SHOPENI: Një gjeni plot me huqe

Viti 2010 shënon 200-vjetorin e lindjes së tij dhe sigurisht që pianisti polak do të përkujtohet përmes koncerteve, disqeve të reja dhe veprimtarive të ndryshme për organizimin e të cilave punët kanë fi lluar prej kohësh. Por përvjetorët mund të jenë një



Nuk është gjithmonë ide e mirë që të gjykosh artin përmes karakterit të artistit, siç bëhet rëndom në ditët e sotme dhe shembujt për këtë janë të shumtë. Njëri prej tyre është i madhi i muzikës, Frederik Shopen. Viti 2010 shënon 200-vjetorin e lindjes së tij dhe sigurisht që pianisti polak do të përkujtohet përmes koncerteve, disqeve të reja dhe veprimtarive të ndryshme për organizimin e të cilave, punët kanë filluar prej kohësh. Por përvjetorët mund të jenë një thikë me dy presa për të vdekurit e famshëm. Ka gjëra për të cilët ata adhurohen, por edhe gjëra të tjera për të cilat, nëse do të ishin gjallë, do të ishin më pak krenarë. Për sa i përket Shopenit, nuk ka as më të voglin dyshim që ai është një pianist i madh dhe një nga kompozitorët më të famshëm të të gjitha kohërave, por madhështia e tij ishte një barrë shumë e madhe për një pjesë të njerëzve që i qëndruan pranë gjatë jetës. Dhe për më tepër, vetë Shopeni ishte i ndërgjegjshëm për një gjë të tillë. "Nuk është faji im nëse ngjaj me atë kërpudhën, së jashtmi e bukur, por që të helmoj, sapo ia vë gishtin dhe me ta provuar shndërrohet në vrastare", ka shkruar kompozitori në vitin 1839. "Unë e di fort mirë që nuk i kam shërbyer askujt, aq më pak vetes", vazhdon ai. Por pa dyshim që Shopeni ishte një gjeni dhe si i tillë ishte edhe një person shumë i komplikuar, i ftohtë, vanitoz, përllogaritës, snob, antisemist dhe tepër i ndjeshëm. Gjatë pjesës më të madhe të jetës vuajti nga tuberkulozi dhe shumëkush fajëson pikërisht sëmundjen për natyrën dhe mënyrën e të sjellurit të Shopenit. Por sigurisht sjelljet tona nuk mund të jenë vetëm pasojë e një diagnoze. Në fi lmat romantikë, Shopeni shfaqet si një person shumë delikat dhe i brishtë që pështynte vazhdimisht gjak mbi tastierën e pianos ndërsa luante apo kompozonte. Në këto fi lma jepet edhe imazhi i tij si një revolucionar në rrugët e Varshavës. Sëmundja dhe mërgimi e bënë një fi gurë simpatike për njerëzit, por sigurisht për ata që dëgjuan për të pas vdekjes. Por në të vërtetë, ai u largua nga Polonia për t‘i ikur revolucionit, e jo për ta mbështetur atë. Sa për hero romantik, Shopeni vetëm i tillë që nuk ishte. Madje poeti Adam Mickievicz, të cilin Shopeni e admironte dhe që ishte si ai vetë, e ka quajtur muzikantin "një vampir i pamoralshëm" dhe këtë për adhurimin që kishte për aristokracinë dhe për qëndrimin me dy fytyra që mbante ndaj vendit të tij. Dhe kjo, pa përmendur lidhjen e tij me romancieren më të madhe në moshë, George Sand, me të cilën jetoi për nëntë vjet. Ishte një marrëdhënie që kishte shumë ulje e ngritje dhe ndërsa vetë Shopeni ishte shumë i brishtë fi zikisht për të qenë i dhunshëm ndaj partneres së tij shpesh të adhuruar, duket se ai përdorte ndaj saj një tjetër lloj torture, këtë herë psikologjike. Marrëdhënia e tyre erdhi e u bë e tillë, sa në një moment të caktuar asaj iu duk se për Shopenin s‘ishte gjë tjetër veçse një infermiere dhe jo më e dashur. Ajo ankohej gjithsesi vazhdimisht ndaj xhelozisë së Shopenit dhe kjo duket edhe në një letër ku shkruante: "Dashuria e Shopenit për mua ka një karakter ekskluziv dhe është tepër e mbarsur me xhelozi. Ajo është fantastike dhe njëherazi e sëmurë si vetë ai dhe e lëndon atë në atë masë sa më bën mua në moshën 40-vjeçare një njeri qesharak me një të dashur, që ka një xhelozi të tillë jashtë normales".

