Ja sesi Benito Mussolini përballoi dhe zgjidhi problemin mafioz

Kohët e fundit Silvio Berlusconi ka thënë se asnjëherë në historinë italiane nuk ka pasur kaq shumë suksese në luftën kundër krimit të organizuar si nën qeverinë e tij. Por ka pasur edhe një që në vitin e largët 1924 bëri më mirë



Kohët e fundit Silvio Berlusconi ka thënë se asnjëherë në historinë italiane nuk ka pasur kaq shumë suksese në luftën kundër krimit të organizuar si nën qeverinë e tij. Por ka pasur edhe një që në vitin e largët 1924 bëri më mirë: ja sesi Benito Mussolini përballoi dhe zgjidhi problemin mafioz.

Mussolini zbriti në Siçili, në Palermo, më 6 maj të vitit 1924. Kishte në program një vizitë zyrtare prej 15 ditësh. Si kontinentale, ai kishte një vizion të vagullt për mafien, por shumë shpejt dituria e tij lidhur me këtë fenomen do të thellohej. I shoqëruar në makinë në Piana degli Albanesi nga kryebashkiaku i kësaj qyteze Francesco Cuccia, i quajtur Don Ciccio, i cili shpaloste në gjoksin e tij Kryqin e Kalorësit të Mbretërisë, pavarësisht se ishte vënë nën gjykim për vrasje në tetë procese të ndryshme, të gjithë të zgjidhur për mungesë provash, Mussolini ndjeu një shqetësim të caktuar për sjelljen e ofiqarit të ulur përkrah tij.

Duke vërejtur se miku i tij shoqërohej nga disa agjentë, Don Ciccio bëri në mënyrë konfidenciale një prekje në krahun e Mussolinit, dhe duke e joshur i tha: "Pse keni marrë me vete kalecët? Zotëria juaj është me mua. Nuk duhet të keni frikë për asgjë!". Mussolini nuk u përgjigj, urdhëroi që të ndalej makina dhe të kthehej për Palermo.

Të nesërmen në Agrigento u foli siçilianëve dhe qe një deklaratë lufte kundër mafias: "Ju keni nevoja të rendit material që i njoh: është folur për rrugë, për bonifikime, është folur se duhet garantuar pronësia dhe paprekshmëria e fshatarëve që punojnë. Kështu që po ju deklaroj se do të marr të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur xhentëlmenët nga kriminelët. Nuk duhet toleruar më që disa qindra keqbërës të shtypin, të varfërojnë dhe të dëmtojnë një popullsi të mrekullueshme si kjo e juaja".

Mussolini u kthye në Romë me 12 maj dhe të nesërmen mblodhi ministrat De Bono e Federzoni, kreun e Policisë, Moncarda dhe u kërkoi atyre emrin e një njeriu të përshtatshëm për të shpartalluar fenomenin keqbërës siçilian. Federzoni propozoi emrin e Cesare Mori. Mussolini urdhëroi që të thirrej menjëherë dhe, duke i dhënë detyrën, i rekomandoi: "Shpresoj se do të jeni i ashpër me mafiozët ashtu siç keni qenë me skuadristët e mi!". Më parë, qeveria Giolitti e kish dërguar Cesare Mori në Siçili për ta luftuar fenomenin mafioz. Megjithëse kishte treguar aftësi të konsiderueshme, Mori nuk kish arritur që të siguronte një rezultat të vlerësueshëm, duke pasur parasysh mjetet e kufizuara legjislative që i qenë dhënë. Suksesi i aksionit antimafia varej nga serioziteti dhe nga vullneti real i qeverisë fashiste për t'ia kthyer Siçilinë shtetit. Përgjigjen e dha vetë Mussolini: "Fashizmi, që ka çliruar Italinë nga shumë plagë, do ta shërojë, po të qe nevoja, me zjarr e me hekur plagën e krimit siçilian".

