A janë Shtetet e Bashkuara dhe Europa aq të ndryshme?

Në librin e ri "The Narcissism of Minor Differences", Baldwin me anë të të dhënave arriti në konkluzionin se Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë faktikisht më shumë të ngjashme se sa të ndryshme



Claire Suddath

Amerikanët dhe europianët e konsiderojnë njëri-tjetrin të ndryshëm nga ana kulturore. Shtetet europiane kanë taksa shumë të larta dhe mjekësi të socializuar, ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara njerëzit dynden nëpër fast fude. Megjithatë, sipas Peter Baldwin, një profesor i mirënjohur historie tek UCLA, stereotipet që mbizotërojnë për secilën palë jaanë kryesisht të pabazuara dhe të pavërteta. Në librin e ri "The Narcissism of Minor Differences", i publikuar më 5 Nëntor të vitit të kaluar, Baldwin mblodhi të dhëna të shumta nga disa organizata të ndryshme dhe arriti në konkluzionin se Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë faktikisht më shumë të ngjashme se sa të ndryshme. Baldwin bëri një intervistë me gazetarin e "Time Magazine" rreth diferencave trans-atlantike për sa i përket krimit, besimit fetar, shërbimit shëndetësor dhe rreth faktit përse këto ndryshime kanë një peshë shumë të madhe.

-Në librin tuaj ju i referoheni Shteteve të Bashkuara dhe Europës si "binjakë që kanë tendencën ta diferencojnë njëri-tjetrin". Përse ne kemi këtë mani të çuditshme të jemi patjetër të ndryshëm nga njëri-tjetri?

Kjo gjë lidhet shumë ngushtë më politikën e brendshme. Nuk mund të mohojmë, që në Shtetet e Bashkuara ekziston ndjenja anti-europiane, por ky është aspekti më i vogël i diskutimit politik. Duke folur në mënyrë të përgjithshme, Shtetet e Bashkuara nuk i japin shumë rëndësi Europës, në një mënyrë apo në tjetrën. Në Europë, nga ana tjertër, anti-amerikanizmi është një opinion tendencë shumë herë më i fuqishëm. Ata mendojnë se, Amerika është shumë më e ndryshme në krahasim me to dhe këtë ndryshimin e shikojnë më shumë si diçka që duhet kritikuar. Anti-amerikanizmi ndihmon për të krijuar ura në boshllëqet politike brenda përbrënda Europës. Europës i leverdis shumë që të ketë një "djalë të keq" për të sharë.

-Ndërkohë që ju investigonit rreth diferencave tona, çfarë ka qenë gjëja që ju ka habitur më shumë dhe pse?

Më ka çuditur shumë sistemi i trenave në Shetet e Bashkuara. Rrjeti hekurudhor në Amrikë është shumë herë më i zgjeruar seç mendohet në përgjithësi, por nuk përdoret për transportin e pasagjerëve; përdoret vetëm për transport freight. Ndërkohë, ishte shumë interesant fakti që, europianët e përdorin sistemin e tyre hekurudhor për transportin e pasagjerëve dhe jo të freight.

-Cilat janë konceptet e gabuara që jemi mësuar të kemi rreth këtyre diferencave tona që duket se ekzistojnë?

Numri i krimeve është një shembull shumë i mirë për t'u marrë në konsideratë. Numri i vrasjeve në Shtetet e Bashkuara mbahet gjithmonë si shembull konkret për të dëshmuar kontrastin që ekziston përreth Atlantikut. Nuk ka asnjë dyshim për faktin se, numri i krimeve në Shetet e Bashkuara është shumë herë më i lartë se sa në shtetet europiane. Megjithatë, çështja qëndron në faktin që çdo krim i kryer këtu konsiderohet njëlloj i rëndë se çdo krim tjetër i kryer atje edhe pse kjo në disa raste mund të mos të jetë e vërtetë. Për shembull, ne në Shtetet e Bashkuara kemi shumë herë më pak abuzime seksuale dhe numri i krimeve nuk duhet marrë si përqindje, thjeshtë numerike, por duhet analizuar me përpikshmëri shkalla e kriminalitetit, pra se ku kryhen krimet më të rënda.

-A ka zona në të cilat Shtetet e Bashkuara dhe Europa janë me të vërtetë shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri?

Pa dyshim besimi fetar. Kjo është çështja në të cilën ndryshimet janë shumë herë më të dukshme dhe me sa duket do të jenë gjithmonë e më të mëdha. Mendoj, se në përgjithësi është e vërtetë që amrikanët janë shumë më besimtarë se europianët. Shtetet e Bashkuara janë më tepër të krahasueshme me vendet Mesdhetare Katolike se sa me shtetet Protestante të Europës Veriore. Përsa i përket besimit fetar në politikë: politikanët e Shteteve të Bashkuara i japin shumë më tepër rëndësi besimit në krahasim me ata të Europës.

-Në kapitullin e librit tuaj që flet rreth shëndetit dhe dietave, u shokova kur zbulova se thithja mesatare e kalorive në Shtetet e Bashkuara nuk është edhe aq shumë më e lartë në krahasim me vendet e tjera?

