Lukashenko, si po mbijeton "diktatori i fundit i Europës"/Si po e shfrytëzon Lukashenko industrinë e naftës për pushtet

Aleksandr Grigorievich Lukashenko në rusisht, Aljaksandar Ryhoravi? Lukašenka në bjellorusisht. "Diktatori i fundit i Europës" e ka quajtur Departamenti amerikan i Shtetit, duke e vendosur Bjellorusinë midis "avamposteve të tiranisë



Aleksandr Grigorievich Lukashenko në rusisht, Aljaksandar Ryhoravi? Lukašenka në bjellorusisht; i lindur me 30 gusht të vitit 1954; me flokë të rënë dhe me mustaqe prej fshatari. "Diktatori i fundit i Europës": e ka quajtur Departamenti amerikan i Shtetit, duke e vendosur Bjellorusinë midis "avamposteve të tiranisë". Dhe kur më 19 mars të vitit 2006 u zhvilluan zgjedhjet presidenciale që i konfirmuan mandatin e tij të tretë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Scott McClellan, foli për votim "në një klimë frike". OSBE-ja, nëpërmjet gojës së Presidentit të Asamblesë Parlamentare të saj, Alcee L. Hastings, e përcaktoi në mënyrë definitive konsultimin "jo në linjë me kriteret ndërkombëtare të kërkuara për zgjedhje të lira e të ndershme". Në emër të presidencës së radhës të Bashkimit Europian, ministrja e Jashtme austriake, Ursula Plassnik, konfirmoi "klimën e frikësimit". Komisarja e vetë Bashkimit Europian, Benita Ferrero-Waldner, paralajmëroi sanksione, megjithëse duke siguruar se nuk synohej "t'i bëhej dëm popullit bjellorus".

Përveç përdorimit të pafytyrë të apartit shtetëror në fushatë elektorale, përveç përzënies se vëzhguesve danezë dhe suedezë dhe përjashtimit të atyre gjeorgjianë dhe balltikas, përveç pamundësisë për të pasur kopje të rregullave të qendrave të votimit, përveç arrestimit të opozitarëve të ndryshëm "pse kanë hedhur parrulla antipresidenciale", përveç vodkës dhe salçiçeve të ofruara nga regjimi në qendrat e votimit me çmime ultra të ulura, ishte rezultati zyrtar 82.6 përqind në favor të Lukashenko: në mënyrë të dukshme përtej çdo rezultati të mundshëm fiziologjikisht demokratik, që përsëriste njëlloj të papriturin 84 përqind të vitit 2001 dhe që fliste qartë për manipulim. "Revolucionit për të cilin shumë njerëz kanë folur dhe që disa e kanë përgatitur ka dështuar dhe nuk mund të mos ishte kështu", thotë Presidenti arrogant lidhur me militantët e opozitës të zbritur në sheshe për të protestuar.

Por e bukura është se Lukashenko nuk e mohon aspak se e ka dorën pak të rëndë. Bile gëzohet që e ka kështu. "Është një karakteristikë e imja një stil qeverisës autoritar dhe gjithmonë e kam pranuar", tha për shembull në gushtin e vitit 2003. "Një qeveritar ka nevojë që ta mbajë vendin e tij nën kontroll dhe gjëja më e rëndësishme është që të mos e shkatërrojë jetën e njerëzve". Deri është mburrur se ka falsifikuar rezultatet e votimit në një konferencë shtypi me gazetarët ukrainas. "Po, i kemi falsifikuar zgjedhjet e fundit. Kam folur për këtë tashmë me Perëndimin. 93.4 përqind ka votuar për Presidentin Lukashenko. Më thonë se, kjo nuk është një përqindje evropiane. Kështu kemi komunikuar 86 përqindëshin. Kjo është e vërteta. Nëqoftëse tani do të na duhej të rinumëronim votat, nuk e di aspak se çfarë do të mund të bënim me këtë të dhënë. Europianët na e kishin thënë përpara zgjedhjeve se, nëqoftëse do të kishte përqindje të përafërta europiane ata nuk do ta njihnin vlefshmërinë e tyre. Kështu që, kemi kërkuar t'i afrohemi një të dhëne europiane".