Kështu Cesare Mori, që përfitoi dhe nga vepra e marshallit të shkëlqyer Spanò, ju dhanë pushtetet e plota dhe qysh nga fundi i vitit 1925 ai siguroi sukseset e para: mbi 700 arrestime mafiozësh të akuzuar për vrasje, rrëmbim bagëtish, vjedhje bari, të kryera me aksione të vetëtishme në Madonie, në Misilmeri, në Marineo, në Piazza Armerina. Pasoi një operacion, ndoshta më spektakolari në komunën Gangi, midis Nicosia e Castelnuovo, ku për më shumë se një tridhjetëvjeçar bënin ligjin bandat Andaloro dhe Ferrarello, banda që u kapën të gjitha. Marsi dhe prilli 1926 shënuan suksese të reja dhe arrestime të reja në Termini Imerese, në Marsala, në Mazzarino, në Castelvetrano, në Gibellina. Kështu në vijim, muaj pas muaji, qindra arrestime çliruan nga piovra zona të tëra të Siçilisë.

Më 26 maj të vitit 1927, në hapje të debatitit lidhur me bilancin e Ministrisë së Brendshme, Mussolini mbajti në Dhomë një prej diskutimeve më të famshëm e më interesantë, por edhe një prej më të gjatëve: i ashtuquajturi discorso dell'Ascensione, nga i cili citojmë pasazhin e mëposhtëm: "Është koha që unë t'ju zbuloj mafien, por, para së gjithash, dua që ta zhvesh këtë shoqatë banditeske nga i gjithë ai lloj sharmi, poezie, të cilin nuk e meriton aspak. Të mos flitet për fisnikëri dhe kavaleri të mafies, nëqoftëse nuk dëshirohet vërtet të fyhet e gjithë Siçilia. Le ta shikojmë. Pas që shumë prej jush nuk e njohin gjerësinë e fenomenit, po ua sjell unë një kartelë klinike: shikoni që trupi është prekur tashmë nga bisturia ime".

Kështu, Mussolini shpalos momente dhe shifra të ofensivës të shpërthyer nga fashizmi kundër fenomenit mafioz: suksese të siguruara jo vetëm në terma të represionit dhe të përmirësimit të rendit publik. Por suksesi më i madh që ishte rivendosur autoriteti i shtetit. Ja të dhënat: respektivisht vitit 1923, në vitin 1926 vrasjet kishin kaluar nga 675 në 299, rrëmbimet nga 1200 në 298, vjedhjet e bagëtive nga 696 në 126, paratë nga shantazhet nga 238 në 121, dëmtimet nga 1327 në 815, incidentet me zjarr nga 739 në 469, kërcënimet nga 16 në 2. Janë suksese domethënëse që vlerësojnë aftësinë operative të Prefektit Mori. Këta, duke vazhduar në operacionin e tij, synon në pasuritë e dyshuara: çelën investigime ndaj administratave komunare, investigohet mbi pasuritë, të cilat gëzojnë familjet e dyshuara dhe pretendohet që t'u demonstrohet vlefshmëria ligjore, në rast të kundër konfiskim. Gjithë kësaj i bënte jehonë vëmendja e vazhdueshme e Mussolinit, i cili me letra dhe me telegrame e nxiste që të vazhdonte në veprim dhe në përshpejtimin e proceseve. Në vitin 1929, puna e Prefektit të Hekurt mund të konsiderohej e mbyllur me fitoren e padiskutueshme të shtetit të ri ndaj mafias.

Historiografia e pasluftës, për motive lehtësisht të kuptueshme, thekson se Cesare Mori u largua, sepse filloi që të gjuante lart. Faktet demonstrojnë të kundërtën, domethënë që Mori godiste ku ishte për t'u goditur, pavarësisht nga emrat, në mënyrë koherente me urdhërat e marra në momentin e pranimit të detyrës.

Sigurisht që u kërkua të ndalohej veprimi i shtetit me mënyra të ndryshme. Një peticion ju dërgua Duçes, i nënshkruar nga 400 fashistë trapanezë, me anë të të cilit kërkohej që të largohej "Prefekti antipatriotik nga Bologna mik i bolshevikëve". Përgjigja e Mussolinit qe e rrufeshme: përjashtimi i menjëhershëm nga partia i nënshkruesve të peticionit. Për të njëjtat motive, në shkurt të vitit 1927, u shkri autoriteti i Fashos së Palermo, bile duke kaluar në gjyq sekretarin e saj, të Nderuarin Alfredo Cucco, i cili më pas u gjykua dhe u lirua nga akuzat. Një oficer i Milicisë, i akuzuar për bashkëjetesë me kriminalitetin, u dënua me 10 vjet, të gjitha të kryera. Në maj të vitit 1927 u shkri edhe Fasho e Catania. Për të mbijetuar, mafies ju desh që të emigrojë përtej Atlantikut dhe u rizgjua në Siçili vetëm në vitin 1943 me zbarkimin angloamerikan.

