Posts

Showing posts from January, 2010

Tetova News

Truri, kur flemë merret me forcimin e memories

Studimi
Përse është kaq e vështirë për ne që të kujtojmë gjërat që nuk do të donim t’i harronim? Kjo çështje ka qenë në qendër të vëmendjes së shumë studimeve kohët e fundit dhe sipas disa rezultateve përgjigjja mund të ishte: ndoshta ne mendojmë më shumë se sa duhet për disa gjëra të caktuara. Mençuria popullore e ka përkufizuar mendjen gjatë pushimit si një motor të fikur. Për të marrë hollësira në lidhje me funksionimin e trurit, shkencëtarët zakonisht vëzhgojnë sjelljet dhe veprimet e personave që dalin vullnetarë për t’u bërë pjesë e studimeve. Ata matin kundërpërgjigjet dhe reagimet e tyre psikologjike apo biokimike, ndërsa kryejnë detyra të ndryshme mendore. Por së fundi, falë ndihmës që jep në kërkime imazhi i rezonancës magnetike, që harton aktivitetin e trurit bazuar në ndryshimet e nivelit të oksigjenit në gjak, neuroshkencëtarët kanë zbuluar që aktiviteti më i rëndësishëm i trurit që lidhet kryesisht me kujtesën dhe të mësuarit, kryhet kryesisht kur ky organ është në prehje…

Gjermani, rënia e një tradite dhe ngritja e gruas

Manuela Maier u cilësua si një nënë e keqe, një nënë e padenjë. U anatemua nga nëna të tjera, nga fqinjët dhe familja dhe u ofendua hapur e publikisht në një dyqan ndërsa bënte pazar. Krimi i saj? Regjistroi të birin 9-vjeçar në një shkollë që ofronte për fëmijët ushqim dhe mbajtjen e tyre edhe gjatë orëve të pasdites. Kështu ajo do të kishte mundësinë e kthimit në punë. Maier, 47 vjeç, thotë se kur e mori këtë vendim i thanë: “Përse vendose të kesh fëmijë, kur nuk ke kohë të rrish dhe të kujdesesh për ta?”

Aktualisht në Gjermani, në këtë dhjetëvjeçar të parë të shekullit të 21-të, pjesa më e madhe e shkollave përfundojnë në kohën e drekës, një traditë kjo 250-vjeçare. Kjo lloj mënyre ka ekzistuar edhe falë mbështetjes që u kanë dhënë nënat shtëpiake fëmijëve të tyre duke i marrë nga shkolla në drekë. Ky ka qenë imazhi tipik i nënës gjermane që shquhej ndër të tjera si prodhuese e mirë e bukës në shtëpi dhe si nikoqire. Gjermania moderne e këtyre viteve mund të drejtohet nga një grua,…

Rrëfimi i Natashës: U grabita nga një vetmitar

Viktima austriake e rrëmbimit, e famshmja Natasha Kampush, në një intervistë të gjatë televizive dy net më parë ka rrëfyer disa detaje të panjohura të grabitjes së saj dhe jetës që kaloi për vite të tëra në bodrumin e shtëpisë së grabitësit, Wolfgang Priklopil, që i vodhi fëmijërinë dhe ia transformoi tërë jetën. Natasha u çlirua nga grabitja që zgjati 8 vjet e gjysmë në gusht të vitit 2006, kur i iku grabitësit të saj, i cili më pas vrau veten duke u hedhur në shinat e trenit. Që nga ajo kohë Natasha është shndërruar në një personazh interesant jo vetëm për mediat austriake, që jo rrallë është vënë në qendër të kritikave dhe dyshimeve të ndryshme. Në intervistën e fundit ajo ka përshkruar një atmosferë shumë të zymtë të viteve të saj, në mungesë lirie, vite që nisën që kur ishte 10 vjeçe. Sipas saj, grabitësi kishte fiksim që ta shndërronte vajzën në një “grua perfekte”, e që në fakt i kishte bërë shumë dëme psikikës së saj ende të paformuar. Intervista e vajzës vjen një natë pas dek…

Për zemrat e vetmuara mendon partia

Kinë
Qeveria e Pekinit ka hapur një faqe interneti për nëpunësit publik beqarë, pasi numri i martesave në vend ka rënë dukshëm. Në krizë është edhe politika e fëmijëve të vetëm
Në kohët e perandorit, dashuria ishte një fill mëndafshi, i thurur mbi re. Të dashuruarit, sipas mitit, duhej të ndiqnin këtë fill dhe të takoheshin të paktën një herë në vit në një urë fluturuese. Një recetë magjike, duke parë shifrat e popullsisë. Por Kina duket se e ka varrosur përfundimisht të kaluarën e saj. Pasi këto lloj mitesh të rinjve duket se nuk u interesojnë më. Megjithatë askush nuk duhet të shqetësohet. Por, për këtë çështje mendon partia. Edhe pse e konsideron internetin një të keqe të madhe, qeveria ka hapur një faqe interneti për të kombinuar takime mes punëtorëve beqarë të administratës publike në të gjithë vendin. Banka e dashurisë së shtetit, e rezervuar për beqarët, vetëpërcaktohet si “sheshi romantik më i sigurt i Kinës”. E gjitha kjo kërkon të zgjidhë atë që cilësohet si emergjenca e re ko…

