Një Sfinks i dytë në Giza?

Antoine Gigal

Në vitin 1858, François Auguste Mariette u ngarkua nga Duka i Luines për të verifikuar supozimin e Plakushit Plin që Sfinksi ka qenë ndërtuar dhe nuk ka qenë monolit. Ai hapi një kanal pranë piramidës së Khufusë dhe në një faltore të Isis, aty ku gjeti të ashtuquajturën Pllakën e Inventarit. Në pllakë thuhet se, "gjatë mbretërimit të Khufusë, ai urdhëroi ndërtimin e një monumenti me përmasat e Sfinksit". Kjo logjikisht të çon të mendosh se, Sfinksi ishte aty tashmë, dhe se teoria standarde që thotë se, Sfinksi është bashkëkohor me Khafrenë është jokorrekte.

Nuk është habi pra, që shumica e egjiptologëve përpiqen që ta largojnë vëmendjen nga Pllaka e Inventarit, pasi ajo paraqet pak si shumë probleme. Disa preferojnë të pohojnë se, kjo pllakë ishte një listë e inventarit të tempullit të Isit dhe kështu që ajo daton që nga dinastia e 26.

Ndoshta, por Mariette, zbuluesi i saj, kaloi më shumë se dhjetë vite, duke kërkuar në sheshin e Gizas, dhe u largua i bindur se pllaka ishte ngritur nga vetë Khufu.

Ishte kapiteni Giovanni Battista Caviglia, i cili në vitin 1816, pastroi Sfinksin dhe tempujt përreth tij nga rëra, dhe ia atribuoi ndërtimin e Sfinksit, Khafresë për shkak të afërsisë së piramidës së tij me Sfinksin. Megjithatë, as edhe një mbishkrim i vetëm nuk e ka konfirmuar këtë lidhje dhe Sfinksi as nuk është i reshtuar me këtë piramidë.

Ekziston gjithashtu një tekst nga faraoni Amenhotep, në të cilin përmendet Sfinksi dhe etiketohet si "më i vjetër se sa piramidat".

Më pas është e famshmja Pllakë e Ëndrrave e Tutmosit IV, në të cilën shumë egjiptologë thonë besojnë se kanë parë emrin e Khafresë mbi një copëz të mbishkrimit - që sot nuk është më e pranishme - mbi pllakë, në nderim të një hyjnie, ndonëse emri nuk është aty në realitet, por vetëm në konturin e një rrokjeje të vetme. Në përkthim, ata kanë shtuar edhe një rrokje tjetër që nuk ekziston në pllakë.

Tutmosi IV ishte vetëm një princ në atë kohë dhe jo trashëgimtar i fronit. Pas një gjuetie, ai u preh në hijen e kokës së Sfinksit, që ishte e vetmja pjesë e monumentit që ishte ende mbi tokë - strukturat e tjera ishin të gjitha të mbuluara me rërë. Në gjumë, ai ëndërroi se Sfinksi i kërkoi që ta pastronte nga rërat. Në këmbim, Sfinksi do t'i jepte atij fat edhe pushtet.

Në të vërtetë, Tutmosi vendosi ta ekzekutojë ëndrrën e tij dhe menjëherë pas kësaj u bë Faraon, si dhe shumë i pasur.

Megjithatë, ajo që është vërtetë interesante në Pllakën e Endrrave të Tutmosit IV është prezantimi i Sfinksit. Janë 2!

Gjithashtu, mund të shihet se të dy Sfinksët qëndrojnë mbi ndërtime arkitekturorë, domethënë një tempull i vogël me një portë. Interpretimi i zakonshëm i egjiptologëve është se këta tempuj janë thjeshtë përfaqësimi i asaj që është e pranishme përpara dhe në pjesën jugore të Sfinksit.

Megjithatë, një konkluzion i tillë nuk mund të kënaqë që askënd, pasi dihet shumë mirë se rregullat e perspektivës për egjiptianët e lashtë ishin shumë shumë strikte, dhe asnjë artist zyrtar nuk do të lejonte vetveten të shmangej nga realiteti në një masë të tillë.

Më e rëndësishmja, në pllakën e inventarit, përmendet një goditje rrufeje që goditi pjesën e sipërme të një Sfinksi të dytë, si dhe një pemë fiku egjiptian, një pemë e shenjtë në ato kohëra, e cila ishte djegur nga e njëjta goditje rrufeje. Goditja e rrufesë shënoi fillimin e fundit për Sfinksin e Dytë.

Sipas arkeologut Michael Poe, i cili u referohet fragmenteve të papirusëve nga Mbretëria e Mesme, Sfinski i Dytë ndodhej përballë me Sfinksin që ekziston ende. Ai ndodhej në anën tjetër të Nilit, dhe u shkatërrua nga një vërshim i dhunshëm i Nilit në vitin 1000 para Krishtit. Vendasit morën më pas gurë nga struktura për të rindërtuar fshatrat e tyre.

Kjo tezë është konfirmuar nga tekste të tjerë, si ata të gjeografit të madh arab Al-I-Drisi në dy enciklopeditë e tij gjeografike. Ai përmend praninë e dy sfinksëve në Giza, monumente që ai i përshkruan në detaje: njëri është në gjendje shumë të keqe, i shpëlarë nga ujërat e Nilit, dhe i mungojnë shumë gurë. Edhe autorë të tjerë përmendin ekzistencën e dy Sfinksëve.

Historiani i famshëm, Musabihi shkruan për një "Sfinks pak më të vogël se sa tjetri" (ndoshta, sepse tjetri ishte përkeqësuar me kalkimin e kohës) në anën tjetër të Nilit, i ndërtuar me tulla dhe gurë.

Në tërësi, këta rrëfime paraqesin prova konkluzive që në fillesë ka patur dy Sfinksa: njëri, Sfinksi që ekziston ende; një Sfinks i dytë, në anën tjetër të Nilit, i ndërtuar me tulla, fillimisht i dëmtuar dhe në kohërat relativisht moderne, në shekullin e 11 u përdor si një gurore, gjë që e shpërbën komplet strukturën.

Sa për vendndodhjen e saktë të Sfinksit të dytë, për momentin ka tre mundësi. Puna vështirësohet shumë, pasi zona ka shumë ndërtesa moderne. Ne dimë vetëm që, Sfinksi ishte në anën tjetër të Nilit, një lumë që ishte shumë më i gjerë në ato kohë, sidomos në kohën e vërshimeve.

Sidoqoftë, pyetja më e rëndësishme është: përse nuk është shkruajtur më shpesh për Sfinksin e dytë? Çfarë ka për të fshehur?

Përse nuk përmendet shpërbërja e tij bashkë me heqjen e pjesës së jashtme të Piramidës së Madhe, e cila po ashtu u përdor nga populli i Kairos për ndërtim shtëpish? Ndoshta arsyeja është më komplekse: ndoshta, sepse këta Sfinksa fshehin diçka që ofron akses drejt diçkaje që ndodhet poshtë sheshit të Gizës? Le të mos harrojmë, se në shekullin 10 para Krishtit, kronikanët më të mëdhenj arabë dhe historianët përmendnin ekzistencën e portave që të çonin në galeri të nëndheshme poshtë Sfinksit. Por kjo është një tjetër histori...

Google+ Followers