti" rolin e njeriut të vdekur: një uellsian të pastrehë, që quhej Glyndër Michael.

Trupi, i cili u pajis me një kartë false identiteti që mbante emrin e ushtarit të forcave mbretërore "Major William Martin" u hodh në det pranë brigjeve të Spanjës në vitin 1943.

Winston Churchilli ka thënë në një prej fjalimeve të tij të famshëm se, "kushdo përveç një budallai total do ta dinte se ishte Siçilia", por pasi dallgët e çuan trupin e Majorit Martin në kthetrat e agjentëve nazistë, Hitleri dhe Komanda e tij e Lartë u bindën se shënjestra e vërtetë do të ishte Greqia. "Mund ta harroni Siçilinë. Ne e dimë se është në Greqi", deklaronte Gjenerali Alfred Jodl, kreu i shtabit dhe komandës supreme të forcave gjermane.

"Mincemet gëlltiti dajakun dhe plumbçin" ishte mesazhi që iu dërgua Churchillit pasi aleatët mësuan se plani kishte funksionuar.

Në vitet e fundit ka patur pohime në mënyrë të përsëritur se kryeplanifikuesi i Mincemeat, Lejtnant Komandanti Eëwen Montagu ishte kaq i prirur që të gënjente gjermanët saqë ai grabiti trupin e një pjesëtari të HMS Dasher, një aeroplanmbajtëse e Marinës Mbretërore që shpërtheu pranë bregut të Skocisë në vitin 1943 dhe i gënjeu të afërmit e të vdekurit.

Në vitin 2003, një dokumentar i bazuar në 14 vite kërkime nga ish-ofceri i policisë Colin Gibbon, pretendonte se majori Martin ka qenë në fakt marinari i Dasher, Tom Martin.

Më pas në vitin 2004, sanksioni zyrtar u duk se iu dha një tjetër kandidati, shokut të Tom Martin, John Melville. Gjatë një memoriali të kryer në bordin e HMS Dasher aktual, një anije patrullimi e Marinës Mbretërore pranë brigjeve të Qipros, Lejtnant Komandanti Mark Hill tha se Melville ishte Majori Martin, duke e përshkruar atë si "një njeri që është e sigurtë që ishte". Vajza e Melville, Isobel Mackay thoshte më vonë për gazetën Skocezi: "Unë ndihem shumë e nderuar nëse im atë u ka shërbyer 30 mijë jetëve të aleatëve".

Megjithatë, Profesori Denis Smyth, një historian në Universitetin e Torontos, libri i të cilit "Operation Mincemeat: Death, Deception and the Mediterranean D-Day" pritet që të botohet këtë vit, beson se tashmë ka hequr qafe një herë e mirë të gjithë këto teori konspirative.

Gjatë kërkimit të tij, ai ndeshi në një memo shumë sekrete të shkruajtur nga Komandanti Montagu, domethënia dhe rëndësia e të cilës me sa duket është nënvlerësuar dhe që sipas profesorit Smyth, vërteton se trupi i Mr. Michael, i cili ishte i sëmurë mendor dhe vdiq pasi gëlltiti ilaç miu në kohën kur ishte duke u planifikuar operacioni, ishte ai që u përdor në të vërtetë. Michael u përdor fillimisht si "Njeriu që nuk ishte kurrë" nga një historian amator në vitin 1996, por provat për të mbështetur këtë teori të tijën nuk arritën që të bindin mbështetësit e teorisë së Dasher.

Eshtë shumë domethënës fakti që memoja e zbuluar prej Profesorit Smyth ka qenë shkruar pasi trupi ishte varrosur në Spanjë dhe ai merrej me frikën që ekzistonte mes oficerëve të lartë se do të zhvarrosej për një post-mortem të dytë, gjë që do të kofirmonte se "Majori Martin" ishte diçka e sajuar.