Në nëntor të vitit 1995 kishte arritur deri sa t'i thurte elozhe regjimit nazist. "Historia e Gjermanisë është një kopje e historisë së Bjellorusisë. Gjermania u ngrit nga gërmadhat falë një dore të fortë dhe jo gjithçka që bëri ajo figurë e mirënjohur e Hitlerit është negative. Rendi gjerman ka evoluar me kalimin e shekujve dhe nën Hitlerin ka arritur apogjeun e tij". Për Bashkimin Europian në vitin 1998 tha se "nuk është demokraci, por një kopsht zoologjik". Për lirinë e masmediave ka ligjëruar se, "bëhet fjalë për armët e sotme të shkatërrimit në masë". Dhe kjo është gjuha tipike e tij ndaj opozitës: "Do t'ua përdredhim qafën ashtu siç bëhet me patat". Por mbi të gjitha, ka mbetur e famshme sidomos njëra nga shprehjet e tij: "Nuk do ta drejtoj asnjëherë vendin tim drejt botës civile".

Aleksandr Grigorievich Lukashenko mban emrin e së jëmës, Katsyaryna Trafimauna Lukashenka, por mban edhe patronimikun "djali i Grigorit". Një enigmë e vogël biografike që në faqen e tij internetore nuk e sqaron, duke qenë se kufizohet që të kujtojë se, "Presidenti ka jetuar dhe është rritur pa baba". Nga kjo dikush ka deduktuar se, ky Rhyor misterioz mund të jenë një njeri i martuar. Në të vërtetë, Katsyaryna punoi në fillimet e viteve Pesëdhjetë në një fabrikë në qytetin Orsha, përpara se të kthehej në vitin 1956 për të bërë fshataren në fshatin e saj të lindjes Aleksandria në rajonin Mogilev. Lukashenko i referohej më pas Aleksandria si vendi i tij i lindjes, por biografët zyrtarë të tij kanë ofruar edhe një version të tretë, duke thënë se ka lindur në afërsi të Kopys, në të njëjtin rajon, Vitsebsk, ku gjendet qyteti Orsha. Për ta inkuadruar mirë në hartë: rajoni Vitsebsk ndodhet në veri të Bjellorusisë, përgjatë kufirit me Lituaninë, kurse rajoni Mogilev në fakt ndodhet në lindje, drejt Rusisë.

Origjina familjare e çrregullt duke e konfirmuar nga veçantia që kur ishte fëmijë bashkëmoshatarët e shanin me përbuzje, duke e quajtur pikërisht "kopil". Bile është domethënëse që, Lukashenko nuk pëlqen të ndalet lidhur me ato vite. "Për fëmijërinë time mund të them se jam rritur midis kafshëve dhe luleve", ka rrëfyer një herë, duke kujtuar bile se nganjëherë e kish ndihmuar të jëmën në mjeljen e lopëve. "Nuk jam burrë shtëpie, pasi ia kam kushtuar jetën punës time", ka theksuar ai. Bashkëshortja Halina Zhaunerovich, një shoqe fëmijërie e martuar pas diplomimit, i ka dhënë dy djem, Viktor e Dzmitry, por më pas është degdisur në fshatin e saj të lindjes në favor të një dashnori që do t'i dhuronte një fëmijë të tretë. Por lidhur me këtë ekziston një mister për të cilin pak në Bjellorusi rriskojnë ta hetojnë.

Në fillim ambiciet e tij janë modeste: kur të rritet të bëhet traktorist. Kur e ëma i dhuron një fizarmonikë, ai fillon të ëndërrojë që të bëhet muzikant. Këtë pasion e kultivon akoma. Në mesin e dytë të viteve Nëntëdhjetë, kur projekton që të hyjë në Kremlin si President i një unioni ruso - bjellorus, filmi me të cilin kërkon të bëjë publicitet midis rusëve e tregon me veshje formale dhe me fizarmonikë, duke kënduar serenata apasionante.