Vitin e kaluar shkova për disa ditë pushime në Siçili. Një ditë hyra në një dyqan artizanalesh dhe hyra në bisedë për disa minuta me pronarin e tij, një njeri i kulturuar, me "një moshë të caktuar". Megjithëse ai më siguroi se kur zbarkuan angloamerikanët në Siçili - dhe këtë ma ka garantuar - trupat e pushtimit parapriheshin nga skuadra të vogla, pothuajse me siguri siçiliano - amerikanësh, që shpalosnin një flmur ngjyrë floriri, ku në qendër të tij dukej mirë një "L" e dyfishtë. Ky zotëri më ka garantuar se ai simbol tregonte "Lucky Luciano", një mafioz i famshëm "viktimë e fashizmit" i arratisur në Shtetet e Bashkuara në vitet Njëzet - Tridhjetë. Lidhur me këtë dëshmi nuk mund të vendos vulën e autenticitetit, por është e njohur nga të gjithë se Shtetet e Bashkuara përdorën mafien amerikane për të pushtuar Siçilinë.

Lidhur me këtë dëshmi ftoj lexuesit të më dokumentojnë nëse janë në dijeni hollësish. Don Calogero Vizzini, një prej krerëve të mafies, shikonte tek aleatët njerëzit e duhur për t'u vënë në krye të komunave dhe të provincave. Genco Russo, bos mafioz që Mori e kish syrgjynosur në Chianciano, siguroi Kryqin e Kalorësit të Republikës përderisa ju njoh kualifikimi si viktimë e fashizmit.

Sigurisht, që Cesare Mori gëzoi pushtete të jashtëzakonshme, të domosdoshme dhe proporcionale me karakteristikën e fenomenit mafioz. Kjo është kuptuar mirë dhe është ekspozuar në vitin 1929, gjatë procesit të madh kundër mafies nga deputeti fashist Michelangelo Abisso, padron i Parte Civile. Në diskutimin e tij të gjatë pasionant veç të tjerash paralajmëroi: "Fitorja kundër delinkuencës nuk është një fakt i izoluar: ajo duhet inkuadruar në rendin e ri të gjërave, në metodën e re të qeverisjes; me pak fjalë, është manifestimi më i prekshëm i shtetit të fortë dhe vërtet sovran (...). E asgjësuar e keqja, duhet ndjekur ajo që mjekët do ta quanin kura restauruese, duhet riaftësuar organizmi, në mënyrë që t'i rezistojë në mënyrë fitimtare një sulmi të ri. Duhen rrugë kryesore dhe sidomos agrare nëpërmjet të cilave puna dhe qytetërimi të mund të prekin ato zona të thella dhe të shkreta që deri më tani janë aksesibël ndaj barbarive dhe krimit; duhen ujë dhe drita, telefona dhe shkolla që të mundin mbeturinat e fundit të analfabetizmit dhe të injorancës, duhen vepra ujitjeje dhe bonifikimi që të mundësojnë një shfrytëzim më intensiv të zonave të thata dhe të pengojnë varfërimin e racës, kërcënimin e malarjes; duhen pronësia e vogël dhe një drejtësi gjithnjë e më shumë e ndritshme në raportet midis punës dhe pronësisë, gjithmonë e mbyllur në konceptimin e ngushtë të privilegjit dhe ngurruese ndaj influencave të korrekteve të reja që përlajnë digat dhe hapin në mënyrë jo të përballueshme rrugët e së ardhmes".

Veprën e Morit do ta pasojë ajo e qeverisë, e mbështetur mbi një program madhështor ndërhyrjesh, edhe pse e penguar nga një seri vështirësish me origjinë të jashtme dhe, në fund, e ndërprerë me forcë nga disfata ushtarake.

Përgatiti:

ARMIN TIRANA

Google+ Followers