Në memo, Komandanti Montagu raporton një bisedë që ai kishte patur me mjekun Dr. William Bentley Purchase: "Mincemeat (trupi) kishte marrë një dozë minimale ilaçi miu që përmbante fosfor. Kjo dozë nuk ishte e mjaftueshme për t'i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme dhe efekti i vetëm ishte që të dëmtonte funksionimin e mëlçisë dhe ai vdiq pak kohë më pas. Përveç sasisë së vogël të dozës, pika tjetër është se fosfori nuk është një prej agjentëve të gjurmueshëm pas një periudhe të gjatë kohe, siç është për shembull arseniku, i cili zë vend në rrënjët e flokëve".

Profesor Smyth thotë: "Ajo që ata flasin në këto memo, është nëse ka mundësi që të shfaqen gjurmët e këtij ilaçi miu. Kështu që, personi i varrosur në Spanjë kishte vdekur për shkak të ilaçit të miut dhe jo për shkak të fundosjes, dhe si rrjedhim, ai është Glyndër Michael.

"Njerëzit i duan shumë teoritë konspirative dhe tani ka dalë një grup që pretendon se ky trup ishte krejtësisht i papërdorshëm për arsye se ai do të ishte i bërë shoshë me ilaç miu. Unë mendoj se kam hedhur në erë atë që ata mendojnë se është prova për kundërargumentin, pra që trupi i tij nuk do të kish kaluar testin në post mortem. Verdikti i post mortem ishte pikërisht ashtu si e kishin parashikuar britanikët, ishte i destinuar që të ishte një viktimë e mbytjes".

I pyetur në lidhje me ceremoninë e vitit 2004 në HMS Dasher, Profesor Smyth thotë: "Eshtë me të vërtetë shumë e sikletshme... Unë mendoj se kjo i vë vulën. Unë kam qenë gjithashtu në gjendje që të gjej dhe mendoj përtej çdo lloj dyshimi apo arsyetimi, identitetin e kufomës që është përdorur gjatë operacionit".

Megjithatë, John Steele, autori i "The Secrets of HMS Dasher" këmbëngulte se Glyndër Michael nuk do ta kishte kaluar testin e post mortem si një marins për arsye se ai qe një i alkoolizuar - ndonëse Profesori Smyth thotë se nuk ka të dhëna në lidhje me sëmundjen e tij - dhe thotë se është i bindur që ka qenë Melville.

"Unë kam marrë një raport shumë të plotë nga një ekspert i lartë dentar në lidhje me dhëmbët e Glyndër Michael, pra çfarë ai priste që të gjente. Nuk ka asnjë lloj krahasimi mes trupit të një të alkoolizuari dhe atij të një pjesëtari të trupave të marinës mbretërore", thotë ai.

"Unë ju them se Montagu e ka përzgjedhur shumë mirë dhe me kujdes trupin. Nuk ka asnjë shans që një mendje brilante si Montagu do të kish ndërmarrë riskun e do të kish hedhur në erë operacionin. Montagu ishte shumë i kujdesshëm dhe ai nuk do të kish dërguar asnjëherë kufomën e një pijaneci.

"Bill Jewell, komandant i nëndetëses 'Seiph', ka thënë se nuk ka pothuajse fare gjasa që trupi i një pijaneci të ishte përdorur në këtë operacion dhe ai ka qenë njeriu që e hodhi në ujë bashkë me tre oficerë të tjerë".

Ai pohon se Montagu u përpoq jo vetëm që të mashtronte gjermanët, por edhe komandantët e tij "reagimi i parë i të cilëve ishte që kjo është gjë makabër, kjo gjë nuk mund të ndodhë në Britani". E gjithë kjo fshehtësi u imponua për arsye se trupi i përdorur ishte nga Dasher", thotë Steele. "Dhe nuk mund të lejohej që publiku britanik të mësonte se një trup ishte grabitur".

Vajza e Melville, Mackay nga Galashielsi në kufirin me Skocinë, thotë se është dakord me Steele. "Gjithçka për mua përfundoi në Qipro kur Dasher u nderua dhe marina e kërkoi që të shkojë atje. Kaq, sa ka të bëjë me mua".

Google+ Followers