Por, midis viteve 1971 dhe 1975 studion për Histori në Institutin Pedagogjik të Mogilev, por pa e shfrytëzuar asnjëherë më pas titullin e tij si mësues. Në fakt futet në nomenklaturën e Partisë Komuniste: komisar politik në repartin kufitar të KGB-së midis viteve 1975 e 1977; instruktor i rinisë komuniste Komsomol midis viteve 1977 e 1980; sërish komisar politik në KGB midis viteve 1980 e 1982; Zëvendësdrejtor i një ferme kolektive midis viteve 1982 e 1985; së fundi drejtor, pas një diplomimi në Akademinë Agrare bjelloruse. Shumë prej kundërshtarëve të tij sot këmbëngulin se ka gjetur kohën për të bërë edhe gardianin e burgut, por Lukashenko e mohon.

"Kopili" i vogël antipatik për të gjithë arrin kështu që të hyjë në kontakt me të drejtpërdrejtë me ata punëtorë e fshatarë që përbëjnë masën e popullit bjellorus. Zotëron deri në fund psikologjinë e tyre, por edhe gjuhën e tyre aktuale, që nuk është as rusishtja letrare, as bjellorusishtja në kuptimin e vërtetë të fjalës, por një përzierje midis këtyre të dyjave, me të cilën asnjë prej kundërshtarëve me të cilët është ndeshur nuk ka arritur asnjëherë që të ndjehet vërtet komod.

Në momentin e shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik ky status "mefshuroi" e vendos në një pozicion force të tretë respektivisht dy aktorëve të tjerë në fushë. Nga njëra anë është në fakt nacionalizmi indipendentist, që i bën apel asaj kulture bjelloruse të pastër që Lukashenko i ngjall në fakt turpin e origjinës së tij të thjeshtë dhe të çrregullt. "Njerëzit që flasin gjuhën bjelloruse nuk mund të bëjnë gjë tjetër vetëm të flasin bjelloruse, pasi është e pamundur ta shprehësh diçka të madhe në bjellorusçe. Ka vetëm dy gjuhë të mëdha në botë: rusishtja dhe anglishtja", do të thotë në vitin 1994. Por nga ana tjetër është edhe nomenklatura urbane rusishtfolëse, rrethi i të cilës është off-limits për një katundar ambicioz, por të parëndësishëm si ai.

Në fakt, hopi i mëtejshëm në karriere, me zgjedhjen si deputet i Sovjetit bjellorus, do të duhet të presë vitin 1990, kur fillon reforma gorbaçioviane dhe pluralizmi. Partia e themeluar prej tij quhet "Komunistët për demokracinë" dhe thekson pikërisht "rrugën e tretë" të tij: jo pavarësisë së Bjellorusisë, ruajtje të Bashkimit Sovjetik me një reformë që të mundësojë edhe të ruhet sistemi ekonomik komunist, edhe me zgjedhje të lira. Në fakt, në dhjetor të vitit 1991 është anëtari i vetëm i Sovjetit që voton kundër marrëveshjes që shkrin Bashkimin Sovjetik dhe që gjithsesi heq qafe nomenklaturën rusishtfolëse. I pari i dy armiqve të tij.

Por Bjellorusia e re zhytet menjëherë në kaos, ashtu si pjesa tjetër e ish-Bashkimit Sovjetik. I zgjedhur në vitin 1993 President i Komisionit Parlamentar Antikorrupsion, bëhet shumë popullor me sulmet e tij 360 gradëshe. Midis mbi 70 personazheve publike të akuzuar prej tij është vetë Presidenti i parlamentit dhe Kreu i Shtetit i përkohshëm, Stanislav Shushkevich, i cili është hequr nga posti, edhe pse më pas do të çlirohet nga të gjitha akuzat.

Kur në vitin 1994 hyn në fuqi Kushtetuta e rë, gjashtë kandidatë paraqiten për zgjedhjet presidenciale të korrikut. Midis tyre edhe Shushkevich, i cili paraqitet me një platformë reformash properëndimore. Favorit është në teori Kryeministri Vyacheslav Kebich, por platforma "antimafie" e Lukashenko i mundëson këtij të fundit që t'i heqë qafe të dy: 45 përqind në raundin e parë, kundrejt 15 të Kebich dhe 10 përqind të Shushkevich. Dhe në raundin e dytë do të arrijë në 80 përqind.