Me sa duket jo. Megjithatë ne jemi shumë herë më tepër të shëndoshë. Kjo ndoshta ka të bëjë me faktin se ne nuk ecim as në këmbë, as në biçikletë dhe për më tepër nuk kujdesemi për trupin, duke bërë ushtrime. Gjithashtu, gjëja më e çuditshme është që ne jemi disi më obezë në krahasim me shtetet e tjera, e megjithatë kemi më pak njerëz në kategorinë e atyre mbipeshë.

-Çfarë mund të na thoni në lidhje me sistemin e taksave në Shtetet e Bashkuara? Si mund të krahasohet ai me sistemin e Europës?

Sistemi i taksave në Shtetet e Bashkuara është në vlera shumë herë më të ulëta, nëse e krahason me atë të Europës. Diferenca kryesore dhe shumë e madhe është se ne nuk kemi TVSH kombëtare pa Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Ne mbështetemi tek fitimet dhe taksat e pronave për burim të ardhurash dhe gjithashtu taksat e korporatave tek ne janë shumë herë më të larta se në shumë shtete të Europës. Megjithatë, sistemi ynë taksativ është tejmase progresiv. Amerikanët e pasur paguajnë taksa shumë të larta dhe një pjesë e madhe e përfitimeve të tyre derdhet në paratë e shtetit, ndërkohë që nuk ndodh e njëjta gjë në Europë, të paktën jo në vlera kaq të larta. Shtetet e Bashkuara kanë një nivel të ulët taksativ, por ky nivel është progresiv sipas standardeve europiane.

Europianët kanë Tatim mbi Vlerën e Shtuar dhe ky i fundit është shumë, shumë i lartë. Në vendet Nordike është diku tek 20% deri në 25%. Një qytetar me të ardhura mesatare paguan një përqindje shumë herë më të lartë në buxhetin e përgjithshëm sa herë që blen diçka, por qeveria europiane ja rikthen atë në formën e përfitimeve sociale. Përfitimet sociale amerikane kanë tendencën t'i dedikohen vetëm të varfërve në mënyrë që të arrihet një shpërndarje sa më e mirë dhe e drejtë e sistemit taksativ, ndërkohë që një gjë e tillë nuk ndodh në Europë.

-…e megjithatë ne kemi shumë herë më tepër njerëz që lëkunden në fillin e hollë të varfërisë çdo ditë e më shumë?

Në sensin e varfërisë relative ky pohim është vërtetë. Por, nëse analizon varfërinë absolute munf të marrësh një vlerësim të ndryshim nga ky që sapo arritëm. Për shkak se GDP-ja jonë ka tendencën të jetë më e lartë se ajo e vendeve të tjera europiane, njerëzit që qëndrojnë në fijen e varfërisë në Shtetet e Bashkuara nuk konsiderohen domosdoshmërisht të tillë në vendet e tjera.

-Çfarë mund të na thoni për shërbimet shëndetësore? A është shërbimi shëndetësor i Shteteve të Bashkuara shumë herë më i keq se ai i vendeve europiane?

Në përgjithësi kur njerëzit flasin për sistemin shëndetësor në Shtetet e Bashkura, dalin gjithmonë tre numra thelbësorë, që duket se ruajnë të gjithë sekretin e tij: jetëgjatësia mesatare, vdekshëmria e foshnjeve dhe shuma e parave që shpenzojmë për kokë. Jetëgjatësia mesatare është shumë më e ulët se sa ajo në Europë. Përsa i përket vdekshmërisë së foshnjeve jemi shumë keq, gjithashtu dhe në të njëjtën kohë shpenzojmë gati dyfishin e parave për person në shpenzimet e përgjithshme shëndetësore. Pesëmbëdhjetë përqind e njerëzve në Shtetet e Bashkuara nuk kanë fare sigurime shëndetësore dhe ky është një fakt i pakontestushëm.

Por, nëse analizon çdo tentative tjetër për të matur vlerat e shpenzimeve, sistemi shëndetësor në Shtetet e Bashkuara nuk funksionon edhe aq keq. Nëse llogarit vlerat mesatare të sëmundjeve të zemrës ose kancerit, janë pak a shumë të njëjta me ato të shteteve europiane. Nëse shikon numrin e të të mbijetuarve nga kanceri do të shohësh se nuk jemi dhe aq keq. Sistemi ynë ndoshta nuk është më i miri, por pa dyshim nuk është as më i keqi. Funksionon në mënyrë fantastike dhe me eficencë të plotë vetëm se për të arritur këtë na duhet të shpenzojmë dyfishin e atyre që shpenzojnë vendet europiane për të arritur të njëjtat rezultate. Në këtë mënyrë, na duhet që jo vetëm të zgjerojmë mbulimin, por edhe të reduktojmë shpenzimet në të njëjtën kohë. Kjo është një dilemë e vështirë dhe e dyfishtë që duhet të zgjidhim patjetër.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

Google+ Followers