Rishfaqja e “zonjës Rasputin”

Dikur, në kohën kur i ati, Boris Jelcin, ishte President i vendit, konsiderohej si gruaja më e fuqishme e Rusisë, si vendimmarrësja e vërtetë në Kremlin. Më pas Tatjana Yumasheva, vajza e preferuar e ish-presidentit, u zhduk nga qarkullimi për t’u rishfaqur sërish tani përmes blogjeve të internetit. Atë madje e cilësonin “lady Rasputin” dhe duket se ambicia e saj nuk është pakësuar, madje shumëkush shfaqjen e saj të fundit e ka komentuar si një përpjekje për të marrë sërish pushtetin, këtë herë në një tjetër formë
Zonja Yumasheva është 50 vjeçe dhe nuk rresht së shkruari në një blog të sapoçelur në internet dhe gjejeni se për kë shkruan më së shumti? Për njeriun të cilit i ati, një ditë të ftohtë dhjetori të vitit 1999 i dha pushtetin, edhe pse mandati nuk i kishte mbaruar. Ky njeri ishte ish-presidenti i Rusisë dhe aktualisht Kryeministri i saj, Vladimir Putin. Ajo po përpiqet që të zhbëjë imazhin e tij si një njeri i fuqishëm që e shpëtoi Rusinë nga shpërbërja dhe rrokopuja e vit…

SHAHU Luftë e Ftohtë në të gjithë skakierën

Image
Vendi i shahut në kulturën evropiane pasqyron nga afër ngritjen dhe rënien e elitës së edukuar, për të cilën ai ishte rikrijimi i zgjedhjes. Historia fillon me një imazh që paraqet një prej takimeve të mëdha të modernizmit: një portret grupi, i bërë në vitin 1856 nga Moritz Daniel Oppenheim, i cili paraqet tri figura të mendimit të shekullit të XVIII-të, dramaturgun Gotthold Ephraim Lessing, hyjninë zvicerane Johann Caspar Lavater dhe filozofin hebre Moses Mendelssohn. Fokusi i pikturës, rreth së cilës janë vendosur këto figura të mëdha të Iluminizmit, është një tabelë shahu. Lessing dhe Mendelssohn fillimisht u takuan në vitin 1754, pasi një mik i përbashkët ia kish prezantuar të parin tashmë të famshmit Lessing si një partner shahu.

Ky qe një takim fatlum i dy njerëzve të shquar, por gjithashtu dhe i dy kulturave. Tek “Nathan the Wise”, pjesa që rezultoi të jetë punimi më popullor i autorit të saj, Lessing, kristiani, paraqet një Mendelssohn të idealizuar si Nathan: të zgjuar, të nd…

Në kërkim të gjurmëve të jetës

HR 8799c dhe observatori i shkretëtirës së Atacamës
Për herë të parë shkencëtarët kanë mundur që të studiojnë atmosferën e një planeti, i cili ndodhet shumë larg nesh. Ky mund të konsiderohet si një sukses i madh në rrugën e gjatë të kërkimit të jetëve të tjera përtej sistemit tonë diellor
Atmosfera e tij është shumë e nxehtë, me temperatura që zakonisht i kalojnë 800 gradë Celsius në hije. Ajri është i mbushur me re të dendura gazesh toksikë. Kushdo që do të guxonte të vinte këmbë në një planet me një atmosferë të tillë, do të vdiste në vend. Megjithatë, studimi i fundit i saponisur për HR 8799c mund të konsiderohet si një zbulim për kërkimin e një jete në planetët jashtë sistemit tonë diellor. Astronomët kanë deklaruar se kanë bërë një hap të madh përpara, javës që shkoi, në fushën e meteorologjisë. Duke matur spektrin e dritës që vjen nga HR 8799c, ata kanë mundur të përcaktojnë përbërjen kimike të atmosferës së planetit. “Për herë të parë ne kemi analizuar një rreze drite nga një pl…