Në 3 vitet që kanë kaluar nga pavarësia, GDP-ja e vendit ka rënë me 50 përqind dhe standardet e jetesës janë reduktuar në masë të ngjashme. Pasi që vetëm 2 përqind e ekonomisë është privatizuar, nuk mund të jetë faji i kapitalizmit; por masat kërkojnë zgjidhje të thjeshta. Si President, Lukashenko vazhdon me metodat e tij si moralizues i ashpër, duke u egërsuar kundër nomenklaturave të nivelit të lartë dhe të ulët. Në fillim kufizohet që të dorëheqë ministrat dhe funksionarët publikë në lidhje të drejtpëdrejtë televizive, por gjithnjë e më shumë ankesat publike janë pasuar nga arrestime të menjëhershme, edhe ato në lidhje të drejtpërdrejtë.

Janë metoda që nga njëra anë rinovojnë sistemin e spastrimeve staliniane në epokën e talk-show, por nga ana tjetër u bëjnë apel edhe ndjenjave të thella të një shoqërie në të cilën industrializimi i detyruar dhe regjimi sovjetik nuk e kanë fshirë asnjëherë me themel konceptim patriarkal dhe absolut të pushtetit të kohërave cariste, bile ndoshta mund ta kenë forcuar. Bjellorusi i mesëm bie në ekstazë dhe e pagëzon Kreun e Shtetit Bastka, "Baba". E njëjta nofkë, dikur e rezervuar për carët.

Për më tepër, qytetarët e Bjellorusisë, me 10 milion banorët e saj, i qajnë edhe kohërat e "Atdheut të Madh": sovjetik, carist apo sllavomadh qoftë ai. Në fakt, me 14 maj 1995, Lukashenko mban një referendum për katër pyetje. Me të parë, 83.3 përqind e votuesve i thotë po rivendosjes së rusishtes si gjuhë zyrtare përkrah bjellorusishtes. Me të dytën 83.3 përqind miraton "programin e Presidentit" të integrimit politik dhe ekonomik me Rusinë. Pak më i ulët, në masën 75.1 përqind, është niveli i miratimit të pyetjes së tretë, me të cilën simbolet nacionaliste zëvendësohen nga ato të Bjellorusisë sovjetike. Në vend të shqytit të kuq të Pahonias, me luftëtarin në kalë prej argjendi që tund një shpatë dhe një shqyt me Kryqin e Lorenës, kthehen kështu kallëzat, ylli kuq dhe dielli i ndritshëm mbi hartën e botës, edhe pse jo drapri dhe çekani. Dhe në vend të tringjyrëshit bardhë, kuq dhe bardhë kthehet bile stema kuq dhe jeshil që ka në të majtë një qendisje të çuditshme bardhë e kuq, që një profani do t'i evokonte më shumë Azinë Qendrore: edhe ai pa drapër e çekan.

Së fundi, pyetja e katërt, mbi një reformë kushtetuese që i mundëson Presidentit të marrë pushtetet e parlamentit në rast të "shkeljes së Kushtetutës": 77.7 përqind i thotë po. Në teori kjo e fundit ka qenë një rezultat vetëm me vlerë këshilluese, por kur në verën e 1996 70 nga 109 deputetët kërkojnë vënien në akuzë të Lukashenko për shkelje të Kushtetutës, ai i përgjigjet me një referendum tjetër me 24 nëntor 1996, në të cilin 70.5 përqind e votuesve e miraton reformën kushtetuese mbi pushtetet e rinj dhe më të mëdhenj të Presidentit, duke e zgjatur veç të tjerash mandatin e tij deri më 2001.

Mblidhet kështu një parlament i ri vetëm me deputet "besnikë" dhe më pas asambleja arrin deri të mbyllet për pak kohë, me pretekstin e "punimeve ristrukturuese" të ndërtesës. Në shenjë proteste japin dorëheqjen Kryeministri, dy ministra dhe 7 nga 11 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por të gjithë zëvendësohen menjëherë me përkrahës të Presidentit. Dhe kur Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës protestojnë, përgjigja në prillin e vitit 1998 është urdhri për 22 diplomatë të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë dhe Japonisë, që t'i braktisin rezidencat që zënë në lagjen ekskluzive Drozdy, të deklaruara në pronësi presidenciale, "për punime urgjente në impiantet hidraulike", duke i ftuar që të transferohen në periferinë e Minskut.

