Vorbulla blu në qiellin e Norvegjisë, zbulohet misteri

Një UFO? Një meteor? Apo një vrimë e zezë e krijuar nga shpejtësia rekord e përshpejtuesit LHC të CERN-it në Gjenevë? Asnjëra nga të gjitha: misteri i dritës blu në qiellin e Norvegjisë ishte vetëm një dështim i testit të fundit të raketës ruse Bulava. Ndërkohë, janë rritur dyshimet për industrinë raketore të shtetit rus, tashmë në kolaps.

Fenomeni

Të mërkurën në mëngjes sipër në qiellin e qytetit norvegjez Tromso në mënyrë të papritur u shfaq diçka e rrezikshme. Një glob i shndritshëm që krijoi unaza drite dhe që më pas kanë marrë format e një spiraleje rrethore, me ngjyrë të bardhë, ndërsa nga brenda shfaqej në ngjyrë të blu. Pasi ka kaluar një pjesë të qiellit, spiralja është shuar duke lënë pas një vrimë të zezë më të madhe sesa hëna. Spektakli ka zgjatur më pak se një minute, por mjaftueshëm për të tmerruar popullsinë vendase, të cilët janë kthyer menjëherë në shtëpitë e tyre, duke menduar se janë alienë dhe pritja e gjatë e “takimit me llojin e tretë”.

Testi i dështuar

Megjithatë, shpjegimi i spektaklit misterioz është një tjetër, shumë më tepër tokësor: bëhet fjalë për një test raketor të dështuar. Në fakt, të mërkurën në mëngjes firma “Dmitrij Donskoj” ka hedhur në Detin e Bardhë një raketë interkontinentale, të tipit SS-N-30 Bulava. Por, hedhja nuk ka shkuar sipas planit, raportojnë të përditshmet ruse “Kommersant” dhe “Vedomosti”, që citojnë burime të brendshme të Ministrisë së Mbrojtjes. Raketa duhej të shpërthente në ajër, çka shpjegon goditjet e mistershme sipër në qiellin e Norvegjisë.

Bulava

Raketa Bulava ka një rreze prej 8000 kilometrash. Nëndetëset ruse kanë përdorur detin, rrezet e reja interkontinentale, të tipit Topol-M. Sipas ushtrisë ruse testi duhej të kalonte çdo sistem mbrojtës. Por në fakt testet deri këtu të asaj që është përshkruar si arma më e pabesueshme, kanë dështuar në mënyrë të mjeruar. Hedhja të mërkurën, sipas agjencisë InterFax, tashmë është prova e shtatë e dështuar nga 12 gjithsej deri në këtë moment. Të tjera burime tregojnë se janë nëntë teste të dështuar nga 13. Ministria e Mbrojtjes ka folur në mënyrë zyrtare për “destabilitet” të motorit të rrezeve: “Është verifikuar, nga analizat e bëra, që dy motorët e parë kanë funksionuar sipas parashikimeve, por ka qenë një mosfunksionim teknikë në të tretin, në atë që rregullon trajektoren”. Për mbrojtjen ruse bëhet fjalë për një pengesë të madhe, duke parë që gjysma e buxhetit shkon për prodhimin e armëve dhe ndërtimin e raketave balistike.

Arsenali

Testi i fundit i dështuar i një rakete Bulava ka ndodhur në korrikun e kaluar. Për këtë gjë, drejtori i Institutit moskovit për Teknologjinë Termike, Juri Solomonov, si dhe përgjegjës për zhvillimin e Bulavës, dha dorëheqjen. Eksperti ushtarak rus Pavel Felgenhauer flet për mossuksesin e njëmbëdhjetë si një fakt “me të vërtetë të sikletshëm” dhe që ka vënë në rrezik besueshmërinë e arsenalit rus, bashkë me armët e tij: “Brenda 20 viteve Rusia përfundimisht mund të humbasë pozicionin e saj të fuqisë atomike në botë, nëse këto probleme nuk do të zgjidhen”. Për Falgenhauer, raketa Buvala nuk ka me siguri asnjë mundësi për të funksionuar. “Megjithatë, - shton eksperti, - diçka pozitive nga e gjithë kjo ngjarje ka: që norvegjezët kanë mundur të admirojnë zjarrin artificial me të vërtetë mbresëlënës”.

Google+ Followers