Muzika e preferuar e diktatorëve

Albumi i preferuar i David Cameron është “The Killers”, Tony Blair ka deklaruar se dëgjon “The Darkness”, Robert Mugabe është fans i Cliff Richard, ndërsa Osama bin Laden i Whitney Houston. Lista e këngëve të preferuara nga të mëdhenjtë e botës është zbuluar nga gazeta britanike “Telegraph”
Për të bërë për vete zgjedhësit e rinj, politikanët e gjithë botës përpiqen ta heqin veten si adhurues të muzikës pop, duke përmendur emrat e yjeve të muzikës ndërkombëtare. Gordon Brown ka thënë se zgjohet çdo mëngjes me tingujt e Arctic Monkeys, albumi preferuar i David Cameron është “The Killers”, ndërsa Tony Blair ka deklaruar se dëgjon “The Darkness”. Po diktatorët çfarë dëgjojnë? Lista e këngëve të preferuara është zbuluar nga gazeta britanike “Telegraph”. Robert Mugabe, Presidenti i Zimbabvesë, është fans i Cliff Richard. Në vitin 1980, kur u mor vesh se Bob Marley do të performonte për të festuar pavarësinë e vendit afrikan, deklaroi se do të kishte preferuar në vend të tij Cliff Richard. Me…

7 mrekullitë e Las Vegasit

Televizori i ri high-definition me stemën Full HD? Eshtë lënë pas tashmë nga ai 3 dimensional që lundron në internet. Telefoni i brezit të tretë? Eshtë i vjetër, tashmë ka dalë ai i brezit të katërt. Libri elektronik bardhë e zi? Për ta nxjerrë në pension, tashmë kanë dalë ata me ngjyra. Kush nga ata që në Krishtlindje mendonin se kishin shtënë në dorë fjalën e fundit të teknikës duhet që ta rimendojë edhe një herë. Në fakt, teknologjia nuk ka patur kurrë një përshpejtim më të madh se sa ai që do të ketë në 2010. Ishte kjo ndjesia që kishte çdokush që vizitonte stendat e panairit elektronik të konsumatorit, më i madhi në botë që i dedikohet teknologjisë së konsumit dhe që sapo është mbyllur në Las Vegas, në SHBA. Pavarësisht krizës, klima aty ishte më euforike se sa vitet e kaluara: 2500 ekspozues (330 më shumë krahasuar me vitin që kaloi) dhe 20 mijë produkte të rinj që shumë shpejt do të shndërrohen në objekt dëshirash. Kështu që, zakonet tanë dixhitalë janë të destinuar të ndryshoj…

TABLET/"Apple" ecën në territor të "minuar"

Apple ka një huq që pikas probleme, të cilat ne nuk e dinim që i kishim. Mund të na bëjë të ulemi e të vrasim mendjen si ka mundësi që kemi mbijetuar pa librari super të mëdha muzikore dhe shfaqje televizive në xhepat tanë, apo rehatinë e të diturit që "për këtë gjë nuk ka program".

Tani, po rritet gjithnjë e më shumë sasia e spekulimeve se brenda dy javëve, Apple do të zbulojë një kompjuter me prekje të tipit tabletë, i cili është më i madh se iPhone, por më i vogël se sa laptopi standard. Nëse kjo do të jetë me të vërtetë lëvizja e radhës e Apple - kompania nuk pranon të komentojë - atëherë ajo do të duhet të na tregojë se përse duhet të paguajmë për një tjetër ekran me lidhje interneti, ky mbi televizorët, kompjuterat dhe telefonat celularë që tashmë i kemi.

Tabletët, që quhen gjithashtu edhe "slates", janë kompjutera njëbllokësh me ekrane të mëdhenj dhe pa tastierë, ndonëse disa modele mund të shndërrohen nga një laptop i zakonshëm në një tabletë thjeshtë duke rr…

10 mrekullitë që "afruan" shekullin e ri

Teknologjia që i dha emër dekadës



Mendoni pak ditët e fundit të vitit 1999. Tani, shihni përreth dhe vëreni gjithë sa mungon. Shumë prej produkteve dhe shërbimeve teknologjike që sot praktikisht na e vendosin informacionin në majë të gishtërinjve, na mbajnë të lidhur dhe na argëtojnë, si dhe na mundësojnë që në mënyrë të shpejtë dhe eficiente të blejmë pothuajse gjithçka, ose nuk ekzistonin ende, ose ende nuk ishin maturuar.

Atëherë, kur na duhej informacion ne nuk shkonim ta kërkonim në internet, sepse ai ishte i porsanisur dhe ende jo i organizuar si duhet. Veç kësaj, të kërkoje në internet ishte gjë e tmerrshme, sa i përket ngadalësisë, për arsye se shumica e amerikanëve përdornin modema dial-up me 54 kb për sekondë. Ne thjeshtë lexonim gazeta dhe revista të printuara.

Sa për argëtimin, atëherë dëgjonim CD në disc-playera të lëvizshëm me madhësinë e xhepit. Shkarkimi i këngëve mp3 ishte një opsion i ri dhe shpesh herë i paligjshëm për nxënës kolegjesh. Ende shihnim televizor në kohë r…

Flurudha