Të gjithë këto vende i tërheqin përfaqësuesit dhe kështu bën edhe Rusia, që pavarësisht linjës teorike proMoskë të Lukashenkos në fillim të vitit e ka pezulluar traktatin e rublës bjelloruse, duke e zhytur vendin në panik. Kriza më pas është zbutur, por tashmë armiqësia e Lukashenkos ndaj Perëndimit ka shpërthyer. Jo vetëm përzë një delegacion të FMN-së, por akuzat e tij ndaj të huajve se "komplotojnë kundër Bjellorusisë" arrijnë në paroksizmin në Lojërat Olimpike Dimërore të Naganos, kur thotë se duan t'i "vjedhin" vendit medaljet që i takojnë.

Në vitin 1998, Bjellorusia bën një zgjedhje politike të fushës tribotiste, duke aderuar në Lëvizjen e Vendeve të Paangazhuara. Në vitin 1999, me shpërthimin e luftës së Kosovës, Lukashenko propozon një "Union sllav" midis Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës dhe Jugosllavisë. Më 9 shtator 2001 është rikonfirmuar President me 75.65 përqind të votave. Në vitin 2003, në momentin e sulmit amerikan ndaj Irakut, eksponentë të ndryshëm të regjimit të Saddam sigurojnë pasaporta bjelloruse. Me 17 tetor 2004, një referendum regjistron 90.28 përqind po në një reformë kushtetuese që i mundëson Lukashenko të kandidojë për herë të tretë, të njëjtën ditë në të cilën mbahen zgjedhjet parlamentare, nga të cilat del një Parlament në të cilin 110 anëtarët janë të gjithë mbështetës të qeverisë.

Me 18 janar 2005, siç është kujtuar, Condoleeza Rice e quan Bjellorusinë e Lukashenko një "avampost tiranie". Për votimin e mëpasëm presidencial të vitit 2006 kemi folur tashmë. Gjithmonë i vitit 2006 është një raport i Amnesty International sipas të cilit "qeveria (bjelloruse) ka vazhduar që ta kufizojë lirinë e shprehjes dhe të grumbullimit. Aktivistët e opozitës janë burgosur në mënyrë arbitrare dhe referojnë se janë keqtrajtuar nga policia. Disave u janë dhënë dënime të gjata me burg pse kanë ushtruar të drejtën e tyre të lirisë së shprehjes. Aktivistët për të drejtat civile dhe organizatat e shoqërisë civile kanë qenë subjekte kufizimesh dhe frikësimesh të mëtejshme. Asnjë përparim nuk është bërë në hetimin e katër raste të zhdukurish. Përdorimi i dënimit me vdekje ka vazhduar". Në Bjellorusi opozitarët janë rreptësisht të survejuar dhe të frikësuar nga një polici sekrete e quajtur akoma KGB. Pothuajse të gjitha masmediat janë nën kontroll, përveç disa radiove që nuk u arrijnë më shumë se 10 përqind të qytetarëve.

Por jo të gjitha raportet ndërkombëtare flasin keq për Lukashenko. Për shembull, Banka Botërore në vitin 2005 pohon se, "rritja ekonomike në Bjellorusi ka qenë reale dhe e fuqishme", me taksa të masës 8 - 9 përqind me një inflacion në masën 8 përqind, edhe pse beneficet janë ndarë në mënyrë të barabartë midis të gjithë popullsisë. Përqindja e papunësisë është nën 2 përqind, varfëria është zvogëluar dhe rroga mesatare është rritur më shumë se në republikat e tjera ish-sovjetike: sipas Kombeve të Bashkuara, në 10 vjet nga ekuivalenti i 20 dollarëve në 225 dollarë. Në vitin 2001, Bjellorusia ka qenë vendi i parë i dalë i pavarur nga Bashkimi Sovjetik që ka arritur nivelet e prodhimit të epokës sovjetike dhe kjo pavarësisht sanksioneve nga të cilat është goditur në marrëdhënie me politikën autoritare të Lukashenko.