Frustracionin që i jepte marrëdhënia me Shopenin, Sand e shpreh në romanin "Lucrezia Floriani", në të cilën fl et shumë për marrëdhënien personale dhe atë të çiftit me njerëzit e tjerë. Ajo e portretizon Shopenin përmes personazhit të princit Karol, një njeri të sëmurë shpirtërisht e që arrin me sjelljen e tij ta shkatërrojë fare heroinën e librit. Çifti pati kontradikta shumë të mëdha kryesisht në lidhje me martesën e vajzës së Sand, për të cilën ajo nuk ishte dakord, ndërsa Shopen, në të kundërt, ishte dakord. Situata shpërtheu në një mënyrë të tillë saqë Sand e akuzoi Shopenin se kishte rënë në dashuri me të bijën e saj 17- vjeçare, por për miqtë ky shpërthim i Sand ishte pasojë e frustrimit të saj prej vitesh të tërë, që më në fund po dilte hapur dhe fuqishëm. Sa për Shopenin, ai kishte shumë varësi ndaj Sandit, librat e së cilës ishin ndër më të shiturit e kohës dhe bëhet fjalë për një varësi si fi nanciare, ashtu edhe emocionale. Edhe pse Shopen ishte vetë një pianist i ardhur, përtonte dhe nuk donte që të jepte koncerte në publik. Kur më në fund ra dakord për një recital në publik, në Paris, në vitin 1841, San i shkroi mikes së saj, Pauline Viardot, që do të këndonte nën tingujt e Shopenit, se i dashuri nuk donte asnjë poster, asnjë program dhe nuk dëshironte një audiencë të madhe dhe, mbi të gjitha, nuk donte asnjë lloj reklame. Duke qenë se nuk donte të performonte, të ardhurat e Shopenit vinin vetëm nga orët e mësimit. Madje një pianiste e re polake, me emrin Zofi a Rosengard, udhëtoi nga Varshava në Paris për të marrë mësime pianoje nga mjeshtri i madh por, pasi e takoi, e përshkroi Shopenin e madh si "të çuditshëm dhe shumë problematik" . "Nuk mund të imagjinoni një person më të ftohtë dhe më indiferent ndaj atyre që e rrethojnë. Ai është jashtëzakonisht i sjellshëm, por e shoqëron një sjellje të tillë me një dozë të madhe ironie dhe ka shumë helm të fshehur përbrenda. Është një njeri i mençur, por që shpesh shpërthen në momente të pakëndshme dhe shndërrohet në një njeri të lig dhe të dhunshëm".Por karakteri i tij jashtëzakonisht i ndjeshëm ishte në fakt në dobi të krijimtarisë muzikore. Por, në jetën e përditshme, kjo lloj ndjeshmërie e bënte gati një të çmendur, një njeri që ishte dëshpërimisht dhe vazhdimisht i dëshpëruar për përmasat e mëdha të hundës së tij, që preferonte vetëm ngjyrën e bardhë dhe lejla dhe që e linte veten ta zotëronin nervat dhe momentet e këqija dhe jo arsyeja dhe sensi pozitiv. Ai ishte shpesh edhe shumë spitullaq dhe i fi ksuar pas veshjeve shik, luksit dhe modës dhe kjo ishte pjesë e guaskës së përpunuar brenda së cilës kërkonte të fshihte të vërtetat e qenies dhe karakterit të tij. Miku i herëpashershëm i tij, pianisti Franc List, ndërsa admironte Shopenin si pianist, i vinte keq që kishte një karakter të tillë. "Shopeni është i mbushur me trishtim dhe me shpërthime nervash".Shpirti egoist dhe neurotik i Shopenit, që me sa duket shkonte paralel me talentin dhe gjenialitetin, arriti që të prodhonte muzikë të jashtëzakonshme. Punët e tij janë copëza perfekte muzikore, por fatkeqësisht kjo nuk vlen për personalitetin. Ndaj, ndërsa përvjetori i madh afron, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t‘i thurim lavde veprës së tij dhe ta lëmë mënjanë pjesën tjetër të Shopenit njeri.

Google+ Followers