Ky skenar me autoritarizëm populist dhe përqindje rritjeje të lartë të kujton në mënyrë mbresëlënëse venezuelianin Hugo Chávez e përpara rënies së çmimeve të naftës dhe realisht Chávez në Bjellorusi ka ardhur për vizitë zyrtare në korrik të 2006, duke nënshkruar marrëveshje të ndryshme bashkëpunimi ushtarak dhe teknik. "Lukashenko ka një mik të ri", ka thënë Chávez. "Presidenti Chávez është njeri me dije të thellë", i është përgjigjur amfitrioni. Një vizitë e dytë është bërë një vit më vonë, në korrik të 2007, dhe ka çuar në nënshkrimin e 18 marrëveshjeve.

Ajo që për Chávez është nafta, për Bjellorusinë janë armët, trashëgimi e një industrie të rëndë sovjetike që në vitet e para të tranzicionit është menaxhuar nga funksionarë të korruptuar. Kur vjen në pushtet, Lukashenko i godet menjëherë me fushatën e tij moralizuese, por duke individualizuar menjëherë tek armatimet vatrën nga të niset eksporti kombëtar. Kështu, janë nënshkruar kontratat e parë me Perunë e Fujimori, Algjerinë e Sudanin dhe qysh në vitin 1997, Bjellorusia radhitet në vendin e 9-të të renditjes botërore të eksportuesve.

Por kur i ezaurohen stoqet vjen kriza. Por Lukashenko di që të vendosë një rikonvertim të përgjithshëm, të finalizuar në prodhimin e pajisjeve moderne dhe teknologjive. Dhe nga viti 2001, Bjellorusia rifutet në dhjetëshen e parë në mënyrë të qëndrueshme. Edhe duke xhiruar embargot dhe ndalimet e Kombeve të Bashkuara për të dërguar municione, pushkë, gjuajtës dhe tanke në Liban, Irak e Darfur. Ekziston deri zëri, jo i kontrollueshëm, sipas të cilit arsenali bakteriologjik i Saddam Hussein nuk është gjetur në Irak, pikërisht pse i transportuar më një seri fluturimesh sekrete dhe i transferuar në kompleksin ushtarak Sterie Dorogi, 150 kilometra nga Minsku. Është në fakt e sigurtë se, pjesa më e madhe e armëve të shituara nga Lukashenko për regjimin e Saddam kanë përfunduar më pas në grupet e armatosura që përgjakin Irakun e sotëm.

Vladimir Zametalin, ish-ideolog i regjimit dhe deri në vitin 2002 President i komisionit bjelloruso - iraken për Tregtinë dhe Ekonomi, që ka qenë regjisori i madh i këtij trafiku, i cili kalonte nëpërmjet Libanit dhe Sirisë. Për shembull, në janar të 2003, dy trafikantë armësh libanezë u ndaluan nga policia në Aeroportin e Bejrutit teksa po merrnin një fluturim privat për Damask, nga ku më pas do të shkonin në Bagdad. Me vete kishin 12 ton objekte të prodhimit ushtarak bjellorus: 240 instrumenta teknologjike për komunikimin wireless, 600 helmeta, mjete këmbimi për autoblinda. Pavel Kozlovsky, ish-ministër i Mbrojtjes i Minskut, i ka quajtur këto lloj udhëtimesh "në rendin e ditës".

Klientë të tjerë të afeksionuar janë Bregu i Fildishtë, Libia, Sudani, Hizballahu dhe sidomos Irani, me të cilin trafiku është rritur në periudhën midis viteve 1993 e 2005 nga 89 mijë në 30 milion dollarë. Shitjet e Minskut për Teheranin kanë të bëjnë me mjete të blinduara, kamionë, avionë transportues dhe ndoshta edhe material për luftën kimike, megjithëse zyrtarisht bëhet fjalë për bashkëpunim në fushën "farmaceutike". Një raport i Shtëpisë i marsit 2006 theksonte edhe se trafiku i armëve i mundësonte Lukashenko që të vinte mënjanë 1 miliard dollarë në një llogari skerete, duke e anashkaluar bilancin zyrtar të shtetit. Në kompensim, për sa i përket teknologjive për kontrollin e internetit, është Lukashenko ai që është një klient i mirë: i regjimit të Pekinit. Mund të jetë shkëmbimi armë - energji vatra edhe e aksit të ri me Venezuelën dhe flitet nga njëra anë për financime të Karakasit në Minsk për t'i mundësuar që të saldojë borxhet e tij me Moskën për furnizimet me gaz; nga ana tjetër për një rol të mundshëm të Bjellorusisë në "trekëndëzimin" e armëve ruse drejt Venezuelës, pa e kompromentuar zyrtarisht Putinin.

Pasi ka rivendosur rusishten dhe simbolet sovjetike, në vitin 1998, Lukashekno nënshkruan me Moskën një Traktat Unioni, që në realitet zbulohet më pas i boshatisur nga elementët konkretë. Por në vitin 2000, i lodhuri Yeltsin zëvendësohet në krye të Rusisë nga i riu dhe ambiciozi Putin, dokumenti kthehet të ngjallë interes. Në fakt, Kushtetuta ruse e ndalon Presidentin që të rizgjidhet një herë të tretë dhe kështu nga viti 2008 Putinit i është dashur të largohet nga pushteti. Por nëqoftëse do të realizohej një Union ruso - bjellorus apo një Union sllav, quaje si të duash, ai do të ishte një shteti i ri dhe do t'i mundësonte Putinit që të rrinte përjetë në Kremlin.

Por problemi është se, Lukashenko e ëndërron këtë federatë që të bëhet ai kreu dhe, nga ana tjetër, të dy ngjajnë shumë për të mos urryer: pothuajse moshatarë, të dy me temperament autoritar, të dy polemikë ndaj "oligarkive" passovjetike, të dy populistë, të dy të ardhur nga KGB-ja. "Bjellorusët e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre dhe duhen trajtuar me respekt", thotë akoma diplomacia ruse në mars të 2006, duke komentuar votimin e kontestuar nga Perëndimi.

Por në nëntor të 2006 një shenjë e parë e furtunës, papritur shfaqet në intervistën ku Lukashenko thotë në mënyrë të befasishme, se sipas mendimit të tij një union me Ukrainën properëndimore të dalë nga Revolucioni Portokalli do të kishte më shumë mundësi të realizohej, se federata me Rusinë dhe në dhjetor përplasja del haptazi, kur nga Moska vjen paralajmërimi se nga Viti i Ri çmimi i çdo 100o metri kub gaz të furnizuar nga ish-mëmëdheu do të kalojë nga 46.68 në 100 dollarë. Pastaj diferenca e çmimit respektivisht klientëve europianë do të zbresë në 33 përqind në 2008, 20 përqind në 2009 dhe 10 përqind në 2010, për të arritur në 2011 në një barazim total. "Nuk jemi Plaku i Vitit të Ri", shpjegon me shpërfillje Sergei Kupriyanov, zëdhënësi i kompanisë Gazprom. "Nëqoftëse Rusia do të pajiset me petrodollarë dhe ka vendosur të çlirohet prej nesh, duke na imponuar kushte më të këqija sesa Gjermanisë dhe vendeve të tjera evropiane, atëhere do t'i kërkojmë Rusisë së pasur që të na paguajë për shërbimet që i ofrojmë", përgjigjet i tërbuar Lukashenko. "Kemi të gjithë të drejtën që të reagojmë për pasojë dhe me liri të plotë lidhur me tranzitin e naftës ruse dhe dhënien me qira për terrenet ku kalojnë naftësjellësit". "Do t'i bëjmë të na paguajnë gjithçka që sot ua ofrojmë falas, nga bazat ushtarake tek naftësjellësit".

Një vit më parë qeveria "portokalli" një diktati të ngjashëm i ishte përgjigjur, duke e marrë ilegalisht gazin e drejtuar për në Europë, që kalonte në territorin e saj. Bjellorusia jo vetëm që vepron njëlloj, por e zgjeron reprezaljen e naftës, duke shpallur më 3 nëntor 2007 tarifa doganore të reja për naftën ruse tranzit nëpër të. Ashtu si me Ukrainën, krahu i hekurt përfundon me fitoren substanciale të Kremlinit, pasi që për disa javë Europa ka rrezikuar që të qëndrojë në të ftohtë. Por zhgënjimi le shenjë. "As Rusia, as Europa nuk janë të nevojshme për mbijetesën e Bjellorusisë", thotë Lukashenko në intervistat më të vonshme të tij. Dhe verën e mëpasme, siç e kujtuam më lart, vjen afrimi i mëtejshëm me Chávez.

Por nga janari i kaluar, Lukashenko ka bërë një kthesë të papritur të mëtejshme. Pikërisht në momentin në të cilin nga Kim Jong-il tek Ahmadinejad liderë të tjerë të Aksit të së Keqes radikalizoheshin, ai në shkëmbim të një huaje prej 2 miliard e gjysëm dollarësh nga FMN-ja ka filluar të privatizojë gjerë e gjatë. Pikërisht në momentin në të cilin qeveri të tjerë idhtarë të atyre privatizimeve që ai i sulmonte për shkak të krizës në fakt kanë filluar të predikojnë rikthimin tek shteti. Në ankand industria automobilistike kombëtare BelAZ, operatorja e tubacioneve Gomeltransneft Druzhba dhe 50 përqind e dy bankave kryesore.

Menjëherë, pasi ka siguruar paratë nga FMN-ja, në shkurt Lukashenko ka shkuar t'i trokasë derës së Rusisë, duke i kërkuar 3 miliard. Me të drejtë nga këndvështrimi i tyre, në Moskë kanë kundërshtuar: "Por a nuk ju kemi dhënë tashmë 3 miliard e gjysëm dollarë të tjerë në vitin? Dhe a nuk keni marrë 2 miliard e gjysëm të freskëta nga Fondi". Domethënë, i janë përgjigjur që jo. Por Lukashenko atëhere ka këmbëngulur: "Po sikur t'ju kërkonim vetëm 2 miliard?". Me nënkuptimin e dukshëm se, nëqoftëse Kremlini do ta refuzonte edhe këtë "ndihmëz", atëhere mund ta harronte aksin informal që momentalisht e ka mbajtur Bjellorusinë në orbitën e saj. Me Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, që tashmë janë në NATO dhe Ukrainën e Gjeorgjinë, që kërkojnë nga ana e tyre aderimin, pa llogaritur atë një të pestë të gazit të dërguar nga Gazpromi në Europë që tranziton në territorin bjellorus, argumenti nuk ishte prej atyre që mund të injoroheshin lehtë. Por qeveria Medvedev, nëpërmjet agjencisë Interfax, ka avancuar kushte drakoniane dhe të tilla sa mund të konfigurohen si një seri rianeksimesh faktike në kuptimin e vërtetë të fjalës. E para, të riadoptohet rubla si valutë rezervë: riankesim monetar. E dyta, të pranohet në territorin bjellorus dislokimi i raketave ruse për të kundërshtuar sistemin antiraketor që Shtetet e Bashkuara do të donin të instalonin në Poloni: rianeksim ushtarak. E treta, të njihen republikat proruse rebele ndaj Gjeorgjisë të Oshecisë së Jugut dhe të Abkhazisë: rianeksim diplomatik. E katërta, për të ardhmen të ripaguhen borxhet ji të rimbursueshme në asete: rianeksim shtetëror.

Megjithatë, as në mëngë i befasishëm, Lukashenko në maj ka marrë pjesë në samitin e Bashkimit Europian lidhur me të ashtuquajturin Eastern Partnership, në kërkim të një integrimi doganor pikërisht me atë Bashkim Europian aq shumë i anatemizuar prej tij në të kaluarën dhe, për të përgatitur takimin, ka liruar bile edhe disa të burgosur politikë. Skenar në të cilin ka ndodhur vizita e Silvio Berlusconit.

Përgatiti

ARMIN TIRANA

Google+ Followers